Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zef Bushati: Hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, kërkesë e Këshillit të Evropës

| E merkure, 17.12.2008, 07:53 PM |


Zef Bushati
Zef Bushati
Hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, kërkesë e Këshillit të Evropës

Nga Zef Bushati

Kam drejtuar per 10 vite PDK-në, nje parti politike e cila nuk mbarte asnje mekat nga e kaluara komuniste si dhe nuk mbarti asnje mekat gjate gjithe viteve kur une e kam drejtuar. Gjate 17 viteve te  proceseve demokratike nuk kemi reshturi se kerkuari  hapjen e dosjeve te sigurimit te shtetit. Ne qe dolem ne dhjetor te vitit 90 per here te pare dhe ne menyre publike hapjen e dosjeve te sigurimit te shtetit e kemi kerkuar ne mitingun madheshtor qe u zhvillua ne sheshin Skenderbej me 14 Shtator 1991. Kete miting e quajtem “Të Çrrënjosim Komunizmin”. Ky ishte nje miting i shumices se popullit shqiptar ne sheshin e kryeqytetit, ku u grumbulluan dhjetra mijera qytetare te Tiranes dhe te rretheve te tjera te vendit, per te marre pjese ne mitingun “Te çrrenjosim komunizmin”. Pjesmarresit ne miting mbanin flamujt kombetar pa yll dhe dhjetra parrulla te ndryshme midis te cilave “Te shkrihet perfundimisht merimanga e zeze Sigurimi i Shtetit”, etj. Kryeqytetasit, anëtarë e simpatizante te PD-se kerkuan heqjen e simboleve komuniste, yllin e kuq ne flamur, draprin dhe cekanin, kuroren me kallinjte e grurit e çdo simbol tjeter qe i perkiste diktatures komuniste. Ishte padyshim nje nga mitingjet me te medha ne sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes, i cili nuk shlyhet lehte nga kujtesa jo vetem e dhjetra mijra pjesmarresve ne miting por edhe te gjithe atyre qe ndiqnin me interesim zhvillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi. Mitingu hoqi yllin e kuq nga flamuri kombetar dhe simbolet komuniste por per fat te keq nuk arriti te hape dosjet e sigurimit te shtetit. Ky miting zhvillohej dy muaj mbas pritjes madheshtore qe populli i kryeqytetit dhe i gjithe Shqiperise i beri Sekretarit te Shtetit Amerikan James Baker me 22 Qershor 1991 dhe ne kohen kur ndodhej ne Tirane ish-ambasadori amerikan, William Rajerson, ambasadori i pare mbas rivendosjes se mardhenieve diplomatike, ambasadori i demokracise shqiptare, ambasadori qe gezon respektin dhe dashurine time por edhe te mbare popullit shqiptar. Me 22 Mars 1992 erdhi fitorja e demokrasise por perseri nuk erdhi hapja e dosjeve te Sigurimit te Shtetit. PDK ishte nje parti politike e cila e ndalonte me statut anëtarësimin e ish-anëtareve te Partise se Punes si dhe ish-bashkëpunëtoreve te Sigurimit te Shtetit. Ne kete lufte te veshtire per ta mbajtur partine pa ish-bashkëpunëtorë te Sigurimit te Shtetit nuk na ndihmoi asnjehere nje ligj qe hapte dosjet per te bere publike ish-spiunet te cilet me siguri penetruan edhe ne radhet e PDK-se. Ceshtjen e ish-bashkepuntoreve te sigurimit te cilet kane infiltruar ne politike apo ne postet e larta drejtuese e kemi denoncuar e deklaruar me dhjetra here ne shtyp.
Mendoj se kesaj here kane ndryshuar rrethanat. Ne Maj te vitit 2007 Keshilli i Europes ka miratuar nje Rezolute nepermjet se ciles kerkon denimin e krimeve te komunizmit ne shtetet e Europes Lindore, pra aty ku ndodhej blloku komunist. Mjaft prej shteteve ish komuniste e kane ratifikuar kete rezolute dhe nepermjet ligjeve kane denuar krimet komuniste dhe kane pastruar politiken dhe administraten nga ish-komunistët. Ka ndonje prej ketyre shteteve qe spastrimin ne administrate nga ish-komunistet e ka çuar deri tek nivelet e drejtoreve te drejtorive neper ministri dhe institucione te administrates shteterore. Ish-Sigurimi i Shtetit ishte pjesa me e rendesishme e sistemit komunist keshtu qe nuk mund te denosh krimet e sistemit komunist pa denuar dhe pastruar politiken nga ish bashkpuntoret e sigurimit. Ne politike ne nuk kemi ndonje ish-anëtar apo kandidat te byrose politike, ndonje ish-sekretar te pare te partise se x rrethi apo qyteti qe populli te thote se ja ku e keni pse nuk e hiqni. Por keto qe permenda me lart nuk jane naive. Ata jane ne politike dhe pushtet nepermjet veglave te tyre te ish sigurimit. Pse, a mos mendoni ju se keta ish-bashkëpunëtorë te Sigurimit ne politike e pushtet nuk njihen nga persona te tjere ish funksionare ne Ministrine e Brendshme? Sigurisht qe po. Ata i njohin e i dine mire se cilet jane dhe me nje pjese te tyre madje kane edhe lidhje te ngushta. Here pas here ka qarkulluar ne forme presioni edhe nje liste me pseudonime per personazhe te politikes.
Si une, por edhe mjaft te tjere politikane edhe duke qene personazhe publike kemi kerkuar qe kjo pjese e nomeklatures komuniste te largohet nga politika dhe postet drejtuese natyrisht nepermjet ligjit. Gjate ketyre 17 viteve ne politike kam pare e degjuar shume dhe sa me shume qe ka kaluar koha aq me shume me eshte forcuar bindja qe ish bashkpuntoret e sigurimit duhet te dalin jashte politikes. Ndryshe ky vend nuk do te kete te ardhme. E di qe kjo pune eshte shume e veshtire mbasi ky kontigjent eshte shume i forte dhe madje ata kane aq pushtet sa qe nuk e kane te veshtire te me flakin edhe mua dhe te tjere si une jashte politikes. Por, perkohesisht mendoj, mbasi beteja mbetet e hapur dhe jam i sigurte qe ata nuk do te kene me te ardhme. Shqiperia si dhe shtetet e tjera te Europes Lindore po pergatiten te antaresohen ne BE dhe NATO, te cilet se bashku me SHBA nuk ndajne konsiderata pozitive per ish komunistet e lindjes.Kesaj here besoj se do te kaloje dhe nje ligj do te miratohet nga Kuvendi.

G. 55