E enjte, 28.03.2024, 06:43 PM (GMT)

Kulturë

Albert Habazaj: 5 Maji i Dëshmorëve të Lirisë

E diele, 08.05.2022, 04:33 PM


5 buqeta me lule në vargje nga Albert Habazaj për 5 Majin e Dëshmorëve të Lirisë

YJE, QË NDRIJNË MBI YJE

Këngë liriko-epike

Teksti: Albert Habazaj

Kënduar nga Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”

Marrëse: Evgjeni Habili Seferaj

Kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj

Hedhëse: Vito Shiroku Veraj

Mbushin këngën: Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Himena Mehmetaj, Flutura Nanaj, Fatmira Hodo Skendaj, Lavdie Goxho Mehmetaj, Hava Çelaj Muçaj.

Dëshmorët, që na bënë dritë,

Janë me ne ditë për ditë.

Janë në themele, në mur

Frymëmarrje në flamur.

Për yjet, që jetën dhanë

Edhe pesë maji qan...

Kur Shqipërinë lëndojmë

Dhe në ëndrra na qortojnë.

Ndaj nga krahët e lavdisë

Prap’ i japin gjak lirisë.

Thurim trimave t’ Çlirimit

Lule me këngë nderimi.

S’ bëhet ujë gjaku i tyre,

janë  yje, që ndrijnë mbi yje.

LIGJËRON NËNA E DËSHMORIT

- valle liriko-epike e kënduar grash me tri këmbë

nga grupi "10 Shqiponjat e Tërbaçit", dekoruar me Urdhërin "Naim Frashëri" -

Teksti: Albert HABAZAJ

Prin vallen: Shpresa Kapo Çelaj,[Flutura Nanaj]

Marrëse: Lirjana Rrapi Kapaj

Kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj

Hedhëse: Vito Shiroku Veraj

Ligjëron nën' e dëshmorit

Me uratën e Nëntorit.

Malli i nënës për djalë

Ka mbushur detet me valë.

Djalë, më ike si zog

Dhe retë u mbushën me lot...

Bir, në lulen e rinisë,

U bëre yll i Lirisë.

Zambakët e kuq mbinë,

Zbukurojnë Shqipërinë.

Mbinë mbi borën e bardhë,

Ç'të bukur dritë kan' marrë!

Tek monumenti me lule,

Shqiponjat me këngë ulen.

SHQIPËRI, HARTA ME YJE

Teksti: Albert Habazaj

Kënduar nga  Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”

Marrëse: Antoneta Goxho Mehmetaj

Kthyese: Shpresa Kapo Çelaj

Hedhëse: Vito Shirokaj Veraj

Nderim për besën e trimit,

Për dëshmorët e Çlirimit.

Për dritën e Idealit

Dhe loti çel lule malli.

Porsi yje të bekuar

Shkëlqejn’ e s’ kan’ për t’u shuar.

Qemal Stafa do të vijë

Me Njëzet e tetë mijë.

Liria i ka në rrënjë,

Shpirti i popullit në këngë.

Shqipëri, harta me yje,

Dëshmorët, lavdi mbi krye.

Ndër zemra atdhetarie

Vjeshta ka ngjyrë lirie.

Shqipëri, e bardha Nënë,

Kush s’të do, u shkultë me rrënjë!

NDRITËN KATËR YJE

Heronjve të Topanasë: Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi e Hiqmet Buzi

Nga Albert HABAZAJ

Qe kohë stuhie,

Pa lodra fëmije.

[Për dritë lirie

U ndez’ katër yje]. Refreni

Sa e trëmbur jeta:

Spiun’ e helmeta.

Djemt’ e Topanasë -

Kreshnik’ të kalasë.

Ideal i ëndrrës -

Aredin i këngës.

Mumini, Barjami -

Nder i istikamit.

Hiqmeti i vogël -

Si gonxhe për Vlorës.

Tet’mbëdhjet’ Tetori

Katër yje mori.

Dyzet e dy viti

Gjaku lavdi ndriti.

Ranë katër heronj-ë

Si katër dragonj-ë.

[Për dritë lirie

Ndritën katër yje]. Refreni

Vlorë, 18 Tetor 2017

Këndon grupi i vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, vlerësuar me dekoratën “Naim Frashëri”

Marrëse: Liliana Rrapi Kapo

Kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj

Hedhëse: Vitore Shiroka Vera

Mbushin këngën: Shpresa Kapo Çelaj, Antoneta Goxho Mehmetaj, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Fatmira Hodo Skendaj, Lavdie Goxho Mehmetaj, Hava Çelaj Muçaj.

Heroit Hajredin Nuro Bylyshi

Albert Habazaj

Dritë kujtimi, Hajredin

Hero, o yll i pashuar!

Hajredin Bylysh, o trim,

Që re për t’u përjetësuar.

Me Tre djemt’ e Topanasë,

Hajredin Nuro Tërbaçi,

Lirisë tjetër përmasë

I dhatë e lavdi paçi!

Lule, që s’ju tha freskia,

Themele u ka liria.

Varrezat e Dëshmorëve, Vlorë: 5 maj 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora