Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ishte i vetmi që bashkoi arbërorët

| E diele, 10.04.2022, 06:31 PM |


Gjergj Kastrioti ishte i vetmi që bashkoi arbërorët

Nga Gjon Keka

Madhështia e kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti qëndron në atë se ai është i vetmi që arriti me i bashku krenat e Arbërisë së asaj kohe në Kuvendin e Lezhës.

Nuk ka qenë e lehtë as në atë kohë, as sot me i bashku popullin e krenat e vendit, prandaj, Gjergji i Madh kishte dhunti, autoritet dhe artin e rrallë që vetëm ai e vulosi bashkimin e krenave arbëror për të mirën e vendit dhe të ardhmes së Arbërisë.

Poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta, e dinte se sa vështirë është me i bashku shqiptarët me mentalitetin e tyre krye në vete, i nxorri fjalët se :“Ma zor mblidhen dy shqyptarë, sesa mblidhet nji thes me pleshta.“