| E marte, 19.04.2022, 06:25 PM |
Hamza Halabaku
MELHEM
PËR NËNTË PLAGË
Në
shishe thonë
Ke
futur djallin
“Ose
ta lë fjalën
Ose
ta lë djalin”
Bijë
lypsari
Bijë
mbreti
Je
princeshë
Nënë
e motër
Shtyllë
e fortë në vatër
Kur
je e kur s’je
Mbretëreshë
Je
më e mira
Më
e vështira
Ke
lindur
poet
gjeneral
e
mbret
Kanë
thënë
fjalë
të mira
E
të këqija
Kanë
shkruar për ty
Je
si floriri
Në
dorë i bie gjithkujt
Në
mur të muruan
Kurban
të uruan
Në
urë të guruan
Melhem
për nëntë plagë
Të
Gjergj Elez Alisë
Të
urtit e të marrët
Të
duan për grua
Thonë
“Në
shishe ke futur djallin”
“Ose
ta lë fjalën
Ose
ta lë djalin”
Nuremberg, shtator 1994