Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Gjykata Speciale e Sigurimit

| E marte, 19.04.2022, 06:23 PM |


Gjykata Speciale e Sigurimit

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet 1949-1955, në Shqipëri ka ekzistuar edhe një gjykatë e posaçme e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila gjykonte fajet e punonjësve të saj dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Për funksionimin e saj dolën dy dekretligje në vitet 1949 dhe 1953, ndërsa me dekretligjin e vitin 1955, gjykata u shkri dhe kompetencat e saj i kaluan Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Në fillim gjykate ishte vetëm për Sigurimin, por pastaj u bë për gjithë ministrinë. Emërtesat e gjykatës sipas viteve ishin:

1949-1953 Gjykata Speciale e Sigurimit të MPB-së

1953-1955 Kolegji i Gjykatës Speciale të MPB-së

Nga shqyrtimi i gjithë vendimeve të kësaj gjykate është arritur në përfundim se 98% e të dënuarve të saj i takonin kategorisë së quajtur “bashkëpunëtorë tradhtarë”, njerëz që ishin rekrutuar me material shtrëngues por që nuk kishin dhënë asgjë për Sigurimin. Gjykimi i të pandehurve është bërë në mjediset e Repartit nr.313 ose në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë. Gjyqtarët e trupës dhe prokurori ishin oficerë të MPB-së, të caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave në fillim e më pas me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Karakteristike ishte se vendimet e kësaj gjykate ishin të shkurtra e të prera me vetëm një faqe.