| E diele, 01.05.2022, 06:40 PM |
Rivendoset në skenën e Ulqinit shfaqja më feministe shqiptare “Pallati 176”
Nga
Gjekë Gjonaj
Në ambientet e
Qendrës për Kulturë të Ulqinit, më 17 prill, u
shfaq komedia e njohur shqiptare “ Pallati 176”. Kjo pjesë teatrale u
realizua me mjeshtri nga një
grup aktorësh të këtij qyteti: Bashkim
Alaj ( Jovan Bregu), Musa Hoxha ( Perikliu),
Amina Luka ( Rita), Muho Uruçi ( Fredi) , Amra Demiri ( Elsa), Blerta Kurti ( Liiria), Kujtesa
Kurti ( Marjeta) Edis Luka ( Sandri) , Kujtesa Kurti, dhe Diandra Koçan
(Irena). Ndërsa pjesë e stafit realizues
janë drejtori i Qendrës së Kulturës, Musa Hoxha, regjisorja Edina
Mustafiq dhe skenografja Jetmira Hoxha.
“Pallati
176” është një nga ato komedi të pakta të skenës shqiptare, me disa elemente
feministë, e shkruar në vitin 1968, kur
sistemi diktatorial në Shqipëri ishte në fuqi, e parë me dhjetëra herë. Kjo
fabulë e bukur, e veçantë, shumë e dalluar
dhe interesante pati aq sukses
sa edhe sot pas 36 vitesh është po aq e kërkuar, e diskutuar dhe e
shikuar. Jo vetëm brezat e asaj kohe, por edhe brezat e sotëm 12-15- vjeçar po
e ndjekin me vëmendje dhe dëshirë. Se kjo vepër i rezistoi kohës dhe mbeti e suksesshme
dëshmon edhe rivënia e saj në skenën e Ulqinit. Loja e aktorëve,
edhe pse shumica amatorë, ishte e suksesshme. Ata me interpretimet e tyre entuziazmuan publikun, i cili i shpërbleu me duartrokitje, kurse
ata i vunë vetes një notë të mirë, dhe
treguan dashurinë dhe pasionin e vet që kanë për artin skenik dhe teatrin.
Drejtori
i Qendrës së Kulturës Musa Hoxha, njëherazi
edhe ideator i rivënies së kësaj shfaqje në skenën e Ulqinit, shprehet se ishte një ëndërr e tij e kahershme që të luaj rolin e Perikliut, edhe
pse në fillim ka hezituar ta pranojë, duke pas parasysh peshën që mbartë ky rol e
kjo shfaqje.
“Kur
mu ofrua ky rol në fillim isha skeptik
me i rezervuar, por duke parë një entuziazëm tek këto të rinj e të reja, e
pranova. Thash pse jo! Ka qenë një nder i madh për mua të jem pjesë
e këtij ekipi, sepse energjia e mirë nuk mungoi as gjatë provave dhe as gjatë
premierës. Duartrokitjet e të qeshurat e
publikut ishin vula më e mirë e realizimit të kësaj pune me përkushtim e
vullnet të madh”, thotë Hoxha.
Regjisorja
Edina Mustafiq vlerëson se e bukura e
këtij projekti është pjesëmarrja e moshave të ndryshme të artistëve që
kanë përzgjedhur të jenë pjesë e kësaj
shfaqjeje, të cilët me përkushtimin e tyre, dëshmuan edhe njëherë se sa e
nevojshme dhe e domosdoshme është që edhe qyteti i Ulqinit
të jetë i pasuruar në këtë fushë.
“Kënaqësia
më e madhe pas përfundimit të një projekti është reagimi i publikut, i cili e
mirëpriti këtë shfaqje te cilën e kemi
punuar me shumë dashuri për ta, sepse i kemi të nevojshme dhe të kërkuara
shfaqjet në zhanrin e komedisë në qytetin tonë”, nënvizoi Mustafiq, duke
paralajmëruar së shpejti reprizën e parë
Skenografja
dhe kostumografja Jetmira Hoxha, shpjegon
se “Pallati 176” është një komedi që ka bërë bujë te madhe ne vitet
’80-të e cila i ka rezistuar kohës dhe vazhdon të jetë një ndër komeditë më të
bukura shqiptare. “Duke pasur parasysh
peshën që ka si shfaqje, këtu fillonte dhe frika e pasiguria për ta
risjellë në skenën tonë. Përtej
vështirësive qe ka pasur i gjithë ekipi ( stafi) punues, shfaqja pati një
sukses që i kaloj pritëshmëritë
tona dhe të publikut.
Unë
si skenografe e kostumografe dhe pjesë e
stafit realizues jam munduar që sadopak, me kushtet tona, t’i përshtatemi
në çdo detaj origjinalit të
shfaqjes “Pallati 176” të vitit 1986. Unë jam tejmase falënderuese të gjithë
ekipit qe punuan pa ndërprerë për rreth 3 muaj me përkushtim dhe dashuri, që
kjo shfaqje të risillet në mënyrë të denjë ne qytetin e Ulqinit.
Amina
Luka (aktore në rolin e Rites) pas shfaqjes u deklarua shumë e kënaqur dhe e
privilegjuar që iu ofrua mundësia të
luajë këtë rol.
“
Kur u bë ftesa nga Edina, e pranova me shume kënaqësi, sepse është nder për mua që të luaj këtë rol, të luajtur në mënyrë brilante nga e ndjera Violeta Manushi (artiste e
popullit). Vërtetë ishte kënaqësi,
dëshirë, nder… Por në të njëjtën kohë ishte edhe frikë e madhe. Frikë se
do dalë një kopje jo e mirë e komedisë
“Pallati 176” dhe se sa unë do
arrij ta sjell atë çka publiku
priste nga ky rol. Mirëpo, ditën e shfaqjes e morëm përgjigjen
nga publiku, i cili shfaqjen e priti
shumë mirë, kishte të qeshura e duartrokitje pafund”, theksoi Luka.
Aktorët
e rinj ulqinakë të frymëzuar nga personazhet e tyre, të cilët u interpretuan në teatrin shqiptar nga aktorët më të njohur të Tetarit Kombëtar të kohës, si: Roland
Trebicka, Elida Janushi, Violeta Manushi, Gëzim Rudi, Merita, Zoto, Eva Alikaj,
Pavlina Mani, Ilir Bezhani dhe Anastas
Kristofori , dhanë më të mirën e tyre të
mundshme, duke u munduan të harrojnë çdo gjë që nga momenti kur hynë në skenë. T’i lënë jashtë hallet,
problemet, shqetësimet, frikën. T’i jepen
tërësisht rolit. Të bënin rolin
të vërtetë. Dhe, ia
kanë arritur qëllimit. U falën
humor e gëzim të gjithëve.