E marte, 16.04.2024, 08:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Llesh Ndoj: Me hënën mbi tisin qiellor, ose jetën përtej jetës

E premte, 15.04.2022, 11:40 AM


ME HËNËN MBI TISIN QIELLOR, OSE JETËN PËRTEJ JETËS

- Meditime nga leximi i librit me poezi "Me hënën mbi tisin qiellor”, të shkrimtarit Mikel Gojani -

Nga Llesh Ndoj - poet e studiues

Sapo e përfundova së lexuari librin më të fundit me poezi të shkrimtarit kosovar Mikel Gojani, titulluar "Me hënën mbi tisin qiellor”, më lindi dëshira për t’iu rikthyer dhe për të medituar rreth trazimeve shpirtërore që më shkaktuan vargjet e skalitura bukur, thjesht e plot metafora dhimbje nga autori. Poezitë e shkurtëra, vargu i shkurtër, stili i të shkruarit, emocioni që përcjell çdo varg, t? bëjnë të mundur rileximin shpejt, në kohë e pa asnjë mërzitje, bile pa e kuptuar, sapo arrin fundin, dëshira për të riparë pjesë të tij ndizet si një qiri i brendshëm. Më erdhi menjëherë në mendje poeti lezhjan, poeti – njeri, poeti – krisht, Ndoc Gjetja. Kisha lexuar v?llimin me poezi “Dhjata ime”, të këtij poeti dhe ndërkohë kisha patur edhe disa kontakte personale me të, në të vetmen periudhë kur ai “doli nga zhgualli i poetit”, për të bërë pushtetarin pasi ishte zgjedhur në krye të ish - Këshillit të rrethit Lezhë. Librin “Dhjata ime” ma kishte rekomanduar e mundësuar shkrimtari tjetër dhe intelektuali Kujtim Dashi, asokohe në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës Lezhë. Kisha krijuar simpati për poetin Ndoc, si për rrallë poet tjetër. Vargu i tij të rrënqethte, ashtu si pamja e paraqitja e tij të ngjallnin simpati.

Puna e solli dhe unë rashë në situatën e tij, vetëm pak vite më vonë. Them në situatën e tij, jo nga përmasat e krijimtarisë, por nga dhimbja njerëzore, që dukshëm e kishte ysht poetin në vargjet e atij libri. U ndava nga im bir në mënyrë tragjike dhe dhimbja më ftoi pa e kuptuar, të shkruaj. Në qershorin e vitit 2005 doli edhe libri im i parë me poezi, titulluar “Vargje Loti”. Në prezantimin e tij, i ftuar nga shokët e mij, mori pjesë edhe Ndoci. I kujtoj me emocion edhe sot fjalët e tij si t’ishin uratët më të dashura për një besimtar katolik! Ai, duke e kërkuar fjalën në atë takim më shumë përkujtimor se prezantues, në esencë tha: “Dashuria dhe dhimbja janë hyjnore. Ato bëjnë mrekulli në shpirtin e njeriut…dhe duke vazhduar, citoi se nuk dinte nëse unë (Llesh Ndoj) isha poet. Të paktën nuk kam d?gjuar për ndonjë libër të tij para këtij që kam në dorë, por dashuria për të birin dhe dhimbja që i ka shkaktuar ndarja e parakohëshme me të, kanë bërë që shpirti i tij (im) të shpërthente në vargje…

E solla këtë rast nga poeti Ndoc Gjetja, për të hyrë në thelbin e librit të poetit Mikel Gojani “Me hënën, mbi tisin qiellor”. Mikeli, gjithë poezitë e këtij libri ia dedikon dashurisë për bashkëshorten Vera duke shprehur dhimbjen shpirt?rore për ndarjen e saj të parakohëshme nga jeta. Dashuria dhe dhimbja kapërthehen në çdo varg të këtij libri, por ato ngrihen nga poeti në lartësi qiellore, bëhen hyjnore, pikërisht ashtu siç kishte thënë poeti Ndoc Gjetja, duke mos e lënë që tek njeriu Mikel, të zatetet pesimizmi për jetën, i cili, natyrshëm, nuk mungon në disa vargje të këtij libri.

Ky libër, pa asnjë frikë, mund të quhet edhe metafora e dhimbjes. Poeti Mikel Gojani, mjeshtërisht varg pas vargu, e tërheq lexuesin për ta kuptuar dhimbjen e dashurinë e tij, nëpërmjet poezive të thjeshta e fjalëve të zgjedhura, por nuk e lejon atë të bëhet pjesë e dhimbjes, pasi përdor metafora të bukura dhe u jep poezive në tanësinë e tyre një kahje që e orjentojnë lexuesin kah të kuptuarit drejt të jetës…Hana, dielli, yjet, ylli polar, bregu i pikëllimit, shkurret që ndajnë botën hyjnore, gjëmimi i qiellit, moçali i lotëve, velorja e jetës, lumi i humbur, nositi i plagosur, lëndina e lotëve, janë vetëm disa nga metaforat e shumta që poeti sjell kandshëm në poezitë e tij të sistemuara në një libër mjaft tërheqës.

Po çfarë ndjen lexuesi kur e përfundon së lexuari këtë libër? Është e pamundur që ta lexosh librin e Mikelit e të mos bëhesh pjesë e përjetimeve të tij, tashmë nëpërmjet emocioneve që transmeton vargu, fjala dhe mendimi artistik i tij. E ndjen menjëherë fuqinë e madhështinë e fjalës, forcën e saj magjike dhe vetvetiu ballafaqohesh brenda vetes me disa pikëpyetje:

·       Çfarë është vallë dashuria?

·       Çfarë është dhimbja?

·       Çfarë do të thotë ndarje?

·       Ç’është vallë vetmia?

Për të vijuar natyrshëm me pyetje esenciale:

·       Çfarë është vallë jeta? A ekziston ajo përtej atij segmenti që ne frymojmë e që praktikisht e quajmë jetë?

Natyrisht që qëllimi i këtij shkrimi, më shumë meditativ, nuk është të filozofoj? mbi këto pyetje, pasi nuk jam personi i duhur që mund ta bëj këtë, përveçse të përsëris në mënyrë të bezdishme të tjerët, por edhe se ato kanë marrë përgjigje të shumëanshme nga filozof? të mirfilltë. Qëllimi i këtyre shënimeve të mija është të them se, sipas meje, libri i profesor Mikelit, do apo nuk do, t’i shtron ato pyetje përpara në mënyrë të natyrshme, ashtu siç edhe jep përgjigje ndaj tyre, por në se pyetja lind e drejtpërdrejtë, përgjigja gjendet mes rreshtave e duhet kërkuar në kuptimin e thellë të thjeshtësisë së fjalës dhe t? vargut të tij.

Le të mundohem të paraqes ndonjë argument.

Minimalisht, nga leximi i këtij libri, njeriu arrin të dallojë atë që quhet, dashuria e pastër, dashuria në gjithë kuptimin e fuqinë e saj shpirtërore, larg interesave të ngushta e kuptimeve të thjeshtëzuara të saj, dashuria si ndërveprim shpirtëror. Si e tillë, dashuria në librin e Mikel Gojanit paraqitet më shumë si hyjnore se sa tokësore, duke marrë përmasat e saj reale e fuqinë shndërruese që ka në jetën personale të individit dhe në atë shoqërore. Të njejtin dimension paraqet edhe dhimbja, që shfaqet natyrshëm me fuqi shëndrruese në jetën e njeriut dhe që vjen me të gjithë dimensionet e saj edhe në poezitë e këtij libri:

Mbrëmë erdha tek ti

Yjet shndrisnin

Dhe të bënin dritë…

Kështu shkruan poeti në poezinë “Nata shuhej në vetmi” (faqe 86), ndërkohë që në një poezi tjetër “Dhe, prapë në ishullin e dhimbjes” (faqe 87), duke sjellë përmes metaforës “ngrirjen” e dhimbjes në xhamin e qelqtë që ndanë “heshtjen e brendshme” nga “errësira jashtë”, autori shkruan:

…Po si të mbetej ajo aty?

Kur ishte lartësuar,

Në mrekullinë e mbinatyrshme.

Ndërkohë që përmes vargjeve, poeti kërkon të gjej? edhe vetë “rrugën për lart”, dhe në poezinë me këtë emër (faqe 91), thotë:

Shpeshherë,

Kaptoj nëpër këtë rrugë.

Këtë rrugë

E njoh

Edhe natën pa yje…

E njeh autori “këtë rrugë” edhe natën pa yje, sepse tashmë ai përmes dashurisë dhe dhimbjes, ka krijuar yllin e tij që e orienton, yllin polar që rri në sofrën e hënës dhe që herë merr dritë prej saj, herë i bën asaj dritë! Rreth kësaj teme është shprehur edhe zj. Pranvera Gjoni, e cila, në një paragraf kushtuar këtij libri, shkruan (faqe 99) se, poezitë e Mikelit janë një përshpirtje e hyjnishme dhe se: “Të duash përtej ekstremeve në një kohë, është t’i shkurtosh e bashkosh distancat, tokë – qiell.”

Po ç’është pra jeta, parë nga pozitat e këtij libri?

Jeta e Verës, bashkëshortes së poetit Mikel, tashmë është ngritur në art. Poezitë e këtij libri nuk janë thjesht sentimentale, por kanë një rrezatim të gj?rë, përtej dhimbjes së poetit. Përmes tyre, njeriu kupton se vdekja është një proces, një stacion në rrugëtimin e jetës dhe se jeta nuk mbaron me vdekjen. Me vdekjen mbyllet ai segment jetësor ku ne frymojmë, por përtej tij ka përsëri jetë. Mbyllet prania fizike, por mbetet ekzistenca frymore, ku njeriu “jeton” në veprën e tij, në dashurinë që ka dhënë, në kujtimet e njer?zve dhe çastet jetësore, në dashuri dhe lotë…

Nga leximi i poezive të këtij libri, njeriu e kupton se Vera e Mikeli vazhdojnë të jenë bashkë, edhe pse nuk shihen. Ata bashkëbisedojnë rregullisht, këshillohen me njëri - tjetrin, kujdesen për njëri – tjetrin, e në këtë bashkëbisedim, sjellin për ne mësime jetësore, këshilla e porosi që vijnë bukur shkruar nga dora e Mikelit, frymëzuar nga shpirti fisnik i Verës dhe bekuar nga dashuria e tyre hyjnore. E konstaton këtë edhe vetë poeti, ndonëse bie ndonjëherë pre e dhimbjes nga mungesa fizike e saj, kur duke iu drejtuar Verës, thotë:

Ti po lind,

Edhe një herë,

Në këto vargje memece… (poezia Vargje të pikëllimta, faqe 85), dhe pastaj shton:

…Në çdo çast,

Në emër të thërras. (poezia Ajo nuk është më, faqe 46).

Ndërsa tek poezia “Një fund i pafund”, kjo përmasë shfaqet në tërë madhështinë e saj, ku autori vazhdon të jetojë me “buzëqeshjen e saj”, si atëherë kur e njohu për herë të parë, prandaj shprehet:

Edhe sot

Pas kaq vitesh,

Ajo buzëqeshje

Më përcjell

Me ngrohtësinë e saj,

si pengu,

Që s’mund të shpërthejë

Guallin e ekzistencës së shpirtit…

Libri me poezi i autorit Mikel Gojani na mëson se njeriu edhe në momentet m? t? vështira të tij, kur gjendet pa vullnet në xhunglën e dhimbjes, në detin e lotëve plot dallgë, apo në pyllin e kujtimeve të mungesës, nuk duhet ta humb? nordin e të rrezikoje të mbytet, apo të humbasë rrugën. Dashuria – hyjni, e personifikuar në yjet, dritën e diellit apo shkëlqimin e hënës, në rijetimin e çasteve të së shkuarës përmes meditimit, në hijeshinë e valëve të shpirtit, në shkëlqimin e luleve, fëshfërimën e lumit, në…vetveten e munguar, duhet të shndërrohet në motiv jete. Të jetosh me ëndërrat nuk është vetëm çeshtje e rinisë, posaçërisht adoleshencës. Edhe të moshuarit jetojnë me ëndërrat, sepse procesi i të ëndërruarit është proces jo dosido, por një proces jetik për shëndetin e jetës së njeriut. Ëndërrat nuk i përkasin vetëm të ardhmes, as vetëm të shkuarës. Ato janë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë sonë. Se vetëm në ëndërra jeton shpirti - shpirtërisht! Të tilla motive në librin e Mikel Gojanit “Me hënën mbi tisin qiellor” gjenden thuajse në çdo varg, strofë e poezi, në rreshtat e tyre, duke e mbështjellë të gjithë librin, gjë që bie në sye përjetohet që nga titulli e kopertina, e deri tek e fundit fjalë e shkruar në të.

Ja disa momente, sipas meje, të bukura, që e dëshmojnë këtë:

Ikja

Nuk është harrim,

Por shtegtim

Që zbret.

Faqes së dritës… (faqe 89), apo:

Ne

Bashkë do të udhëtojmë

Përsëri. (faqe 61), për të konkluduar solemnisht në vargjet:

…Derisa të ekzistojë shpirti,

Sdo të ketë harresë

E, kur s’ka harresë,

Ka përjetësi.

Poeti, natyrshëm shfaq edhe trishtimin e tij nga mungesa e shokut të jetës, duke e krahasuar vetmin? si një “sarkofag” që kërkon ta përpijë, por vetë e rigjenë busullën tek “dialogu” me Verën, tek detyrat që ajo i ka lënë si “lulet dhuratë”, apo pema e mbjellë prej saj, deri tek loti i Jotit apo buzëqeshjet e mbesave të dashura, tek të cilat ai sheh të nesërmen me kolorit jete. Vetë ai sheh në këtë “sarkofag” një qiri të ndezur në një qoshe, që ia ndez shpirtin. A ka kuptim vetmia në këtë rast? Mendoj se jo. Autori jeton me kujtimet e bukura të një jete relativisht të gjatë që kanë kaluar së bashku, ai flet me të dhe bën “dyfish jetë”, për vete dhe për shokun e jetës që gjithsesi i mungon.

Të shkruarit, në të gjitha format e tij, është një mënyrë e mirë që të mos mbytesh në “moçalin e lotëve”, e as në dallgët e mërzisë, por të eksplorosh në kaltërsitë qiellore, e Ju, i dashtur Mikel, këtë po e bëni me devotshmëri, duke lartësuar kështu edhe veten.

Më erdhën në mendje në këtë rast ca vargje të bukura të shkrimtarit Ismet Bala, shkruar si ngushëllim për ndarjen nga jeta koh? m? par?, të tim biri:

Njerzit e mij,

N’Pukë e Mirditë

Jam aty,

Me ju natë – ditë.

Aty jam,

Veç mos me m’prit…

Dhe Vera i dashur Mikel, është aty, jeton me ty e ti jeton për të, për kujtimin e saj, për ta mbajtur emrin e saj lart, si diçka të shejtë. Ajo do të rilind? në krijimet tuaja e në fytyrat e mbesave tuaja të dashura, duke mbetur përjetësisht e juaja.

Paç jetën e gjatë për ta përmbushur me sukses edhe këtë detyrë të vështirë!

LLESH NDOJ

Lezhë, 13 pragpashkësh, 2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora