E premte, 19.04.2024, 08:57 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Pajtimi të Verrat e Llukës, ngjarja më kulmore kombëtare!

E diele, 01.05.2022, 07:48 PM


Pajtimi të Verrat e Llukës, ngjarja më kulmore kombëtare!

Shkruan: Florim Zeqa

Në 32 vjetorin e ngjarjes më kulmore kombëtare të shekullit të kaluar, lexuesve po u sjelli një rrëfim të shkurtër që sjellë emocion tek të gjithë ish pjesëmarrësit në tubimin të Verrat e Llukës, e në veçanti tek ata që ishin protagonist të pajtimit të gjaqeve.

Rrugëtimi nga Bokshiqi deri tek fusha e pajtimit

Ditën e 1 Majit të vitit 1990, në orën 8 të mëngjesit, unë me mikun Hajdar Ahmeti nga Jabllanica e Dushkajes, bashkëshorten time Sebihanen dhe motren Florijen u nisem me makinë nga Bokshiqi për tek Verrat e Llukës, duke kaluar nëpër fshatrat e Lugut të Baranit; Gllogjan, Kosuriq, Çallapek, Baran, Kotradiq, Broliq, Lumbardh dhe në Llukë, ku të njëjtës rrugë edhe jemi kthyer pas përfundimit të tubimit.

Gjatë rrugës për të Verrat e Llukës hasëm në kolona të gjata të makinave, minibusëve, traktorëve dhe mjeteve tjera motorike të stërmbushura me krushq të pajtimit.

Me të arritur në fushën e madhe të Verrat e Llukës, u pozicionuam afër shtyllës elektrike në distancë diku rreth 50 metra përballë binës ku do të ndodhte mrekullia më e madhe shqiptare e shekullit.

Tubimi “Te Verrat e Llukes”, konsiderohet si tubimi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, ku rreth 500 mijë shqiptarë u bashkuan në fushën e pajtimit. Vlenë të përmendet se kjo ishte një nga periudhat më të lavdishme, kur vetëdija kombëtare kishte arritur në nivelin më të lartë të mundshëm.

Këtij tubimi dhe zhvillimeve tjera të kohës u kishte praprirë formimi i lëvizjes paqësore demokratike të quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën, si përgjigje ndaj pushtimit klasik të Millosheviqit.

Në kohën e pajtimit të gjaqeve nuk luftohej për bajraktarizëm apo marrje të primatit për punët e mira për kombin, por punohej për të mirën e përbashkët.

Një nismë e mbarë që solli pajtimin kombëtar

Në nismën e shëndoshë të pajtimit kombëtar nuk kishte të bardhë as të kuq, nuk kishte të mëdhenjë e të vegjël, nuk kishte bajraktar e agallarë,...por kishte motra e vëllëzër të barabart dhe me entuziazëm të pastër patriotik, profesor e stundent, aktivist e veprimtarë, priftrinjë e hoxhallarë, qytetar dhe katundar të pajisur me urti e guxim, atdhedashuri e pajtim për ta ç'rrënjosë plagën e rëndë të hakmarrjes në krye me rininë, Prof. Anton Çetën dhe "Luanin" e pajtimit të gjaqeve, të madhin Zekeria Cana.

Në tubimin e madh të Pajtimit të Gjaqeve të “Verrat e Llukës” me 1 Maj 1990, e pata rastin ta shohë nga afër guximin dhe heroizmin e Zekeria Canës, të këtij atdhetari të madh, kur e vendosi trupin e tij para Autoblindit e policisë serbe, duke kërkuar nga policët serb që mos ta pengojnë tubimin, gjegjësisht, të mos provokojnë dhunë dhe gjakderdhje shqiptare, duke e marrë përsipër përgjegjësinë e këtij organizimi.

Ndjenja më e pastër dhe më e thellë shpirtërore e pa përshkruar me fjalë

Për të përshkruar e gjithë çfarë ka ndodhur atë ditë të Verrat e Llukës, duhen shkruar artikuj të gjatë, libra e romane nga përjetimet e qindramijëra pjesëmarrësve të këtij tubimi madhështorë

Ishte e pamundur të ndaleshin lotët kur gjaqet faleshin njëri pas tjetrit, kur motrat falnin gjakun e të vetmit vëlla, kur faleshin dy, tri e katër gjaqe mes dy familjeve të hasmuara.

Ishte kjo një ndjenja më e pastër dhe më e thellë shpirtërore e pa përshkruar me fjalë. Përjetimet dhe ndjenjat shpirtërore të qindramijëra njerëzve në tubimin e Verrave të Llukës më së miri i vërejmë në video-inçizimet e kohës.

Madhështinë e tubimit të Verrat e Llukës e shtoi edhe unifikimi i faktorit politik kombëtar. Në momentet kur permendej emri i Ibrahim Rugoves, gjysëm milioni njerëz brohoritnin me të madhe "Rugova, Rugova"...

Pa asnjë dyshim, tubimi te Verrat e Llukes, mbetet tubimi më madhështorë dhe ngjarja më kulmore e lëvizjes për pajtim dhe çlirim kombëtar.

Ndjehem krenar dhe me fat që isha në mesin e 500 mijë krushqëve të pajtimit.

Mirënjohje për rininë kosovare, Anton Çeta, Zekeria Cana dhe gjithë atyre që kontribuan për unifikim dhe pajtim kombëtar!

Lavdi dhe nderim i përhershëm të gjitha atyre familjeve që i falen gjaqet për lirinë e Kosovës!

Florim Zeqa, 1 Maj 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Enver Bytyçi: Pse Hashim Thaçi i mungon Edi Ramës? Skender Jashari: Konfrontimi ushtarak i Perëndimit me Rusinë, me rastin e agresionit rus në Ukrainë Lediana Fratari: Ne duam të jetojmë këtu, por jo kështu! Jozefina Topalli: Kjo është prova jonë! Gjergj Kabashi: Shqiptar, Ndaloje krijimin e 'popullit Musliman shqiptar', kësaj krijese të shëmtuar Anti-Shqiptare! Aurel Dasareti: A është Shqipëria një shtet demokratik apo diktaturë Fritz Radovani: Imzot Nikoll Tusha Kalosh Çeliku: Thashë nuk e shes oxhakun e babait Florim Zeqa: Zgjedhen me votën e popullit, mbrojnë interesat partiake ne Kuvend! Ibrahim Kabili: Vitet ikin, kujtimet mbesin... Xheladin Zeneli: Tre shembuj që dëshmojnë pasojat tragjike të tjetërsimit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi Meri Lalaj: Në punë edhe ditën e diel, Profesoresha Najada Çomo!? Skender Jashari: Krimet speciale të luftës, të kryera nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës Nue Oroshi: Kështjella që pret gurët, dorën dhe mendjën e njeriut për ta rindertuar Fazli Maloku: Cili është qëllimi i vërtetë i misionarit e militantit të Partisë Demokratike të Kosovës z. Elmi Reçica në vizitat e tij në Mergatën Shqiptare në Evropë? Fahri Xharra: Një dreq i madh në mesin tonë Fritz Radovani: Don Mark Hasi Idriz Zeqiraj: Paradoksi "Veteranët" e Mërgatës!? Kalosh Çeliku: Malli i vendlindjes dhe Shkupi historik Florim Zeqa: Shtetin e shpëton vetëm një alternativë të re politike!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora