Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hamza Halabaku: Melhem për nëntë plagë

| E marte, 19.04.2022, 06:25 PM |


Hamza Halabaku

MELHEM PËR NËNTË PLAGË

Në shishe thonë

Ke futur djallin

“Ose ta lë fjalën

Ose ta lë djalin”

Bijë lypsari

Bijë mbreti

Je princeshë

Nënë e motër

Shtyllë e fortë në vatër

Kur je e kur s’je

Mbretëreshë

Je më e mira

Më e vështira

Ke lindur

poet

gjeneral

e mbret

Kanë thënë

fjalë të mira

E të këqija

Kanë shkruar për ty

Je si floriri

Në dorë i bie gjithkujt

Në mur të muruan

Kurban të uruan

Në urë të guruan

Melhem për nëntë plagë

Të Gjergj Elez Alisë

Të urtit e të marrët

Të duan për grua

Thonë

“Në shishe ke futur djallin”

“Ose ta lë fjalën

Ose ta lë djalin”

Nuremberg, shtator 1994