E marte, 23.04.2024, 07:13 AM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Të rinjtë fierakë prezantojnë në Gjirokastër kompaninë e tyre të shërbimeve online

E hene, 02.05.2022, 09:13 PM


Të rinjtë fierakë prezantojnë në Gjirokastër kompaninë e tyre të shërbimeve online

Nga Entela Binjaku

7 nxënës të klasës XI  të shkollës “Flatrat e dijes” në qytetin e Fierit të drejtuar nga dy mësueset e tyre ditën e premte më 29 prill morën pjesë në një panair në Gjirokastër aktivitet i organizuar nga “Junior Achievement Albania”. JAA është organizatë jofitimprurëse, e përkushtuar përgatitjes së të rinjve për botën e punës dhe të sipërmarrjes.

Ekipi i nxënësve fierakë u paraqit me një ide shërbimesh për të cilën kishin përgatitur një faqe interneti shitjesh online. Në mbështetje të idesë së tyre ata kishin përgatitur spote dhe fletëpalosje duke synuar njëherazi paraqitje të projektit të tyre dhe shitje të prodhimeve.

Grupi e titulloi kompaninë “ARM” dhe përmes saj synojnë të ofrojë një shërbim të besueshëm, të shpejtë dhe të sigurtë. Ekipi që kishte për drejtuese Sindi Gjinika i përbërë nga: Vilma Zonja, Melisa Çepele, Edlind Mustafai, Klajdi Merkaj, Edna Bregu, Glendi Mëhillaj ndërmori këtë nismë si pjesë të njërit prej moduleve që ka zgjedhur në shkollë e që ka të bëjë me “Kompaninë” e nxënësve.

Një ndër pjestaret e projektit Vilma lidhur me këtë përvojë shprehet: “Ne kemi punuar shumë,  kjo është hera jonë e parë që ndërtojmë një projekt të tillë. Është një përvojë tepër e bukur por edhe e vështirë dhe na ka mësuar sidomos si të punojmë më mirë në grup”.

Për të ardhur në këtë ide këta të rinj 17-vjeçarë u nisën nga shqetësimet që kanë lindur herë pas here tek njerëzit kur blejnë online. Sipas tyre njerëzit janë të shqetësuar për produktin, cilësinë, çmimin dhe dërgesën dhe jo të gjitha kompanitë i përmbushin këto kritere. Ndaj ata nën moton “ARM- familja e të gjithëve” udhëtuan drejt Gjirokastrës ku paraqitën në panairin e së premtes një  linjë  biznesesh që  ka në thelb bashkëpunimin, besimin dhe mbështetjen që kanë  bizneset e vogla me njera- tjetrën duke ruajtur veçantinë e gjithësecilës.

Kjo nuk është e para herë që nxënësit e kësaj shkolle janë pjesmarrës në aktivitete jashtë-shkollore. Vetëm pak javë më parë pjestarë të  këtij ekipi i sollën shkollës ku ndjekin studimet 9 trofe nga  Olimpiada Kombëtare e Biologjisë, apo vitin e kaluar një tjetër trofe nga “Klubi i debatit”  ku edhe u nderuan sërish me çmim. Disa nga fituesit janë sot edhe pjesë e këtij projekti biznesi.

Në vitin 2021 shumë nga aktivitetet ndërkombëtare u zhvilluan online. Një ndër to ishte edhe programi i fëmijëve dhe i rinjve “ARC” që mbahet çdo vit në Rumani i organizuar nga Ministritë e linjës rumune. Falë Fondacionit “Harriet Martineau” me seli në Tiranë vitin e kaluar në këtë program morën pjesë edhe 8 fëmijë nga Shqipëria.

Ndër ta, njëra prej pjesëmarrësve, Vilma Zonja falë aktivitetit të saj në këtë program arriti të sigurojë edhe një vend në edicionin e këtij viti që pritet të mbahet tashmë në format fizik, në muajt korrik-gusht.

Aktivitetet që kanë në themel formimin intelektual dhe qytetar janë më se të rëndësishme për të rinjtë. Veçanërisht në këto kohë kur besimi tek shkolla dhe tek e ardhmja përmes shkollimit është i ulët, ata me këmbëngulje i tregojnë shoqërisë se ku ka një vullnet, asgjë nuk mund të të ndalë!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi Entela Binjaku: Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur Vasil Moçka! Entela Binjaku: A është ky moshimi aktiv që dëshirojmë për më të moshuarit e shoqërisë sonë? Entela Binjaku: Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru! Entela Binjaku: Thoma Binjakut në përvjetorin e lindjes! Entela Binjaku: Sekretarja e Shtetit për Rumunët e Kudogjendur mes banorëve të Mekatit Entela Binjaku: Ajrina Dimo - “Ruajtja e elementëve identitarë, e rëndësishme, e dobishme dhe shumë e nevojshme" Entela Binjaku: Laboratori "Dr. Limbach" tashmë edhe në Tiranë "Pasditja ime blu" - Entela Binjaku: Përdorimi i gjuhëve të huaja tek fëmijët Entela Binjaku: Në Mekat, mes miqve dhe dashurisë për gjuhën Entela Binjaku: Vetëvrasjet e qytetarëve – kur dukuria do të nisë të shqetësojë shoqërinë? Entela Binjaku: Shtatori i ri po afron, në nderim të kujtimit të arsimtarëve fierakë Entela Binjaku: Viti arsimor po afron, a duhet të mendojmë edhe për standardet pedagogjike? Vrasja horror në Pogradec, sociologia Entela Binjaku: Familjet shqiptare, të vetme përballë çrregullimeve mendore Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike Entela Binjaku: 24 qershori një ditë për trashëgiminë kulturore rumune Entela Binjaku: Bashkë për edukimin, të gjithë për të ardhmen e vendit Entela Binjaku: Ribotohet në Bukuresht romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” Në "Parfume", Kaos në Post Pandemi (E ftuar Entela Binjaku) Entela Binjaku: Vetëvrasja si akt i dëshpërimit qytetar!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora