Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Zbrazet vendi

| E marte, 03.05.2022, 06:06 PM |


Jusuf Zenunaj

ZBRAZËT VENDI

Populli im si dje si sot

te hajdutët mban shpresë kot,

erdhi i riu zhvatës si i vjetri,

të kanë zhveshur si në plazh deti,

të kanë lënë pa këmishë e brekë,

vetë  në pallate sikur mbret,

kanë ngreh vila si n'Dubai,

ti s'ke lek për bukër, as vaj !

Pleqt të vetmuar me vajë n'buzë

s'ua hap derën askush,

djem e vajza i kanë lënë vetëm,

nëpër botë kudo u tretën.

Kanë lënë djerrë ara e vërri,

me dry mbyllen shumë shtëpi,

shumë shtëpi , me qindra e mija

ditë e natë ikën rinia,

kush për qiell, kush  tokë e det-

zbrazët vendi për çdo vjet..

J.Z. Dilbeek, më 30 prill