Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Mirena: Shteti mbi BIK’un

| E merkure, 17.12.2008, 07:52 PM |


Ilir Mirena
Ilir Mirena
Shteti mbi BIK’un
 
Nëse Bashkësia Islame e Kosovës dikur ka qenë shtetërore, pse të mos jetë edhe sot? Nuk mund të ketë institucione të pavarura në çështje sensitive, siç është religjioni. Nuk mund të arsyetohet Qeveria se BIK është një organizatë e shoqërisë civile, në punët e së cilës nuk duan të fusin duart.

Nga Ilir Mirena

Të gjithë vendimet që mund t’i sjellë Bashkësia Islame e Kosovës, qoftë edhe për ndërrimin e një imam fshati, ajo nuk ka fuqi ekzekutive në zbatimin e tyre. Vendimet e BIK’ut mbesin në mëshirën e imamëve.

Këtë e tha para disa ditësh në një intervistë për Express, Xhabir Hamiti, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame. Ai kërkoi ndihmën e Qeverisë në ekzekutimin e vendimeve të BIK’ut, pasi dikush kishte ekzekutuar një sulm mbi të në garazhin e shtëpisë së tij.

Si sulmi, ashtu edhe kërkesa e tij, nuk e turbulloi fort opinionin publik, ndërsa reagimet erdhën pas dy tri ditësh, kryesisht sa për punë kurtuazie. Ndoshta, dhe rasti i Hamitit u amortizua nën lajmet për 6 pikëshin, EULEX’in dhe Festën e Bajramit që po afrohej. Edhe pse ende mund të kemi shijen e sherbetit të bakllavasë nëpër buzët tona, ndoshta duhet rikthyer idesë së Hamitit.

Bashkësia Islame e Kosovës menaxhon çështjet fetare të mbi 80 për qind të myslimanëve të Kosovës. Sipas uebfaqes së BIK’ut, ajo është bashkësi e pavarur e myslimanëve të Kosovës, me qëllim organizimin e jetës së tyre në bazë të ligjeve islame. BIK është trashëgimtare e bashkësisë shtetërore që kishte ekzistuar gjatë kohës së ish–Jugosllavisë nën juridiksionin e Reisul Ulemasë me seli në Sarajevë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, BIK filloi të veprojë si bashkësi fetare e pavarur.

Sot, ajo ka një rrjet të organizuar mirë dhe të shtrirë pothuajse në të gjitha fshatrat e Kosovës. Nën përgjegjësi të vet ka xhamitë e Kosovës, imamët e këtyre xhamive, si dhe medresetë dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Kosovë.

Mirëpo, viteve të fundit rrjeti i saj ka filluar të plasaritet.

Plasaritja vjen nga kontrabandimi i rrymës së uahabizmit në Kosovë, i sponsoruar nga vende arabe. I identifikuar me fundamentalizmin islamik, uahabismi ka krijuar skizmë në islamin tradicional të aplikuar në Kosovës, që i përket rrymës henefije.

Pasojë e kësaj skizme dyshohet se janë edhe vredat në fytyrën e Xhabir Hamitit, pa përmendur këtu rastet e incidenteve nëpër xhamitë anekënd Kosovës, të cilat dëshirohet të futen nën tepih si raste të izoluara.

Së këndejmi, që të mos ketë një përshkallëzim të situatës në këtë rrafsh, institucionet e vendit duhet të gjejnë një model për të evituar thellimin e ndarjeve të cilat do të ishin me pasoja të pallogaritshme për vendin.

Hapi i parë do të duhej të ishte gjetja e mekanizmave për të marrë nën kontroll BIK’un. Nëse mundet që Instituti Albanologjik ose Instituti i Historisë të jetë nën do farë formash të çuditshme të ndërlidhura me institucionet shtetërore, ose Rektorati i UP, muzetë, etj., pse të mos jetë edhe Bashkësia Islame e Kosovës? Të gjitha xhamitë e vendit do duhej të mbesin në administrimin e komunave, ndërsa gjithë imamët të kenë paga shtetërore, ashtu siç i ka mjeku, mësuesi dhe gjithë shërbyesit tjerë civilë në këtë shoqëri. Pra, të paguar nga buxheti i Kosovës. Ai që paguan, ai edhe kontrollon!

Menaxhimi shtetëror i BIK’ut do ta bënte më të kontrollueshme gjithë sferën e jetës islame në vend, duke minimizuar mundësitë që të përfshihet nga elemente ekstreme - para se ta bjerë në duart e shtetit.

Nëse në Parlamentin e Kosovës janë 13 komisione, një më shumë që do të adresonte problemet fetare dhe do të jepte rekomandime se si të zgjidheshin ato, nuk do të ishte barrë për deputetët tanë. Në Parlamentin e Francës, prej vitit 1995, ekziston një Komision Parlamentar Për Kultet, i formuar për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve tragjike, ku anëtarë të sektit Tempulli i Diellit kishin kryer vetëvrasje kolektive në Francë, Zvicër dhe në Kanada.

Komisioni do të mund të ishte vetëm fillimi i një qasjeje serioze ndaj një problemi që nga një guralec i vogël mund të shndërrohet në ortek.

Modele të gatshme për situata të tilla mund të gjenden me bollëk. Rasti i Turqisë sekulare do të mund të ishte një kallëp i gatshëm për përdorim edhe në Kosovë. Atje, çështjet e religjionit menaxhohen në kuadër të një organizate e cila është pjesë e strukturave shtetërore të një administrimi të centralizuar. Gjatë viteve ’20, ishte formuar një Këshill për Çështje të Religjionit, përgjegjës për administrimin e çështjeve të religjionit, si një organi i lidhur drejtpërsëdrejti me Kryeministrin. Ky Këshill, më vonë i transformuar në Ministri të Fesë, kryen aktivitete që ndërlidhen me besimin Islam, parimet e lutjeve dhe moralit, si dhe menaxhimin e vendeve ku kryhen ritualet fetare, i përfaqësuar nga një staf me gjithsej 80 mijë persona që u asistojnë qytetarëve turq qoftë brenda apo jashtë vendit në problemet fetare, e që të gjithë me paga shtetërore.

Prandaj, nëse BIK dikur ka qenë si bashkësi shtetërore (në ish-Jugosllavi), pse të mos jetë edhe sot? I pyetur para disa ditësh për këtë teme, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës foli për pavarësinë e këtij institucioni. Nuk mund të ketë institucione të pavarura në çështje sensitive, siç është religjioni.

A nuk jemi sot dëshmitarë se si shtetet më të fuqishme perëndimore janë duke involvuar drejtpërsëdrejti shtetin në sistemin financiar, në kundërshtim të plotë me ideologjinë dominante të kapitalizmit!

Prandaj, nuk mund të arsyetohet Qeveria se BIK është një organizatë e shoqërisë civile, në punët e së cilës nuk duan të fusin duart. Bajram për Bajram shohim ritualin bajat të vizitave që bëjnë të gjithë krerët e institucioneve të vendin ne BIK, derisa në pjesën tjetër të vitit e harrojnë këtë bashkësi.

Kosova është vend i vogël dhe me pak përpjekje mund të kontrollohen edhe zogjtë që hynë e dalin nëpër kufijtë tanë, e jo më predikuesit me tru të leckosur që mund të na sjellin shtrëngatat e shkretëtirave.

Asnjëherë njeriu nuk e bën të keqen aq të përsosur, të kompletuar dhe më me qejf sesa kur e bën nga bindja fetare (B. Pascal).

***

Komente ne Express:

Kthehuni
ILIRI per qdo dite po tregohet me i guximshem. po mendoj se ne kete shkrim nuk shkruan per besimin apo bindjet apo sektet ne fene islame. Qellimi i tij eshte se kush do ta financoi dhe si do te menaxhohet BI e Kososves qe kjo mos te jete OJQ, ketu qendron esanca e shkrimit te ilirit. Ne si popull paguajme si antare ne BI ne qytetin tone dhe nuk e dijme pse po paguajme dhe ne momentin se dikush i afert po nderron jete, ne per varrim prap po duhet ta paguajme hoxhen, qeljen e vorrit e shume eshume hargjime te tjera te cilat edhe nuk po kemi mundesi, po ta mbikeqyre kuvendi apo qeveria nuk ndodhin keto gabime. Nuk po mendoj se duhet te merremi se si po vishen apo si luten njerzit eshte e drejte e tyre.KYshkrim na jep mundesi qe ta shtjellojm nje problem qe njehere te zgjidhet qe mos te kete kundershtime dhe ndarje.
- Gjango 

Gjeth keto komente per BIK-un. Wow !!! Sja vlen te permendet e aq ma pak te komentohet per nje BIK. Me mire si te ri te flasim per sex, alkoloh, ndeja nates sesa te hargjojme energji per diqka qe kurre sna ka taku po na eshte imponu. Duhet kuptuar te gjithe shqiptaret dhe shqip folesit se kurfare, perserise ama kurfare lidhje me shtetet arabe nuk kemi. Krejt eshte fake, eshte artificial, krejt eshte per shkak te frikes qe nuk e din as burimin e kesaj frike. Ne duhet te mos kemi mjekrra sepse jemi race e bardh dhe shume e bukur, e shume me dhimbet ky popull qe e maskon veten. Kam deshire qe rinia, gjenerata e re te mos e ndjek kohen tone, por te ec perpara ka Evropa, perkatesisht kah Amerika jon e dashur. Ata jane shpetimi yne i vetem. Halim Konjufca - Fushe Kosove
- Halim Konjufca 

Ne Gjilat nese i pyet keta me mjekrra se cka simbolizojn mjekrra dhe pantollanet e shkurta ata pergjigjen se JAN UNIFORMA e une nuk i kuptoj keto uniforma pres pergjegje nga keta me UNIFORMA
- SEGADESI 

Me intereson te di se te gjithe keta shkrues te ketyre komenteve a jetojn nr Kosov apo jo,dhe kishte qen mire me tregu se ku jetojn.Shume shkrime jan te pa venda dhe nuke kan te bejne fare me realitetin e ma se paku me fe e ase me shqiptari ,keto shkrime te pa menduara mire vetem se prodhojn urrejtje.Kure folni more shkrues duhet ta njihni mire temenper te cilen flitni e sidomos kure flitni per fet,si psh.per fen islame duhet ta njihni fen islame mire pore edhe fet tjera a pastaj te flitni e mosi i qitni fjalet si eshte shprehja e popullit i lo....bag... disa komente ase nuk meritojn pure tu debatuar si psh.komenti i paskalit se vet fjala po i tregon paskali kushe esht vetem pe.. ,dihet se ne kosove islami me vite te tera prindrit ton elhm.e kan mbajtur me tardit duke i mare parasysh popullin pa shkollim adekuat,jane mbajtur si Hanefij,edhe pse nuk e kan praktikue fen si Ebu Hanifja rahimullah,kete njeri pra Ebu Hanifen Allahu e ka nderue me dituri qyshe ne femijri kure e ka mposhture nji te derguare te Romes ne Bagdat pe te ju ber mislimanve tre pyetje te cilave pyetje kudijetare ju ka pergjigjusi femij i vogel ka lan qafirin pa tekst,se Allahu e ngrit te vertetenmbi genjeshtren.Kosoves nuk i kercnohet rreziku nga islami ase nga BIK e ase me pak nga mjekrroshat si po iquaj disa te humbur Allahu i udhzoft,pore i kercnohet rreziku nga pa dituria dhe koprracia e dembelia e pranimi i te vertetes,dihet kontributin te cilin e ka dhen BIKgjate okupimit edhepartit politike jan strhue ketu pe mbledhjet e tyre e sote nukkan as nji rrespekt per BIK turpe eshte se nji njeri i cili nuk ka fe eshte i barabart me kafshen,ne vendet perendimore udheheqesia kure e mer pushtetin ne dore betohet ne fen e tyre shiqoni neAmerik kjo nuk eshte turpe.Prandaj fale Allahut e BIK dhe ketyre mjekroshave qe po ju thoni vehabi rinia kosovare po largohet nga rruget e keqija ,prandaj shteti nuk ka kurgja te keqenga feja,ne vendet ma domokratike feja mesohet neper shkolla,kaq nga brukseli ku ketu ja 360gjami ne krejt Belgjiken
- Ruzhdi Bistrica 

Une jetoj ne Austri dhe sa here vij ne Kosove gjeja e pare qe me pengon jane te rinjet qe duken si arusha te malit, me mjekrra e pantolla te cirkut. C'pamje shemtuese dhe e frikshme. Kam pase rast qe te udhetoj ne disa vende muslimane dhe atje nuk kam pa hiq ma shume njerez me pamje te tille sesa ne Kosove . Ata jane te shkrete qe kane nevoje per kurim psikologjik e mbase edhe psikiatrik. Ata jane e zeza e vetvetes dhe familjeve te tyre ne radhe te pare, mandej e Kosoves, fese Islame dhe cdo kujt. Gjikusht mund te vishet apo duket si te doje. Ama nuk ka kurrfar lidhjeje me zot nese vishesh apo dukesh si shemtim. Kete cdo njeri normal mund ta marre me mend. Po ashte e cuditshme si nuk ashte marre askush ne Kosove seriozisht me kete pune. Po kam frike se kemi me ua pa sherrin. Rasti i Xhabir Hamitit eshte paralajmerim. Ai u tregua i guximshem e foli publikisht. Hallall i qofte.
- Mergimtari 

Dikush këto gjëra po i zë asgjë po ato vec po vërehen.Si e komentoni ju që midis Prizerenit KFOR-i turk ndërton simbolin e Sulltan Muratit.Këtë vetëm shqiptarët-që nuk kanë identitet e dinjitet e lejojnë.KFORI-nuk ka drejtë në tokën e Kosovës pa lejen e askujt të shtoj gjurmët -në kët rast turke, të pushtuesit 5 shek.Ne Turqinë e respektojmë derisa ajo nuk i rivitalizon ambiciet e hershme të pushtimit dhe asimilimit të shqiptarëve të cilin në aspektin kulturor edhe e ka bërë në një masë.Kështu pak aty pak këtu-të huajt po punojnë e të tanët-si gjithmonë : krahhapur i pranojnë!!!!!!
- arbëri i pikëlluar 

I trishtueshëm është fjalori me të cilin flitet dhe që pasqyron korrelaxionin tonë me botën-në këtë rast Kosova është aty ku është Irani, Iraku, acganistani...nga këto shkrime del se na jemi diku në ...rr.s.Lereni o njerëz, bëhuni esull, jemi në evropë dhe këto importimet fetare janë artikujt më helmues në kuadrin e importimeve që ka Kosova.Sa për ndihmat që i kanë dhënë Luftës hoxhollarët- ruana Zot, përpak me hedh luftën e UCK kah luftat fundamentaliste dhe terrorizmi.Disi po shpëtojmë gjithmonë për një fije floku por nga rryma terroriste që po vërshojnë tani kosovë, kam frikë se nuk do ta kemi as këtë fije ndarëse ndaj Qeveria nuk do të duhej të bëhet aq e paditur.Shikoni shkollat dhe fakultetet -me ato shamia, thuajse jemi diku në Azi.A jemi shtet laik, ku asht ai Enver Hoxhaj që vë gurthemele e nuk vëren që gjithë themelet po i lëkunden.
- Patriot Kadriu 

Cili Muse? Citon: "Cfare te keqe ka vendosja e Mullaheve ne cdo pozite te rendesishme shteterore? Do te ishte shume mire. Shikojeni Iranin, prej se mullahet e kane rrezuar nga pushteti Shahun bashke me llonfera, Irani funksionon per mrekulli. Edhe regjimi Taleban ne Afganistan nuk ka qene i keq, por i keqkuptuar." Mundeni me kuptu se cfare ideologjie ka ky cuni. Me te vertete thote se cdo send ka funksionu perfekt ne Iran ku eshte Theocracy (kleriket sundojne shtetin). Nuk dua as te komentoj, sepse 99.9% e Shqiptareve mendojne ndryshe fatmiresisht, dhe mu per kete nuk ben qe shteti te kontrolloj bindjet fetare sepse ato jane te panumerta. Por edhe nje person si ti nuk mund te kontrollohet perveq burgut. Tash te tjeret mund te tregojne se per qfare flet ti, jane marrezira. Une nuk mund te ju spjegoj qe nuk jeni as musliman, edhe pse kam shkru me heret por nuk keni perdorni racionalitetin qe te kuptoni.
- New York 

Mendoj qe kontrolli shteteror ndaj rrymave te reja fetare duhet te vendoset sa me shpejt. Sepse nje dite kemi per te ja pare sherrin ketyre sidomos sektit wahabi, kane per tu bere qerdhe e terrorizmit ne Ballkan. Pajtohem me ju Z.Mirena.
- Bedri Shala 

Shqiptaret njihen si tolerant fetar dhe kete e deshmon edhe historia ,por disa nga ju po tregoheni se nuk keni njohuri aspak ne aspektin islam dhe po tregoheni fanatik fetar sepse nuk dihe se ciles fe i perkisni ,por une po ju thom se disa qe po flasin per mjekrroshat dhe mendoj se jan vehabist gabohen se kta nukjan vehabist dhe mos e tregoni mosditurin e juve,tjetra,qyky patrot kadriu deshta me i than se duhet te vie turp te i quash njerz e BIK-ut ashtu te krahazojsh nje shqipatr me serb eshte marri e madhe per nje patriot siq e quan veten por koke patriot me bataria,shiqo informov dhe pyt se cili ka qen kontributi i BIK-ut gjate luftes dhe nihma qe i ka dhen ky institucon UCK-s dhe sa hoxhallar jane deshmor dhe kur te interesohesh per keto e kupton kontributin e ketij instituconi.Dhe BIK-u gajt kohes se luftes eshte instituconi i par qe ka themeluar shtabin emergjen i cili ka dhen nje kontribut te madh.Poashtu Iliri duhet me dit se qka po kerkon ai nuk e lejon kushtetuta e Kosoves.Te formohet komisoni ne parlament per fe mendoj se eshte gje e mire dhe shteti ta perkrah BIK-un por edhe bashkesit fetar tjera .Por nese ndrrohet kushteut kem qka te ndryshojm boll,te futum ne kushtetu qe te kemi drejt te bashkohemi me Shqiprin nene. Bashkimin Kobetar.
- Bashkimi Kombetar 

Pascal nuk e ka pasur fjalen per fene Islame sepse feja Islame nuk eshte thjeshte religjion. Eshte sistem dhe mu aty qendron problemi pse perendimi e sheh si nje konkurence qe do te ja jepte fundin kapitalizmit(qe prap eshte nje produkt manget i njeriut), dhe i frigohet islamit shume prandaj edhe e lufton dhe mundohet ta izoloj me te gjithe fuqine qe ka dhe permes shume argateve sikurse ti Ilir. Kurse nese deshiron te flasesh per shkollen Hanefite dhe "Wahabizmin" lexo me pare dicka nga burimet islame e mos shkruaj me nje dituri te mases qe meson per islamin nga cnn. Wahabizmi nuk eshte shkolle apo drejtim ne islam prandaj nuk mundet te krahasohet me shkollen Hanefite. Por ka jetuar njeher nje dijetar me emrin Muhammed Abdulwahab dhe ka kontribuar me shkrimet e tij per Islamin. Per fund po te sugjeroj te informohesh mire para se te flasesh per tema te caktuara se perndryshe do te dukesh qesharak sikurse ketu.
- Abdullah 

Duke i lexuar disa komente te disave te mjere qe dojn te shesin mend vendosa edh une ti them ja dy fjale.Ne sistemin e kaluar feja ka qene e ndame prej shtetit po ne ket sistem te ri ndryshojn senet,ne qdo shtet demokratik(apo perendim qe pretendojm ne)FEJA ESHTE KONTROLLUAR NGA Shteti vetni ata njerzt qe punojn jashte atyre shteti ne page e merr nje perqindje per fete,e mos ja futni kot dhe me shit te paverteta.
- rifati 

O Express, po mos u jepni mundesi te shkruajne turlifare njeri qe s'e di as emrin e vet. NDersa ty Ilir bravo. Teme e qelluar. Po shoh qe disa "dijetare" t'u paskan versulur. Po ku e kuptojne keta te mjere esencen e shkrimit tend. Hahahahahah. NDersa Talibanet e Kosoves nuk jane hiq me te mire se te Afganistanit, vecse jane me shemtima se jane kopje te mjera te tyre. Kur po i shoh e takoj po me vjen keq qe edhe une jam musliman biles po me dhembset edhe feja e ngrate. Dhe shkrimi yt eshte i qelluar atyre duhet t'u vihet fre. Nje dite baba i nje te tilli taliban a e di se ç'me tha: "As prej Serbie nuk kam hjekur çka jam kah hjek me nje djale qe me ka marre nen rruge" dmth i ishte bere pantollshkurter. Dhe t'u them te drejten ndjeva dhembje per te, se kisha edhe nje rast tjeter ne afersi qe e kisha vene re nje gje te tille me syte e mi. Prandaj ata te luftohen, jo me pushke por me te gjitha mjetet pozitive se shumica prej tyre edhe ashtu jane mjerane, qe s'ia kane bere dot vrang askund e hajde te deshmohemi me "mjekra myslimane". Pastaj te flasim drejt, shume organizata gjoja bamirese nga Arabia ka shume vjet qe program kryesor e kane eksportimin e mentalitetit e te problemeve te tyre te pista fetare e jofetare ne truallin e Kosoves. Eshte si puna e rratheve koncentrike, ata perhere perplasen mbi bregun ndersa mesi ngelet i patrazuar. E pra ne dacim veten nuk i lejojme elementet e ndryshem te bartin semundjet nga bota te ne. Une di rastin kur nje njeri serioz ka shkuar ne nje organizate Islamike ketu ne PR, (pikerisht ne Lakrishte) me shprese se do te gjente pune. Ky miku im ishte shkupjan dhe kishte menduar se ndoshta ata do te hapnin ndonje sherbim te tille atje. Dhe "bemiresit" arabe te kesaj fare organizate, interesimin e tij, e kane komentuar duke thene se ne Shkup puna ishte mire dhe s'kishte nevoje se kishin mbaruar pune. Pra tregonin se duhej bere ashtu edhe ne Prishtine dh per bese ia kane arritur paksa. E pra shteti zotrinj duhet te nderhyje kudo qe paraqitet rrezxiku per te ardhmen e tij. Pse te mos nderhyje te mjekrat mjerane. Biles eshte vonuar e po vonohet shume.
- Ka edhe shume per t'u thene 

shumë edhe e keni keqkuptuar Ilirin.Brengosja e tij përmë predikuesit me tru të leckosur që mund të na sjellin shtrëngatat e shkretëtirave -është besoj një brengosje e shumicës intelektuale-kombëtare.BIK-u patjetër në një formë duhet të jetë e mbikqyrur.Njerëz, ata janë mafia vet.hajnat dhe rrënuesit e kombit.në mesin e tyre ke prej atyre që as sërbët nuk mund ua kalojnë.Ndaj duhet, duhet mbikqyrur sa nuk është vonë.Te BIK-u shoh rrezikon më të madh për kosovë,nëse pazarllëqet e tyre i lihen stihisë
- Patriot kadriu 

Edhe une pajtohem qe BIK-un me e fut nen Eulex. E pastaj gradualisht te shkrihet ne nje organizate bamirese me ndikim shume te vogel fetar. Ne moti jemi nise per perendim.
- Agroni 

ai qe dom ta mbaje apo ta mbjelle islamizmin ne Kosove le te shkoje tek arabet e arabise.. sa naiva qe jeni..!!! shteti nuk duhet me u perzie ne religion..!! mos u merrni me pune te kota me islamizem merruni me pune te mira si ta qojme shtetin perpara dhe te behemi te zotet e vetvetes..!!!
- Halim Mula 

a ma mire mi shti na ner kontroll, a najfar organizat arabe, si psh mjekrroshat, edhe sa po lexoj nkit etext nuk po lypet shteti me marr ngjyra fetare, po veq me i kontrollu mjekrroshat
- tutsi 

Cfare te keqe ka vendosja e Mullaheve ne cdo pozite te rendesishme shteterore? Do te ishte shume mire. Shikojeni Iranin, prej se mullahet e kane rrezuar nga pushteti Shahun bashke me llonfera, Irani funksionon per mrekulli. Edhe regjimi Taleban ne Afganistan nuk ka qene i keq, por i keqkuptuar. Ilir, shume mire e kane keta komentuesit qe nuk dojne ta ndajne shtetin nga feja. Kosova duhet te jete nje shtet Islamik, se vetem ashtu do te shkoje drejt selametit. Se vetem Allahu me kudretin e vet mundet me na e ndreqe rrymen edhe ujin. Ai mundet me na e rregullu gjithckka si me shkop magjik, mirepo njerzit si puna yte qe kane devijuar nga rruga e zotit po na e pamundesojne kete pune. Por ti Ilir nuk ke faj se Ti ke rene pre e dogmes indoktrinuese. Edhe a e din ti qe Blaise Pascal e ka zbulu digitronin?
- Cili Muse? 

Neni 8 [Shteti Laik] Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Neni 9 [Trashëgimia Kulturore dhe Fetare] Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare. ( Kushtetuta e Republikes se Kosoves ). Qka mund te kerkohet ma shum nga shteti ? Vetem ne vendet si Irani apo Somalia shteti rregullon qeshtjet fetare ,e mendoni nese pokerisht Wahhabitet me kohen marrin fuqi e ideologjia e tyre triumfon, se fatkeqsisht ne shoqerin kosvare eshte lehté te manipulohet,sic eshte bere dhe behet qe vite te tera. Shteti me shum se ti garantoj mbrojtje te trashegimis nuk mund e nuk duhet te bej . Ndoshta qellimet a artikullshkruesit jan per te mire , po pikerisht pse jane te pa menduara mire mund te jen shum te rrezikshme per shtetin e vet fene islame . pershendetje L&B
- anonimi 

Pershendetje Ndoshta kishte me qene ma mire me e pasur ministrine per qeshtje te religjionit, per te zgjidhur problemet qe kane filluar te dalin ne hapesire nga te gjitha fete egzistuese ne Kosove
- Isa Azemi 

o njerez, po mire e ka Iliri more po qa iu keni gjujt ne qafe. Bile edhe Maqedonia e ka fute klerin (edhe islam) ne listen e pagave shtetnore. Ama korrupsionin ne BIK nuk mundet me nal shteti, se edhe ne Maqedoni perveq pagave nga shteti, bashkesia islame iu gjuhet edhe xhematit tu i kasirat mire sa qe kane bo pare te madhe e prona ane e kend evropes. Njejt edhe ne kosove, ku BIK mund te konsiderohet si shoqata me profitabile joqeveritare
- lala 

Njerez, a mos po doni me ia bo si shteti fashist grek qe deri para disa vjeteve ne pasaporta te veta e ka pas te shkruar qe te tregohet edhe feja e qytetarit qe jetonte ne greqi. Ne pasaportat e grekut shkruante FEJA: ORTODOX. A mos po doni ju tash me bo Kosoven aso shteti diskriminues qe deri edhe ne pasaporta me e pas te cekur se ciles fe i takojme duke diskrimiuar njerez dhe te silllemi si nje shtet tipik terrorist ?!?!!!!
- toleranca fetare 

New Yor. Ilir nuk ka kerkue mi fute veç njeren fe nen kontrolle, por te gjitha fete egzistuese, si gadi gjithku ne boten. Shteti i paguan rrogat e funksionerve qe e organizojne jeten fetare. Keshtu me nuk kane nevoje hoxhollaret te mbledhin para neper duar, sepse te gjithe jane bere biznismene, kane bere para te majme, duke i shtrire deget e tyre edhe ne diaspore; merre me mend po u thone qendra te bashkesise islame shqiptare, psh ne gjermani, austri zvicer etj. Keta njerez po bejne me teper politike se sa fe, po bejne loje e djallit e te birit. Keta çdo gje bejne veç asaj qe i duhet shtetit e Kosoves ne kete kohe e shume te tjera.
- Sabiti 

...dhe mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte Idiotesia.
- anti_pro 

Pasi një kontribut të pak mëparshëm nuk e botuat, atëherë, hiç pa u hidhëruar po ua jap edhe një ide, e botoni a nuk e botoni, s'prish pune: BIK-un ta fusim nën EULEX-in ose nën hyqmin e zonjës Tina Kajdanow
- Musa 

New York, plotesisht pajtiohem me komentin tend Poashtu ja se spe ky far gazetari po e permend si shembull Paskalin, sespe ai vetm e ka degjuar ose hasur dikundi emrin e Paskalit, por kurre nuk ka lexuar per fillozofine e tij, keshtu qe ja ai bjen en kunderthenje me veteveten. Shteti, asesi sak pse te perzihet ne punet e fese, sepse ne kemi kushtetuten et civilizuar Evropiane, qe nuk bazohet as ne Biblen e as ne Kuranin,keshtu qe ne nuk kemi shtet fetar, qe kjo nuk dmth se te mso respektojme fete tona. kush don mundet em zgjedhe cilen fe don em respektuar, por kurrsesi te tregohemi fundamentalista, sespe ja kjo eshte duke na kushtuar ende, prandje nuk jemi sovran e te pavarur ne teresi. Tupani, bjen per ate q eka vesh.
- atdhetari 

@NEW YORK, pajtohem me te gjitha shkrimet e tua. @Autorit, faleminderit, por prap jo faleminderit. Nuk dua une si taksapagues te jap pare per me e financu edhe nje institucion se koti, qe nuk ka kurrfar roli ne jeten time (personale). Mjaft kemi institucione qe e rendojne buxhetin edhe ashtu te varfer, institucione qe nuk bejne asgje fare per mu. Mirepo, nje gje shteti cka duhet me bo eshte me i kontrollu fondet dhe menyren e financimit te te gjitha institucioneve fetare, jo me qellim me i taksu. Mirepo me pa se mos keto institucione po financohen prej ekstremeve fetare, ndoshta edhe prej sherbimeve sekrete te shteteve fqinje te cilat deshirojne me e destabilizu Kosoven. Me t'mira
- PRN 

Iliri citon; Asnjëherë njeriu nuk e bën të keqen aq të përsosur, të kompletuar dhe më me qejf sesa kur e bën nga bindja fetare (B. Pascali). Nese Iliri me te vertete beson se bindja fetare e ben te keqen te persosur une e kisha pyetur: 1.Qka eshte e persosur ne shtetet Arabe ku bindja fetare eshte 100%. Qka beri bindja fetare tek popujt e Lindjes se Mesme qe krijoi vetem urrejtje dhe luftera? Nese bindja fetare eshte ajo qe ti bazohesh qe te kete perkrahje nga qeveria, dua qe te tregoj se Pascali nuk ka jep arsye per te besuar ne Zot per fene Muslimane, por per ate te Krishtere. Bindja fetare nuk mundeson permiresimin e se keqes. Vetem bindja dhe lutjet nuk ofrojne zgjedhje per asnje problem, por puna, rrespekti per njerzimin, dituria, dhe kuptimi reciprok i qenies njerzore. Ju zoteri citoni Pascalin. Ai asnjeher nuk eshte munduar te jep prova per ekzistencen e zotit. Ai eshte munduar qe te argumentoj se ja vlen te besohet ne Zot. Njera prej shkrimeve me te njohura qe eshte "Pansee" ai argumenton qe me mire eshte te besohet se jo. Teza thote kshtu "Pascal's wager" nese vdesim si besimtar te zotit, athere pas vdekjes "Zoti" na shperblen, po qe se besojme si besimtar, dhe pasi qe te vdesim kuptojme qe "Zoti" nuk egziston, ather nuk humbim asgje. Pra thote se me mire eshte te "Veme Bast" te besimi se jo-besimi sepse nese besojm nuk kemi qka te humbim, kurse nese nuk besojme ather mund te kemi denime te ashpra. Pra kete e thote, por gjithmon per bindjen ne fene Krishtere Zoteri Ilir, e jo per ate qe ti argumenton (Islamin). Bindjet fetare kan krijuar gjithmon luftra nen konkurrence se cila te mbizoteroj, dhe flas qysh ne koherat e hershme deri te Kryqezatat. Pse citon nje mendim qe shkon ne kundershtim me teorine tende? Apo mendon se askush nuk di se kush ka qen Paskali?
- New York 

Po qfare flitni more..... Si ka mundesi qe shteti te kontrolloj fene? Sa fe ka Shqiptaria, une se di a jeni ne dijeni ju? Si ka mundesi qe te mirret kontrolli i nje feje, apo i asaj qka njerzit ushtrojne besimet e tyre. Po edhe nese dojen te besojne ne gure, njerzit e kane te drejten e tyre dhe anjenjeri nuk ka drejt te ju imponoj se si apo qka nje person duhet te besoj. Po ju qka flitni me mahnit, eshte me te vertete qesharake. Kuptoni qellimin baze ju lutem. Thoni te udheheq nje institucion fetar, sepse ata nuk jane ne gjendje te mirren vesh mes veti. A mendoni qe behet diskriminim fetar dhe beni qe njera fe, pra ajo myslimane, qe te jete nen mbikqyrjen e qeverise, gje qe e ben ate zyrtare. Thjeshte, cdo send qe drejtohet nga shteti quhet institucion publik, pra nen mbikqyrjen e shtetit. Qka te ju thojme katolikeve, ortodokseve e tjereve? Nuk kontrollohet feja nga shteti, e as feja nuk kontrollon shtetin se krijohet "Theocracy." Me te vertete nuk shifni larg, jeni shume largshkurter, por prap e rrespektoj mendimin tuaj. Ndaluni dhe analizoni edhe njehere se qka propozoni, sepse me te vertete nuk me besohet se qfare propozimi e perkrahni?
- New York 

Shkollat ,spitalet, eulexi, viti i ri,teri ,uji,lloqi,standardi i jetes ,anarkia,krimi i organizuar,ndertesa te shkallet e dragodanit, mbi ndertime e shume tema tjera jane per tu trajtu e ti Ilir po na fol per nje teme demode
- perandoria romake 

Besim... Besimi duhet te jete çeshtje individuale e çdo njeriu. Ne momentin qe dikush fillon ta sheh ate si istrumet per te manipuluar kolektivitetin, dhe e shfrytezon besimin-religjionin per realizimin e qellimeve personale, grupore e politike, ai - besimi shendrrohet ne dogme teper te demeshme dhe fillon te humbe kuptimin qe duhet ta kete. Per mua z. Mirena kerkon qe me besimin te mos eksperimentohet ne Kosove, çka edhe po ndodhe; sepse eksperimenteve te tilla, deri me tani shpesh ua kemi pa sherrin dhe demet ende nuk jane riparuar. Kosova eshte vendi ku ndeshend dy kulturat, ajo e lindjes dhe perendimit dhe mu per kete kemi perjetuar edhe konfliktet me te tmerrshme ne Europe. Dija, urtia dhe kultura shqiptare, kjo qe eshte, shpesh e shtyre nga nje inercion magjik e i mbare, deri me tani kane arritur te krijojne ballanset e nevojshme. Keshtu eshte krijuar nje klime jodominuese e njeres apo tjeteres rryme kulturore, por qe ka dominuar lehte kah civilizimi yne i lashte, andaj e kemi edhe klimen dhe angazhimin e vendeve te civilizuara per t`i dhene funde logjikave te se kaluares Kujtoj se z. Mirena e ka kapur drejte peshen e problemit, sa i perket BIK dhe se propozimi i tij eshte teper me vend.
- Sabiti 

Te dashur forumiste, lexues te shkrimit te Ilir Mirenes. Me sa kuptova nga reagimet tuaja, shume pak ose hiq e keni kuptuar idene e shkrimit te Ilirit. Ai nuk ka kerkuar askund te perzihet feja-besimi me shtetin, por te kontrollohet nga shteti. Pra, qe aktiviteti fetar te jete i kontrolluar dhe te mos vepoje krye ne vete si deri me tani! Ose me mire me thene te funksionoj i kontrolluar nga institucionet e Kosoves, e jo sikur deri me tani shoqatat e shteteve e shteteve te ndryshme arabe, e ca edhe terroriste! Dihet mire se disa nga keto shoqata, perveç frymes se mbrapsht fetare, shpesh ndikojne edhe ne krijimin e mbrapshta te politikave nacionale, te cilat per rrethanat tona kishin me qene katastrofale, e çka shenjat e para veç kane filluar te duken ne Kosoven tone. Andaj une mendoj se z. Mirena ngre nje problem qe tashme eshte problem. Shikojeni gjuhen me te cilen predikuesit e kesaj feje i drejtohen opinjonit, e besa edhe institucioneve te vendit! Sa per ilustrim; vitin e kaluar, po ne bajram te vogel, nje hoxhe me mbiemrin Krasniqi, nje far myderrizi me grade, nder te tjera njerezve te institucioneve te vendit u kercnohet me fjalet: "ku jane ata njerz te pushtetit qe nuk vijne ketu ne xhami bashke me popullin, nese vazhdojne keshtu do te pendohen etj etj", nje kercnim ky interesant. Kurse keta njerzit e pushtetit, disa nga ata te futur ne aranzhmane me nje pjese te ketyre gjoja njerezve te fese, e qe kane te bejne me votat e "partise" se xhematit te xhamive (per mua aktualisht partia me e madhe), i kane futur veshte ne lesh sepse po pergatiten per zgjedhjet e ardheshme te vedit dhe nuk duan ti humbin nje grushte votash. Nderkaq sa i perket zedhensit te qeverise se Kosoves, Memlit, kjo nuk do koment! Ai, duke u nisur qe nga frizura, mjekra e moda qe e aplikon, por edhe nga mesimet e babait te vete Mulla Milazim Krasniqit-mesues, eshte me teper zedhenes i muhaxhedineve se i qeverise. Keshtu qe ideja e z. Mirena eshte me vend, perndryshme shme shpejt nuk kemi me pas ara per token e kukes, se kemi me i mbushe me gjamia te ndryshme! Do si raketa, ca si tanksa etj. Mo zot te ndodhe ndonje revulucion, se mepastaj do ti ndaje xhamite e token mes vete, sikurse "miqte" tane nga Shqiperia pas renjes se komunizmit; "nga dy dylym toke e nga tre bunkere". Kurse te ne nga nje dylum toke e pese xhamia!!!
- Muhameti 

Mire qe nuk kane fuqi ekzekutive keta se shume shpejt e sheh veten ne ndonje gjumaeri duke jetuar, ket e di se e kame familjen plote me te till!
- tradhtari 

Pse duhet te krijohet nje pseudo-teme e re tash ne kete kohe, duke zhvendos vemendjen ne ceshtjet religjioze! Besoj qe Kosova ka shume pune me te rendesishme sesa hirearkia dhe menaxhimi i BIK-ut. Express ngadal po shkon drejt "shperlarjes se truarit" te kesaj popullate te shkrete, ckado qe i del perpara merret me te!
- Kulumria 

Shteti Shqipetare qysh ne kohen e Skenderbeut dhe me ligjin Leke Dukagjinit (Kanuni) religjioni ka qene i ndare preje shtetit. Ne jemi ndoshta populli ma i avansum ne kete aspekt. Ilir mos na kthe 7 shekuj pas allhile. Tash jemi ne shkeullin 21 dhe ne Shqipetaret s'jemi edhe forte relixhioz. Nje popull si ne qe i nderon fet si corapet s'ka nevoje per panike. Edhe keta fare talibancat (vehabistet) jane te perkohshem si corapet kur te fillon te ju vjen era e duhet me i nderu. Edhe nje statistike dy popuj ne bote qe e nderojne fene me se shpeshti jan Shqipetaret dhe Amerikanet. Po ne jemi fenomenal more njerez. Sha Krishtin Elhamdurula.
- Bin Taliban Hamomi 

Komentet e meposhtme jane shume me vlere se vet artikulli. Tashi kur po e analizoj anen tjeter te ekuacionit, me te vertete njerez si Iliri mund te kene ndikim tek njerzit qe ne kemi. Arsyja eshte sse shumica nuk ane ne gjendje te analizojne se shteti dhe feja nuk duhet te ekzistojne ndaras. Mirepo, kur po shof nerez sikur ne KTV (hajt pak), po them me te vertete nje shumice e madhe mund ti bindesh pa asnje problem. Kam degjuar me heret, (vitet e 90-ta) qe feja, perkatsisht ajo muslimane te mesohet edhe ne shkolla. Kjo do te ishte nje katastrofe, nje diskriminim i religjioneve tjera, mirepo me vjen mire qe ketu nuk perfillen idete e Ilirit. Ilir, as SHBA-te nuk kane fe qe njifet zyrtarisht nga shteti. Problemi i fundit qe njerezit ne Kosove duhet te mirren eshte problemi i zgjedhjeve te Imameve. Kemi probleme me esenciale qe duhet te elaborohen.
- New York 

O Ilir ti si djalë me edukatë besoj se e ke informata se kush ka qenë MArtin Luteri — protesatnti i cili në fakt e ka nis procesin e gjatë ndarjes së fesë (krishtërimit) dhe shtetit. Duke ti lexuar shkrimet e tua shumë interesantë po të lus që të ndërrosh mendjen që BIK të mos futet nën ndikimin e shtetit apo të jetë pjesë e shtetit. Ma mirë është të thuash që BIK duhet të ketë pushtet të centralizuar mbi imamët sesa që ai të jetë nën drejtimin e Qeverisë - më duket se ke harru se Qeveria e sotme goxha ka tipare Enveriste, nuk mundet islami me bashkëjetu me ta o Aga Ilir. Andaj mos ban asnjë lloj "ngulitje frojdiane" me këso shkrime se je djalë përparimtar dhe dashamirës i kombit tonë shqiptar.
- Skenderi 

Ilir ide e mire po me shume mangesi. Edhe pse i perkas shumices muslimane duhet me pas respekt edhe per pakicat fetare, nese BIK behet bashkesi shteterore dhe i vjel benefitet nga kasa e shtetit, duhet patjeter ketu te inkuadrohen edhe kisha katolike, ortodokse, baptiste (tash e re ne kosove), etj etj edhe pse ne numer me te vogel te njejten detyre qytetare jan duke e bere edhe besimtaret e besimeve te cekura me nalt, duhet me u ndegju zeri i te gjitheve. Kur te perzihet shteti ne punet e mbrendshme te BIK, si psh ti forcon vendimet e BIK-ut atehere nuk eshte shteti i ndare prej perkatesis fetare, ose je shtet sekular ose nuk je, kjo eshte qeshtje bardh e zi nuk eshte e ngjyre e perhimte (perzier bardh e zi). Qeshtja qellon me shume ne BIK, nuk ka lidership. Jan bere edhe ata si politikant e kosoves, zihet foltelja e se leshon pa marr parasysh se rezultatet jan me pak se premtues. Duhet kryesija e BIK te shkojn te vllaznit e tyre katolik te ipeshkvia ne Prizren edhe ti pyesin per keshilla edhe si zbatohet hierarchia prej me te naltit e me posht, ku fjala e ipeshkvit nder kisha katolike zbatohet pa diskutim e pa kundershtime (se paku keshtu kam ndegjuar). Pra fajet i ka udheheqesia e BIK, nese nuk munden me i inkuadru te gjithe imamet nen ombrellen e BIK, kjo udheheqesi duhet me ja leshu rrugen individeve tjeter qe mujne me e bere kete detyre jo pak te lehte.
- Hyseni 

Ide e keqe Ilir. Kosova eshte shtet laik. BIK mundet ne menyra tjera me u organizu per mi egzekutu vendimet e veta. Me krijimin e rregulloreve te rregullimit te brendshem dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese. Imami ne nje xhami mundet mu zgjedh me vota te drejperdrejta te xhematit apo me delegim nga BIK, qysh te zgjedh vete BIK organizimin e vete. Nese dikush pengon imamin ne punen e tij, BIK si cdo organizate mund te kerkoj ndihmen e policise dhe gjykatave ne realizimin e te drejtes se vete pronesore mbi nje xhami te caktuar. Ndersa qeveria asese nuk ben te perzihet ne qeshtje te fese. Kjo eshte ne kundershtim me kushtetuten
- dosti 

O ilir,po çfar feje o vllau jem, ata ne nje ane jane komuniste-enverist e ne anen tjetr shkojne ne xhami. Keto dy sene nuk shkojne bashke. Tjetra, Ilir feja ne vendet demokratike eshte e ndare nga shteti )lexo:pushteti) vetem se kleri i nenshtrohet kodit civil dhe atij penal si cdo qytetar tjeter. Pse vehabitet nuk e rrahen Naim ternaven por Xhabir Hamitin? Keta dyte jane te nje linje! Po pse po i paragjykon senet? E kush bani spektakle policore me dy ekspertet me te mire qe i ka Kosova ne fushe te mjeksise,Veton Elshani? Mosni bre njerez. E pse ju nuk e hulumtuat cka fshihej prapa arrestimit aksion te tyre? E kush qendroi prapa gjermaneve te arrestuar qe gazeta juaj i paragjykoi? Vetoni prap!? Iliro, segmentet e padukshme te PDK-se per ta mbajtur pushtetin me lehte bejne spektakle te tilla, sikur edhe me Xhabirin e ngrate. Prandaj kujdes. Sulmin mbi Xhabir Hamitin ka mujt me e ba si njerezit e Ternaves ashtu edhe vahabistet, si hajnat e rruges ashtu edhe sherbimet sekrete... Per inetresat e kujt se? Po cfar islami ne Kosove,kur ose jane me shumice enverista (revolucionare) ose jane pijaneca...Po cfar bindjesh fetare ne Kosove njerez? Hipokrizi totale...
- Sheik el shaban el Hysen el rast psikiatrik 

G. Express - Dërgoi: Ilir Dardani