E premte, 15.11.2019, 05:59 AM (GMT)

Komente

Albert Zholi & Shpëtim Zinxhirija: Vazhdojnë trazirat në Greqi, po ngrihen dhe emigrantët

E marte, 16.12.2008, 07:11 PM


Speciale

Evropa: Kujdes, ngrihen edhe emigrantët përkrah vendasve

BE-Greqi, emigrantët dhe demostratat e të rinjve

Vazhdojnë trazirat në Greqi, po ngrihen dhe emigrantët

 
Nga
Albert Zholi
Shpëtim Zinxhirija

-Kronologji e ngjarjeve në vend të një analize-

Demostratat e të rinjve grekë në mbarë vendin hynë në javën e dytë. Greqia duket sikur është në ankth, pa ritëm, pa gjallëri, pa punë, pa qetësi. Qytetet kryesore ziejnë nga revoltat e të rinjve tashmë të përkrahur edhe nga prindërit e tyre. Askush nuk i kishte parashikuar këto ngjarje tragjike në këto momente. Kur gjithë bota po pret festat e shumëpritura të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, kur në qytetet kryesore të të gjitha vendeve të botës po lartësohen pemët (bredhat) e famshme të festave, Greqia po tronditet si asnjëherë tjetër. Një tronditje që i ka shokuar të gjithë njerëzit në mbarë rruzullin. Dihet se Greqia është një nga vendet më qejflinj në botë, një nga vendet që njerëzit në periudhën e festave harxhojnë më shumë, dëfrejnë më shumë, këndojnë më shumë. Por këto prag festash duken të zymta për Greqinë. Më të zymta se kurrë, apo si anjëherë tjetër. Askush nuk e ka mendjen te bredhat, tek programimi i prenotimit të lokaleve për festat. Jo ! Greqia është shumë e tensionuar dhe festat duken si një ditë e largët që nuk i përkasin këtij vendi të dashuruar me jetën. Edhe vëllezërit tanë emigrantë këtë vit ende nuk duket të kenë lëshuar sinjalin e ardhjes megjithëse qarkorja e Ministrisë së Jashtme për lëvizjen e lirë edhe për të legalizuarit ka filluar që më 15 Nëntor. Emigrantët po tremben me të drejtë. Ata nuk kanë atë siguri që u duhet në raste të tilla, atë angazhim të policisë për lëvizje të rregullt dhe pa probleme. Policia greke është në gjendje alarmi dhe nuk ka mundësinë e përparësisë së lëvizjes së sigurtë të emigrantëve. Këto festa ndoshta do të jenë më të vështirat për vëllezërit tanë në Greqi, jo vetëm për shkak të demostratave, por edhe të rënies së punës, mosrinovimit të lejeve të qëndrimit, mossigurimit të lëvizjes…
 
Shkaku i revoltës

Skandali i Kishës Orthodhokse në çështjen e Vatopedhit, si dhe më parë rrëmbimi i emigrantëve pakistanezë, vjedhja dhe përgjimi i telefonave, skandalet në ndërmarrjet e prodhimeve blegtorale, zjarret e mëdha të verës së kaluar ku vdiqën dhjetëra vetë, skandali shtetëror me ish- sekretarën e Ministrisë së Kulturës me z. Zakopulos, si dhe sot mungesa e shtetit në ruajtjen e qetësisë dhe pronave, ngritën mbarë rininë e vendit në këtë revoltë. Korrupsioni e rendit Greqinë në vendin e 57 në katalogun botëror dhe shumë analistë të huaj shprehin mendimin se kjo është arsyeja kryesore që ka revoltuar shoqërinë vendase. Rinia mbasi mbaron studimet e merr diplomën nuk mundet të gjej punë, një pjesë e tyre punojnë kamariera, apo taksixhinj. Pjesa më e madhe e rinisë nuk ka me besim tek premtimet e qeverisë aktuale.

Sulmohen 25 rajone policie vetëm në Athinë

Të rinjtë kanë sulmuar me gurë, përmbysur dhe u kanë vënë flakën makinave edhe në 25 rajone të policisë si në: Koridalo, Pirea, Hiliopuli, Palio Faliro, Ano Paisia, Halandriu, Galaxi, Agio Dimitros, Tripsitheas, Melision, Egalio, Vula, Virona, Kolono, Glifadha, Peristeriu, Pefkis, Kifisia, Alimu. Nea Halkidona, Nea Zmirni, Kalithea, Petropulis.

Dëmet, 110 milionë euro

Nga dhuna e anarshive, dëmet vijnë në rreth 110 milionë euro. Një dëm i barabartë me një kosto të njëjtë me dëmin katastrofik të tërmetit të vitit të shtatorit 1999. Kjo revoltë me sa duket po lëkund karrigen e kryeministrit Karamanlis.

Tregtia bie 90%

Papunësia në këto momente është mbërthyer në shifrën 8%, kundrejt një muaji më parë që ishte 7.4%. Tregtia ka pësuar goditjet më të mëdha me një ulje të xhiros prej 90%. Asgjë nuk lëviz në biznesin vendas, frika ekonomike i ka mbërthyer vendasit që të shpenzojnë për të blerë ndonjë gazetë apo të pijnë ndonjë kafe përball dyqaneve të shkatërruara nga flakët etj.. Me gjithë premtimet e qeverisë shumë biznesmenë tashmë janë të detyruar që të hedhin në rrugë rreth 2500 punonjës. Eshtë premtuar se për vitin 2009 për çdo të varfër do t’u jepet 174 euro, pra 0.5 euro në ditë, baraz kjo me një shumë prej 400 milionë euro.

Athina duket si e «bombarduar »

Në Athinë rrugët janë të zbrazura dhe të shkretuara në prag të festave të Krishtlindjeve e të Vitit të Ri. Athina duket si një qytet i bombarduar. Vendasit bëjnë fjalë se kjo dhunë nuk i shkonte për shkak (dhe shtat) as luftës dhe jo më Greqisë europiane të vitit 2008. 
 
Jetesa me 7.3 euro në ditë

Papunësia në shkallën 8%. Varfëria kap shifrën 2.2 milionë njerëz. Për vitin 2005 në këtë vend pagesa mesatare ishte në 473 euro, ndërsa për vitin 2008 është parashikuar në 500 euro në muaj, ose jetesa me 7.3 eruo në ditë.

Ministrat kritika kundra Karamanlisit

Po me gjithë këto probleme, populli i grek i dha besimin për të dytën herë qeverisë aktuale, e cila tregoi se është e pafuqishme për të përballuar revoltën rinore. Ministrat janë të shqetësuar dhe po kthejnë kritika kundër Karamanlisit. Ministri Suflia ka kërkuar që të verifikohen arsyet që çuan Greqinë në kushtet e sotme nga dhuna (afërsisht gjendje e jashtëzakonshme).
Shumë prej kabinetit qeveritar janë drejtuar kundra ministrit të Rendit z. Pavllopulos. Kritikat në adresën e kryeministrit kanë bërë që ai të ndjejë lëkundjen e karriges së tij.
 
Historia, përsëritet
(Deri më sot janë vrarë 10 fëmijë vendas nga policia)

Fatkeqësisht edhe njëherë ripërsëritet historia. Fatkeqësisht edhe njëherë një baba i tre fëmijeve (polic) ngre pistoletën dhe vret një fëmijë në rrugë. Kjo tragjedi e pistoletave vrasëse nga njerëz të veshur me uniformën e mekanizmit të Shtetit e ka zanafillën që nga 16 Nëntori i 1985, pranë Universitetit Politekniu, ku nga dora kriminale e policit Athanasi Melista mbetet i vrarë fëmija 15 -vjeçar Mihali Kaltezas. Si gjithmonë drejtësia vendase edhe këtë radhë policin vrasës e dënon me 2.5 vite burg me kusht. Ndërsa më 25 janar të vitit 1990 policin vrasës e liron me pretekstin se, ishte në gjendje jo të mirë shpirtërore. Që nga ajo kohë e deri më sot janë vrarë edhe 10 fëmijë të tjerë vendas, si dhe 86 emigrantë shqiptarë.
Vrasja e fundit ( 6 dhjetor 2009) e fëmijës Aleksis Grigoriopulos nga organet e policise bëri që përgjigja e rinisë vendase të ishte e dhunshme me djegie dhe shkatërrime të njëpasnjëshme, duke u përphapur si domino edhe në qytete e mëdha të vendeve, Gjermani, Spanjë, Portugali, Danimarkë, Itali. Turqi etj.
Edhe një vrasje tjetër me një fëmijë 15- vjeçar ka ndodhur në kontinetin e largët në Australi. Tre policë në Melburn qëlluan me armë zjarri dhe vranë një 15- vjeçar, ku në të njëjtën kohë shumë prej qytetarëve vendas e lidhën këtë vrasje njëlloj me atë në Athinë. Viktima 15- vjeçare më parë kishte vjedhur në një supermarket KMART. I riu u vra në një largësi prej 14 metrash, shkruan gazeta greke Ethnos…

Ngrihen në këmbë edhe emigrantët

Në rrugët e Athinës shumë afishe tregojnë se në mbrëmjen e ditës së premte do të ngriheshin në këmbë edhe emigrantët e izoluar nga burokracia shtetërore, të cilët prej 20 viteve nuk po gjejnë dot vetveten nga padrejtësitë e shtetit (por në fakt nuk doli kështu) për ripërtëritjen e dokumenteve edhe pse i kanë plotësuar deri më një detyrimet, ndërsa pjesa tjetër është në pritje për marrjen e lejes së strehimit azil. Përsa u përket fëmijëve emigrantë as që bëhet fjalë. Dhënia e të drejtave me pikatore tashmë është tharë. Një natë më parë shtypi vendas bëri të ditur se në ambientet e Universitetit Politeknikut në Athinë u shpërndanë në gjuhën shqipe thirrje: Polica derra vrasës, hakmarrje për drejtësi...

Azil emigrantët

Në lidhje me azil emigrantët, ata për ditë të tëra mbajnë radhën e gjatë në Petro Rralli, buzë një rruge, në një kohë kur kjo radhë (ose punë) mund të bëhej në rajonet e policive. Sikur të mos mjaftojë kjo, emigrantët e ardhur për një jetë më të mirë, e të shpëtuar nga vdekja, janë zhgënjyer në politikën greke. Shifrat e njohjes së dhënies për strehim politik është 0.03% për gjashtmujorin e parë të 2008. Janë në pritje për marrjen e përgjigjes rreth 50.000 emigrantë, ndërsa koha e pritjes për emigrantët e vendeve afrikane i kalon dy vitet.

86 emigrantë shqiptarë të vrarë nga policia

Greqia po paguan sot indiferentizmin dhe padrejtësitë që janë bërë ndaj emigrantëve shqiptarë nga drejtësia vendase. Në qoftë se që nga viti 1985 e deri më sot policia ka vrarë 10 vendas, për emigrantët shqiptarë të vrarë shifrat janë të tmerrshme. Policia në 17 vitet e fundit ka vrarë 86 emigrantë shqiptarë, ku ndërmjet tyre edhe fëmijë 13 -vjeçarë. Në të gjitha vrasjet shteti grek ka qenë jo prezent. Drejtësia vendase nuk ka dënuar asnjë polic që ka kryer këto vrasje. Mos dënimet e policëve në vrasjet e të huajve solli Greqinë e sotme në trazirat dhe revoltën popullore. Media vendase në përgjithësi kur bën fjalë për të tilla raste, nuk përmend vrasjet e emigrantëve shqiptarë të vrarë nga policia, sepse kjo do të ndikonte në këto momente akoma më keq.

Përbërja e popullsisë dhe emigrantët

Sipas të dhënave të numërimit të popullsisë në vitin 2005 (11.2 milionë), në Greqi ndodhen 962,191 emigrantë ( të regjistruar për legalizim), 515,552 meshkuj dhe 446.639 femra (54%meshkuj dhe 45,5% femra) Numri i emigrantëve (65 % shqiptarë), përbën 8.9 % të popullsisë së vendit, ndërsa në analizën sipas gjinisë, janë 7,7% meshkuj kundrejt 6.3% femra). Volumi më i madh i emigrantëve, thuajse 80% është në moshën prodhuese 15-64 vjeç, 17 % të tyre janë në moshën 0-14 vjeçare dhe 3,5 % të moshuar( mbi moshën 65 vjeçe). Emigrantët, të cilët ndodhen në moshën më krijuese 20-44- vjeçare përbëjnë më shumë se 50% të popullsisë së së përbashkët të emigrantëve. Në bazë të progresit të popullsisë të emigrantëve, pjesmarja e tyre në atë të përgjithëshmen, është më e larta në moshat e reja dhe krijuese sesa në të moshuarit (7.6%, 8,1% dhe 1,5%) i njëjti proporcion në analizimin sipas gjinisë është më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat emigrante. Gjithashtu, është akoma më e madhe pjesëmarrja e emigrantëve të moshës 20-44 vjeçare, të cilët bëjnë pjesë në popullsinë prodhuese, në të njëjtën zonë të popullsisë së përgjithëshme, në këtë të fundit(!!,9%) meshkuj (11.9% dhe femrat (9.4%)
 
Box fq
Shqetësim në BE

Në të njëjtën kohë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian është vënë re vendosur një shqetësim mbi ngjarjet e fundit. Kjo gjë u pa në takimin e krerëve të këtij komuniteti në Bruksel të premten nga ana e kryeministrit grek Karamanlis. Revolta e rinisë në Greqi, klima e keqe, ka ndikuar që në shumë gazeta të vendeve të Evropës dhe në kanalet televizive trajtojnë trazirat që ndodhin në mungesë të shtetit. Ekonomia ditët e ardhshme do të ketë një rënie, pasi shumë biznesmen të mëdhenjë kanë humbur besimin në qeverinë Karamanlis. Franca e trembur nga dhuna shumë ditore në Greqi e ngre problemin në Parlamentin e saj. Sarkozi ka bërë thirrje, kujdes nga ngjarjet në Greqi ! Ai menjëherë ka mbledhur qeverinë, duke parë se shkollat në këtë vend po mbyllen njëra pas tjetrës.
 
Një çast

Të mendohet për një çast që ky popull (grek), për një javë të mos kishte ujë dhe drita, sikur ngjarja e Gërdecit të ndodhte pranë Athinës….Çdo të ndodhte vallë ?...Një shprehje greke thotë: kur digjet shtëpia e fqinjit, flakët do mbërrijnë edhe në shtëpinë tënde. Politika shqiptare duhet të jetë më serioze dhe të nxjerrë mësime nga ngjarjet e fundit në Greqi, si dhe ato të 2005-ës në Francë, pasi problemet e popullit shqiptar janë disa herë më të mëdha se të popullit grek apo francez. Asnjë politikan me gojën plot nuk mund të thotë se këto ngjarrje ndonjë ditë nuk mund të trokasin edhe në vendin tonë (dhe kur mos trokasin, kurrë mos të ndodhin, këtë urojmë çdo ditë). Ngjarrjet në Greqi po përhapen si domino edhe në disa vende të tjera të Evropës. Do të ishte një fatkeqësi tjetër e një populli që atë që ndertoi me shumë mundime dhe sakrifica ta shkatërrojë po vetë nga urrejta apo zemërimi. Është rinia e sotme në Greqi që për ditë të tëra është hedhur në revoltë, që dhe nuk bën asnjë hap prapa. Eshtë rinia vendase që nuk sheh ndonjë të ardhme, ku vite të tëra me grevat e kryera në mbylljen e shkollave me muaj të tëra tregoi sot se nuk ka më besim në premtimet e qeverisë.

Vendbanimi emigrantëve

Vendet më të preferuara për banim nga emigrantët, janë zonat urbane, me popullsi të dëndur, 80% të tyre kanë zgjedhur qytetet e mëdha, kundrejt vetëm 18,6% që ndodhen në periferi e zona rurale. Në meshkuj, krahasimi, krahasimi zona urbane-rurale është 79/21, më i ulët se ai i femrave,84/16,faktqë rezultonnë një përqindje më të madhe të femrave sesa të meshkujve në qëndrat urbane, e cila arrin në këto shifra: 48 në zona urbane-39 në zona rurale, 52-61 të meshkujve në zona rurale. Këto shifra, natyrisht, ndryshojnë gjatë analizës sipas gjinisë dhe moshës, duke marrë parasush që burrat e moshuar janë pjesa më e madhe përbërëse e meshkujve emigrantë që jetojnë në zonat rurale, ndërsa gratë e moshuara përbëjnë numrin më të madh të grave që jetojnë në qëndrat urbane. Vajzat në moshë të re, edhe pse një pjesë e rëndësishme e grupit të femrave, kanë treguar një preferencë në zonat rurale.
 
Niveli arsimor – edukativ i emigrantëve

Përsa i përket nivelit arsimor, 28% të emigrantëve janë të arsimit të mesëm dhe bashkë me ata të arsimit fillor, 23,3%, tejkalojnë1/2 e të gjithë emigrantëve. Një numër i rëndësishëm i kësaj popullsie, 17,9%,zotëron dëftesë mature, ndërsa diplomë universitare, master apo doktoratë zotërojnë vetëm 8,3%. Një numër më të vogël përbëjnë të dipllomuarit nga shkolla të mesme tekstile apo industriale, 3,1%, ndërsa ata me dipllomë të institutive të larta apo kolegjeve private janë përkatësisht 2,9%me 2,2%. Nxënësit në shkollat fillore janë 7,9%. 2,9%e kanë braktisur filloren dhe 3,2% nuk dinë shkrim e këndim. Në kategoritë e arsimit fillor,të mesëm eteknik , si dhe të pashkolluarit përqindja më e lartë u përket meshkujve, ndërsa në kategorinë e nivelit universitar janë femrat ato që gëzojnë një përqindje më të lartë. Më saktë, femrat përbëjnë 49,2% të emigrantëve me arsim të mesëm dhe 56% të atyre me arsim të lartë. Në popullsinë e përgjithëshme të vendit, 30,5%kanë mbaruar vetëm filloren, 22,3% zotërojnë dëftesë mature, 9,o% kanë dipllomë universitare ose Master. 3,9% kanë diplomë shkolle teknike apo industriale, 11,3% kanë mbaruar vetëm 8-vjeçaren, 2,5% zotërojnë diplomë kolegjesh apo kanë kryer studime pas gjimnazit, 6,4% ndjekin shkollën fillore, 6,3 e ka braktisur shkollën fillore dhe 3,6 nuk di shkrim e këndim.

Reagime nga emigrantë në Athinë

Thoma Sava (emigrant në Greqi)
Ngjarjet e fundit në Greqi janë tepër shqetësuese. Emigrantët dhe pse nuk janë pjesë e këtyre demostratave janë tepër të shqetësuarr, pasi ne kemi fëmijët tanë, të afrëmit tanë që studiojnë në shkollat greke dhe mund të implikohen në këto lëvizje. Unë do të them se demostratat nuk duhej të degradonin deri në këtë pikë. Dhe pse policia ishte fajtore në mënyrën e reagimit dhe fajtore në vrasjen e të riut 15-vjeçar, djegiet, thyerjet, janë të pajustifikueshme. Ne jemi dakort me kërkesat e të rinjve, por jo me dhunën.

Astrit Llupi (emigrant në Greqi)
Tashmë jemi para festave të fundvitit dhe një situatë e tillë ishte e paparshikuar. Mendimi im është se policia në shumë raste nuk tregohet e matur, zbatuese e ligjit po tregohet më nervoze dhe se vetë të rinjtë. Një veprim pa takt, i dënueshëm solli këtë katastrofë. Shumë herë policia greke në këtë mënyrë është sjellë edhe me emigrantët, kryesisht ata shqiptarë, duke arritur në pikën e paimagjinueshme të vrasjes. Kjo është e pakonceptueshme në një shoqëri demokratike. Personalisht (me mendimin tim bashkohen dhe shumë emigrantë), jam kundër dhunës, por në radhë të parë jam për një polici korrekte, serioze, ruajtse e jetës së njerëzve dhe jo vrasëse. Ne jemi shumë të kujdesshëm në këto momente. Duhet të jemi të qetë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT