Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Pasioni

| E merkure, 20.04.2022, 05:27 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Pasioni

Gjermani nga Boni, me oreks bizoni,

Për të ngrënë me shije e josh pasioni!

Vazhdimisht ushqehej, në një Restorant,

Të njohur për rregull dhe meny t’begat.

Një ditë papritur, mbushet me hidhërime,

N’ pjatën me supë, kur e vëren një qime!

I thotë kamarierit, ma sill shefin shpejt,

Si nuk keni turp, me këtë marifet!

Vjen me vrap shefi, desh u çmend fare,

Nuk dinte ç’të bënte, as të gjente qare!

Ngarend kuzhinierja, si një sulltaneshë,

Heq qimen nga pjata, i flet diç në vesh!

Gjermani buzëqeshet, me “kajne” problem,

Vazhdon për të ngrënë, supën pa dilemë!

Pas pak del shefi, për t’parë një sekond,

Mirëpo, myshteriun nuk e gjente dot!

Me t’shkuar n’kuzhinë i shtrëngon dhëmbët,

Kur sheh gjermanin, me kokën nënë këmbët!

Eh, për një fije qime, desh na qove peshë,

Tani që ke futur gojën në lesh..!

O mik i dashur, po ta them trup:

-Kur hamë lesh, hamë lesh,

-Kur hamë supë, hamë supë!

Deri sa nuk ndahen, sheqeri nga shapi,

Do t’na bëhen punët, sikur lesh arapi!

(Ilustrimi marrë nga interneti)