E diele, 04.12.2022, 12:58 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Syri i kaltër

E shtune, 16.04.2022, 10:02 AM


Syri i kaltër

Nga  Nexhat Halimi

-Syri kaltër, është pikë e lotit!

-Mund të jetë vaji mallëngjyes i zanës së imagjinuar...

-Ose i rikthimit të imagjinuar brenda vetes. Pak buzëqeshje dhe pak pikëllim, siç është jeta vetë.

-Ky është varg i poezisë së zgjedhur nga perlat më të bukura të rrjedhës së ëndrrës.

-Apo ëndrra vetë,-  tha Dea ndërsa ecnim të mahnitur nëpër hapësirën me lule të magjishme dhe pika të syrit të prekur nga fluturimi i një zogu me ngjyra të ylberit...

-Kjo do të jetë përkryerja e përhershme e zgjimit të natyrës!

-E rrjedha e ujit, e syrit të kaltër, -  tha Dea.

-Ai rrjedh fuqishëm kujtesës...

“Në thellësi të tokës , përmes damarit të  vet të fryrë shpërthen uji dhe del në sipërfaqe. Aty tashmë rrjedhë  burimi dhe merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës.

E njerëzit e emëruan këtë Legjenda e Syrit të Kaltër

Si ngjau kjo?

“Një herë e në një kohë, fryu një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër… Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit… Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte… U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogj. Bisha bërtiti, ‘Ku je ti det, që më bëre kokën dhe ti lumë, vëllai im…!’. E u shtri për vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e shpëtuan dot. Në agoninë e ngordhjes gjarpri përplaste bishtin në faqen e malit, ku mbetën shenjat që duken. Qysh nga ajo kohë deti me malin janë të lidhur me njëri-tjetrin,  si baba e bir”.

Uji rridhte  i kaltër dhe përnjëherë ngjau sikur po ndodh përsëri përsëritja e legjendës. Ja, sesi e soll dhe e mbështoll ashpër, siç ngjau në tetor para tre vitesh. Bukuroshja e “nënës natyrë” ishte në agoninë e vdekjes.

Të gjithëve u erdhi dhe me keq përfundoi...

Për koincidencë, pikërisht kur drejtuesit e Leçes erdhën në Shqipëri për të biseduar për Syrin e Kaltër, ai shteroi dhe u kthye në një sy të verbër, me ngjyrë të bardhë.

Shumë njerëz në Sarandë besuan se ishte shenja e Zotit.

“Ishte dënim për ata që donin ta shisnin”, pëshpëritnin.

“Katër ditë luftoi uji i Syrit të Kaltër me lumin që i lëshonte nga sipër gurë dhe zhavorr”, thoshin të moshuarit.

Kush e pagëzoi…?

Emërtimi “Syri i Kaltër” ka lindur shumë më vonë, në vitet ’50-ta, ndërsa bëheshin studimet e këtyre burimeve për t’i përdorur në hidrocentralin e Bistricës. Thuhet se emrin, ia vuri një prej inxhinierëve të rinj, të cilit ia kujtonte sytë e kaltër të së fejuarës së tij.

-Sytë e fejuara ime i ka të kaltër. Kaq të bukur, - thoshte ai më vete i ngazëllyer.

Thonë se të gjithë inxhinierët që endeshin në këto burime e quanin kështu, sepse s’mund ta quaje ndryshe një burim aq të kaltër, me një rreth jeshil dhe me një njollë të zezë në mes. Mene Lula, një prej inxhinierëve ndërtues të hidrocentralit të Bistricës thotë se edhe pelegrinazhi që bëjnë sot nuset në ceremoninë e martesës, duke kaluar para se të hyjnë në shtëpinë e re të dhëndrit, ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kësaj dhurate të natyrës që simbolizon pastërtinë morale, bukurinë femërore dhe hijeshinë e nuses-nimfë të dalë nga ujërat kristal, sipas legjendës !

...defiluan Syrit të Kaltër, vizitorë , turistë të huaj dhe nuset me fustan të bardhë. Syri i Kaltër megjithëse i takon  Delvinës lidhjet me vizitorët që i mban me Sarandën. Në këtë mënyrë nisen turistë vizitor për të shkuar në “çudinë” natyrore. Mes atyre dyzet mijë të ardhur nga të gjitha hapësirat e botës do të gjendem dhe unë

Ky vërshim ka ardhur edhe për shkak të karrocave të mëdha që zbresin në Sarandë me qindra turistë në një ditë. Të gjithë turistët e huaj që zbarkonin në këto anije gjigante turistike, një drekë patjetër kërkojnë ta kalojnë në mjediset përrallore të Syrit të Kaltër.

Të gjithë nxënës dhe banorë nga e gjithë Shqiptaria, të gjithë dasmorë të rretheve Gjirokastër, Delvinë e Sarandë që vazhdojnë të aplikojnë traditën pagane të pagëzimit “të pastërtisë së çiftit”.

-Pastërtia e shpirtit është ajo që e shquan cilësinë te secila krijesë, - po mendoja ndërsa ecja për brigje të ujit, i cili rridhte shtratit të vet, të arrij atje ku synon...

-Secili synon te caku i vet, - foli Dea.

-Natyrisht, - e lidha rrjedhën e gjërave me lëvizjet e përhershme të gjërave të mrekullueshme.

Dea vetëm më shikonte e befasuar me ikjen time në fshehtësitë e heshtjes sime në proceset e mbetura të  kujtohen.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora