E marte, 24.05.2022, 09:50 AM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Zhgënjimi e nxjerr nga shinat Edi Ramën!

E diele, 08.05.2022, 06:58 PM


Zhgënjimi e nxjerr nga shinat Edi Ramën!

Nga Enver Bytyçi

Nuk shkrova ditën e djeshme! Prita të ftohet pak kryeministri. Se dje ishte në flakamë. Kishte renditë fjalët më të dhunshme në verbin e tij kundër opozitës të adresuara te pjella e vet me emrin SPAK! I trishtueshëm në kulm ishte! Secilit i kumbonin ato fjalë si funeral pas një beteje të humbur rëndë! Donte me çdo kusht "ta mposhtëte armikun" pas humbjes!

Armiku për Edi Ramën është dhe mbetet opozita e Sali Berishës! Tetë vite investoi që DASH ta shpallte non-grata dhe tani e do prapa hekurave. I tha SPAK-ut se "aty i ke dokumentet e DASH"! Por ato dokumente janë versioni i Dalino Ficos në regjinë e Edit. E me ato letra bakalli SPAK-u nuk mund të veprojë! Se janë artikuj gazetash, madje që përsërisin shpifjen e vet me qindra herë! Fakti se je non-grata nuk të bën fajtor!

I gjendur në kurthin e "larjes së leshit" me shpenzimet marramendëse kundër Sali Berishës, tani ka filluar të hajë vetëveten! Si qeni i plagosur që pi gjakun e vet! Kush e ka parë ditën e djeshme, ka kuptuar qartë se Edi Rama është në hall! Dhe halli që ka nuk i ngjan halleve të paraardhësve të tij nga Nano e Meta e deri te Berisha! Ndjehet gjithashtu i përdorur dhe i tradhtuar! Sepse ata që e futën në vallen e kanabizimit dhe trafikut të drogës tani po e shesin! SPAK-u është instrumenti i goditjes fatale! Inceneratorët janë sinjali i parë serioz.

Ndaj Edi Rama është dy fish i zhgënjyer: Se e ndjen që po e tradhëtojnë ata të cilët e nxitën në paligjshmëri dhe se i është ndërprerë ëndërra për t'u bërë një lider global në një organizatë apo pakt politiko-ushtarak ndërkombëtar!

Zhgënjimi e nxjerr nga shinat Edi Ramën!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora