E enjte, 09.02.2023, 12:13 PM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Në Gjakovë filloi Mitingu i Poezisë

E merkure, 13.04.2022, 06:42 PM


SOT NË GJAKOVË

FILLOI MITINGU I POEZISE I 58-TI ME RADHË

NGA TAHIR BEZHANI

Në bibliotekën “Ibrahim Rugova” të qytetit të Gjakovës, në sallën e përurimeve “Teki Dervishi”, Mitingu i Poezisë  vazhdoi punën e  këtij viti, duke përuruar librin me poezi të autorit Albi Lushi “Dhimbje në kohën e foljeve”

Ai vjen në miting nga Shqipëria, poet me profil të dalluar prej krijuesi , drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.

Që në fillim të këtij manifestimi, tani tradicional në Gjakovë, me një jetëgjatësi mbi gjysmëshekullor ,foli kryetari i Klubit Letrar “Gjon Nikoll Kazazi”z. Muharrem Kurti, i cili gjatë fjalës së tij i bëri një rezyme rrugëtimit të Mitingut të Poezisë, duke cekur sukseset dhe vështirësitë nëpër kohë të vështira të okupimit të Serbisë.

Asnjëherë gjatë rrugëtimit të tij, askujt nuk i ka shkuar ndërmend ta anashkalojë  në asnjë rrethanë, me çfarëdo çmimi të sakrificës, këtë manifestim me rëndësi të veçantë të kulturës sonë letrare, tha zoti Kurti në fjalën e hapjes së këtij manifestimi me renome kombëtare e ndërkombëtare.

Në vazhdim, Kurti ceku disa nga emrat e personaliteteve të elitës sonë letrare, por edhe ndërkombëtare, të cilët ishin pjesëmarrës në Mitingun e Poezisë në Gjakovë dhe lanë gjurmë në historinë e këtij manifestimi dhe të vet Klubit Letrar  “Gjon Nikoll Kazazi” të Gjakovës.

Kurti, në përfundim të fjalës, shtoi se pavarësisht mosinteresimit të strukturave politike vendore e atyre qendrore, për ta mbajtur Mitingun, si aset të kulturës gjakovare e mbarë kombëtare, ne, anëtarësia e klubit dhe qytetarët e Gjakovës ,nuk lejojmë shuarjen tij si amanet i atyre që e formuan dhe e mbajtën me shumë sakrifica për gjysmëshekulli.

Pas fjalës hyrëse dhe rezymesë së Mitingut,  manifestimi vazhdoi me interpretimet e poezive nga  artistja e mirënjohur, Elida Shasivari,  marrë nga libri “Dhimbje në kohët e foljeve” të autorit Albi Lushi.

Për librin me poezitë e këtij autori të njohur, foli poetja dhe studjuesja Migena Arllati, e cila e trajtoi poezinë e z. Albi Lushi, duke cekur se “poezia e tij është prezentë kudo ,aty ku frymon jeta me tëra peripecitë e saja....”

Pastaj fjalën e morën edhe prof. Muhamet Rugova, duke vlerësuar lartë prezencën e z. Lushi në Gjakovë dhe vlerat e krijimtarisë së tij poetike-letrare. I veçantë ishte edhe paraqitja e z. Fahri  Xharra, një personalitet i njohur e  i dëshmuar  me punën e tij shkencore në aspektin e rrjedhave të historisë sonë kombëtare.  Pos fjalëve miradije për krijuesin nga Tirana, ai ia dhuroi një komplet libra ,botime personale në shenjë mirënjohje dhe respekti për poetin Albi Lushi.

Si zakonisht, në përfundim të manifestimit, mori fjalë poeti Albi Lushi  cili në fillim falënderoi klubin letrar “Gjon Nikoll Kazazi” dhe z. Kurti për mundësinë e përurimit të librit “Dhimbje në kohët e foljeve” në Gjakovë, me të cilin faktikisht filloi dhe Mitingu Tradicional i Poezisë në Gjakovë.

Ai vlerësoi lart Mitingun e Poezisë në Gjakovë, si traditë e kulturës së Gjakovës e jo vetëm, duke u shprehur se “Gjakova është kryeqyteti i poezisë shqiptare.”

Në fund të këtij manifestimi ,z.Engjëll Berisha, duke falënderuar pjesëmarrësit, njëkohësisht  njoftoi edhe për vazhdimin e manifestimit gjatë muajt prill-maj, duke cekur se do ketë edhe përurime e takime tjera letrare.

Gjakovë, 11 Prill 2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora