Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Feti Tunuzliu: Gurra ime e zjarrtë

| E enjte, 05.05.2022, 05:42 PM |


Feti TUNUZLIU

Poezi

GURRA IME E ZJARRTË

(Gjyshit tim, Hfz. Sabit Zajmi)

Për ty gjysh, malli më digjet si eshkë

kur zhytem n’kujtimet e jetës që jetuam me rreshk,

kur të ndjekja pas si hije e lehtë

dhe njëri-tjetrit uronim të bardhën jetë,

për mua ishe frymëzim i thellë drejtë fitoreve t’reja

e unë krenar që, pranë teje ndeja.

Më fale dashuri të ngrohtë në timin n’rrugëtim -

edukatë e kulturë t’shëndosh për formësimin tim,

thoshe se: “Pa dituri nuk ka dritë ” -

nuk ka ardhmëri as mendje ndritë,

muza ime e fuqishme ishe gjatë studimeve n’drejtësi,

bashkëbisedues i këndshëm përplot dashamirësi.

Ishe shembull për respekt ndërnjerëzor e vëllazëri,

për emancipimin e femrës në shoqëri,

për drejtësi, tolerancë dhe përparim

n’Kosovën tonë ndër shekuj n’okupim,

prej teje mësova se “Pa liri – nuk ka jetë” -

se atdhedashuri çdo njeri duhet ketë.