E premte, 19.04.2024, 01:56 PM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Një hajdut keqdashës me shpirt të zi!

E marte, 10.05.2022, 07:50 PM


Një hajdut keqdashës me shpirt të zi!

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Kur armiqtë e jashtëm dhe tradhtarët e godasin popullin me thikë pas shpine dhe luftojnë që ne të mos ekzistojmë, ne duhet të jemi krenarë për veten dhe të mbrojmë çdo pëllëmbë të vendit tonë me të gjitha mjetet. “Në një luan të ngordhur, edhe minjtë guxojnë të urinojnë”, - Jean de La Fontaine

***

Shumë shqiptarë që në mënyra të tjera kanë rregull të plotë në jetën e tyre, mbeten në varfëri të skajshme për shkak të mungesës së vullnetit për të parë se kush është fajtori kryesor për vuajtjet e tyre të panevojshme.

Ndër të tjera, mund të jetë më mirë për ty nëse ke sy ta lexosh këtë që them! Sapo të filloni të përjetoni gjithçka që keni në një mënyrë tjetër, jo të njëanshme, do të filloni të tërhiqni më shumë përfitime. Kujdes, kujdes! Përqendrohuni në atë që është më e mira për ju dhe jo për politikanët dhe qeveritarët e korruptuar - ata nuk janë zotërinjtë tuaj (në një demokraci), ata janë shërbëtorët tuaj dhe duhet të jenë në roje, për ju.

Një parti politike që supozohet të përfaqësojë drejtësinë për shumë njerëz, nuk mund të kryesohet nga tipa kriminelë që përdorin aparatin për të siguruar privilegje për veten e tyre.

***

Diktatori keqdashës i vendit më të varfër në Evropë, përndryshe hajduti kryesor që kontrollon të gjitha pushtetet, pa asnjë kufizim, është fatkeqësia më e madhe e kombit dhe vendit që nga dita kur daja shkoi në amshim. Kryeministri ilegal i një qeverie më të korruptuar dhe kriminale në Evropë, i rrethuar nga disa legen të shpuar, është bërë “kampioni i errësirës” dhe dëshiron të shkatërroj Shqipërinë - për hatër të Serbisë.

Ka një ndryshim të madh midis dëgjimit të një insekti në Kuvend dhe në mbeturina.

***

Mediat e kontrolluara nga sulltani nudist i stërzgjatur po pjellin dhe përhapin propagandë kriminale antikombëtare. Përveç kësaj, aktiviteti është i lartë në mediat sociale dhe ka ndikim veprimesh në fshehtësi.  Prandaj, gazetaria është problemi më i madh i ndotjes në shtetin amë Shqipëri - por edhe në vendet e tjera arbërore.

Çfarë mund të presim nga një “gazetar” gjysmë analfabet dhe shpirtrob që i nënshtrohet secilit çiban sikur të ishte skllav i tij? Kjo ndikon shumë në terrin informativ, mashtrimin, manipulimin e popullit nga regjimi mafioz.

Një nga intelektualët dhe atdhetarët më të mëdhenj që i ka lindur shqiptaria (jeton në diasporë), më shkroi: “Serbosllavizmi ka hyrë në çdo pore të tradhtarëve shqiptarë, të cilët për kolltuk dhe ylefe shesin edhe shtëpinë, edhe atdheun”.

***

Shqipëria është gati të hedhë veten në erë.

Në botën shqiptare është kultura klanore ajo që funksionon më së miri. Njerëzit duhet të rrëzojnë regjimin, por deri kur do ta lejojnë veten të tolerojnë ligësitë dhe të nënshtrohen?! Mediat po i mashtrojnë. Alternativa është kaosi. Beteja për Shqipërinë e mjegullt. Të rinjtë u larguan dhe vazhdojnë të ikin në masë të madhe; nga mungesa e shpresës. Opozita mungon. Diktatori shënon pikë për indiferencën e popullit - dobësinë.

Vetëm njerëzit që kanë më shumë përgjegjësi ndaj detyrës që u jepet, sesa besnikëri ndaj atyre që ua dhanë detyrën, duhet të zënë postet tona më të larta!

Ai që gënjen dhe e di se gënjen, dhe e di se të tjerët e dinë se ai gënjen, e megjithatë gënjen, ai ka si udhëheqës vetveten e keqe. E mbaj mend këtë nga gjyshja ime në fëmijëri, por fatkeqësisht shumë e rëndësishme sot me klounin si kryeministër.

Guximi është karakteristika më e rëndësishme e atij që përpiqet të kuptojë gjuhën e botës.

Kam pamje të përditshme gëzimi, por jo lumturie. Bashkatdhetarët e mi e urrejnë më së shumti njëri-tjetrin, jo armikun. Shikoni pemët jashtë. Erërat e forta dridhen në to dhe ato luftojnë kundër njëri-tjetrit. A është era e lumtur, a janë të lumtur pemët?

Tendenca e shqiptarëve duhet të jetë që të përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin sa më mirë. Vetëm politikanët oportunistë mendojnë në kategori fisnore. Janë bisha që përçmojnë popullin e tyre dhe që për shkak të ambicieve politike shfrytëzojnë qëndrimet në ndërgjegjen e popullit tonë për të arritur qëllimet e tyre të pista politike dhe për të shuar etjen për pushtet dhe dominim politik.

Le të mos bëhemi një vend i njerëzve të frikësuar dhe të heshtur.

PS: Kur isha 16 vjeç, disa djem të “ashpër” me prejardhje serbe, moshatarë të mi, përndryshe emigrantë nga ish-Jugosllavia, më urrenin sepse kishin dëgjuar se jam me prejardhje shqiptare. Një ditë më kërcënuan se do të më rrihnin. Unë i paralajmërova ata:

“Unë nuk jam njeriu që dëshironi të takoni në një rrugicë të errët.”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora