E premte, 29.03.2024, 05:38 AM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Dritan Abazoviç i Malit te Zi

E merkure, 04.05.2022, 06:56 PM


Dritan Abazoviç i Malit te Zi

Nga Nikoleta Kovaçi

Asht i ligjshem gzimi per nje shqiptar qe vihet ne krye te nje vendi fqinj, toke e jona me popull tonin, qe nuk i kane lane me fol shqip e per pasoje as me pas te drejta! Madje here mas here ky vend fqinj edhe pse ne token tone e me njerez tonet na ka kercenue me shfarosje! Sod Dritani asht ne krye te atij vendi, e uroj te jete sak shqiptar, jo me sundue po me iu tregue malazezve se nuk asht si ta…

Asht i ligjshem gzimi per shqiptaret e Malit te Zi, ata qe kurre se mohuen shqiptarine, qe kurre nuk e mohuen shqipen, po e folen dhe e mbrujten si buken, mos me e lane vedin me deke ûje per tà… Dritani uroj te jete vijimsi e ksaj domosdoshmerie identiteti prej shqiptari! Po edhe nese nuk asht, Dritani asht nji djale i ri qe luftoi fort e mund te mos e kishte emnin shqiptar por edhe malazez, ai prape duhet pergzue per kamnguljen e rralle te nje te riu me u ngjit ne maje!

Po Dritani, qe qysh mrame u shuem tue urue, te ishte shqiptar i Shqipnise tone a mujke me dal ne krye te qeverise?! A mund te ishte ai Dritan qe asht aty? A mund te ishte kaq lehte i urueshem prej nesh?!

Se pari, mrame e solla Dritanin ne Shqipni! Ku nuk e pozicionova! Ne shkolla, biznes, punera, manej neper partite politike! Lloji i Dritanit prej Shqipnie ka ik heret, ne mos malit, me gomone, mes plumbash e flakeve te droges qe digjej bashke me shqiptaret, qe prej ktu quheshin klandestin e prej botes njerez te mjere!

Kudo qe e vendosa Dritanin sme dilte Dritan; here i kapun e here i eklipsuem, i naperkamun ose arrogant prej fuqise qe i japin bandat e leket e droges! I shkolluem mire e pabuks ose injorant e kapadai qe i ban fresk bandes kriminale ne pushte e me pushtet! Kerkund sme rrinte Dritani Dritan!

Atehere vendosa me e kthye atje ku asht! Mos me e urue se me duket sikur du me marr prej lavdise se vet! Mos me u shtir sikur sepse Dritani, edhe pse shqiptar, nuk asht produkt i asnje principi tonit! Ma sakte ai smund te ekzistonte, ose do ishte rrugeve te emigrimit, o nje kukull ne duar te mafies!

Ndaj Dritani asht kryeminister ne fqinjin tone te keq here mas here por qe di me nxjerre edhe Dritanin! Qe di me na shushat ne e me na ba me fluture se kena tre kryeministra shqiptare ne Ballkan ne vende me popullsi shqiptare… ne tokat tona, tue qene autokton shekuj e shekuj para tjereve…

Na duhet te gzohena per Malin e Zi qe ka nxjerr nji Dritan e ka me u drejtue nga Dritani, po ai asht atje dhe i atij vendi e shteti!

Po Na, kur dhe ku do e gjejme Dritanin tone, meqe Mali i Zi e gjeti?!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora