E enjte, 18.08.2022, 08:21 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Shën Tereza dhe Prof. Gëzim Alpion në Vatër

E diele, 01.05.2022, 07:38 PM


Shën Tereza dhe Prof. Gëzim Alpion në Vatër

Nga Keze Kozeta Zylo

Në selinë e Federatës Pan Shqiptare Vatra u organizua një takim mbresëlënës midis komunitetit shqiptar dhe Prof.Gëzim Alpion.

Prof.Gezim Alpion mbajti leksionin “Mother Teresa and the Illyrian Foundations of Western Civilization”.

Tubimin e hapi z.Elmi Berisha kryetar i Vatrës i cili i përshëndeti plot përzemërsi pjesëmarrësit dhe iu uroi mirëseardhjen Prof.Gëzim Alpion.  Editori i Diellit z.Sokol Paja moderoi këtë aktivitet të rëndësishëm.

Prof. Alpion gjatë studimit të tij shpjegon me fakte historike se Iliria i hapi dhe ndriti rrugën qytetërimeve greke dhe romake, ashtu si vitet e formimit të Nënë Terezës qe janë jetike për të kuptuar figurën e jashtëzakonshme fetare.

Në leksionin e tij ai pohoi se figura e madhe e planetit Shën Tereza kërkon midis studiuesve shqiptarë dhe te huaj një bashkëpunim për të arritur në përfundime të sakta shkencore.

Me një elekuencë në të folur dhe tejet bindëse ai foli për rrugëtimin dhe punën e tij studimore për 20 vjet rreth Nënë Terezës.  E dhimbshme ishte kur solli tragjedinë që kishte pësuar Nënë Tereza kur ishte fëmijë e cila ngeli që në moshën nëntë vjece pa baba.  Babai i saj Kolë Bojaxhiu ishte nje figurë e njohur dhe me emër në Shkup, ai e donte arsimimin shqip të fëmijëve, ishte një burrë i ditur, dhe pikërisht atdhetarizmi i tij ishte vënë në shënjestër të sllavëve ndaj dhe ata e helmuan derisa sa vdiq.  Aq shumë helm i kishin hedhur në trup saqë kur e varrosën, arkivolin ia ndërtuan me alumin me qëllim që të mos infektonte të tjerë përreth.  Duke e spjeguar në anën psikologjike, sociologjike ai tha se babai i saj pati një ndikim të fuqishëm ne jetën dhe në formimin e saj.

Ai solli portretin shpirtëror të Nënë Terezës në Shkup ku jetoi fëmijërinë, plus vdekjes së babait ajo ndjeu dhimbjen nga afër të gjashtë personave të familjes.  Ai argumentoi se dhimbja që ndjeu bëri të dëgjojë thirrjen e Zotit si babai hyjnor i saj.  Me krenari tha se Shën Tereza ka frymëzuar njerëzimin se cfarë është mirësia, shpirtgjerësia, shërbimi dhe dashuria për njeri tjetrin.

Prof.Albion ishte i ftuar nga Universiteti “Georgetown” dhe Universiteti i Harvardit universitete shumë të mirënjohura në botë.

Prof.Alpion është një nga autorët më autoritare në botë dhe të besueshëm të studimit rreth veprës së Nënë Terezës. Ai me fakte shkencore, historike, ka ditur ta sjellë shenjtoren shqiptare dhe të gjithë botës si një nga humanistet më të mëdha dhe më të përkushtuara në botë.

Profesor Gëzim Alpion punon në Universitetin “Birmingham” të Anglisë, si dhe që nga viti 2002 është anëtar i Departamentit të Sociologjisë.

Nënë Tereza është perëndeshë e frymëzimit, bamiresise, ndihmës së tejskajshme të të braktisurve, të sëmurëve, është sinteza e një popullit të lashtë sa vetë njerëzimi.

E shtuna e fundit e prillit në New York u bë dhe më pranverore ngase midis nesh ishte Shën Tereza, prof. Alpion dhe Vatra e Nolit dhe e Konicës.

30 Prill, 2022

Bronx, New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Donika Gërvalla midis nxënësve të Shkollës Shqipe 'Alba Life' Kozeta Zylo: Interview with Arberesh Professor Emeritus Vicenzo Bollettino Kozeta Zylo: Rruga Fan Noli në Bronx do të ndrijë përjetësisht Kozeta Zylo: Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Creskill NJ Kozeta Zylo: Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit Gjekë Marinaj: Kozeta Zylo, një shkronjë shtesë në alfabetin e diasporës shqiptare në Amerikë Kozeta Zylo: Nëna pranë foshnjës së vdekur Kozeta Zylo: 14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan Kozeta Zylo: Krijohet “Ulqini”, shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Romancë Kozeta Zylo: Ne 117 vjetorin e vrasjes se Papa Kristo Negovanit Kozeta Zylo: Në shtëpinë e shkrimtarit të shquar Walt Whitman Kozeta Zylo: Lamtumirë Agron Isufi Kozeta Zylo: Promovohet libri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë” Kozeta Zylo: Gëzuar ditëlindjen e 106-të në qiell, Dr. Lazër Radi! Kozeta Zylo: Luigj Çekaj si Shenjt i Poezisë Kozeta Zylo: Koncert tradicional i festave të fundvitit nga Shkolla Shqipe "Alba Life" Kozeta Zylo: Lamtumirë Ilia Ylli Luka Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në mjediset universitare të St. Francis College në Brooklyn Kozeta Zylo: Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e lindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora