E marte, 24.05.2022, 09:46 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Korrupsion me eshtra, para dhe rroba

E merkure, 04.05.2022, 05:57 PM


Korrupsion me eshtra, para dhe rroba

Nga Kastriot Dervishi

Më 10.12.1958 u nënshkrua në Tiranë midis drejtorit të Drejtorisë së Ekonomisë Komunale, Koço Titka dhe kryetarit të delegacionit të qeverisë italiane gjeneralit në rezervë Domenico Bandini, protokolli në lidhje me “tërheqjen e eshtrave të ushtarakëve italianë të rënë në Shqipëri”, me afat 2 vjet, i cili vinte pas marrëveshjes së dy qeverive më 22.6.1957. Nga protokolli shteti shqiptar arkëtoi 600 mijë dollarë. Punimet për nxjerrjen e ushtrave filluan më 15.5.1959 dhe përfunduan më 31.5.1962. Volumi më i madh i punës u krye në territorin e dikurshëm të Luftës Italo-Greke, çka do të thoshte se pjesa më e madhe e italianëve i takonin kësaj lufte. Misioni italian u përbë nga gjenerali i sipërpërmendur, kapiten Giovani Sinici, Don Bartozi dhe Don Morrezo, pra nga dy ushtarakë dhe dy priftërinj.

Në fund të vitit 1962, u raportua për korrupsion të punonjësve shqiptarë që u morën me këtë proces “nga një lakmi e shfrenua për të rritur gjoja të ardhurat e shtetit në valutë”, duke siguruar “të ardhura për veten dhe për të tjerët”. Me raportin nr.325, datë 31.12.1962 të Komisionit të Kontrollit të Shtetit, u raportuan abuzime të shumta dietash, punë të pakryer, raportime fiktive, zmadhime të punës së kryer, etj. Përfaqësuesi italian, me kërkesë të tyre, u kishte dhënë nga një kostum të cilësisë së parë, sepse një një vend të mbuluar nga rreckat rrobat vlerëoheshin shumë. Mirëpo procesi nuk duhej marrë vesh në popull. Me shkresën sekret nr.375, datë datë 5.3.1963, sekretari i parë i PPSH-së, Enver Hoxha, rekomandoi shkarkimin drejtorit të Drejtorisë së Ekonomisë Komunale, Kristo Papajani. Në vijim, me shkresën tepër sekret, nr.53, datë 27.2.1963, Këshilli i Ministrave shkarkoi K.Papajanin dhe një varg drejtuesish të tjerë vendorë, të cilët kishin përfituar shuma të konsiderueshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora