| E marte, 26.04.2022, 08:00 PM |
VËSHTRIM PËR ROMANIN “LUFTA E JASHARËVE” TË SHKRIMTARIT LULZIM OSMANAJ
(Romanin
“Lufta e Jasharëve” të shkrimtarit të talentuar Lulzim Osmanaj, këto ditë e
nxori nga botimi shtëpia botuese ProkultPress, Prishtinë
Ky
është romani i parë në letërsinë shqipe, që pas 22 vjetëve për temë ka luftën e
lavdishme të familjes Jashari në Prekaz, e në veçanti heroizmin e pa
krahasueshëm të komandantit Legjendar Adem Jasharit.)
Nga
Ma. Sc. Fatmir Halimi
Romani “Lufta e
Jasharëve" me kryepersonazhin Adem Jasharin është një realitet që
shkrimtari Lulzim Osmanaj e ndërthurë mjaft bukur. Ky roman ka për motiv dhe u
paraprinë ngjarjeve të paraluftës së Kosovës dhe luftës së fundit 1997-99 dhe
pasojave të saj. Ndërthurja e romanit karakterizohet në katër etapa-sulme.
Sulmi i parë i policisë serbe, kundër familjes Jashari bëhet me 30.12.1991. Pas
stërvitjes së Adem Jasharit në Shqipëri, shërbimi sekret serb menjëherë dërgon
njësitë speciale te porta e madhe e familjes Jashari. Bastisja e shtëpive të
Jasharëve, përplasja me armë ndërmjet policisë serbe dhe burrave të familjes Jashari.
Sulmi i forcave serbe kundër familjes Jashari kishte për qëllim arrestimin e
Adem Jasharit dhe dorëzimin e armeve. UDB-ja serbe ishte në dijeni se Adem
Jashari prej vitit 1982 ishte aktiv në luftën Guerile kundër Serbisë, ishte
aktiv në demonstrata e në aksione të
ndryshme. Kur thuajse në të gjithë rruzullin tokësor po bëheshin
parapërgatitjet e festes se Vitit të ri, në një fshat të vogël të Kosovës
Jasharët i gjen në një përleshje të armatosur kundër agresorit serb.
Përplasja me
forcat serbe i grupit të Adem Jasharit, që na e paraqet autori, është beteja
frontale e Klisyrës. Mandej vrasja e mësuesit Halit Geci, varrimi i mësuesit
Halit, dalja në skenë për herë të parë e UÇK-së më 28.12.1997 janë dhe momente
historike të historisë sonë të re. Beteja e Klisyrës ndërthurë mjaft të
papritura dhe ngjarje të palexuara ndonjëherë. Sulmi i dytë kundër familjes
Jashari behët prapë, këtë herë me 22 janar të vitit 1998. Serbët kthehen prapë
te Jasharët, pikërisht dy muaj pas daljes në skenë të UÇK-së. Në këtë sulm,
përveç forcave policore serbe kundër familjes Jashari marrin pjesë edhe forcat
paramilitare të Arkanit. Sulmi i dytë e gjen familjen Jashari në gjirin e
ngrohtë, një natë Ramazani, një natë dimri dhe më dëborë. Ata ishin duke bërë
iftar kur serbët hynë pa trokitur fare ke dera e tyre. Sulmi i tretë dhe i fundit i
forcave serbe kundër familjes Jashari bëhet me 5,6 dhe 7 Mars të vitit 1998.
Kjo është njëherë edhe beteja e fundit e familjes Jashari kundër forcave
paramilitare serbe. Një artileri e madhe ushtarake merr pjesë kundër një
familje që për qëllim kishte zhdukjen e familjes Jashari dhe vrasjen e
Kryekomandantit Adem Jasharit. Sulmi i forcave serbe kundër Jasharëve rezultoi
me vrasjen e tërë anëtarëve të familjes së madhe. Misterin se si mbijetoj mbesa
e Adem Jasharit, Besarta Jashari këtë më së miri na e paraqet shkrimtari Lulzim
Osmanaj te pjesa e fundit e romanit të titulluar si Prologu, ku Besarta
rrëfen në detaje ngjarjen e 5,6,dhe 7 marsit të vitit 1998. Jasharët mbetën rast
unik në botë duke hyrë në historinë më të re të botës së civilizuar si familja
që u sakrifikua për hir të lirisë së Kosovës.