E premte, 19.04.2024, 09:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Tregimi i një gjykatësi

E enjte, 28.04.2022, 07:11 PM


Tregimi i një gjykatësi

Nga Vladimir Shyti

U takuam pas shumë vitesh me shokun tim të bankës shkollore, ai vazhdojë juridikun, ndërsa unë me hallet e problemet që kisha në familje u bëra makinist treni, njëkohsisht edhe një letrar pas leksionëve që mora në mënyrë audiktakte në letërsi gjithashtu edhe në gazetari. Mbas një takimi të përzemërt e pyeta për jetën e tij gjatë viteve të punës si gjykatës dhe, ai pak i ngazëllyer u përgjegjë;

-Faqja e gjithë virtytëve të mi kishte dhe një anë të prampe, por disi madhështore. C'është e vërteta, në një kuptim tjetër të metat që kisha më ktheheshin në të mirën time. Detyrohesha të fsheheja pjesën me vese të jetës sime që më bënte të merrja, një pamje të ftohtë dhe të ashpër që ngatërroheshin me atë të virtytit, mospërfillja ime bënte që të më donin dhe egoizmi im arrinte kulmin me gjithë ato dhurata e rryshfete që merrja. Simetria e tepërt do ta rëndonte atë që dua të vërtetoj. Po si domethënë, bëhesha i ashpër dhe asnjëherë s'munda t'i rezistoj gotës dhe femrës që më jepej!Hiqesha si njeri aktiv, energjik, dhe mbretëria ime rritej e forcohej. Trumbetoja besnikërinë time dhe sigurisht, tradhëtitë e mija nuk bëheshin pengesë për besnikëri, përballoja një punë të madhe, ndihmoja me aq sa mundesha të tjerët, nga kënaqësia që gjeja midis tyre. Mirpo sado që ia përsërisja vetes këto të vërteta të padiskutueshme, vetëm ngushëllime sipërfaqsore nxirrja prej tyre dhe arrija në përfundimin se shkëlqeja në përbuzje. Madje edhe ata që ndihmoja unë në çështjet gjyqsore në të shumtën e rastëve ishin të përbuzurit.

-Sinqerisht, a ka ndonjë shpjegim për të gjitha këto?-e pyes kokëulur.

-Ka, po që është aq keq saqë as më shkon mendja ti nxjerr. Kurrë s, kam besuar thellësisht se çështjet njerzore ishin gjëra serioze. Gjithë ato që gjykoja e shikoja më dukeshin si lojë të këndëshme e të bezdishme. Por, unë luaja rrolin tim, dukesha i dobishëm, i zgjuar, i virtytshëm, patriot, i revoltuar me padrejtësit, zemërbutë me arsye dhe pa i arsyeshëm, solidar dhe mësimdhënës. Mungoja atëhere kur zija më shumë vend. I sinqertë, entuziast, kur fitoja atë ç'ka kërkoja. Në të dy rastet kishte rregulla loje që nuk ishin serioze, fitonte gjithmonë më i forti dhe më i kamuri.

-Po kush do ta pranonte se një qëndrim i tillë do të ishte i ligjshëm, sidomos rrogtarët e mjerë?

-Megjithëatë, ç'të bëja?Ata që ishin duke dhënë shpirt më dukeshin ngandonjëherë se ishin mbërthyer brenda rolit të tyre. Veprimet dhe përgjigjet e klientëve të varfër më dukeshin gjithmonë të përputhura harmonishëm në të njëjtën skenë duke bashkuar interest që ata kishin midis njeri-tjetrit e më gjërë. Isha shumë i njërzishëm sa të gjithë më besonin dhe, kur shkelja ndonjë presje të ligjit. Tërë rrugtimin tim si gjykatës e jetova në kushte të dyfishta dhe veprimet e mia më të rënda kanë qenë ato për të cilat isha zotuar më pak.

Ca kohë, në dukje të jashtme, jeta ime vazhdoi sikur s'kishte ndryshuar asgjë. Isha mbi shina dhe po ecja. Lavdet që më bënin nga të gjithë me jepnin krenari, por prej këndej më erdhi e keqja. Ka një shprehje:"Mallkuar qofshin ata që flasin mirë për ty!"Epo ndryshova takt, megjithëatë sikleti rritej, urimet që merrja po më bëheshin gjithmonë e më të padurueshme. Ankesat në drejtimin tim fashiteshin si me magji, por, si, qysh,  tek ende nuk i di!Erdhi një ditë që nuk po duroja më. Reagim im i parë ishte tepër i turbullt. Gënjeshtrat dhe hipokrizinë time mendova ta tregoja hapur, duke i'a përplasur në fytyrë gjithë atyre budallenjve përpara se ata ta zbulonin vetë. Përse!?I nxitur për të vërtetën, do t'i përgjigjesha sfidës. Për të mos u bërë gazi botës dhe ti shpëtoja gjykimit dëshiroja të kisha shumicën me vete, ose të paktën të bëhesha me të. Të gjithë këto i mendoja, por s'bëra asgjë ose, dhe në bëra ndonjë gjë të përafërt, e kam harruar.

Prapëseprapë dhe vetë fjala drejtësi më shkaktonte një tërbim të çuditshëm. E përdorja për mbrojtje të njërës palë dhe dëmtoja palën tjetër. Nga fituesit merrja laved, tek humbsit shihja shtangije, ata vështronin njeri-tjetrin shumë të habitur, pastaj shpërthente zallahia e largoheshin duke dërdëllisur me zemrim e përpëliteshin si djalli në ujë të bekuar.

-Këtu duhet të kishte një arsye të fortë?Ju prishnit lojën dhe, në radhë të parë mbysnit ato zëra mikluese, ndoshta kërcënuese, që juve ju ngrinin nervat përpjetë. "Një gjykaci si ju. . . "

-Ehë, afshi dhe emocioni që prisnin prej meje dhe që unë s'kisha asnjë vështirësi për t'i shfaqur si me porosi. Unë bëra një përzierje që kanë përsosur inkuzicionin modern, të cilat gjykojnë keqbërsin dhe njeriun e ndershëm për të dërmuar të dytin me krimet e të parit. Pra, fjala ishte të mbrohej keqbërsi, duke nxjerrë në dukje krimet e njeriut të ndershëm, të avokatit në këtë rast. Fjalët e mia godisnin vend e pavend, saqë kolegët e mi të rinjë fillonin të qeshnin. Por,  qetësoheshin plotësisht, ndoshta ashtu më dukej mua, kur dilja në përfundime. Dhe, kjo ishte forca e zakonit më e madhja në këtë vend. Duke përsëritur këto marrëzi qesharake, arrita vetëm të çorientoj disi opionionin. Habija që që vija re në përgjithësi te dëgjuesit, sikleti i tyre paksa i heshtur, mjaftë i ngjashëm me atë që po shfaqni edhe ju-jo, mos kundërshtoni, nuk më sollën asnjë qetsim. Siç e shihni, nuk mjafton të vetakuzohesh për të dalë i pafajshëm, përndryshe do të isha qëngji butë. Do të shpjegohem si gjykatës-pendesëtarë, ku do të flasë për shthurjen dhe kundërrehatinë e tyre. S'do të vonojë dita jonë po perëndon.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora