| E marte, 03.05.2022, 08:00 PM |
Monumente natyrore të Gramshit dhe muzika
Nga Shyqyri Fejzo
Midis
monumenteve te natyrës këngës dhe valleve popullore vihet re se ka një lidhje
të fortë, por jo si lidhjet e
tjera, Ato janë nostalgjike, shpirtërore dhe të
padukëshme. Kjo lidhje ndihet (nganjëherë dhe vetëm një moment) kur jemi
përpara një monumenti natyror dhe në mendjen tonë, pa dashur, na shoqëron
melodia e një kënge, valleje apo një pjese orkestrale, e cila pavarësisht kush
e ka kompozuar, ku është ekzekutuar, na duket sikur është mpleksur me
monumentin natyror në mënyrë të pazgidhëshmes që ne me të,” na është pjekur
ylli”. Kush nuk e ka provuar cfarë ka
ndjerë kur ka shkelur në vendlindjen e tij? Kush nuk i ka ndier ato melodi të
gërshetuara me zhurma të dallgëve të lumit apo erërave që fryjnë, ashtu sic
kanë fryrë dikur, në fëmijërinë e herëshme.Je duke afruar pas shumë vitesh
shtëpisë ku je lindur. Meloditë që të zhurmojnë në vesh duket sikur e kanë
prishur rradhën. Ato, të gërshetuara duan të kujtojnë sejcila e para marmurimin
e ujrave, flladin e lehtë që fryn nga veriu, tingëllimin e zileve e këmborëve
të tufave që nisen në kullotë, buluritjen e ndonjë gjedhi, lehjen e ndonjë
qeni, apo këngën e kaposhit. Pranvera gëlon me tërë forcën e saj. Për të
qartësuar këtë kakofoni zhurmash e mendimesh, duhet të biem dakord me veten e
të tjerët, për reduktimin e elementit kohë dhe të ngremë përfytyrime të reja,
që për momentin ngacmojnë trurin tone.
Supozojmë
për një moment krijimin e imagjinatës nëpërmjet përfytyrimit poetik për poezitë
që shkruajmë, që lexojmë, me të cilat mbushen vëllime poetike. Me cfarë
figurash nuk i kemi krahasuar poezitë!
Poezia, si gjini letrare, dihet se është forma
tradicionale e artit të shkruarit, ku gjuha njerzore përdoret për ato
cilësi estetike në të, ose në vend të përmbajtjes të saj. Kësaj here poezitë e shkruara nga ana
ime, nuk do i quajmë as “erë pranverore”, as “vullkan ndjenjash”, as
“shpërthime poetike”.Të 20 poezitë për monumentet natyrore, të botuara në vëllimin “Monumente njerëzore dhe
natyrore”, i përfytyrojmë në një moment që cdo poezi është një valltar a
valltare, ata të zenë dorë përdore do rrethonin malet për rreth, do merrnin e
hidhnin valle. Vallet popullore shqiptare nga historia, dihet që janë aq të
lashta sa vetë historia e popullit shqiptar. Vallet epike karakterizohen nga
forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Në disa valle ka gërshetim të lirikës me
epikën, vallet liriko-epike. Gërshetimin e valles epike me atë lirike do dëshëronim
(pasi për një moment kam hedhur tutje modestinë) edhe për të kërcyer 20 poezitë
e mia, të cilat janë krijuar posacërisht për monumentet natyrore të Gramshit.
Do
e fillonim vallen me poezinë “Liqeni i Dushkut” E donte mali i Komjanit një
liqen si ti/ Bukuroshi si kon e donte një pasqyrë/Dhe ti mbive atje ku
dëshëronte ai/ Që në mëngjes të shihej në fytyrë./ Kur shikon këtë monument
natyre e në sfond malin e Komjanit nuk ka si mos të shoqërojnë në sub-koshiencë zhurmat që
bëjnë erërat që fryjnë nga Guri I Topit.Tingujt magjikë të dudukut, ekzekutuar
nga instrumentisti me nam latinoamerikani Pedro Eustache në Koncert Yanis në
pjesën “Nostalgjija”. Vallja, nga Meca e deri te maja e Lisecit ku ndodhet
monumenti tjetër i natyrës, “Krushqit e ngrirë të Lisecit”, shkon nëpër
monopate e kodra të bukura, ku era e cajit të malit dhe rigonit, ndihet e
fuqishme. Nuk ka si të mos na shoqërojë në këto momente kënga “Kujt i lanë
amanetin? kënduar aq me pathos e ndjenjë njerëzore që ngjall mallëngjim nga
këngëtari virtyoz Ylli Baka. Mesazhi i
këtij monumenti është sa i gjërë aq i thellë. Jetës i jepet jetë. Në se vallja
do të vazhdonte, gjithnjë në të kundërt të akrepave të orës, do të hynte në
valle një valltare tjetër, tepër simpatike, “Kanioni i Holtës”.Aty afër janë
shtëpitë e fyelltarëve vyrtiozë Naim Sharku e Shaqir Sinani. Deri aty na ka
shoqëruar “simfonia e fyejve të Gramshit” kompozuar e drejtuar në Festivalin
Folklorik të Gjirokastrës nga mjeshtri i muzikës Alajdin Topciu.Të 17 “avazet” e trashëguara
nga Pani i Lashtë me Gunë, janë shkrirë në një, që tani i shkojnë për shtat
monumentit tjetër, “Karsti i Tërvolit” “Karsti krenar në dimër takijen me
borë”… Ai pellg, midis Vinës dhe Kabashit cuditërisht mbart mbi shpinë disa
monumente të natyrës, të cilët dallohen nga bukuria dhe mesazhet që japin. Ksisoj,
vizitorit të këtyre zonave nuk i ndahen meloditë e pjesëve instrumentale të
Limos Dizdarit nga filmi “malet me
blerim mbuluar.” Por jo vetëm aq. Nuk ka
një mendim të kristalizuar, që lumi mori emrin Holta, nga emri i mbretëreshës
Holta që mbretëronte në zonë me seli në kalanë e Kabashit, apo mbretëresha mori
emrin nga lumi Holta? Nuk mungojnë as
përrallat e legjendat për arkivin e thesaret e Skënderbeut apo Gjorgj
Golemit. Ja, tani vallja ka mbrritur tek “Kanioni i Holtës” “Cdo vajzë a nuse
që emrin Holta mban/ Emrin që ka një bukuri estetike të rrallë/ Të shkruar e dëgjuar, emër puro pagan /Kujton
lumin Holta që zbret dallgë-dallgë.”Në valle tashmë është futur dhe “Shpella e
Kabashit” Vargu i valltarëve nuk i trembet thellësisë deri 600 metro të kësaj
Shpelle. E shikojnë me nostalgji dhe një nga valltaret e reja reciton strofën
“
Ka legjenda dhe amanete që si tret dheu
Në to e arkiva tregime, legjenda do të gjeni
Për thesare e arkiva nga Skënderbeu
Në këngë e legjenda feks Gjorgj Golemi
Zëri
i saj përzihet me këngën “Toka ime” kënduar nga këngëtari I talentuar Ylli Baka
me tekst të poetit të pa përsëritshëm Arben Duka.
Cuditërisht
kalon në këto zona, ku po të shikosh lart, deri ku përfundojnë majat e maleve e
gërxheve, të bie kapelja. Por jo vetëm kaq. Kur dëgjon zhurmën që bën uji në
shtjellat e gropat, të shoqëron melodia imagjinare e poemit “Vëlltava” të
Smetanës. Ajo përzihet me”Pergyntin” e famshëm të Grigut e të shoqëron deri në
dalje të kanionit. Qershija mbi tortë qetësimit të ujrave të Holtës,
shoqërohet me pjesën japoneze “Marmurim
i ujrave të pranverës” kompozuar nga Diku Si.
Më
pas valltarët pasi kalojnë lumin e Devollit, marrin rrugën drejt qytetit të
Kodrionit të lashtë. Pse të mos e bëjmë këtë ngjitje të lehtë duke dëgjuar në
subkoshiencë pjesën orkestrale “Baresha” të ekzekutuar aq bukur nga violinist
talent Shkëlzen Dobi. Bashkohen aty të veshur me kostumin e bukur Sulovar
“Kanioni i Sinecit”, “Dushkaja e Katër
lisave”,Në këtë dushkajë shumë gjahtarë që e kanë frekuentuar për gjueti,i ka
shoqëruar kënga “Do marr ciften të shkoj për gjah” ”Arra e Tunjës”, “Taraca e
Ballollës”.Valltarët kanë dëshirë të clodhen e të hedhin një sy këtij monumenti
të bukur. Ambientin e zbukuron kënga “Lulja e Sulovës” kënduar nga këngëtari i
apasionuar për këngët popullore, biri i atij vendi Kastriot Braho. Zëri i tij melodioz, me një kumbim të vecantë
duartrokitet nga valltarët miq. Ata kërkojnë përsëritjen e këngës “Të këputi
lemza”. Ju plotësohet dëshira dhe këngëtari e valltarët hedhin vallen me ritmin e këngës. Monumenti
natyrës “Taraca e Ballollës” nuk ka parë në historinë e tij kaq valltarë, orkestrën
dhe Kastriotin duke kënduar.
Bukurinë e kodrës e kap cdo sy
Bukuri si e stolisur me dorë
Gjithëshka fle mbi të mirat ende aty
Që
aty Eduard Liri pikturoi Tomorrë
Por
valltarët nuk mund të lënë pa shikuar dhe dy monumente të bukura të Tomorricës.
Tomorri e Tomorrica me sa duket, namin dhe emrin ka lënë në Skrapar. Ujrat me
bujari mali i Tomorrit i derdh në teritorin e Gramshit. Ja, si gurgullojnë
dimër e behar ujrat e”Burimit të
Kërpicës”
Ujëra
të shumta, shkumbë gjith jetën
Në
Kërpicë gurgullojnë ato pa pushim
Mali i Tomorri aty ka hapur rubinetën
Krahina e më tej të kenë ujë pa kursim
Aty,
valltarët freskohen, pinë ujin e ftohtë të Kërpicës. Por, tek hieja e arrës ku
po pushojnë plasi kënga e kënduar nga këngëtari popullor skraparli Nesim Meno,
dhe pritësi, këngëtari vyrtioz i Gramshit Xhevair Bora. Të dy këta këngëtarë
formojnë një cift të përkryer për këngën
popullore. Kur i shikon dhe dëgjon tek këndojnë aq bukur këngën “O Tomorr o mal
i lartë”, qartësia e zërit të tyre i ngjan ujrave kristal të burimit të
Kërpicës. Valltari i ri bashkohet me shokët duke u drejtuar së bashku tek “Ujëvara e Sotirës”.Ky monument
i natyrës ka bukuritë e veta të pa diskutueshme. Uji që kapërderdhet nga guva
zgafellë e malit të Tomorrit, del me vërtik e derdhet poshtë shkëmbit gjithë
shkumë. Stërkalat e ujit ar të kulluar në ditët me diell formojnë ylbere të
mrekullueshëm. Në qiell ngrihet një shqiponjë krenare dhe fluturon drejt malit
të Koshnicës. Në veshët e valltarëve ngatërrohet melodia “Shqipja e Andeve” me
këtë panoramë kaq të bukur.
“Gjahu
i malësorëve”, nuk u vu kot aty
Për malin e Tomorrit Kristoforidhi shkroi
Ai e ka shkelur me këmbë e parë me sy
Ndaj me vende të tjera nuk e ndërroi
Lart në qeta, mali me borë dingëz i fryrë
Përbrenda nga ujrat gjëmon dhe bucet
“Inatin” e nxjerr në Ujvarë duke shfryrë
Flak në humnerë ujrat, stërkala si det
Kërcimet
e valltarëve i shoqëron kënga e bukur popullore “Ku mërzen cjapi me zile”
kënduar nga vëllezrit Bashkim e Sefedin Cela. Me zërin shpellë ata zbukurojnë
panoramën që shfaqet më lart Ujëvarës që kjo këngë aty shkonte bukur për shtat.
Këngëtarët, duke u lindur e kaluar fëmijërinë në këtë zonë e njohin shumë më
mirë se kush do dhe forcën burrërore të zërit dhe lajkatimin e këngës më mirë e
saktë se ata zor se ka të dytë. Tek dëgjon këtë këngë, ison gurrë që shoqëron
këngën, tingujt e jehona e saj shpërndahet e merr malin, të vjen të mendosh
“Ah! Sikur të ishte dhe Kristoforidhi
dhe Mark Shalëgjati në këtë gëzim e hare!”
Vallja
e poezive kalon lumin e Tomorricës, hedh hapat e para të saj në “Bishtin e
Nartës”. Nga ky vend tek Objekti religjioz fetar rruga është pak e gjatë, por
nuk ka shumë lodhje kur shoqërohet nga pjesa orkestrale e kompozuar nga Tish
Daija, “Një ditë pikniku”. Aty valltarët i ka pritur monumenti “Gështenjat dhe
pishat në Skënderbegas”.Për prezantimin e tij do të mjaftohej vetëm dy strofa.
Monument
i befasive je
Të ty shikosh në hartë
Trupin si krokodil e ke
Nga
Koshnica në Nartë
Teqja, objekti religjoz fetar
Pranë pyllit krenar qëndron
Mbi gjysmën e rrethit mbarë
Prej aty rrok syri dhe shikon
Në
sheshin e teqesë vëlon kënga e vallja.
Prej aty syri kap një pjesë të mirë të krahinës së Vërcës, Gramshin dhe
ujëmbledhësin e HC/Banjës, Sulovën, Tomorricën, malin e Tomorrit, më madhështor
e më afër se kurrë. Kënga “Dielli i zemrës” e kënduar nga këngëtari popullor i
zonës Neki Xhupani dhe kantautori i talentuar
Abedin Murati përhapet lart në qetat e malit të Koshnicës. Këta këngëtarë
vazhduan të këndonin këngën “E vogël, e bukur” dhe e mbyllën me “Rapsodi për
flamurin”.
Valltarët
tani, pas asaj shlodhje dhe argëtim tek Teqja e Shëmbërdhenjit, përgatiten të
kalojnë Devollin dhe të dalin në Qafën e Dushkut. Vendi dhe rruga për të
udhëtuar e hedhur valle ka vështirësitë e veta. Por kompozimi i Nikolla Zoraqit
“Një ditë feste”, valltarëve sikur u a hoqi lodhjen me dorë. Aty mbyllet një
rreth i madh i valles, mbasi fare afër
është monumenti i natyrës “Liqeni i Dushkut” prej ku jemi nisur. Por rrethi I
valles së madhe nuk do të mbyllet këtu. Valltarët tani hedhin vallen mbrapa
malit të Komjanit. Kënaqësi dhe freski ju bën pyllii pishës, deri tek Kroi i
Bardhë. Aty mbaron pylli dhe fillojnë livadhe e lëndina të bukura të veshura me
lule gjithëngjyrëshe. Vallja tani hidhet në majën më të lartë të kodrinave nga
ana e majtë e të cilave hapet horizonti I Vërcës dhe shikimi përfundon në malin
e Lisecit. Nga e djathta hapet tjetër horizont. Shënepremtja shtrihet si një
stadium gjigand natyror e rrethuar me male. Prapa Shkëmbit të Kopacit sa të ha syri shtrihet Grabova, horizont i së
cilës tretet natyrshëm në malin e Valamares. Pikërisht këtu ndodh ajo që nuk
pritej. Melodinë e fyejve e “mbyti”kënga e Lenies kënduar nga Neki Shuli
shoqëruar me orkestër. Grabova ka pasur madhështinë e vet. Nuk po ndalim në
historinë e saj të cilën e ka lëvruar historian i talentuar Mecan Hoxha me
librin që ka botuar për të me titull “Grabova e bukur me arumunë”, por aty na
bashkohen valltarë të tjerë, si “Liqenet e Valamares”,” Mocalet e Grabovës” dhe
“Rrobulli i Valamares”. Këta valltarë i japin freski e bukuri të vecantë
valles. Nga “Rrobulli i Grabovës” shkëputim.
Grabova
dhe ti jini ekzemplarë
Sejcili
kapedan në rolin e vet
Mbushe 400 vite, kurrë nuk je qarë
Emira në cdo hap të ndjek e të gjet
Në
“Mocalet e Grabovës” valltarët nuk shkojnë
si “Cobankat që shkojnë zallit”,por hedhin vallen mbi tapetin e mocaleve
të cilat janë:
Poshtë
sfungjer, burime plot
Lart qilim me c’mban natyra
Mocalet kështu janë sot
Nur
të vecantë u lëshon fytyra .
Rrëzë
Mocaleve grabovarët kanë ndezur zjarre e po piqnin mishrat. Era e mishit të
pjekur u cponte hundën. Nga arti kulinar ka dalë mësimi se “ushqimet janë shumë
të shijshme kur gatuhen aty ku prodhohen.”Këtë e provuan valltarët, me mishin e
pjekur, djathin e skuqur dhe mjaltin e sapo nxjerrë. Grabovarët mikpritsa nuk rreshtnin së kënduari
këngën e “Llaj, llaj cobanit”.Valltarët tani drejtohen për në Shënepremte duke
zbritur nga qafa e Kuratës.
Ata
të lodhur, por të kënaqur takohen përzemërsisht me katër fyelltarët e
Shënepremtes, të cilët do të bëjnë orkestrimin e valleve në Dritaren Tektonike
të Lenies. Afëz Tacja, Sefkë Bici, Shahin Hasa dhe Yzeir Ibra, me fyejt prej
druri në dorë, si Pani i Lashtë me gunë tokin valltarët një për një. Aty kishte
dalë dhe Neki Shuli dhe Abedin Murati, ky i fundit autor i “këngës të Lenies”.
Më tutje është këngëtari i njohur i këngës popullore, Avni Lushka, nip në këtë
fshat. Gjëmon zëri i tij tek këndon këngën “Atje lart tek Guri i Bardhë”.
Programin, skenën dhe mundësitë teknike për “të hedhur vallen gjigande” ato poezi praktikisht janë të pamundura. Ndaj më mirë se kudo ato do të luheshin në “Dritaren tektonike te Lenies”,e cila përfshin 5 fshatra në një lartësi mbi nivelin e detit nga 1100 metro deri 2373 metro (Maja e Valamares).dhe një sipërfaqe mbi 150 kilometra katrore.Fyelltarët Sefkë Bici, Yzeir Ibra Afëz Tacja Shahin Hasa i japin vijën melodike valles me një nga 17 avazet qe nxirnin me fyejt e tyre. Ata me fyejt e drurit në duar, si Panii Lashtë me gunë, janë gati për të filluar vallen e poezive. Sapo futen në fshat përpara valltarëve del lumi i bukur alpin që vjen nga Grabova.
Ja
si bucet lumi dhe s’ndal
Ushi dhe mëlleza era i përkul
Dallgët i con lart si mal
Plot stërkala dhe prap i ul
Kujtesën
e lumit ngacmojnë
Dhjetra
liqenj lart maleve
Qielli
ndizet flakë dhe prushi
Shuhet
në shkumbën e valëve.
Zhurma
e lumit alpin përzihet me tingujt e këngës “Oh kjo anë e lumit/ka bilbila
shumë” kënduar nga këngëtari Avni
Lushka. Duke lënë pas këto bukuri, valltarët vazhdojnë vallen drejt fshatit
Bicaj.Kthejnë kokat mbrapa si për tu përshëndetur me “Shkëmbin e Kopacit”
Të le pa mend shkëmbi i carë
Po kërkojmë nëpër legjenda
Si ka ndodhur e si ka ngjarë
Cfarë misteri e mban brenda.
Vallja
vazhdon më tej. Tani valltarët janë afruar një lumi tjetër alpin që burimin e
ka nga Liqeni i Zi. Cuditërisht tingujt
që lëshon daullja po përforcohen. Ritmi i valles sikur rritet e rritet. Është zhurma e ujit që ve në lëvizje
turbinën e mullirit të fshatit, janë “trakalaqet” e mullirit përzier me
melodinë e fyejve e daulles. Vargut të valltarëve u shtohen dhe dy të tjerë.
Ata nuk e kanë moshën si të valltarëve. Janë dy bilbilat e këngës të
Shënepremtes, Rrapo Hyka dhe Tefik Hyka që po hedhin valle me të tjerët si të
ishin të rinj. Ata sot nuk e kënduan atë këngën që fillonte:’C’kini gjunjë që u
pretë?/Sëmurë jini a bëni vetë./ Kur kishin kapur për dore “Dardhën
rrumbullake…” “fajin e ka kënga”,në zemrën e shpirtin e tyre pleqëria kishte
marrë arratinë.
Në
krye të fshatit, afër Qafës së Shënepremtes ka shtëpinë intelektuali i shquar
Ramadan Bici. Ai, me punën e vet ka ndërtuar shtëpinë (Si e ka lënë amanet i
ati) por edhe një kompleks prodhues disa hektarësh me arra,lajthi, gështenja,
dhe qindra koshere bletësh. Ai u del përpara valltarëve,(Sic u dalin krushqeve
kur marrin nusen) i uron për mesazhin që cojnë e bartin dhe i gostit me pije e
prodhime tradicuonale.
Rruga
për në malin e Lenies dhe Liqenin e Zi është pak malore, por kjo nuk e ul
ritmin e valles. Pak të lodhur, valltarët ulen në sheshin pranë “Krorëve
Binjakë”, pinë ujë, freskohen, kur pa pritur këngëtari Neki Shuli dhe Avni
Lushka ja kanë marrë përsëri “Këngës së Lenies.” Rruga drejt monumenteve të
natyrës të “Liqenit të Zi” kalon nëpër livadhe të bukura të veshura me bar dhe
lule gjithë ngjyrëshe. Pyjet e ahut më lart, pa dalë në kullotat alpine,
krijojnë hije e freski. Kolona zanore e
filmit “dimri i fundit”; shoqëron në cdo hap valltarët. Ja. Më në fund
valltarët kanë dalë në “Qafën e Mushkës”.Aty ndan kufiri me qarkun e Korcës.
Lartësia e kësaj qafe rreth 2 mijë metro mbi nivelin e detit, lejon të shihet
me sy të lirë treva e Korcës me fushën e saj gjigande, Mali i Thatë, Mali i
Ivanit e më djathtas maja e Ostrovicës. Përzihen mjaft melodi, kollona zanore
filmash, këngë e rapsodi. Dominon një pjesë e simfonisë nr.5 të Kristo Konos.
Duket sikur distanca nga “Burimi
Cardakut” tek “Qafa e Mushkës” është
shkurtuar fare. Valltarët pastaj mbajnë majtas dhe pas pak shikojnë monumentin
e shumëpritur, “Liqenin e Zi”. Ende pa ulur tek sheshi ku ndodhet “Burimi i
Ftohtë i Liqenit të Zi.” dëgjohen orkestra të cilat ekzekutojnë valle të tjera.
Qindra vetë vallëzojnë në dy rrathë valltarësh të mëdhenj. Në njërin nga
rrathët muzikologu vyrtioz i klarinetës Aleks Xhelili me shokë kanë mbërthyer
veglat muzikore dhe tingujt e Pogonishtes mbushin ambientin e bukur për rreth.
Në rrethin tjetër të valles ekzekutohet “Pajtushka”.Vargu laragan i të rinjve e
të rejave të Prespës duket se nga shpejtësia do e fitojë kësaj rradhe garën me
valltarët e Pogonishtes. Papritur të dy orkestrat e vallet pranë pusit ku bëhen
banjot baleare, heshtin.Ka dalë në sfond daullja me katër fyelltarët e
Shënepremtes dhe vargu i gjatë i valltarëve, koka e të cilit po i afrohej
burimit të Ftohtë të Liqenit të zi dhe fundi ende ishte afër Qafës së Mushkës.
Liqeni
i Zi jo vetëm që ndodhet në një lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit,
por është si një pikë trigonometrike ku kryqëzohen kultura, zakone e tradita të
vecanta si dhe folklor karakteristik i komuniteteve që e rrethojnë. Të rinj e
të reja të Pustecit kanë gjuhën e tyre, muzikën e folklorin e tyre. Nga
komuniteti arumen flitet arumaneshtja. Greqia nga ana e saj ka gjuhën dhe
folklorin e vet, që vec vendasve sot i kanë përvetësuar dhe shumë të rinj e të
reja shqiptare të cilët kanë punuar e punojnë në Greqi. Kjo mpleksje traditash,
gjuhësh dhe folklori shikohet dhe tek ky monument interesant i natyrës. Dihet,
se miku, sado larg të jetë, zgjidhet.
Gjitoni (komshiu) nuk zgjidhet. Është ai me të cilin kemi fatin të
bashkëjetojmë. Më drejtohet një cift grek. Me ata ishte dhe një djalë nga
Shënepremtja i cili i kishte ftuar të vinte familjarisht në Shqipëri dhe luante
rolin e përkthyesit. “Për festën e Panagjisë kam ftuar shumë miq shqiptarë nga
Shënepremtja, Voskopoja, Pendavinji, Boboshtica. Dhe ne në Katerinë me këngë e
valle festojmë. Me valle të kënduara tamam si tek ju, ngjitemi në malin e
Olimpit.” Në altoparlantin e hapur me zë të lartë, pas këngës “Baresha” të
kënduar nga Pagarusha, soprano Shqipe
Zani këndon këngën “Margjelo” të kompozuar nga Prenkë Jakova më pas dëgjohet kënga greke “Roza” kënduar nga
këngëtari grek Mitropano. Jemi në Ballkan. Këngën nuk e ndajmë nga shpirti.
Shyqyri Fejzo
Pendavinj, Prill 2022