E marte, 19.03.2024, 08:02 AM (GMT)

Kulturë

Elona Spahiu: Nënëzeza

E enjte, 05.05.2022, 05:19 PM


Elona është një gjimnaziste e shkëlqyeshme. Ajo u lind në një fshat afër Rahovecit. Tash është nxënëse e shkëlqyeshme në gjimnaz ku, bashkë me disa shokë të gjeneratës, kanë themeluar klubin letrar në kuadër të këtij gjimnazi. Është nderuar shumë herë për recitim brilant.

Hysen Berisha

ELONA SPAHIU

NËNËZEZA

Nënëzeza moj, nënëzeza

Ne çdo hap po ka varreza.

Jo veq n´shpirt e n´shtëpitë tua

Por edhe n´fashtatra e n´qyteza

Dritë moj, dritë moj

Dil njeherë ma qel këtë gojë

Se, t´hjek mall unë kam nevojë

Ku i dihet, ndoshta këndoj?!

Të këndoj për dëshmorët

Se qysh iken ata të gjorët

Qysh e lan nanën me lot

Tash po njihen n´tjeter botë

E, ti prapë je e fortë,

Pe, çka spe në këtë botë,

T´mori djemtë e zeza mortë,

T´mori djemtë, t´mori sytë

Jo veq njanin, por te dyte.

Nënë Badema, nënë Badema,

Nëpër lule, pe veq gjemba,

E, n'to u there, n'to u vrave

Nëpër to ti djemt i qave

E, prapë ty moj Bademë

Mos të duket dita natë

Sepse jeta është e gjatë

Me atë tmerrin që e patë.

Si çdo shpi e si çdo ane

Loti shpërthen anembanë

Për t´gjithë ata që u vranë

E që derën shtëpis' ia thanë

Në e pafshi ju nënloken

Tue vajtue për të bijtë

I thoni se ata u bënë shembuj

Për të vjetrit e të rinjtë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora