E premte, 07.10.2022, 01:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Urtësi e vështirë

E marte, 03.05.2022, 05:31 PM


URTËSI E VËSHTIRË - Lirikë politike

Joe Bajdenit, heroit të demokracisë

E vërteta është arrë e fortë në Evropë

dhe s´ thyhet as me teke diktatorësh

as me përgjakje e shkatërrime masive.

Në Rusi Putini është tërë padrjetësia

dhe përgjakja e tij me gjak evropash.

Qytetaria e urtësisë së vështirë, di t´i

përgjigjet me guxim Putinit të mjerë,

ajo i sheh retë që po grumbullohen, i

ndjen tëra vetëtimat dhe bubullimat

sheh bombardimet mbi Ukrainë, dhe

merr guximin t´i vë gjoks rrufeve të

Putinit, dhe përplaset me demonin

e tij të luftës që po e kërcënon botën!

Qytetari e urtësisë së vështirë, është

Amerika, Anglia dhe  e  tërë  Evropa,

Evopa e luftërave dhe gjenive, këtë

herë, Evropa di ta shprehë urtësinë

e saj të vështirë kundër carit, Putin,

kundër  frymës    vjetër  të carëve.

Xhoe Bajden, heroi  i  demokracisë

në çastin më me krizë të kësaj bote

Evropës iu gjete para se t´pushtohej

iu gjete Ukrainës para s´e të mbytej,

iu gjete Ballkanit para se t´gjakosej.

Nuk  ka  tokë  pa qiell dhe pa dritë,

dhe as popull pa një kulturë të lirisë

Urtësi e qytetarisë    Amerikës foli,

i  vuri  gjoks  të mos shtrihej më tej,

cari Putin, e as lufta  e  tij kriminale.

Amerikë e urtësinë    vështirë e të

edukuar, jepja një përgjigjje Putinit,

të verbërit të përgjakur të Rusisë, se

dora  e  urtësisë së vështirë ia di të

metat armëve bërthamore të Putinit,

dhe armëve të shkatërrimit në masë.

Amerikë, mikja e dardanëve dhe e

Ilirëve, mikja e shqiptarëve pellazg,

Thoti e Zeusi do mburreshin me ty,

me vlerat tua qytetare dhe kulturën.

O  i  mrekullueshmi  nip  i  Uitmanit,

mendja e t´urtit kurrë nuk vjetrohet!...

Atdhe Geci - Dortmund, 01. 05. 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora