Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: 30 vjet nga heqja e yllit të kuq komunist

| E merkure, 13.04.2022, 06:35 PM |


30 vjet nga heqja e yllit të kuq komunist

Nga Kastriot Dervishi

Ligji nr.7558, datë 7.4.1992 “Për flamurin, stemën, kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë dhe himnin kombëtar”, përbëhej nga 7 nene. Në të u vendos heqja e yllit të kuq komunist nga flamuri dhe kapela ushtarake. Me këtë ligj u përcaktuan edhe kryeqyteti dhe himni kombëtar. Nga ky ligj, duke qenë se shteti ende nuk kishte përgatitur simbolet e reja, kapelat e ushtarakëve në periudhën prill-shtator 1992 paraqiteshin si në foto. Heqja e yllit nga kapelat e ushtarakëve të forcave të armatosura, u bë më 13.4.1992. Shqipëria hoqi kësisoj një simbol të urryer komunist.

(Në foto një ushtarak me kapele pa simbol në periudhën prill-shtator 1992).