E enjte, 28.03.2024, 02:32 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Si u vra Pal Mëlyshi

E marte, 12.04.2022, 05:18 PM


Si u vra Pal Mëlyshi

Nga Kastriot Dervishi

Pal Mëlyshi u vra më 12.4.1950 nga forcat e ndjekjes në kushtet e mosrakordimit midis strukturave shtetërore, duke qenë pjesëtar i “bandës” në Preng Ded Gjin Keqit (shkruhet edhe në formën Preng Dod Gjinkeqi). Pas vrasjes, kufoma e Palit u vendos një arkivor të veshur me gazetën “Zëri i Popullit” dhe u varros në mënyrë të fshehtë. Të gjithë ata që morën pjesë në asgjësimin e “bandës” u propozuan për t’u dekoruar. I vetmi që shpëtoi nga ata të shtatë, ishte bashkëpunëtori “Gaveta e vjetër”. Në informacionin për vrasjen e tij, ndër të tjera thuhet:

Dy toga të kësaj kompanie (së ndjekjes-shënim) që vepronin për kontroll në pyllin Ujlurth, bien në përpjekje në orën 5.30 të mëngjesit. Aspirant Kanan Kordha bashkë me ushtar Nikoll Gegë Kaçorri, dalin përpara forcave në një kodër domuinuese për të shikuar veprimin e forcave dhe zbulimin e pyllit. Në këtë kohë dëgjohet një zhurmë e vogël dhe një krismë tak-tak-tak. Për këtë dyshohet se do ish diçka. Menjëherë veprojnë për të zbuluar këtë zhurmë. U zbulua së pari roja i kriminelëve, i cili po qepte pantallonat. Nga ky shkak, aspiranti dhe ushtari mundën të tërhiqen pa rënë në sy dhe të organizonin rrethimin ku ishin kriminelat. Me pushkën e parë ushtari qëllon rojen dhe e vret në vend. Pëlcet pushka në gjithë rrethimin që i është bërë bandës së kriminelëve që kryesohej nga Preng Ded Gjin Keçi nga Kthella e Epërme që kanë qenë i arratisur prej 16 vjetësh. Nga ky rrethim mbetën të vrarë 6 veta dhe një i plagosur:

1-Preng Ded Gjin Keqi, i vrarë

2-Nikoll Deda

3-Gjon Kros Buna

4-Preng Zef Tarazhi

5-Pal Mlyshi

6-Mark Mlyshi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora