E marte, 27.09.2022, 03:00 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Gjurmët historike dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen e Medvegjës

E hene, 11.04.2022, 09:00 PM


Gjurmët historike të qytetërimit dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen tradicionale të popullatës shqiptare në rajonin e Medvegjës

Nga Dr. Qazim Namani

Gjurmët e qytetërimit në rajonin e Medvegjës, hasim në burimet e shkrimtarëve që nga periudha e antikitetit. Ndër studiuesit e parë që kanë shkruar për qytetërimin dardan janë: Justini, Straboni, Tit Livi etj.

Në vijim po ofrojmë disa të dhëna për Dardanët dhe Galabrët si fisi më i njohur dardan. Shumë studiues e mbështesin mendimin se fisi i njohur dardan Galabët jetuan në viset veri-lindore të Mbretërisë së Dardanisë, duke e përfshirë rajonin e Nishit, Viminaciumi (Kostolac),  Remizianë, e deri të lumenjtë Marava dhe Vardari i sotëm. Tej këtyre lumenjve jetonin Thunatët po ashtu një fis i njohur dardan.

Shumë studiues e mbështesin mendimin se malet e Galabit prej rrjedhës së Moravës e deri te Herkuliumi (Prokupla e sotme), e morën emrin sipas fisit dardan Galabroi. Rajoni i Medvegjës së sotme shtrihet në pjesën qendrore të Malësisë së Galabit.

Harta e vitit 1865 që tregon shtrirjen e fisit dardan Galabroi, autor: Justhus Perthes Heinrich, Theodor Menke

Historiani antik Straboni, është ndër studiuesit e parë që dardanët i konsideron fis ilirë,[1] por dardanët mund të lidhen shumë lehtë me fisin Dardi në Italinë e jugut.[2]

Straboni i përmend dy fise kryesore, Galabrët dhe Thunatët  në Dardani. Dardan janë dhe Galabrët tek të cilët …..(mungesë në test) është një qytet i vjetër …- këta pra banojnë në thellësi të vendit.[3] Siç shihet nga burimet antike, në këtë territor të Dardanisë ishte një qytet me gjurmë të lashta të qytetërimit. Është një fakt se Straboni e dinte për atë qytet dhe e gjeti të udhës ta citonte me epitetin Arhaia e kjo tregon se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë fortesë të zakonshme.[4]

Përveç gjetjeve arkeologjike edhe Pliniu dëshmon për nivelin e lartë të përpunimit të arit në Dardani, që në perandorinë romake zuri të popullarizohet me emër Dardanikum.

Përparimet që u arritën në përpunimin e metaleve në poçari dhe në zhvillimin e mjeshtërive të tjera bëri që nga mesi i mijëvjeçarit të parë Dardania të shquhet si vend i njohur. Në shekullin e IV p.e.re, dardanët kishin krijuar mbretërinë e tyre me dinastinë e Longarit dhe ishte bërë një fuqi politike e rëndësishme në Mesdhe.[5]

Dardanët pra ishin të shquar në kohët antike si punues të metaleve, e veçanërisht të arit dhe argjendit, si luftëtar të zotët, si tregtarë dhe si përpunues të prodhimeve blegtorale.

Dardanët kanë qenë të organizuar në jetën politike, ekonomike dhe sociale prandaj si duket ky polisArhaia, ka qenë qendër e rëndësishme e fisit dardan Galabroi.[6]

Nga të dhënat e autorëve antik kuptojmë se Galabrët kanë jetuar në pjesën qendrore të Dardanisë, dhe këtë qytet duhet kërkuar në Malësinë e Galabit për këtë arsye: Straboni kur shkruan për këtë qytet të vjetër i përmend Galabrët për të cilët thotë se jetojnë në thellësi të vendit, pra që i përgjigjet territori i Galabit të sotëm. Në pjesën qendrore të kësaj malësie shtrihen fshatrat shqiptare të komunës së Medvegjës. Afër Medvegjës është edhe Siarina, një fshat shqiptar me gjurmë të lashta të qytetërimit, dhe i vetmi vendbanim në Dardaninë antike që e kishte gejzerin me ujëra të ngrohta termale. Sipas gjurmëve arkeologjike mendoj se në këtë lokalitet duhet kërkuar Arinë, qytetin e parë dardan të fisit Galabroi.

Në fshatin Kërshevicë, në lindje të Bujanocit, është zbuluar qyteti tjetër i shekullit të III para erës së re, për të cilin arkeologët mendojnë se është qyteti Damastion.

Gjurmë të qytetërimit dardan në kalanë e Kërshevicës, komuna e Bujanocit, foto marrë nga interneti.[7]

Për këtë kemi të dhëna edhe nga disa autorë, që patën rastin ti vizitojnë këto vise gjatë shekullit XIX e XX. Një numër i madh i këtyre autorëve, kanë lënë të dhëna me interes për gjurmët e qytetërimit të kësaj malësie.

M. Rakiqi Galabin (Gallapin) nganjëherë e quante edhe Gullap i cili thekson se në bjeshkët e Gallapit duke pasur parasysh trevën e Jabllanicës jetonte elementi shqiptarë, ose siç ai e quante elementi arnaut.[8]

Prania e dardanëve në rrethinën e Medvegjës është vërtetuar me gërmimet arkeologjike në tumat e kësaj treve, që kronologjikisht janë të kohës së mbarimit të periudhës së bronzit. Arkeologu serbë, Milutin Garashanin ka shkruarës rajoni i Lebanës, e kanë banuar pa dyshim dardanët.[9]

Në vitin 1858 disa fshatra të “Pustarekës” dhe të “Jabllanicës” i ka vizituar edhe J.G.von Hahn. Hahni duke u bazuar në shënimet e Strabonit thotë se në viset e Gallapit ishte një qytet shumë i rëndësishëm antik, ai Artanën e quajti “E ëma e të gjitha qyteteve”. Hahni në malësinë e Gallapit qëndroi disa ditë dhe vizitoi shumë fshatra.[10]Në bazë të këtyre të dhënave mundë të pohojmë se Hahniduke u bazuar në shënimet e Strabonit është nisur në kërkim të qytetit Arhaia (Aria). Hani qëndroi rreth tre javë në Medvegjë në kërkim të këtij qyteti.

Rreth vendndodhjes së qytetit të Justiniana Primës, janë shprehur disa mendime të kundërta, disa studiues mendojnë se Justiniana Prima është qyteti i Shkupit, kurse disa tjerë duke u bazuar në gjurmët arkeologjike mendojnë se këtë qytet Justiniani e ndërtoi afër vendlindjes së tij, në mes të Medvegjës dhe Leskocit.

Dy nga shtatë bazilikat e zbuluara në “Qytetin e Mbretit (Justiniana Primë), afër Medvegjës, fotot marrë nga interneti[11]

Shumë studiues në dy shekujt e fundit kanë shkruar për qytetërimin dhe fortifikimet në Dardani gjatë sundimit të perandorit Justinian. Disa prej tyre e shprehin mendimin se JustinianaPrimën duhet kërkuar në mes të Lebanës dhe Medvegjës.

Për Justiniana Primën kemi të dhëna edhe nga autorët e mesjetës së hershme. Diku tek Dardanët evropian, të cilët jetojnë përtej kufijve të Epidamnasve pranë fortesës Bederiana gjendet një fshatë me emrin Tauris, ku ka lindur perandori Justinian. Ai e rrethoi këtë me një mur në formë katrori, dhe në të katër qoshet ngriti katër kulla prej të cilave mori emrin tetrapivg (katër kullësh). Ai themeloi këtu pranë një qytet madhështor që e ka quajtur Justiniana Prima të cilin e zgjodhi dhe si qendër të kryepeshkopatës së Ilirëve. Ai e rindërtoi dhe e bëri më të fortë fortesën e Bederianës.[12]

Dy prej këtyre lokaliteteve janë pranuar si më të afërta prej studiuesve të ndryshëm. Tome Tomovski është i mendimit se fshati Tauris duhet ubikuar te fshati Tavor kurse Bederianën me fshatin Bardovc në afërsi të Shkupit. Kështu mendon edhe dr. Zef Mirdita duke pohuar se kisha e Shkupit është vazhdimësi e kryepeshkopatës Ilire të Justiniana Primes. Nga birimet e mesjetës së hershme veçojmë të dhënat e Gjonit të Antiohisë i cili thotë se kështjella e Bederianës gjindet në afërsi të qytetit Ilir Nish:,.....Justini nga Bederiana Kashteli i cili i afrohet Nishit ilir.[13]

Duke i pasur këto të dhëna dhe gërmimet arkeologjike në qytetin antik “Qyteti i Mbretit” mes Medvegjës dhe Leskocit që ka të ngjarë të identifikohen me Justiniana Primen, andaj dhe numri më i madh i shkencëtarëve të kësaj fushe e mbështesin mendimin se këtë duhet ubikuar me “Qytetin e Mbretit (Cariçin Gradin e sotëm)”, 7 km në veri të Lebanit. Bazuar në këto burime, ka të ngjarë se fshati Tauris ku lindi perandori Justinian, të ketë qenë Tullarii sotëm, apo Turuqica, fshatra këto afër Brainës, kurse kështjella e Bederianës të jetë kalaja e sotme në fshatin Brainë. Në këtë rrethanë mbështetem nga vetë shkrimi i Prokopit të Cezaresë dhe rezultatit të përnjohjes në terren.

Gjurmë të qytetërimit në Justiniana Primë, afër Medvegjës, fotot janë marrë nga interneti[14]

Zef Mirëdita shkruan: Fakti i ubikimit të Justiniana Primes në territorin në mes të Tavorit dhe Bardovcit e parashtron vetvetiu pyetjen e kufirit që e ndante Dardaninë me Dacia Mediteranean. Por se nga shkonte linja fiktive e kufirit perëndimor, i cili e ndante Dardanin dhe Dakia Mediteranean, nuk mundë të caktohet me saktësi. Ka mundësi që ajo të ketë kaluar pikërisht në mes Bederianës që ka mbetur në Dardani dhe Taurisiumit, që gjendej në Dakia Mediteranea.[15]

Prokopi kur shklruan për Taurisiumin thotë se gjendet diku në Dardani e jo në Dakia Mediteranea, apo në kufi që e ndante Dardanin me Dakia Mediteranean, sepse po të ishte në kufi për këtë fakte Prokopi do të shkruante, në anën tjetër në listën e rindërtimeve të kështjellave në Dardani Bederianën e gjejmë të shënuar si Beriniana, kurse kalaja e sotme që ende i vërehen muret në fshatin Brainë gjendet jo më larg se 4 km me Tullarin dhe po aq edhe me Turiqicen që po ashtu janë afër me lokalitetin arkeologjikë për të cilin mendohet se ishte Justiniana Prima.

Duke pasur këto të dhëna mendoj se ubikimi i JustinianaPrimes, me qytetin antik në afërsi të Medvegjës është më i qëndrueshëm.

Prokopi i Cezaresë në veprën e tij “ De acidificis”, shkruan se Justiniani kishte lindur në Taurisiumin diku afër Bederianës. Justiniani afër vendlindjes së tij e ndërtoi kështjellën të cilin e rrethoi me mure, në të cilin i ngriti katër pirgje, dhe sipas të cilave e mori emrin “Tetrapyrgion”. Aty afër e themeloi qytetin madhështor Justiniana Primën.[16]

Justiniana Prima ishte tërësisht qytet i ri, qytet madhështor i zbukuruar me kisha të bukura, dhe shumë ndërtesa tjera.[17]

Në këtë qytet ai ndërtoi shumë faltore, pallate, rrugë, sheshe, ujësjellës, duke e bërë metropol dhe qendër të Ipeshkvijve nga Iliriku. Ky ishte qyteti më i madh, me popullsi të dendur dhe të pasur.[18]

Nga ky burim mësojmë se në këtë qytet, jetuan njerëzit më të pasur, me kulturë dhe zhvillim të artit të përsosur të kohës. Sipas të gjitha gjasave tradita e aplikimit të këtij arti u ruajt me gjelozi vetëm te popullata dardane e kësaj treve të pasur me minerale fisnike dhe gjurmë të qytetërimit dardan. Kjo dëshmohet edhe me veshjen e grave të kësaj ane që stili i veshjes përputhet me mozaikun e Teodorës, gruas së Perandorit Justinian.

Perandori Justinian (527-565), e riorganizoj kishën ilire, dhe e bëri provincë të pavarur kishtare, duke e bërë vatër të re të politikës së Ilirikut Justiniana Primën.[19]

Në vitin 545, Perandori Justinian e shpalli Novelën CXXXI, me të cilën sanksionohet gjendja juridike e Justiniana Primës. Me këtë dispozitë të re, territori i Vatikanit dukshëm është zvogëluar. Tani nën dioqezën e Justiniana Primës kishte hyrë edhe Panonia. Provinca e re kishtare e Justiniana Primës, u bë me karakter të pavarur kishtar.[20]

Gërmimet arkeologjike, në lokalitetin arkeologjikë afër Lebanës, mes Medvegjës dhe Leskocit, kanë sjellë rezultate arkeologjike, me zbulimin e dhjetë bazilikave[21] të krishterimit të hershëm, flasin për banorët shumë fetar të këtij qyteti, që mendohet se kemi të bëjmë me një seli ipeshkëv ore.[22]

Monogrami i Justinianit i zbuluar në bazilikën me transept, është në gjuhën latine e jo greke. Edhe mbishkrimet tjera të kësaj kohe të gjetura në qytetin e Nishit, por edhe në qytete tjera për rreth, flasin se në regjionin e qytetit afër Lebanës, si gjuhë të liturgjisë fetare e kishin gjuhën latine.[23]

Justiniana Prima përmendet për herë të fundit në vitin 602 p.e.re në “Miracula S. Demetri II” duke folur për ngjarjet e vitit 618 si qytete të rrethuara prej fiseve barbare Avaro-Sllovene përmenden Nishi dhe Sordika, për JustinianaPrimen disa mendojnë se në këtë kohë gjindej nën okupimin Bullgar, ndërsa të tjerët mendojnë se e kishin shkatërruar sllavët.[24]

Përkundër këtyre mendimeve të kundërta dhe mospajtimeve, është për të cekur se në koncilin e VII ekumenik, që është mbajtur në Nice në vitin 787 i cili trajtonte problemin e ikonave në mesin e ipeshkëve që kishin lindur, ishin rritur dhe edukuar në këtë herzë marrin pjesë edhe ipeshkvit e Dardanisë.

Rëndësinë që e kishte pasur Justiniana Prima por edhe qytetet tjera në trevën veri-lindore të Dardanisë antike, e dëshmojnë edhe numri i madh i kishave dhe simboleve të krishterimit që u zbuluan gjatë gërmimeve arkeologjike.

Kryqi i zbuluar në Kërshevicë afër Bujanocit dhe kryqi i zbuluar në qytetin e mbretit afër Medvegjës, fotot janë marrë nga interneti

Sipas Konstantin Profirogentit banorët në trevën e Dardanisë në këtë kohë ishin të krishterë, disa nga misionarët e kishës romake këtë shënim të këtij autori bizantin e vejnë në dyshim, kurse të tjerët e pranojnë si të saktë. Leoni i III (717-741) në kohën e krizës, lëvizjes ikonoklaste në vitin 727 vendos publikisht të deklarohet kundër ikonave, i cili ia nënshtron patriarkales së Kostandinopojës, Sicilisë e Kalabrisë si dhe provincat tjera që kishin qenë nën juridiksionin apostolic të Selanikut, ku ndër to ishte edhe Justiniana prima.[25]

Pas hismëz së madhe të vitit 1054, arsyet e ndryshimit të besimeve fetare tek shqiptarët bëheshin me qëllimtë ruajtjes së identitetit gjuhësor e kombëtar. Në shekullin e XIII dhe XIV, derisa feudalët rasian përdornin ortodoksinë për të sllavizuar pjesët veriore të shqiptarëve, por për ti bërë ballë presionit,  pjesa më e madhe e popullsisë kaloi në ritin perëndimor të besimit katolik latin. Kishat latine të popullatës ilire u lidhën me kryepeshkopatën e Tivarit, me të vetmin qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar e gjuhësor. Kjo dukuri e njëjtë ndodhi edhe në Vilajetin Vëlk të Dardanisë dhe në Maqedoninë veriore. Sidomos në shekullin e XIV, kur u shtuan presionet gjatë sundimit nëntë vjeçar të Dushanit, kur nën presionin e madh të kishës ortodokse për konvertim në ritin lindor, arbëroret braktisën ritin lindor dhe kaluan në ritin katolik, duke ruajtur kështu identitetin etnik.

Nga presionet e Dushanit në Rasi, popullata dardane që ishte jashtë kufijveadministrativ të Rasisë, e kishte pranuar ritin perëndimor katolik dhe ishin ofruar me peshkopatën e Tivarit, Kotorit, Raguzës dhe Vatikanin. Kjo dëshmohet edhe në qytetin e Artanës, Prishtinës, Kushumlisë, Prokuplës, Leskocit, Medvegjës, Vranjës, Nishit e shumë vendbanime tjera dardane të cilat në atë kohë ishin në kuadër të Vilajetit Vëlk, ishin jashtë kufijve të Rasisë, andaj rasianët kurrë nuke kishte shtrirë ndikimin e saj politik, kishtar dhe administrativ në këto qytete dardane.

Për të dëshmuar se Rasianët kurrë nuk e kishin pasur nën sundimin e tyre, pjesën e Dardanisë, prej Lipjanit e deri në qytetin e Nishit po ofrojmë disa të dhëna për shekullin e XIV, për Prishtinën si qytetin e parë afër kufirit të Rasisë mesjetare. Nga burimet historike kuptojmë se kufiri në mes të Rasisë dhe Vilajetit Vëlk ishte diku mes Lipjanit dhe Prishtinës.

Në shekullin XIV,  Vilajeti Vëlk ishte një principatë, që ishte në shërbim të Bizantit e të cilën e udhëhiqte Princ Lazëri. Princ Lazëri kurrë nuk e kishte arritur kurorën mbretërorë, pra ishte nën varësinë e Bizantit.[26]

Në një dokument të lëshuar nga Prishtina në vitin 1325, ju kërkohet targa e Shën Mitritdubrovnikasve.[27]

Për Prishtinës ka shkruar edhe perandori bizantin JohanKontaguzeni në vitin 1342, i cili një atë kohë ka dhënë disa të dhëna të rëndësishme për lokalitetin.[28]

Sipas shkrimeve të Johan Kontakuzenit thuhet se në Prishtinë ka pasur pallat me oda të mëdha, për tubime shtetërore, për procese gjyqësore, për solemnitete dhe gostitje.[29] Prishtina e kishte edhe kalanë, të cilën Sulltan Mutati I, gjatë rrethimit të qytetit në vitin 1389 e kishte rrënuar.[30] Pranë kalasë së Prishtinës sulltan Bajaziti, mbi themelet e kishës katolike e filloi ndërtimin e xhamisë së parë në Prishtinë.

Për zhvillimin e Prishtinës flasin edhe faktet e  vendosjes së tregtarëve të huaj edhe nga Dubrovniku në vitin 1387. Po këtë vit qytetari  nga Dubrovniku, Marko Zvizdic, i cili jetonte në Artanë, me vullnetin e tij me 9 nëntor 1387 ka dhënë 5 dukatë për mirëmbajtjen e kishës së Shën Marisë në Prishtinë. Kjo tregon se Prishtina ishte qendër e zhvilluar tregtare edhe para betejës së Kosovës.[31] Përveç kishës së Zojës Mëri, në vitin 1421 në regjistra të këshillit të vogël raguzan, përmendet edhe një kishë tjetër pa emër.[32]

Në Prishtinë në vitin 1426 e kishte edhe konsullatën dubrovnikase.[33] Në Prishtinë, në shekujt XIV dhe XV, vepronin një numër i madh i tregtarëve dubrovnikas, të cilët bënin tregti me qytetet më të zhvilluara në rajon.[34]

Në shekullin e XV, Balshajt e shtrijnë sundimin e tyre, në Prishtinë, Artanë e disa vendbanime tjera dardane në rrethinën e Artanës.

Sipas literaturës serbe të publikuar, që është mbështetur te burimet latine, kuptojmë se gjatë kësaj periudhe në Rasi, dhe në Vilajetin e Brankovicit, me shumicë ishte popullata arbërore.[35]Duke u bazuar nga këto burime historike të kohës, sot nuk ka kurrfarë baze shkencore që këto territore të quhen sllave apo edhe më keq shtet serbë mesjetar.

Fasimile nga libri i Konstantin Jiricekut dhe Jovan Radonicit, ku dëshmohet se gjatë shekullit XV, dominonin shqiptarët

Në librin "NovoBrdo" të botuar në vitin 2004 në Beograd, në gjuhën serbe dhe angleze nga grup autorësh, shkruan për Gjon Progonin, thuhet se ishte argjendari më i njohur që kishte bashkëpunim me Dubrovnikun, por emri i tij shkruhet si JovanProgonoviq, ndërsa për MartinSegonin shkruan se kishte lidhje me shqiptarët sepse kishte njohuri për historinë shqiptare[36].

Nga kjo kuptojmë se ky nuk është shkrimi i parë në historiografinë serbe që tentohet të bëhet falsifikimi i emrave të tyre ose të përvetësohen personalitetet shqiptare që lanë emër në historiografinë botërore.

Artana (Novobërda) në burimet latine përmendet si qytet që jetuan saksonët të cilët qytetin e quanin Nyeberghe. Katolikët këtu kishin shumë kisha.[37]Qyteti i Artanës gjatë mesjetës ishte komunë katolike latine..

Kronisti osman Evlija Çelebiu gjatë udhëtimeve të tij nëpër trevat shqiptare në mesin e shekullit XVII, ka lënë disa të dhëna me interes për vendbanimet dhe popullatën shqiptare në Kosovë.  Çlebiu kur e përshkruan rrjedhën e Lumit Gnalab (Lab) thotë se rridhte prej Albanie dhe përmes qytetit të Mitrovicës derdhej në Lumin Morava.[38]

Fasimile nga libri i Evlija Çelebiut, ku dëshmohet se treva e llapit dhe malësia e Artanës, në shekullin XVII ishin të banuara me shqiptar, dhe kjo malësi quhej Albani

Sipas regjistrimit turk në fund të shekullit XVI, në 10 lagjet e Artanës u regjistruan 142 shtëpi të krishtera, OlgaZirojevic thekson se numri i lagjeve të krishtera në Artanë në fund të shek. XVI ishte 43, kur tani jetonin edhe hebrenjtë. Komuna katolike e Artanës pësoi rënie në shekullin XVII, kështu më 1651 kishte gjithsej 18 shtëpi me 70 frymë. Në Artanë në vitin 1664/5 u regjistruan 9 shtëpi hebrenjsh. [39].

Johaqn Georgvon Hahn, i vizitojë viset shqiptare prej Leskoci e deri ne Prishtinë, ai qëndroi edhe në Medvegjë. Hahn në shkrimet e tij duke e cituar edhe udhëpërshkruesin francez Ami Buen, e përcakton qarkun e rajonit e trevave shqiptare të Galabit, brenda këtyre qyteteve Vrajë, Gjilan, Artanë, Prishtinë, Kratovë, Kurshumli, Prokuple, e Medvegjë. Hahn, banorët e këtyre viseve i quajnë arnaut, dhe i dallon prej malësorëve të Alpeve shqiptare. Po ashtu hahn thotë se toka në të cilën jetojnë sot arnautët në këto vise, ka qenë pjesë integrale e Dardanisë së Vjetër. Këta arnaut (shqiptar) quhen Lapë-Galapë, dhe janë më të egëritnga të gjithë populli shqiptar, por në Shqipëri nuk i njohin shumë ata.Fisi kryesor i tyre quhet Gulab, që ky emër na i rikujton Galabrët, një fis i dardanëve.[40]

Mita Rakic, në librin e tij, “Iznove Serbije”, shkruan se në qytetin e Kushumlisë më parë kishte qenë një kishë latine.[41] Mita Rakici bazohet në të dhënat e Georgvon Hanit andaj edhe shkruan se duke filluar në male që fillojnë prej Lebane e në përgjithësi në Malësinë e Gollakut, jetojnë shqiptarët e egër. Në këto male jetojnë shqiptarët etnikisht të pastër, dhe këto anë ishin të pa kalueshme për udhëtar të huaj, por dhe për turqit që niseshin prej Leskocit. Hahn i cili prej Leskoci u nisë për të shkuar në Medvegjë, u detyrua që të kthehet prapë në Leskocë shkruan Mita Rakic.[42]

Mita Rakic shqiptarët e kësaj treve i quante të pastër, duke i veçuar gratë, fëmijët, veshjen e kësaj ane, dhe maramat rreth kokës.[43]Nga ky burim kuptojmë për veshjen dhe pastërtinë e familjeve shqiptare të kësaj ane.

Shqiptarët e këtyre anëve dinë për rrugë dhe për kisha të vjetra.[44] Në fshatin Siarinë gjenerali K.S. Protic, e merr nga një shqiptar një Pitos për ta dërguar në Muzeun e Beogradit.[45]Pra siç shihet në këto shkrime gjejmë të dhëna për gjurmët etnografike dhe arkeologjike të kësaj treve. Fshati Siarinë ka gjurmë arkeologjike, pranë banjës së sotme është Gradina e fshatit, pastaj aty afër është edhe “Quka e Dukatit”. Duke u bazuar në gjurmët arkeologjike dhe ujërat termale, si vendbanim i vetëm me gejzer, dhe toponimeve për rreth, mund të shprehim mendimin se qytetin e vjetër të Galabërve dardan Aria ta kërkojmë në Siarinën e sotme.

Rafuna, një fshat që deri në krizën lindore ishte i banuar me shqiptarë etnik,  më parë ishte quajturTumarce[46], emër ky që rridhte prej varrezave tumulave dardane.

Në kohën kur Mita Rakic e vizitojë fshatin Rafunë ai e kishte vizituar edhe kishën e fshatit me popullatë shqiptare. Për kishën shqiptare në Rafunë, Rakic nga shoqëruesit e tij e kishte kuptuar se para 20 viteve kishte qenë e tëra, dhe quhej “Tumaracka”, duke e kuptuar se Rafuna më parë është quajtur “Tumarce”. Rakicit si duket nuk i pëlqen ti quaj kisha shqiptare andaj edhe shkruan se këto kisha i përvetësuan shqiptarët, por ai nuk kishte njohuri se deri në mesin e shekullit XIX shqiptarët e asaj ane ishin të krishterë dhe se kishat ishin të shqiptarëve.

Sa i përket emrit të fshatit Rafunë, po ashtu Rakic nuk ka njohuri se në këtë fshat dhe fshatra tjera të kësaj ane kishte disa varreza të tumulave për të cilat ka shkruar edhe arkeologu serbë MilutinGarashanin, i cili për to thotë se padyshim ishin varreza dardane (Për tumat në rajonin e Medvegjës, shkruan edhe Zef Mirdita i cili e citon Garashaninin).

Nga këto të dhëna kuptojmë se fshatrat shqiptare të këtij rajoni deri në vitin1878 ishin me popullatë autoktone dardane dhe trashëgimi kulturore të pastër shqiptare.

Facsimile nga libri i Mita Rakicit për tumat dhe emrine më hershëm të fshatit Rafunë

Johan Georgevon Hahn, në vitin 1854, e ka shkruar edhe "Librin nga Beogradi deri në Selanik", në këtë libër e përshkruan takimin me shqiptarët e Medvegjës, konkretisht shkruan për fshatin Dediq në të cilin kishte vallëzuar me gratë shqiptare, të cilat ende nuk ishin konvertuar në fenë myslimane dhe i përshkruan jashtëzakonisht mirë, të bukura, dhe mbi të gjitha të mençura!

Simbole të krishterimit në veshjen e grave shqiptare në trevën e Medvegjës

Johan Georgvon Hanin, gjatë udhëtimit prej Leskoci e deri në Artanë e shoqëroi Ramadan aga nga fshati Bucë, ai qëndroi disa javë në lagjen Dediq të Medvegjës.

Hahn kur shkruan traditat shqiptare gjatë qëndrimit të tij në fshatin Dediç, pa dyshim se, pastërtia, bukuria, ushqimi tradicional dhe veshja origjinale e femrës dardane të asaj treve, e shtyjnë që të shkruaj përshtypjet e tij.

Sa i përket fshatit Dediç, që njëkohësisht është para lagje e vjetër e Medvegjës së sotme, ka shënime edhe nga autorët rusë e sllav që vërshuan pas Hahnit në ato treva me qëllim dhe objektiva të qarta shkencore, ndryshimet e toponimisë, përvetësimit të objekteve të kultit dhe zhvillimit të propagandës pan sllaviste në ato vise. Në burimet e shkruara serbe të autorit Mil. J. Nikolajevic, e gjejmë se lagjja Dediç, por edhe Medvegja e sotme më parë është quajtur Deva,[47] emërtim ku i periudhës romake, i ruajtur me shekuj te popullata autoktone dardane. Emri Deva ka kuptimin për vendbanime romake të fortifikuara, ku edhe sot i gjejmë dy kështjella romake në Rumaninë e sotme, ndërsa në sanxhakun e Nishit ishin po ashtu dy fortifikime me këtë emër. Pra shihet qartë se për ti dhënë etimologji sllave toponimeve, emërtimi i vjetër Deva është shndërruar në Deda.

Fasimile nga libri i mil. J. Nikolajevicit, për emrin e vjetër të Medvegjës, që para shekullit XIX quhej Deva

Hahn duke i përshkruar këto anë të banuara me shqiptare etnik ndër të tjera ka shkruar se  ishin në Albani (Shqipëri). [48]

Dëshmi nga libri i DragolubTrajkovicit, cili sipas shkrimeve të Johan Georgevon Hahhn, qyteti i Leskocit në vitin 1854, konsiderohej se ishte në trevat shqiptare, Albani ( Shqipëri)

Popullata shqiptare ortodokse që u serbizua, në gjysmën ë dytë të shekullit XIX, dhe gjatë shekullit XX, me ndikimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe, i përvesuan të gjitha objektet e kultit, dhe përmes procesit të konservimit e restaurimit, më qëllim të falsifikimit të historisë së tyre u dëmtuan.

Këtë e dëshmojnë edhe disa autor serbë, të cilët kanë lënë shënime për kishën shqiptare në qytetin e Leskocit. Ata shkruajnë për ndërhyrjen në freskat e  kishës së Leskocit që ishte konservuar në vitin 1693, kur të gjitha freskat, mbishkrimet dhe fotografitë u ndryshuan në vitin 1902 dhe rreth vitit 1930, nga padituria për mos kuptimin e tekstit origjinal. Krejt këto kishin ndodhur pasi që këto punë u lanë në dorë të një të riu rusë shkruajnë serbët.[49]

Dëshmi të shkruara nga autorët serbë, ndërhyrjet e rusëve për të falsifikuar kishën shqiptare në Leskocë

Nga kjo e dhënë kuptojmë se rusët që nga mesi i shekullit XVII, veprimin e tyre e kishin shndërruar në platformë politike dhe ushtarake, që të zhdukin çdo gjurmë të shqiptarëve në trevat ilire. Shërbimet sekrete ruse gjatë gjithë kësaj kohe punuan për formimin e shteteve sllave dhe shtetin grek në tokat ilire.

Gjurmët e këtij qytetërimi të lashtë, të krijuar nga popullata autoktone dardane, nuk mund ti mohoj askush, sepse kjo traditë e artit popullore lidhet ngushte me të kaluarën dhe qytetërimin dardan të kësaj treve.

Simbole të krishterimit të qëndisura te veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës, Foto 1 dhe 2. Këmisha e punuar nga Qamile Zeka (1948), nga fshati Banja e Vjetër

Nëse i analizojmë pa njëanshmëri e gjelozi dhe me vëmendje veshjet e popujve gjatë shekullit XIX në Gadishullin tonë, mund të vij në përfundim se veshja e popullatës shqiptare në zonën e Medvegjës, ju ka përballuar më së miri, në ruajtjen e artit para krishterimit e atij pas krishterimit, krahas me popujt dhe trevat tjera, përgjatë sundimit pesëqindvjeçar, pa u ndikuar nga kultura orientaleosmane, dhe ajo sllave.

Në viset perëndimore të gadishullit tonë, ku pushtimi osman ishte dukshëm më pak i shtrirë në kohë dhe hapësirë, i la gjurmët e veta të ndikimit në veshje gjatë shekullit XIX, në disa vise të Hercegovinës, Bosnjë dhe Malin e Zi, më shumë se sa në disa zona të banuara me popullatë shqiptare. Arsyet përse në ato vise perëndimore gjejmë më shume elemente etnografike orientale në veshjen e popullatës gjatë shekullit XIX, mendoj se është edhe zhvillimi teknologjik, kohë kjo kur makina e zëvendësoj punimin me dorë të artit tradicional. Veshjet popullore që punoheshin gjatë shekullit XIX, në Malin e Zi, Bosnjë e disa vise të Hercegovinës, edhe pse punoheshin më shumë me makinë, prapë ndikimi i politikës dhe fryma e pushtetit osman me seli në Sarajevë, kishte ndikuat që të aplikohen elemente etnografike osmane. Deri sa në viset e përmendura më lartë, gjatë shekullit XVIII e XIX, me shumicë bartej në kokë, kapela me ngjyrë të kuqe (Fesi), te popullata shqiptare me shumicë bartej Plisi i bardhë.

Shamitë dhe shivet me kryq, që barten te gratë e rajonit të Medvegjës

Popullata shqiptare e fshatrave në rrethinën e Medvegjës, gjatë shekullit të XIX, përjetoi kriza të rënda politike dhe ekonomike, para dhe sidomos pas luftërave për pushtimin e atyre viseve nga Serbia e Bullgaria, por prapë ruajti traditën shekullore për punimin e veshjeve popullore.

Shive me kryq, të punuara nga gratë e Medvegjës

Kjo zanë etnografike, deri në mesin e shekullit XIX, e kishte një popullatë autoktone dardane. Në këto fshatra jetonin popullatë e pastër shqiptare, që me gjelozi dhe fanatizëm e mbronin kulturën, gjuhën, artin dhe dokete tyre nga ndikimi osman dhe kultura orientale.

Simbole pagane dhe florale të qëndisura te veshja e grave në rajonin e Medvegjës. Foto 1. Këmisha e punuar ngaQamile Zeka (1948) nga fshati Banja e Vjetër, Foto 2. Këmisha e punuar nga AzaFerati(1946) nga Banja e Sjarinës

Mbrojtja e këtyre viseve dhe kulturës së lashtë popullore, këta shqiptar i bënte të rrezikshëm për të huajt, prandaj edhe JohanGeorgvonHahn, kur i vizitoj këto fshatra shqiptare, banorët e këtyre viseve i quajti të egër, sepse pa lejen e tyre, dhe përcjelljen e shqiptarëve, të huajt nga qytetet e afërta të huajt nuk mund të lëviznin lirshëm nëpër fshatrat e tyre.

Nga udhe përshkrimet e studiuesve të huaj kuptojmë se edhe vet zyrtarët osman, nuk mund ti shkelnin lirshëm këto male, në përjashtim të ekspeditave ushtarake dhe armë nga ushtria osmane. Pozita gjeografike, që karakterizohet me kodrina të shpeshta dhe me lugina të shumta e bënin këtë relief tëpërshtatshëm për mbrojtje të këtyre fshatrave nga sulmet me armë që përdoreshin para shekullit të XIX. Në periudhat e mëvonshme këto troje shqiptare u pushtuan nga pamundësia për tu mbrojtur nga ushtritë pushtuese që ishin tëpajisura me armëartilerie.

Këto rrethana ndikuan që veshja e kësaj treve ti ruaj të gjitha tiparet e një veshje autoktone, burimore që lidhet me vet historinë mijëravjeçare antike e mesjetare.

Kjo veshje etnografike shqiptare fillojë ti humbë disa tipare autoktone, vetëm pas krizës lindore dhe vendosjes së kufijve të ri shtetëror serbo-osman për mes kësaj malësie. Është me interes të dihet se pas vitit 1880, në veshjet shqiptare të kësaj treve ndikojë shumë pushteti osman për të futë elemente kulturore orientale. Këtë e dëshmojnë edhe hulumtimet në terren, ku i vërejmë të dukshme këto ndikime. Në këtë periudhë vendosja e kufirit nëpër majat më të larta të maleve, sipas rrjedhave të ujërave, ndikoj që gjysma e familjeve të fshatit të mbesin brenda kufijve të Serbisë, ndërsa gjysma tjetër të mbesin brenda kufijve të P. Osmane.

Pushteti osman ndikojë që të zhvillohet edhe një politikë për ndarje etnografike, sipas dokeve, fesë por edhe veshjes. Për një kohë të shkurtër popullata shqiptare që mbeti brenda kufijve të shtetit osman, braktisi traditën e aplikimit të artit tradicional në veshje duke mos e praktikuar qëndisjen me motive pagane, dhe motivet florale me pamje të hareshme.

Popullata shqiptare që mbeti brenda kufijve të shtetit të Serbisë, ju nënshtrua një politike asimiluese, edhe pse jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, nuk përjetoi ndalesa në punim e veshjeve tradicionale. Kjo ndikojë që te popullata shqiptare që ishte lokalizuar në rreth dhjetë fshatra në rrethinën e Medvegjës, për fat të mirë i ruajti të gjitha karakteristikat e artit popullorë tradicional dardan në veshjen e kësaj ane. Kjo popullatë autoktone si bartës e kulturës materiale e shpirtërorë të një treve dikur të pasur ekonomike dhe etnokulture ruajti vlera të pa përsëritshme të artit parahistorik, antik e mesjetar në veshjen popullore.

Simboli i kryqit që haset edhe sot e qëndisur në shami dhe jakë të këmishës te grave shqiptare në rajonin e Medvegjës

Në bazë të këtyre të dhënave mundë të pohojmë se Hahniduke u bazuar në shënimet e Strabonit është nisur në kërkim të qytetit Arhaia (Aria).

Jam i vetëdijshëm se procesi i gërshetimit të kulturës dardane në antikitet, me fqinjët tjerë lindor dhe perëndimor, në mungesë të burimeve të shkruara, është shumë vështirë që të studiohet, por te asnjë popull tjetër, nuk janë ruajtur të kompletuara në një kostum, të gjitha këto detaje të paraqitura të artit nga zhvillimi i qytetërimit botërorë, që edhe sot qëndisen te kjo veshje e jona popullore.

Arti dhe tradita në Dardaninë Lindore, është zhvilluar në etapa të ndryshme, andaj mund të pohojmë se pa dyshim se kishte gërshetime me artin trakas, por arti dardan e ruajti autenticitetin nga antikiteti i vonë, duke i ruajtur simbolet pagane dhe ato kishtare në mënyrë të veçantë, që dëshmohet në vijimësi deri me sot në kulturën materiale të popullatës autoktone shqiptare  të Kosovës së sotme lindore.

Nga zbulimet e deri tashme arkeologjike, dhe burimet e më vonshme historike është dëshmuar se mjeshtrit dardan kishin krijuar art dhe vepra të përsosura të artit, siç dëshmohet edhe te kjo veshje e jona popullore.

Ruajtja e autenticitetit në punimin e kësaj veshje, deri në ditët e sotme, me ngjashmëri dhe dekorime shumë të përafërta me mozaikun e Teodorës, gruas së perandorit Justinian, mendoj se me këtë dëshmohet autoktonia e kësaj popullate që nga periudha e antikitetit, në vendlindjen e këtyre perandorëve të famshëm.

Çdo dukuri e ka një zanafillë. Andaj emërtimi i Jezusit Krisht, shtohet pyetja në gjuhen dhe besimin e cilit popull u motivua simboli kryesor i fesë së krishterë Kryqi.[50]

Lidhur me këtë pyetje ka shpjegime të ndryshme të ndryshme, dhe si përfundim del se simboli i kryqit të krishterë është përdorur në periudhat e mëvonshme historike, nga koha e vdekjes së Jezusit.[51]

Në vijim të shohim se kjo pyetje a ka të bëjë edhe me Dardaninë Lindore, që e përfshinë edhe trevën e Medvegjës së sotme.

Nga burimet historike kuptojmë se pikërisht, perandorët me origjinë dardane nga Dardania Lindore, patën ndikim në lejimin dhe përhapjen e krishterimit, si besim, që më vonë u bë besim zyrtar, që më shekuj luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të qytetërimit , në pjesën më të madhe të botës.

Sipas burimeve të verifikuara historike është e ditur se rol të rëndësishëm në këtë proces luajti perandori Konstantini i Madh dhe e ëma e tij Helena nga qyteti dardan Naissus (Nishi i sotëm), në Ilirikun Lindor.[52]

Konstantini i Madh nga qyteti i Nishit të sotëm, njihet për vendimin e tij historik, në përkrahje të krishterimit. Konstantini e hartoi urdhrin e njohur të vitit 311, për ndalimin e të përndjekurve ndaj të krishterëve.[53] Në vitin 313, Konstantini e nxori ediktin e Milanos, në përkrahje të krishterimit. Në vitin 325, Konstantini e kryesoi Koncilin e Parë Ekuemenik të Nikesë, që morën pjesë 318 peshkop,  ku u vunë bazat dogmatike dhe kanonike të kishës.[54]

Helena e ëma e Konstantinit të Madh, ndërmori një vizitë pelegrinazhi në tokën e shenjtë, Jerusalem. Vizita e Helenes në Jerusalem, kishte një program bamirësie për ndërtimin e kishave. Këtë program e kishte mbështetur edhe vet Konstantini i Madh. Objekti më monumental i ndërtuar në Jerusalem, me ndihmën e Konstantinit është kisha e varrit të shenjtë, e cila mendohet të jetë ndërtuar dhe pikërisht në vendin ku ishte varrosur Krishti.[55]

Nga këto burime historike del qartë se Helena e lindur në qytetin e Nishit ishte një misionare bamirëse e krishterimit. Burimet historike dëshmojnë se Helena është themeluese e kryqit të shenjët te besimi i krishterë. Helena vdiq në vitin 330, e cila u varros si shenjtore në selinë e shenjtë në Vatikan. Helena sot njihet si Shën Helena e Ilirisë, që i përket jo vetëm Dardanisë dhe Ilirisë, por gjithë komunitetit human në botë.[56]

Disa autorë kanë shkruar se shtyllat e vdekjes që dënoheshin njerëzit më parë nuk e kanë pasur formën e kryqit.

Fatbardha Demi, ka shkruar: J. Hall në “Dictionary of subjects symbols in art” ka pohuar se: Duke filluar nga shekulli i V, kryqi  fillon të gdhendet në sarkofagë dhe objekte tjera. Ëallis Budge, në librin “Amuletsand Talismans”, ka shkruar se para shekullit IV, kryqi nuk ishte emblemë kryesore e simbolit të krishterimit.[57]

Babai i Konstantinit të Madh, ishte Konstantin Klori, ishte gjeneral në ushtrinë romake, i cili në vitin 293 është bërë Cezar i Maksimianit.[58] Pas vdekjes së Konstantin Klorit, Konstantini i Madh u shpallë pasardhës i të atit. Konstantini i Madh njihet në histori, sepse e ishe ai i cili e shpalli krishterimin si fe zyrtare të Perandorisë Romake, e ndihmoi kishën dhe klerikët me donacione dhe premtime publike, kërkoi paqen e kishës, dhe u pagëzua para vdekjes.[59]

Krishterimi pas Konstantinit të Madh, pësoi zhvillime të mëdha në organizimin kishtar e shoqërorë ndër shekuj. Ndër figurat më të shkëlqyera të historisë së gjatë të kishës së hershme ishin: Ambrozi Peshkop i Milanos, Kristotostomi, patriark i Kostandinopojës, Jeromi, përkthyes i biblës latine, dhe Augustini, peshkop i Hipos. Të gjithë këta ishin bashkëmoshatar, që kishin lindur mes viteve 340-345. Jeromi ishte ilirë i lindur në provincën e Ilirisë.[60]

Nga Dardania Lindore ishte edhe muzikanti i parë Niket Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Remesianës. Ai ishte  teolog, vjershëtor, muzikant, dhe njeri ndër krijuesit e bazave të kulturës së krishterë. Niketë Dardani (340 - 414), njihet si autori i "Te Deum" himnit bazë dhe simbol të krishterimit, ky artist nga Dardania është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishterimit, dhe një nga themeluesit e kësaj kulture.[61]

Në fazën e parë të konsolidimit të fesë së krishterë, u shqua dhe Shën Niketa nga Remesiana, për të cilin na njofton shkrimtari Genadi, i cili thotë se la pas vetes një numër të konsiderueshëm veprash e diskutimesh, të cilat ua ka përgatitur praktikantëve për pagëzimin e shenjtë.

Sipas Paulinit, Shën Niketaka shkruar në një stil të thjeshtë dhe të qartë, për të pashkolluarit dhe shpirtrat e thjeshtë. Shën Niketa shkroi shumë himne, dhe këngë liturgjike për nevojat e kishës.[62]

Ndër krijimet më të njohura të kompozimeve të Niketës konsiderohet himni “Te Deum, laudeamus” (Ty o Zot të lavdërojmë), por edhe “De psalmodiae bono” e shumë të tjera, të cilat kanë rëndësi të madhe për historinë e traditës sonë kulturore e artistike, qoftë si shkrime të hershme të muzikës dhe muzikologjisë, qoftë si vepra të zgjedhura në repertorin paleokristiane të mbarë botës.[63]

Nga fillimi i shekullit të kaluar, kur britaniku A. E. Burn botoi në Cambridge (1905) monografinë “Nicetaof Remessiana”, konfirmohet botërisht se ky shenjtor doli prej botës iliro-shqiptare. Vetë Shën Niketa shkruan: “Dardanussum” - jam dardan.[64]

Ndarja e Perandorisë romake në dy pjesë, njëra perandori me qendër Romën, dhe tjetra lindore me qendër Kostandinopojën, u krijua një proces i pa ndashëm i përçarjeve politike e kulturore.[65]

Gjatë kësaj periudhe, në Iliri formohet edhe kryeqendra e peshkopit, e cila në fillim ishte themeluar në Sirmium (Mitrovica e Sremit). Pas shkatërrimit të kësaj qendre nga hunët, kryeqendra e Ilirikut, në vitin 441, u zhvendos në Selanik.[66]

Rreth një shekull më vonë, perandori me origjinë nga Dardania Justiniani (527-565), kryeqendrën e Ilirikut, e zhvendosi afër vendlindjes së tij dhe ia vuri emrin Justiniana Prima.[67]

Justiniani në vitin 553, vendosi të thërrasë një Koncil Ekuemenik në Konstantinopojë. Që në fillim të organizimit u shfaqën mosmarrëveshje rreth pjesëmarrjes së peshkve në tubim. Më 05 maj 553, koncili e fillojë punën, por papa nuk pranojë të merr pjesë. Ky tubim nën trusninë civile dhe të Justinianit, u përshkrua nga një tension i madh në mes të koncilit dhe Papës. Justiniani nga ky koncil nuk përfitojë gjë, pasi që në perëndim u protestua kundër këtij koncili.[68]

Kjo veshje e ruajtur me xhelozi në rajonin e lindjes së perandorëve dhe misionarëve të krishterë më të njohur dardan si: Konstantin i Madh, Shën Helena, Niketë Dardani, Justini, Justiniani…. dëshmon arsyen pse Justinian e barti qendrën e krishterimit dhe prefekturës së Ilirikut nga Selaniku pranë vendlindjes së tij.

Duke e bartur qendrën e krishterimit në ketë treve mund të pohojmë se të gjithë artistet më të njohur të kohës së Justinianit u vendosen në qytetin e lindjes së perandorit pranë Medvegjës së sotme, andaj edhe gjurmët e artit dhe të kulturës mbetën si e vetmja dëshmi te popullata arbërore e këtyre anëve.[69]

Në vijim ofrojmë fotot, me të cilat dëshmohet edhe zbulimi i Kryqit të Andreut, në fshatin Keqekollë, komuna e Prishtinës, në Rahavec dhe disa lokalitete tjera arkeologjike të Kosovës.

Rreth vendndodhjes së JustinianaPrimës, Gaspër Gjini shkruan se: Gërmimet e deritashme arkeologjike në qytetin e mbretit afër Medvegjës, kane sjellë rezultate të mëdha me zbulimin e gjashtë bazilikave të krishterimit të hershëm, që dëshmojnë se kemi të bëjmë me një seli ipeshkvore.

Monogrami i Justinianit në bazilikë është në gjuhën latine e jo greke.

Mbishkrimet tjera të zbuluara në qytetin e Nishit, afër Kumanovës së sotme, Pribojit, Bregovinës, tregojnë se gjuha e liturgjisë në këtë qytet ishte latinishtja.[70]

Justiniana Prima përmendet për herë të fundit në vitin 602 p.e.re në “Miracula S. Demetri II” duke folur për ngjarjet e vitit 618 si qytete të rrethuara prej fiseve barbare Avaro-Sllovene përmenden Nishi dhe Sordika, për JustinianaPrimen disa mendojnë se në këtë kohë gjendej nën okupimin Bullgar, ndërsa të tjerët mendojnë se e kishin shkatërruar sllavët.[71]

Përkundër këtyre mendimeve të kundërta dhe mospajtimeve, është për të cekur se në koncilin e VII Ekumenik, që është mbajtur në Nice në vitin 787 i cili trajtonte problemin e ikonave ortodokse në mesin e ipeshkëve që kishin lindur, ishin rritur dhe edukuar në këtë takim marrin pjesë edhe ipeshkvit e Dardanisë.

Sipas Konstantin Profirogentit banorët në trevën e Dardanisë në këtë kohë ishin të krishterë, disa nga misionarët e kishës romake këtë shënim të këtij autori bizantin e vejnë në dyshim, kurse të tjerët e pranojnë si të saktë. Leoni i III (717-741) në kohën e krizës, lëvizjes ikonoklaste në vitin 727 vendos publikisht të deklarohet kundër ikonave, i cili ia nënshtron Patriarkanës së Kostandinopojës, Sicilisë e Kalabrisë si dhe provincat tjera që kishin qenë nën juridiksionin apostolic të Selanikut, ku ndër to ishte edhe Justiniana Prima.[72]

Nga kjo e dhënë për kishat mesjetare në Dardaninë Lindore, kuptojmë, se pas zyrtarizmit të gjuhës greke në liturgjinë kishtare të Kostandinopojës, në Justiniana Primë dhe qytete tjera dardane, në rrethinën e Nishit, kishat dhe feudalët më shumë ishin të lidhur me qytetet perëndimore. Kjo dëshmohet edhe me ndërtimet e kishave në Nishë, Prokuple, Kushumli, Leskoc, Artanë e tj.

Prania e shqiptarëve në Kosovën e sotme, Sanxhakun e Nishit, në Toplicë e më gjërë, deri në Betejën e Kosovës 1389, e më vonë deri para luftës Austro-Osmane (1683-1690), dëshmohet përveç burimeve tjera, edhe me të dhëna onomastike.[73]

Mita Rakic, në shkrimet e tij pohon se Shën Sava, në shekullin XIII, ka bujtur një natë te një shqiptar në Kushumli.[74]Kjo e dhënë ka rëndësi sepse dëshmon se kjo treve në vijimësi ishte e banuar me shqiptar.

JozefFonHamer, thekson se Kosova në mesjetë kufizohej me Bosnjën dhe Rasinë, pra Kosova ishte në Shqipëri ose sipas tij Kosova është Shqipëri.[75]

Në fillim të shekullit XVII, PjetërBudi lajmëron se në Prokuple dhe rrethinë në shkollat fetare katolike mësohej në gjuhën shqipe, që do të thotë se në ato anë popullata ishte shqiptare.[76]

M. Gj. Milicevici, kur shkruan për Kullën e Ivanit, e cila gjendet në mes të Kushumlisë dhe Prokuplës, thotë se shqiptaret nuk lejuan që ajo kullë të shkatërrohet, duke pohuar se janë banorë autokton në ato troje, që para Betejës së Kosovës 1389.[77]

Po ashtu i njëjti autorë ka lënë shënime edhe për veshjen e shqiptarëve të Prokuplës dhe të Nishit, ai shkruan se shqiptarët e këtyre qyteteve bartin rroba nga coha dhe materiale tjera të mira.[78]

Mita Rakic, thekson se në bjeshkët e Galabit, duke e pasur parasysh trevën e Medvegjës e Jabllanicës , jetonte elementi shqiptar, ose siç e quante elementi arnaut.[79]

Siç shihet nga shumë burime të ndryshme, dëshmohet autoktonia e popullatës autoktone dardane në Dardaninë Lindore, duke e përfshirë edhe rajonin e Medvegjës.

Në Medvegjë, qëndrojë disa javë edhe JohanGeorgeVonHahn i cili ka shkruar edhe për gratë shqiptare të Medvegjës. Ndër të tjera për grat shqiptare Hahn thotë: Ato kishin fytyrë të hijshme, trup të hedhur dhe qëndrim impozant.[80]

Siç shihet vesha e kësaj treve që është ruajtur mijëra vite me xhelozi te gratë shqiptare, ajo sot përfaqëson trashëgiminë kulturore autentike dardane, dhe konsiderohet të jetë veshja më tipike aristokrate e oborreve mbretërore, që nga mbretëria dardane, ajo bizantine e deri më tani, duke e ruajtur autenticitetin e saj, në kulturën e popullatës arbërore të fshatrave shqiptare në Dardaninë Lindore.

Kryqin e Andreut që e hasim të bartet edhe në ditët tona, te veshja e grave shqiptare të Medvegjës, në gardërobën e papës, dhe klerikëve të kishës katolike në mbarë botën, është njëra nga dëshmitë bindëse se popullata autoktone shqiptare e kësaj treve i përket qytetërimit perëndimor.

FeliksKanic, në fund të shekullit XIX shkruan: Treva e Medvegjës në kohën antike, kishte një popullatë të fortë autoktone, që ka kontrolluar shumë kështjella romake.[81]

FeliksKanic i kishte vizituar këto treva shqiptare, në fund të shekullit XIX, pasi ato mbetën nën sundimin serbë, ndër të tjera ai ka shkruar se shqiptarët trimërisht e kanë mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së tyre, lufta e ashpër është zhvilluar nga suka në sukë.[82]

Nga burimet historike, bëhet e ditur se në rajonin e Medvegjës, deri në vitin 1878, popullata ishte etnikisht e banuar vetëm me shqiptarë.

BoskoKaric, në librin e tije: Jablanica i PustaReka u Nov, shkruan: Pas dëbimit të shqiptarëve, nga shumë vendbanime të kësaj treve, në vjeshtë të vitit 1879, dhe në pranverë të vitit 1880, shkruan se këto fshatra shqiptare, filluan të kolonizohen me sllavë. Brenda tre deri në katër viteve të gjitha këto vendbanime u kolonizuan, dhe ky proces zgjati deri në fund të shekullit XIX.[83]

Siç shihet edhe përkundër pushtimit të rëndë, nga ushtria serbe, popullata shqiptare e Medvegjës që mbeten në Serbi, e ruajtën gjuhën dhe identitetin e tyre kombëtar, së bashku me të gjitha traditat autoktone dardane të kësaj treve.

Arti tradicional kishtar, i ruajtur te veshja e grave shqiptare në fshatrat e Medvegjës

Politikat, presioni dhe kultura sllave, fare nuk ndikoj në humbjen e autenticitetit të traditës shekullore të  kulturës së banimit dhe punimit të veshjeve shqiptare.

Meqenëse kjo veshje e jona kombëtare, i ka ruajtur të gjitha këto tipare dhe vlera kulturore, është interes i yni kombëtar, që kjo veshje të prezantohet sa më shumë në muzetë tona popullore, dhe të stimulohet tradita e punimit të saj, si relikt i rrallë dhe me shumë vlera të larta të kulturës dhe artit tonë popullorë.

Kjo popullatë autoktone shqiptare, përmes artit të shprehur në kulturën e tyre,   ruajti edhe kulturën e lashtë të qytetërimit perëndimor, andaj mendoj se kjo veshje si relikt i rrallë në Evropë, e meriton që të ketë edhe mbrojtjen nga UNESCO.

Gjurmët e këtij qytetërimi të lashtë, të krijuar nga popullata autoktone dardane, nuk mund ti mohoj askush, sepse kjo traditë e artit popullore lidhet ngushte me të kaluarën dhe qytetërimin dardan të kësaj treve.

Përfundim:

Nëse i analizojmë pa njëanshmëri e gjelozi, por me vëmendje dhe parime shkencore veshjet e popujve gjatë shekullit XIX në Gadishullin tonë, mund të vijmë në përfundim se veshja e popullatës shqiptare në zonën ë Medvegjës, ju ka përballuar më së miri kohëve, në ruajtjen e artit të krijuar para krishterimit, por edhe atij pas krishterimit, krahas me popujt dhe trevat tjera, përgjatë mesjetës dhe sundimit pesëqindvjeçar osman, pa u ndikuar nga kultura sllave, dhe ajo osmane.

Popullata shqiptare e fshatrave në rrethinën e Medvegjës, gjatë shekullit të XIX, përjetoi kriza të rënda politike dhe ekonomike, para dhe sidomos pas luftërave për pushtimin e atyre viseve nga Serbia e Bullgaria, por prapë ruajti traditën shekullore për punimin e veshjeve popullore gjatë gjithë shekullit XIX e XX.

Kjo zanë etnografike, deri në mesin e shekullit XIX, e kishte një popullatë autoktone dardane. Në këto fshatra jetonin popullatë e pastër shqiptare, që me gjelozi dhe fanatizëm e mbronin kulturën, gjuhën, artin dhe doket e tyre nga ndikimi sllav dhe kultura orientale.

Mbrojtja e këtyre trojeve, dhe kulturës së lashtë popullore, këta shqiptar i bënte të rrezikshëm për të huajt, prandaj edhe JohanGeorgvonHahn, kur në vitin 1854, i vizitoj këto fshatra shqiptare, banorët e këtyre viseve i quajti të egër, sepse pa lejen e tyre, dhe përcjelljen e shqiptarëve, nga qytetet e afërta të huajt nuk mund të lëviznin lirshëm nëpër fshatrat e tyre.

Nga udhë përshkrimet e studiuesve të huaj kuptojmë se edhe vet zyrtarët osman, nuk mund ti shkelnin lirshëm këto male, në përjashtim të ekspeditave ushtarake dhe armë të rënda kur sulmoheshin nga ushtria osmane e më vonë ajo sllave.

Këto rrethana ndikuan që veshja e kësaj treve ti ruaj të gjitha tiparet e një veshje autoktone, burimore dardane, që lidhet me vet historinë mijëravjeçare antike e mesjetare të kësaj popullate.

Kjo veshje etnografike shqiptare fillojë ti humbë disa tipare autoktone, vetëm pas krizës lindore dhe vendosjes së kufijve të ri shtetëror serbo-osman për mes kësaj malësie.

Është me interes të dihet se pas vitit 1880, në veshjet shqiptare të kësaj treve ndikojë shumë pushteti osman për të futë elemente kulturore orientale. Këtë e dëshmojnë edhe hulumtimet në terren, ku i vërejmë të dukshme këto ndikime në territoret që mbeten brenda kufijve osman. Në këtë periudhë vendosja e kufirit nëpër majat më të larta të maleve, sipas rrjedhave të ujërave, ndikoj që në shumë fshatra, gjysma e familjeve të fshatit të mbesin brenda kufijve të Serbisë, ndërsa gjysma tjetër të mbesin brenda kufijve të P. Osmane.

Pushteti osman ndikoi që të zhvillohet edhe një politikë për ndarje etnografike, sipas dokeve, fesë por edhe veshjes. Për një kohë të shkurtër popullata shqiptare që mbeti brenda kufijve të shtetit osman, braktisi traditën e aplikimit të artit tradicional në veshje, duke mos e praktikuar qëndisjen me motive pagane, dhe motivet florale me pamje të hareshme.

Popullata shqiptare që mbeti brenda kufijve të shtetit të Serbisë, ju nënshtrua një politike asimiluese, edhe pse jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, nuk përjetoi ndalesa në punim e veshjeve tradicionale. Kjo ndikojë që te popullata shqiptare që ishte lokalizuar në rreth dhjetë fshatra në rrethinën e Medvegjës, për fat të mirë i ruajti të gjitha karakteristikat e artit popullorë tradicional dardan në veshjen e kësaj ane.

Kjo popullatë autoktone si bartës e kulturës materiale e shpirtërore të një treve dikur të pasur ekonomike dhe etnokulture ruajti vlera të pa përsëritshme të artit parahistorik, antik e mesjetar në veshjen popullore të shqiptarëve në fshatrat e Medvegjës.



[1]Zef Mirdita, Studime Dardane, 1979, fq. 39

[2]Po aty, fq. 35

[3]Ilirët dhe Iliria te autorët antik” fq .155 Prishtinë 1979

[4]F.Papazoglu: “SrjednoballkanskaPlemena u predrimskodoba” fq.367 Sarajevë 1969

[6]Zef Mirdita: “Studime Dardane” Prishtinë 1979, fq. 97

[7]http://kale-krsevica.com/eng_arh_damastion.html

[8]Studim etnografik i ndryshimeve bash kohore në kulturën popullore shqiptare fq 385

[9]Zef Mirdita, Studime Dardane, 1979, fq. 39

[10]Sabit Uka: Materiale nga sesioni shkencor I mbajtur në Prishtinë me 7-8 dhjetor 1989 fq 385-386

[12]Ilirët dhe Iliria te autorët antik

[13]Zef Mirdita, Studime Dardane, 1979, fq. 133

[15]Dr. Zef Mirdita “Gjurmime albanologjike” Seria E shkencave Historike III, 1973 fq. 18 Prishtinë 1975.

[16]Gaspër Gjini, Ipeshkëvia Shkup Prizren nëpër shekuj, Zagreb, 1982, fq. 44

[17]Zef Mirdita, Studime Dardane, 1979, fq.142, 141

[18]Gaspër Gjini, Ipeshkëvia Shkup Prizren nëpër shekuj, Zagreb, 1982, fq. 44

[19]Po aty, fq. 44

[20]Po aty, fq. 45

[22]Gaspër Gjini, Ipeshkëvia Shkup Prizren nëpër shekuj, Zagreb, 1982fq. 47

[23]Po aty, fq. 47

[24]Dr. Zef Mirdita “Studime Dardane” Prishtinë 1979, fq. 137

[25]Po aty, fq. 138

[26]Konstantin Jiriqek&JovanRadonic, Istorijaserba, KulturnaIstorija, Knjiga II, Beograd 1978, fq.339

[27]Kosova dikur dhe sot, Beograd, 1973, fq.856

[28]Po aty, fq. 856

[29]Kosova dikur dhe sot, Beograd, 1973, fq.856

[30] Bibloteka Kombëtare, “Vendbanimet Ilire dhe Shqiptare”, Bibliografi: Vepra të shekullit XVI-XVIII, Tiranë, 1972

[31]DesankaKovacevic-Kojic, “IstorijskiCasopis”, knj.XXII, Beograd, 1975, fq.46

[32]JahjaDrançolli, Krishterimi ndër Shqiptarë-Simpozium Ndërkombëtar-Tiranë, 16-19

[33]SkenderRizaj, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtinë. 1982, fq.243

[34]DesankaKovaceviq-Kojiq. “IstorijskiCasopis”, Beograd,knj,XXII, 1975, fq.49,50

[35]Konstantin Jiriqek&JovanRadonic, Istorijaserba, KulturnaIstorija, Knjiga II, Beograd

   1978, fq.343, 349

[36]Grup Autorësh, “NovoBrdo”, Beograd, 2004, fq. 50-54

[37]MilovanRadovanović, Kosovo i metohija, Beograd 2005, fq.49

[38]EvlijaÇelebija; “ Putopis II”, Sarajevë 1957, fq. 24

[39]MilovanRadovanović,”Kosova i Metohija”, Beograd, 2005, fq. 49

[40]JohanGeorgvonHahn, Studime shqiptare, Tiranë, fq. 50

[41]Mita Rakic, IznoveSerbije”, Leskovac, 1987, fq. 19

[42]Po aty, fq, 55

[43]Po aty, fq. 57

[44]Po aty, fq, 58

[45]Po aty, fq.60

[46]Po aty, fq. 69

[47] Mil. J. Nikolajevic, Severna Staraserbija, Beograd, 1892, fq. 49

[48]DragolubTrajkovic, IzProslostileskovca i okoline, Leskovac, 1977, fq. 87

[49]Po aty, fq. 25

[50]Fatbardha N. Demi, Selenizmi besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq. 65

[51]Po aty, fq. 66

[52]Valter Shtylla, Figura historike Iliro-shqiptare, Tiranë, 2005, fq 21

[53]Po aty, fq. 22

[54]Po aty, fq. 22

[55]Po aty, fq 31

[56]Po aty, fq. 32

[57]Fatbardha N. Demi, Selenizmi-Besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq.66

[58]Harry R. Boer, Historia e shkurtër e kishës së hershme, Tiranë 2007, fq. 104

[59]Po aty, fq. 106

[60]Harry R. Boer, Historia e shkurtër e kishës së hershme, Tiranë 2007, fq 148, 151

[62]Gaspër Gjini, “Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj”, Zagreb 1982  fq.23-62

[63]Ramadan Sokoli “16 Shekuj”, “Eurorilindja”, Tiranë, 1994, fq.11-48

[65]Jacues Le Goff, Mesjeta në zanafillat e identitetit Evropian, Romë, 1996, fq.11

[66]DavidHelisten, Historia e krishterimit në Shqipëri, Tiranë, 2008, fq. 18

[67]Po aty, fq. 18

[68]Im Zot Mark Sopi, KonciletEkuemenike, Prizren, 2000, fq. 50

[69]http://www.zemrashqiptare.net/neës/54188/qazim-namani-veshja-e-grave-shqiptare-ne-rajonin-e-medvegjes.html

[70]Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj, Zagreb, 1982, fq.47

[71]Dr. Zef Mirdita “Studime Dardane” Prishtinë 1979

[72]Po aty

[73]Sabit Uka, Jeta dhe Veprimtaria e shqiptareve të Sanxhakut të Nishit deri më 1912, Prishtinë 1995, fq. 242

[74]Po aty,  fq. 243

[75] Po aty, fq.247

[76] Po aty, fq. 245

[77] Po aty, fq. 244

[78] Po aty, fq. 210

[79] Po aty, fq.296

[80]Po aty, fq. 298

[81]Jusuf Osmani, Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, Prishtinë 2021, fq. 296.,Felik Kanic, SerbijaZemljai

Stanovnistvo, Beograd, 1986, fq. 340

[82]Po aty, fq. 248

[83]BoskoKaric, Jablanica iPustareka u Nov, Bojnik, 1978, fq.16



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan Qazim Namani: Simbolet e kultit te veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Hebrenjtë në Kosovë mes dy luftërave botërore 1918-1941 Qazim Namani: Çetnikët serbë, ndjekës të popullatës hebraike në Serbi dhe Kosovë, shqiptarët rrezikuan për mbrojtjen e tyre Qazim Namani: Shpëtimi i hebrenjve nga popullata shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Historia e qytetit të Prishtinës dhe kultura materiale Qazim Namani: Serbizimi i familjes Gjaka në fshatin Shillovë të Gjilanit Qazim Namani: Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë sipas historiografisë serbe Qazim Namani & Emin Sallahu: Oxhaku në shtëpinë e fortifikuar të Fazli Bllatës Qazim Namani: Falsifikimet e hartës së atlasit të V. M. Coronelli-t të botuar më 1689 në Venedik Qazim Namani: Gjurmë të mbishkrimeve në gurë në territorin e Dardanisë Qëndrore Qazim Namani: Rrënimi i kishës katolike në fshatin Keqekollë Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore! Qazim Namani: Gjurmët historike dhe arkeologjike në qytetin mesjetar të Bërvenikut Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik Qazim Namani: Lotë dhe kujtime te varri i babës Qazim Namani: Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora