E enjte, 28.03.2024, 08:41 AM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Veshja kombëtare e popullit tonë dëshmi e vlerave më të larta të artit evropian

E premte, 15.04.2022, 05:58 PM


Veshja kombëtare e popullit tonë dëshmi e vlerave më të larta të artit evropian

Nga Qazim Namani

Arti i jonë popullorë lakmi e pushtuesve tanë shekullorë!

Shqiptarët në vitin 1826 u ngritën në kryengritje për shkak të reformave të reja në P. Osmane, kur shqiptarëve ju mohoheshin të gjitha të drejtat qytetare dhe kombëtare. Këto reforma e shprehnin hapur programin për asimilimin e shqiptarëve, andaj kryengritësit shqiptarë nën udhëheqjen e Mustafa Pash Bushatliut, portës së lartë ju drejtuan me këto kërkesa:

Dëshmi nga burimet serbe për masat që i kishte marrë P. Osmane kundër veshjes kombëtare shqiptare

1. Të drejta të barabarta me boshnjakët brenda P. Osmane. Kjo tregon se shqiptarët kishin shumë më pak të drejta se sa boshnjakët dhe popujt tjerë!

2. Administrata e brendshme kërkohej të jetë në gjuhën shqipe.

3. Si shenjë të identitetit kombëtar, kërkohej që të njihej veshja popullore shqiptare. Kjo do të thotë se në atë periudhë shqiptarëve ju ndalohej veshja e tyre kombëtare!

4. Porta e lartë të ju njehe shqiptarëve privilegjet dhe  liritë e fiseve shqiptare. Edhe sipas kërkesave të kësaj pike tregohet mohimi i të drejtave të traditave fisnore shqiptare.

Detaje nga veshja dardane e gallabereve të Medvegjës

Siç shihet në bazë të këtyre burimeve, gjatë shekullit XIX populli shqiptar ishte nën trusnin e asimilimit dhe tjetërsimit nga dy perandoritë më të mëdha të kohës, P. Osmane dhe Rusisë. Me keq ardhje duhet ta pranojmë se ishte populli i vetëm evropian tërësisht i vetmuar karshi presioneve, vrasjeve dhe programeve për asimilim dhe zhdukjen e kësaj popullate të lashtë!

Ta ruajmë veshjen dhe artin tonë popullorë

Arti popullorë dardan i trashëguar në veshjen e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës

Shqiptarë të dashur, shikoni sa me vështirësi stërgjyshërit tanë arritën të ruajnë gjuhën kulturën dhe veshjen kombëtare shqiptare. Stërgjyshërit tanë ishin të pa shkolluar dhe pa sistem arsimor, ata e përballuan tërë dhunën e një perandorie të egër dhe nuk u asimiluan.

Pështjellaku dhe shamia në veshjen dardane në rajonin e Medvegjës

Ne sot i kemi të gjitha parakushtet për të ruajtur gjuhën kulturën dhe veshjen tonë popullore. Ne sot kemi institucione arsimore e akademike por jemi më pak kombëtar sesa të parët tanë.

Koha po e dëshmon se kuvendet popullore të stërgjysheve tanë ishin më të fuqishme dhe më kombëtare se institucionet tona akademike.

Ta ruajmë gjuhën, folklorin burimor, traditën dhe veshjen tonë popullore. Për fat të mirë ne sot falë stërgjysheve tanë e trashëgojmë veshjen dhe kulturën popullore më të pasur se çdo popull tjetër evropian.

Nuk kemi nevojë për veshje të huaja, mjafton që vetëm ta duam dhe ta kultivojmë veshjen dhe artin tonë popullorë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Gjurmët historike dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen e Medvegjës Qazim Namani: Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan Qazim Namani: Simbolet e kultit te veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Hebrenjtë në Kosovë mes dy luftërave botërore 1918-1941 Qazim Namani: Çetnikët serbë, ndjekës të popullatës hebraike në Serbi dhe Kosovë, shqiptarët rrezikuan për mbrojtjen e tyre Qazim Namani: Shpëtimi i hebrenjve nga popullata shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Historia e qytetit të Prishtinës dhe kultura materiale Qazim Namani: Serbizimi i familjes Gjaka në fshatin Shillovë të Gjilanit Qazim Namani: Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë sipas historiografisë serbe Qazim Namani & Emin Sallahu: Oxhaku në shtëpinë e fortifikuar të Fazli Bllatës Qazim Namani: Falsifikimet e hartës së atlasit të V. M. Coronelli-t të botuar më 1689 në Venedik Qazim Namani: Gjurmë të mbishkrimeve në gurë në territorin e Dardanisë Qëndrore Qazim Namani: Rrënimi i kishës katolike në fshatin Keqekollë Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore! Qazim Namani: Gjurmët historike dhe arkeologjike në qytetin mesjetar të Bërvenikut Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik Qazim Namani: Lotë dhe kujtime te varri i babës Qazim Namani: Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora