E hene, 27.06.2022, 10:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Vajtimi i qeverisë besnike 'Vëllazërim-Bashkimi'

E enjte, 05.05.2022, 06:33 PM


VAJTIMI I QEVERISË BESNIKE

“VËLLAZËRIM - BASHKIMI”

(Elegji me çifteli)

NGA KALOSH ÇELIKU

TRUSAKATËT FRYMËN

NA E KANË ZËNË

(Në stilin e Çajupit)

Popull, trim me fletë

Votën e ke dhënë vetë!

Të kanë vjedhur, të kanë humbur,

Të kanë tundur, edhe shkundur.

Bëre e ç’nuk ke bërë:

Bëre një histori të tërë.

Linde burra, edhe gra

“Patriotë “, me kokën n’tra.

Bëre edhe shumë të mira,

Polle edhe egërsira:

Polle ujkun dhe arinë

E polle edhe Kurvë Partinë.

Dy shqiptarë - parti dhjetë

“Demokratë“, e trushkertë:

Shumë nga ata pisa. Pabrekë.

Kur do të shporret kjo farë

Shqipëria do vejë mbarë!

Kur të hedhësh votën sot,

Mblidhe mendjen bëje top:

T’i shkulim me degë e rrënjë

Se: frymën na e kanë zënë!…

E MORA LAPSIN

DOLA NË MAL

E mora lapsin, dhe dola në mal

Rrugës takova “vojvodën” me kalë.

Që, i dilte: ehu, zot Atdheut

Me shpatën e Skënderbeut?!

E mora lapsin, e dola te Shadërvani

Kokëmëkokë “burrat” që i ka vatani.

Herë me popull, e herë me pushtet

Me vete e kishin edhe një këlysh “poet”.

Betejat heroike t’ua fus nëpër libra

Ehu, si Hajredin Pashën dikur Dibra.

E, “burrat” tanë, hiç pa marre

Kush do të na i shti në varre?!...

HEU KUR BËRTET “VOJVODA“

E PJELLË KURVË PARTIA

Heu, kur bërtet “vojvoda“

e pjellë viça Kurvë Partia,

bëhesh artist. Dhe, poet:

taxhi të jep Ministria.

Heu, kur bërtet “vojvoda“

e pjellë viça Kurvë Partia.

Burra me pashterka

Sot: që, i do Qeveria.

Heu, kur bërtet “vojvoda“

e pjellë viça Kurvë Partia:

Arsim, dhe kulturë

bën tollumbaxhia…

O VIÇAT E MI TË PALËPI

MË TË MIRËT NË QYTET

O viçat e mi, të palëpi

më të mirët në Qytet!

Që, verë e dimër. Borë

Selfie bëni në Parlament.

O viçat e mi, të palëpi! Qytet

më të mirët, Sot: në Parlament,

kur dal unë si poet nën Rrap

pas shpine, m’i ndërseni qentë.

O viçat e mi, të palëpi

më të mirët në politikë!

Që, me premtime e rrena

Sot, na bëtë Amerikë?!…

NË MINISTRINË E KULTURËS

EDHE SOT LUHET LETRA

Hajdutë e rrugaçë nëpër zyra

Mrizin nën hije, e do Natyra.

I kullotë te stani Nënë Partia

Lumë kultura. Rroftë Qeveria!

Kulturës shqiptare i kanë vënë pusi

E sakatuan “burrat”, bëjnë letërsi.

Argatët tanë trima, i kanë të parë

Dje, “komandantë”. Sot, ushtarë.

U pri para në betejë një kryelopë

Viçat tanë pas tambëlit copë-copë.

Kurva Parti, seç i ka tredhë

I trashin qafat për zgjedhë:

Kabineteve, sot bëjnë pazare

E shesin lirë kulturën shqiptare.

Kafe pijnë, në zyra luajnë letra

Dergj kultura. Borxhet e vjetra…

ELEGJI PËR KËLYSHËT

E KURVËS PARTI

Një këngë patriotike, këndoi Huti

Erdhën horrat, u ngritën nga tabuti.

Këlysh bir qeni, ai Dudum Lolja

Erdhi, vrik turrevrap Hojdodolja.

Bashkë me ta, edhe Nuse Rrospia

Me lotë në sy u printe Tollumbaxhia.

U erdhi keq për Këlyshin me zgjebe

Rrufjanin servil, që sot fërkon hebe.

Dhuratë, na i solli Kurva Parti

E shitën veten një torbë taxhi…

DJE HALLDUPË SHKUPI

E SOT JANË “VOJVODA”

Kush ka qenë ky Sanço Panço shqiptar

Kulturës shqiptare, që iu sul mbi gomar?!

Rrospi Partia me një çetë trusakatë

Librit shqip i ranë tinës me sëpatë.

Sytë ua lidhën Manifestimeve letrare

Arat e të parëve tanë t’i lënë ugare.

“Burrat” e ngrejnë zërin për kisha e xhamia

Shporruni “vojvoda”, u delë para shqiptaria!

Nuk ka mbetë arsimi, dhe kultura shqiptare

Në “burra” hyqymeti, siç jeni ju me kollare.

Dje halldupë, e sot: mbi gomarë “vojvoda”

Kultura jonë ka lindë me shekuj nëpër oda...

VAJTIMI I QEVERISË BESNIKE

“VËLLAZËRIM - BASHKIMI”

(Në stilin e Tatës Madhe me dajre)

Ende shpirti pa i dalë - ëëë

po e vajtoj me dy-tri fjalë:

E kërkova Pellagonisë - ëëë

m’iku, dje  Pollogut - ëëë

me “vojvodën” mbi kalë - ëëë.

E mora “Bit - Pazarin” - ëëë

ta zë, në pusi: partizanen - ëëë!

Që, e dhunoi “vojvoda” - ëëë

në mes të Pollogut. Ehu, ëëë.

E vajtoj sot Qeverinë - ëëë

ende shpirti pa i dalë - ëëë.

Që, e grabitën Yllkuqët - ëëë

Ehu, i vraftë Zoti Madh - ëëë!

Dashurova, partizanen - ëëë…

HEU KU PO SHKON

O KALOSH ÇELIKU

Heu, ku po shkon, o Kalosh Çeliku

Me poezi rebele, turr e nën Rrap?!

Partia pusi të ka vënë lum miku

E shalon gjokun, s’e bën asnjë hap.

Lufta yte, moti vazhdon me poezi

Herë me “vojvodë”, e herë me mbret.

Kot, nëpër “Bit - Pazar” kërkon liri

“Kali Shemës”, Sot: pas porte të pret.

Heu, ku po shkon, o Kalosh Çeliku

Sot, me poezi nuk vritet armiku?!…

RROKNI ARMËT DHE BINI

Rrokni armët, dhe: o “burra” bini!

Armik është i Shkupit. Shekullor.

E shani. Vrisnje, gjallë mos e lini

Këlyshin me zgjebe shpalli tradhtor.

Doktor Ziun e zhveshi lakuriq. Medet

Këlyshin e Sharrit e veshi me dimia.

O bini! Përderisa, nuk ka parti, miq

Sulm, në Qeveri! Sulm, te Ministria!

Rrokni armët, dhe: o “burra” bini!

Shtini nga pusia, partia është e jona

Gjallë, nën Rrap. Hije, mos e lini!...

FRASHËRI DHE ҪELIKU

Naim Frashëri:

Do të shkrihem

të venitem,

si kandili kur s’ka vaj;

Balt’ e pluhur

do të bëhem,

të më shkel’

një këmb’ e saj;

E të prehem

duke puthur

Atë këmbë pasandaj…

Kalosh Çeliku:

Durim, më s’kam. Haj moj jetë, haj

Ty të rroftë “Bagëti e bujqësia“!

Përderisa, ty të shkelë këmbë e saj

Ditenatë, mua më shkelë Nënë Xhadia…



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora