Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: 'Kali i Shemës' në ' Bit-Pazar' ditenatë pas porte

| E merkure, 04.05.2022, 06:45 PM |


“KALI SHEMËS” NË “BIT-PAZAR”

DITENATË PAS PORTE

(Aforizma satirike)

NGA KALOSH ÇELIKU

Burrat me pashterka, kur merren me arsim dhe kulturë:

Dhe, pjellin “artistë”. Është, rrezik i madh për një popull.

Populli shqiptar, me vite e mbajti gjallë UT-ës.

Erdhën partitë politike “kuqezi”, në pushtet:

Dhe, e shkatrruan  për një muaj me dudumë.

Dhëndrri (L. F.) për UT -ës, tha: “lindi foshnjë e vdekur”.

Mirëpo, kur shqiptarët vetë ia ngulën thonjtë kësaj foshnje

Dhe, e rrokën për fyti, Sot: derdh lotë krokodili. Përpiqet,

me kolumna rrufjani nëpër gazeta, ta ringjallë ambasadori…

Deven, kur e kanë pyetur: kur e ka pasur më së vështiri

në jetë. Është, përgjigjur: kur, më ka pri gomari.

E, po të më pyetni mua, ju them: kur më pri Trusakati.

Me hyrjen e Partive Politike Shqiptare në universitete,

nuk kemi kontenierë, ku ta hudhim bërllokun?!

I mbushën kontinierët me “doktorë të shkencave”…

Populli, thotë: mos ha përshesh me caullët, se të stërpikin!

E, Nëna Parti me caullët, Sot: bënë arsim dhe kulturë?!

Dhe, hiç nuk trembet, se: do ta stërpikin në sofër…

Shqiptarët në kohën e komunizmit kishin probleme

me serbët, dhe “vëllezërit maqedonas” në pushtet.

E tashti, në “demokraci”, me “shqiptarët e ndershëm”…

Qeni që leh, nuk të hanë. E këlyshi i Nënës Parti,

edhe pse është bub me zgjebe, të hanë pas shpine.

Partitë politike janë si buçat, pjellin këlyshë me zgjebe

Dhe, i flukin pas porte. Ua dimë nënën, po jo edhe babën…

Puset më të thella në Maqedoninë e Veriut

deri më Sot, i kanë hapur politikanët…

Populli thotë: Qengji i butë i thithë dy nëna.

E, unë them: “shqiptari i ndershëm”:

E thithë, një Maqedoni të Veriut...

Historia më vështirë e ka, kur e shkruajnë

politikanët . E, jo historianët akademikë...

E ardhmja u takon të rinjve, thonë politikanët,

pasi të tashmen, nuk duan ta ndajnë me të rinjtë.

Emisionet televizive më të shikuara te ne

janë ato me Thashetheme… Dhe, urime.

Që, ta shpëtojmë Atdheun nga disa politikanë,

duhet të hapim sa më shumë Shtëpi publike.

Edhe polici, edhe shqiptari krenohen

me të njëjtën armë publike: shkopin...

Rrospi, nuk është ajo që shkon burrë më burrë,

po, ai që shkon parti më parti politike…

Erdhi koha që të kemi më shumë politikanë

Analistë, Dr.-mërr, shkrimtarë, sesa: lexuesë.

Intelektualë të vetëqujtur te ne ka, aq shumë,

Saqë, kanë të hanë nateditë edhe qentë…

Në komunizëm, qentë e futnin kokën në kontenierë.

Tashti, në “demokraci”, u bëjnë konkurencë njerëzit…

Teatri Shqiptar, në Shkup: do ta kthente publikun

po qe se, do t’i pranonte si aktorë politikanët…

Pas ndryshimeve demokratike, nuk vlen më

fjala e urtë e popullit: I coftë lopa kojshisë…

Por, vdektë kojshia: dhe, kush i pari t’ia marrë gruan…

Maqedonia e Veriut, sikur të kthehej në Shtëpi publike,

Prostitutat, do të mbeteshin rrugëve pa punë.

Dhentë, turren pas kripës. Populli pas partive politike.

Partitë tona politike, janë si kurvat. Gjithmonë,

para zgjedhjeve: ia lënë kopilin njëra-tjetrës para dere…

Dielli, sikur të lindte në mes të natës.

Hënës, nuk do t’i këndonin poetët.

Shkrimtarët, nuk blehen me lekë. Po, librat e tyre

Edhe, pse: Sot, ka shkrimtarë që në vend të librave:

e shesin veten për një torbë taxhi, në Qeveri…

Shkrimtarët e trilluan “Kalin e Trojës”. Politikanët tanë:

“Kalin e Shemës”. Edhe, e shaluan nëpër “Bit-Pazar”…

Të gjallët, janë të vdekur në Katund

E, të vdekurit të gjallë mes varreve.

Shqiptarët, politikën e kuptuan si vend thesari:

Shkak, që gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare,

patëm kaq shumë kandidatë deputetë. Presidentë…

Gjatë ndryshimeve demokratike, u lodhëm

duke u durtrokitë partive politike. Prandaj,

në Teatër, Sot: kemi, kaq pak spektatorë.

Edhe, politikani me partitë politike,

Qeverinë. Është, si burri e gruaja:

E, tredhtojnë njëri-tjetrin. Përderisa, nuk i zë populli

një ditë në flagrancë me korrupsionin…

Teatrit Shqiptar, në Shkup: iu kthye publiku

i politikanëve, po: u iku ai i shkrimatarëve…

Gruaja, dhe qëngji me siguri kanë diçka të përbashkët:

Gruaja e fajëson burrin. Ndërsa, qëngji ujkun.

E, në realitet: vetë, që të dy duan të jenë “viktima”…

Politikanët, pak i kanë drekat, dhe darkat Qeveritare

Tashti, u turren edhe “iftareve” fetare “muslimane”…