| E enjte, 28.04.2022, 06:55 PM |
Dhurata e Zotit për mendje, zemër dhe shpirt
Nga
Baki Ymeri
E
sjellim para Jush këtë libër me kënaqësi të thellë për t'i pasuruar bibliotekat
e sentimenteve letrare me poema të
jashtëzakonshme të krijuara nga një poeteshë rumune nga Kanadaja (Virginia Mateia?)
dhe një poete amerikane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Gabriela Marie
Milton). Lirikat e Gabrielës janë përkthyer nga anglishtja në gjuhën rumuna nga
Virginia Matea?. Ato u botuan në koleksionin e poezive në gjuhën angleze: Passions:
Love Poems and Other Writings (Vita
Brevis press, 2020). Përkthimi në shqip
takon autorit të këtij shkrimi.
Kam
menduar gjithmonë se poezia është çelësi i universit, shprehja e të bukurës, e lirisë
dhe mrekullisë. Poezia e dy autorëve është çelësi i shpirtrave të mëdhenj. Virginia
Mateia? është autorja e dy vëllimeve poetike: In the Shadow of the Angel, një edsicion bilingual rumanisht-anglisht,
botuarnë editura ASLRQ, Montreal, în 2019, si dhe Persisten?a Memoriei /
Persistenca e memrojes, botuar në
editura Sfinx, në vitin 2020. Poezia e
saj është botuar në revista dhe gazeta të ndryswhme, në Rumani, Kanada dhe
SHBA. Këtë muaj, autorja përfundoi romanin e saj të parë për fëmijë, Greenlandoz. Për njëzet e një vjet,
Virginia Matea? punon në shtypin e shkruar dhe të folur në Rumani dhe Kanada,
si redaktore për shfaqje kulturore në Radio Târgovi?te, si dhe në emisionet e
Radio Rumanisë në Kanada.
Mirçea
Horia Simionesku shkroi në parathënien e volumit të debutimit të poetes:
"Virginia Mateia? - gazetare e
klasit të parë, e pajisur me një disiplinë të mirë shkencore, nuk i rezistoi
tundimit për të vënë një nënshkrim të pranisë dhe rekordeve të saja poetike.
Etja për konkrete, për kërkimin e formulës magjike që synon dhënien e kuptimit
të gjestit të përditshëm poetik, bashkëjeton me dëshirën për misterin e
hapësirave vibrante në hijen e pemës biblike. Virginia Mateia? është një poete
e vërtetë, një shpirt i mrekullueshëm i ylberit dhe kristaleve me ngjyra
".
Kronikari
Mircea Gheorghe vlerësoi poezinë e Virginias si: "Elegia, e rafinuar me
një ndjeshmëri e madhe." Faqet e shkruara nga Virginia kanë aromën e bukurisë,
të maternitetit, të borzilokut dhe njeriut të dashuruar. Lirikat e poetes
përshkojnë në shumë vende të filozofisë
së jetës dhe të botës divine: Babait tim
në qiell/ Babait tim në tokë/ Ndërmjet
jetës dhe vdekjes/ Unë dua të di: / Të
kujt janë?
"Në
disa poema, shfaqet përfytyrimi i çiftit primordial, Adam dhe Eva. Passioni i
Evës, brishtësia e saj, të konfrontuara me një lloj masiviteti të padeklarueshëm
të partnerit të Edenit, skicojnë një opozitë universale përmes së cilës poetja duket
se dëshiron të arrijë përtej individualitetit dhe veçantisë së përvojës, në një
zonë të universit, absolute ", vlerëson Mircea Gheorghe.
Gabriela
Marie Milton është autori i dy vëllimeve poetike: Passions: Love Poems and
Other Writings ?i Woman: Splendor and Sorrow, Love Poems and Poetic
Prose, të publikuara nga editura amerikane Vita Brevis Press, në vitin 2020
dhe respektivisht në vitin 2021. Në gusht 2021, Woman: Splendor and Sorrow:
Love Poems and Poetic Prose. Poezitë e dashurisë dhe proza ??poetike është bërë # 1 Amazon bestseller. Duke shkruar nën
emrin Gabriela M. në vitin 2020, autorja fiton çmimin e vitit 2019 në shtëpinë
botuese Spillwords në Nju Jork. Poezitë e Gabriei Marie Milton u botuan në
antologjitë dhe revistat e shumta në SHBA, Evropë, Indi, nën autorësinë e të dy
emrave: Gabriela Marie Milton dhe Gabriela M. Passions: Love Poems and Other
Writings përmban disa poema të autores, të përkthyera nga anglishtja në
italisht nga poeti italian Flavio Almerghi.
Aktualisht,
Gabriela Marie Milton është editorja e faqes së poezisë me titullin Wounds I
healed: The Poetry of Strong Women, që do të publikohet nga shtëpia botuese
Experiments in Fiction në fillim të vitit 2022. Rreth punimeve të Zonjës
Gabriela Marie Milton, Seattle Book Review shkruan, janë: "Një arabeska
të shkëlqyeshme, të komponuara nga pëlhura autentike dhe prozat poetike...,
duke nënvizuar dihotomitë komplekse të feminitetit në histori dhe në moshën
bashkëkohore....
Veprat
e Gabriei janë kolazhe poetike të emocioneve që kapin ciklet e feminitetit
(Willow Greymoor). Manhattan Book Review,
përmend faktin ku „Zonja Milton shkëlqen gjendet në imazhet që krijon... Milton
nuk pikturon detaje por pikturon ndjenjat e bojës" (Jo Niederhoff) dhe Portland
Book Review: "Përshkrimet e Gabrielës janë krijuese, unike dhe të
shquara. Lirika e prozës së shkurtër vjen nga emocionet e saj personale që
kujton realizmin magjik ". (Kelly Mills). Christina Schwarz, New York
Times bestseller autor, thotë për veprat e poeteshës amerikane: "Me një
gjuhë të harlisur dhe fotografi bujare, Gabriela M. ngjall një botë të
meditimeve fantastike të emocioneve".
Por
ndoshta më e rëndësishme është ajo që Brian Geiger, Vita Brevis Press,
redaktori i veprave të saj, shkruan në librin Passions: Love Poems and Other
Writings: "Gabriela
Marie Milton është tipi i poetit që Robert Varres kishte në mendje kur ai iu
referua poeteshës së gjendjes, jo poetesha profesionale, Gabriela është një
poet i kondicionit... Poezitë e Gabrielës shkëlqejnë përmes përshkrimit të
dashurisë dhe pasionit në nivelin universal... Poezitë e saj duhet të përjetohen,
e jo të shpjegohen ".
Në
një intervistë akorduar revistës New York
Glamour, Gabriela karakterizohet me poezi përgjithësisht "duke
reflektuar atë që është madhështore në peizazhin e shpirtrave njerëzorë"
(përkthimi në anglisht). Ndryshe nga poezia e Zonjës Virginia, poezitë e Zonjës
Gabriela janë evokuese, dhe në shumë
raste të ngarkuara nga simbolizmi. Ndonjëherë është një poemë që kujton
filozofitë gnostike. Në përgjithësi, poezitë e Virxhinias dhe Gabrieielës
shkëlqejnë nga sinqeriteti i fjalës përmes tekstit që ata përmbajnë. Autorët na
ofrojnë lirika me cilësi të lartë që do të kënaqin lexuesin. Janë vargje që unë
jam i nderuar për të botuar.
(Bukuresht, Pranverë 2022)