E marte, 23.04.2024, 09:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Konstandin Vogli: Viktima

E diele, 10.04.2022, 06:22 PM


VIKTIMA (GURI I “SIZIFIT”)

Nga Konstandin Vogli

… Si lëmsh i shthurur ishte mbledhur në njërën prej qosheve të birrucës me brrinjë të kursyera. Në gjunjë brrylet, dhe gishtat future si këmbë gaforeje nga dobësia disa mujore mbrapa kokës, sikur mundohej të mbante për të mos i plasur truri i vogël. Ajo bukuria, fytyrë njëzetëeshtatë vjeçari, i ishte murrëzuar, zverdhur e zvogëluar. Po i dridheshin buzët. I tëri po dridhej edhe nga lagështia e çimentos. Një batanie të vjetëruar mbështjellur nën vete sigurisht e pa larë, trashëguar që nga i pari që kishte kaluar ditë të “bukura”në atë birrucë.

Në hekurat e portës një trokitje me grumbullin e çelsave të birrucave, e detyruan të ngrinte vetëm kapakët e syve të vuajtur. Ishte gardiani, i cili nga dhimbjet e mezit qëndronte pak përkulur. Në fytyrën si të mbrujtur me miell thekre, ku me një pale sy si të qenit “pitbull” shikonte “armiqtë e popullit”. Araniti e pa me frikë në zemër. Mendoi se i erdhi skuadra e pushkatimit për ta marrë. Akuzuar si agjent, vjedhës i pasurisë socialiste dhe si i degjeneruar, ishte i dënuar me vdekje. Ishin orët e fundit. Çfarë mund të mendojë një njeri duke pritur të kalojnë si në vrap tik-taket e orës. Ai nuk kishte orë, por i ndiente me ritmet e zemrës. Nuk i dihej kur ishte ora e fundit. Buzëqeshi gardiani me një fytyrë dhelpre. Ju shndërruan sytë e egër. Kapelen me yllin e kuq e mbante përmbi vetullat e trasha, ku shpesh herë e merrte në duar dhe i shkelqente yllin me mëngën e xhaketës. Araniti e pyeti pa lëvizur. “Përse më zgjove?! “Të zgjova, çudi! Me shekuj do të flesh që sonte. Ata që do të të marrin shpirtin nga çasti në çast do të vijnë. Nuk e mendon?!” Duke u munduar të ruante qetësinë para atij  krimineli të pa shpirt, ju përgjigj. “E di”. Për sa kohë që ishte në atë birrucë e kishte munduar dhe ofenduar. “E di more injorant i pa shpirt. Ama edhe ti do të vdesësh. E mendon? Ndofta edhe më keq se unë. Edhe pak më ka mbetur , vërtetë, por ndërmënd më shkoi se duhet të dish diçka”. “E di që je agjent. Që je dhe hajdut i pasurisë socialiste dhe imoral”. Araniti për dy akuzat e para nuk ju rrëmbye gjaku. Por kur dëgjoi akuzën e tretë u revoltua. E kishte dëgjuar shumë here si zilen e telefonit kur ishte drejtor, ama nuk i kishte kthyer asnjë zë. Meqënëse nuk kishte mundësi të godiste gardianin, në mur i plasi gjaku i grushteve dhe i ballit. Polici qeshi sa u detyrua të nxirrte shaminë e hundëve të fshinte qurrat që ju varën. E pa në grushte dhe në ballë, po ashtu edhe murin e ashpër. “Që të mbetej pak gjak nga i yti këtu, bëre mirë. Balta do të ta pijë të gjithë?” “ E di që këtu njerëz të pa shpirt sjellin. Qena a bijë qensh. Më duhet të ruaj gjakftohtësinë. Nuk i dihet. E vërteta për mua, ndonjë ditë do të dalë që jam një viktimë . Ndofta. Nesër apo më vonë do të jesh dëshmimtar dhe rrëfyes për sa do të them. Jam I pafajshëm”. “Po që je një agjent, nuk më gënjejnë sytë mua, po sa agjent je?! Përse nuk pranon more fukara. Përse i mundon hetuesit dhe kryeprokurorin”. Kur i kujtoi kryeprokurorin Ardiani kërciti dhëmbët.

“Unë jam njëzetëeshtatë vjeç. Më emëruan drejtor në atë ndërmarrje, sa mbarova shkollën ekonomike. Kur u bëra agjent dhe kush më bëri. Në hetusi më kanë bërë tmerre, por unë nuk mund të pranoja ato që si kam bërë. Ky është një kurth i kryeprokurorit. Ata që dëshmuan në gjyq, me fjalët e tyre ngatërroheshin. Sa për vjedhje, ishte një sajesë e kryeprokurorit. Ata që më bën sikuestrimin e pasurisë janë dëshmitarë. As në bankë, as në shtëpi nuk faktuan lekë. Në një krevat të sajuar me një dyshekë me kashtë kam fjetur. Në një tavolinë të vjetër kam ngrënë, dhe një dollap të vjetëruar, një kamineto që gatuaja në një kusi të vjetër. Me këto jetonte drejtori. Në restorant e lija me të shumtën e rrogës. Ato ishin pasuria ime që kisha “vjedhur”. Akuza e tretë ishte tepër bajate. Unë dashuroja Dallandyshen. Vajzë shumë e bukur. Qyteti ynë është shumë i vogël dhe ti më ke njohur edhe mua edhe Dallandyshen. Ai maskarai, prokurori, për të më marr atë që dashuroja unë, më ngriti këto padije”.

Polici u tremb. E kërcënoi se do ta raportonte tek prokurori. “Ah more polic. Çfar do më bëj më tepër. Do të më dënojë dy herë me pushkatim?. Që kur më dhanë dënimin nuk ka të drejtë më njeri të më prekë me dorë. E kam deklaruar në gjyq, se ai më ngriti kurthin, dhe arsyen. Araniti u mbyt në grykë nga rrethi që ju formua. Gjykata nuk më përfilli. Sigurisht ishin me prokurorin. Të pa përmbajtshëm i rrodhën lotët. Me buzë të dridhura vazhdoi t’i tregoj një qeni besnik. Unë i burgosur politik si agjent, Manushaqen e tmerroi. Përfundimisht ma mori. Ma mori more shoku polic”. Tjetri u hodh përpjetë. “Me ti unë shok?!” “Do ta kishe për nder. Unë jam i pafajshëm. Duke ju mallkuar do shkoj në atë botë”. “E shikoj more agjent. Në mur ke shkruar, “unë jam i pafajshëm. Do dalë e vërteta”. Nuk të besojë more i zi. Më vjen keq për moshën. Për mëndjen…”E mbylli atë gojë ku i kishte përlyer buzët me shkumë, nga gjuha që i delte si lopatë gëlqereje. As ai nuk kishte me se ti lagte buzët.

“Ah more polic, do ta gjej dhe ai kryeprokurori. Unë jam trim dhe nuk më nënështruan dot me të gjitha presionet dhe torturat çnjerëzore. Nuk jam frikacak, vetë se të vdes i pafajshëm më vjen keq. Edhe ai prokurori injorant me kurs, do ta gjejë. Do ta gjejë polic, do ta gjeeejë”... Koridoret e bodrumeve oshëtinë nga britma. Kaq, dhe nga që ju prenë këmbët, mori përsëri pozicionin e parë. Gardiani i hodhi përsëri sytë dhe pëshpëriti. “Ishte alamet djali, i gjatë dhe i pashëm. Ja ku e çoi mëndja”. Dhe vazhdoi shëtitjen në koridorin, para birrucave të ngushta, në pritje sa të vinte ora dhe të mos e shihte më aty, atë armik të Partisë. “Armik I popullit” pëshpëriti disa herë duke lëvizur çuditërisht si mjerani shejtan.

Si mjerani shejtan. Ashtu ishin të gjithë punonjësit e degëve të brëndshme. Me boshllëk shpirtëror që të kujtojnë personazhet pa vetvete. Në mënyrën e të menduarit, të gjithë kishin mangësi. Diçka që tregon se shoqëria ka pas probleme të thella të fshehta, historikisht të depozituara në nënvetëdije. Jo vetëm tek gardiani, binte në sy mungesa e kulturës. Ndërsa intelektuali, Araniti i vërtetë ishte një ndriçues shpirtëror. Ata janë munduar të ndryshojnë realitetin. Ai mendon me ndërgjegje e përgjegjësi. Por në Shqipëri nuk ekzistonte kjo edukatë me harmoni shoqërore. Propaganda i edukonte të dashurit e saj, sado injorantë që të ishin, dhe ata zgjidhnin në çdo moment për përçarje e urrejtje klasore. Kishin fener marshin funebër, “vdekje armikut .”Po kush ishin armiqtë. Ata që sajoheshin, apo ata që sajonin. Ato bodrume transformonin dhe largonin shpresën jetësore. Në këto thellësi, krijonin thellësi më të mëdha shpirtërore. Ndoshta mendonin që njerëzit kishin nevojë jetësore për të ndryshuar. Të bënin bashkëpuntorë. Kush thyhej.

Gardiani e shikonte ashtu të mbledhur gulaç nga të ftohtit dhe ku nuk kishte ku të lëvizte, me gjakun që i kishte lyer faqen dhe gushën. Dhe duke mbajtur kokën midis duarve, gjaku i kullonte deri tek bërryli. Polici solli  ndërmënd atë ditë kur Aranitin e sollën dy policë të mbjtur për krahësh, pothuajse me këmbët zvarrë dhe e lëshuan në birrucë sikur hodhën një gjah të vrarë. Gjaku i fytyrës i  kishte ngjyer rrobat. Hetuesi e kishte kërkuar në orën një të natës. Akuzat që i ngrinte kryeprokurori duhej t’i pranonte duke u torturuar deri në durimin sa të mos u ngelej ne duar. Veprimtarinë në agjenturë nuk e pranoi megjithë grushtet e rënda. Ndërsa për vjedhjet i kërkonte se ku i kishte fshehur. I pandehuri i shau i revoltuar. Një grusht i lëshuar si vare për të thyer ndonjë shkëmb, nga një polic div, e detyroi të rënkonte dhe të përkulej. Nga stoli beton në dyshemenë prej çimentoje, e rrëzoi një pëllëmbë e forte mbrapsh në fytyrë. Nuk e permëndi as kova me ujë që ja hodhën në gjithë trupin. Për gati një orë nuk e sollën dot në gjëndje duke e goditur edhe me shkelma. Gjaku nga hundët dhe goja po i vazhdonte edhe kur u permënd. Asnjë mjekim nuk i dhanë. Ishte i gjithi i ngjyer sikur e kisshin therur. Policit nuk ju keqardh megjithë gjëndjen e tij. “Mirë ja kanë bërë agjentit të mutit”. Si në një film e kaloi gardiani këtë ngjarje.

Po çapitej para birrucës para-mbrapa dhe hidhte shpesh herë sytë nga i dënuari. Ndaloi para portës së hekurt. I dënuari me kokën midia duarve të gjakosura. U drodh nga të ftohtit dhe u çua në këmbë. Po e shikonte gardianin se si lëvizte brënda asaj errësire të nëndheshme si “Cerberi”, qeni i Hadit, i cili do ndeshej me Herkulin. “Edhe unë duhet ta nënështroj këtë qen”. “Edhe pak orë të kanë mbetur. Të rruat shkolla që ke bërë”, -ju shpreh. “Ah more i ziu çoban. Të kanë marrë nga dhitë, e të kanë bërë zabit. Ti je një qen të ruash stanin nga ujqërit. Ama ujqër nuk jemi ne. Udhëheqsit tuaj janë ujqër. Çobenjtë që rjepin për çdo ditë stanin. Dhe nuk përzgjedhin më të dobtit, por më të shëndoshët si ujqërit. Dora jote nuk di të hedh firmën. Ndërsa unë mund të drejtojë ekonominë e një rrethi. Po Partia ku i ka sytë. Kryeprokurori është armik i saj. Ç`Parti është kjo more polic. Para syve të saj ndodhin të gjitha si kjo. Para hundëve. Këta janë armiqtë e popullit poliiic…dhe ti je një grimcë e këtijë populli. Po ç`them dhe unë. Ti je një lakuriq nate që nuk shikon se çfar ndodh ditën. Shikon vetëm natën për të gjetur “armiqtë e popullit”. Pushteti popullor, që i thonë kot pushtet popullor, në gji ka armiqtë e saj, dhe me këta nuk ka për t’u bërë kurrë pushtet i popullit. Janë bërë roje qentë ujqër.

Policit ju hapën sytë si vezë në këmbë. “Kështu flasin vetëm armiqtë e popullit”, - ju shpreh me gojë të mbajtur. “Këto janë vërtetë fjalë armiqësore”. Nuk kishte dëgjuar kurrë, për sa kohë shërbente në këto tunele me birruca. “Megjithëatë ky e ka marrë dënimin kapital. Mjafton për të. Nuk di çfar të bëj…Po përse të gjej belanë, tre qe e dy gomarë, i themi ne. Unë nuk dëgjova gjë. Ky edhe pak orë jetë ka”. E pa të dënuarin, dhe me sy dhelpre i tha: “ama dhe lakuriq nate nuk jam”.

Nesër që do të më mungoj ky, një tjetër do më sjellin, se birrucën nuk e lënë kurrë bosh. Një tjetër armik mbin si krisja. Besoj se nuk do të jetë i njëllojtë. Mund të jetë si ai para këtij që nuk duroi dot, por tregoi të bëra e të pa bëra, megjithëse pretendonte se nuk kishte shprehur asgjë nga sa e akuzonin. Ku ai me këtë. Nuk pranoi që nuk pranoi. Ai para këtij, i hëngri dhjetë vjetë.

Po lëvizte nëpër koridorin e nëndheshëm përball birrucave si kotece pulash, por gjithë vëmëndjen e kishte përqëndruar tek i dënuari me emrin Aranit. E shikonte si qëndronte në këmbe në një qoshe duke u dredhur, dhe po mendonte. “Shumë djalë i fortë. Ka disa muaj dhe duroi torturat e pa para. Nuk i pranoi akuzat. Ky që ka rezistuar kaq shumë, mos vërtetë nuk është agjent? Si do ta vrasin!...Në fakt ai kryeprokurori nuk më ka pëlqyer kurrë. Palo burrë më duket dhe mua. Me siguri i ka rënë në qafë këtij djali. Po unë çfarë të bëj. Më duhet t’i bindem shejtanit. Jam i pa zoti për tjetër punë. Ama edhe armiqtë e popullit nuk i honeps dot… Po ky? Dalngadal filloi ta gërryej ndërgjegja. More, përse e kam këtë armiqësi. Bir nëne është dhe ky. I kam bërë gjithë ato padrejtësi duke e lënë edhe pa ujë sa i është tharë buza. E kam lënë edhe pa bërë urinën sa shtërngohej, edhe pa atë pak ushqim, por asnjëherë nuk m’u ankua. Shumë i duruar. Gjithmonë e kam fyer. Duke e parë filloi t’i dhimbsej papritur. “Gjynah. Alamet djali. Është rritur dhe jetim. Nuk ka as familje që ta qajë. Më tha një herë se i vjen keq që nuk do lerë një pasardhës. Me Dallandyshen e kishin thurur lumturinë, por sipas tij, ua ka shkatërruar ky . Kryeprokurori. Po sikur të ketë të drejtë.  Të jetë ipafajshëm?! Njëzetëeshtatë vjeçari ku i gjeti armiqtë e Partisë e të pushtetit popullor ky , që të bëhej agjent. E pamundur” Filloi të ndihej skeptik… I dënuari nuk kishte ku të lëvizte. I mpirë, u ul prap, u çua përsëri. Shqetësimi i pritjes së orëve të fundit. Gardiani përpiqte grushtin në pëllëmbë. “Mos është vërtetë ipafajshëm?. Ky që ka rezistuar në tortura dhe nuk ka pranuar fajin…”

Rreth tre orë pa ardhur mëngjesi, më në fund, polici pa të zbrisnin shkallët shpirtmarrësit. Ndaluan para portës me thupra hekuri të trasha. I dënuari ishte në pritje. “Më merrni. Por dijeni se jam ipafajshëm”. Lesa e hekurt u hap dhe i dënuari zgjati duart. Deri në dhimbje ja mbërthyen prangat. Ndali pak dhe ju drejtua gardianit. “Më fal në të kam krijuar shqetësim. Ndërsa ty për sa më ke bërë të kam falur, se i ke bërë me urdhër. Mirë u pafshim në atë jetën e përtejme. Me kryeprokurorin, me ty dhe me të tjerët që më torturuan, dhe me këta që do më shuajnë jetën, aty, sa do të shihemi. Sepse unë do jem lart, ndërsa juve do të përvëloheni në rrethin e nëntë të Dantes. Me një të shtyrë të rendë, pa pas disa muajsh hënën gjysmake që po aq dritë i  jepte tokës, dhe me aq pak ju drodhën pak sytë. Gardiani po mendonte rrethin e nëntë të Dantes. Aq kujtonte. Ky dinte shumë. Mos ishte nga fshati im ai Dantja dhe unë nuk e di? Më vjen keq se dinte shumë më tepër se kaq”…

Makina ndaloi në një vend, që i dënuari e njihte mirë. Nuk ishte shumë larg qytetit. Një grykë midis një kodre të lartë dhe një bregu të ulët në lindje. Një përrua i thatë dhe i shkurtër që i zbardhnin pllakat e gurëve me gati një çezmë ujë. Në buz të saj, një gropë e hapur. Rreth pesëdhjetë metra më lartë duke u lëkundur nga gropat ndaluan. Po aty ndaloi dhe një xhips, ku prej saj zbriti me shume nxitim prokurori. Me të shtyra e zbritën viktimën dhe e mbërthyen për krahësh dy persona, të cilet e vendosën pranë gropës. Çdo veprim kryhej me shpejtësi. Një padurim i kryeprokurorit, ndofta për ta parë viktimën e tij, sa më shpejt të vdekur.

I dënuari kur nguli këmbët pranë gropës, hodhi sytë brënda, por nuk dihet se çfar mendoi. Me siguri duhet të ketë mërmëritur. “Në këtë gropë do më mbulojnë dhe do të kalbem. Do vdes për pak minuta, por Ipafajshëm”. Djersët e ftohta ja mbuluan ballin kur sytë i hodhi nga skuadra me pushkët në duar. Do t’i merrej padrejtësisht jeta, dhe dalngadal u kthye në mermer pa ndjenja. Mbi akull, djersë. Kuptohej që po dridhej. Me sa lejonte ajo dritë hëne, prokurori urdhëroi komandantin e skuadrës së pushkatimit të bëheshin gati. Në fakt ishin veprime me sekonta, por të dënuarit ju fantazua se atje kishta lindur e rritur. I hodhi dhe një here sytë përbrënda gropës dhe për të mos rënë atje, u largua një hap. Me sa u kuptua, Për të mos rënë menjëherë, Këmbët i mbajti hapur.

Komandanti i skuadrës lëvizi dorën ta ngrinte lart, në momentin kur në rrugë ndaloi një xhips. Me shpejtësi prej andej zbritën tre burra. Njëri prej tyre vrapoi duke tundur një letër me dorën lart. Araniti u gjallërua në moment, dhe në drejtim të atij që po sillte letrën, zgjati trupin. “Ndonjë lajm pafajsie” Dhe vërtetë, u dëgjua zëri i tij por i pafuqishëm. “Ndaloni. Është I pafajshëm”. I dënuari në moment u shkri dhe nga mermer, mori formë. Sa kanë të bëjnë disa sekonta. Sa thonë! Në atë moment e ndjeu veten si zogu “Feniks” të fluturonte lart. Me një gojë të shkalluar si e ariut nga e papritura, thirri! “Jam I pafaj…sh…” Prokurori i alarmuar nga sa dëgjoi, urdhëroi komandantin e skuadrës të hapte zjarr. Dhe ai komandanti, i bindur si qeni kur e ndërsen i zoti “kape”, uli dorën së bashku me një britmë si ulërima e ujkut, “zjarr!” Dhe ajo britmë, mbyti zërin e lirisë. “Është ipafajshëm!” Shpresa ju këput si peri i rrobaqepsit. Ndofta iku me një ndjenjë lumturie çasti. Ju prenë gjugjët dhe ra pranë gropës. Nuk i dihet në se komandanti i skuadrës së pushkatimit e dëgjoi lajmëtarin, që të mos e zbatonte urdhërin e prokurorit. Ndërsa ky, e dëgjoi shumë mirë , por bëri  shurdhin, dhe me sy të trembur  vrapoi drejt viktimes ti jepte goditjen e tij ne kokë, por në momentin që ju afrua, një urdhër i rreptë e detyroi të ndalej. “Kryeprekuror Zafiri, ndalo! Ai ndali si mekanizmë. Diçka e preku në tru dhe me pistoletën në dorë, ngriu. Po ai i deklaroi rreptë! “Prokuror Zafiri, në emër të popullit, jeni i arrestuar. Dorëzo pistoletën! Zafiri ngriu si një trung i zi. Përveç fyryrës dhe duarve, që nga flokët e deri tek mëpucët, i kishte të zeza. Flokët I shkëlqenin nën dritën e hënës nga bellandrina. Ishte koha e ndriçimit të bellandrinës, fundi i viteve pesëdhjetë. Njëri ndriçoi me një elektrik dore. Të gjithë i vërejtën sytë e mëdhenjë , të zinjë si kokrra ulliri të pjekura që i ishin shqyer jashtë mase. Ishte zverdhur ajo fytyra r tij e kuqe dhe e majmur. Bulëzat e ftohta të djersës i rrëshqitën nga balli i lartë faqeve drejt gushes. Buzët e trasha ju happen për të shprehur diçka, dhe u dalluan dy dhëmbë floriri që thyen rrezet.

Mundi të thoshte vetëm dy fjalë. “Me çfarë motivacioni!” “Akuzohej për ato vepra që ti akuzove të ndierin  Aranit. Ai është viktima jote. Përmbi ato akuza u shtua dhe viktima që sajove. Neve e dinim ditën dhe orarin kur do ta merrnit, ndërsa ti e kishe shpejtuar ekzekutimin. Çfarë të detyroi që kërkoje  ta eleminoje sa më shpejtë?! Menduam se do arrinim në kohë.  Kemi disa muaj që kemi rënë në gjurmët t`uaja, por donim akoma prova, deri sa arritëm të kapnim disa ditë më parë korrierin tend. Po të përcjellim të falat nga “Kaceku”. Me të do takohesh në degën e brendshme! Në atë moment u bë kryeprokurori mermer. “Dorëzo pistoletën”. Nuk e dimë se çfar mendoi në ato çaste, Por po të meditosh, mund ta paramendosh. Prokurori i dinte ligjet e pushtetit popullor. Vetëm me ato tre akuza meritonte atë denim që i dha ai viktims së tij. Përmbi ato i  rëndoi edhe “guri I Sizifit” që këtë radhë e gjeti në majë të kodrës dhe deshi ta rrokulliste te binte në fund, por së bashku me të, u rrokullis dhe vetë. Në fund të kodrës e gjetën nën gur. Prokurori e pësoi më keq. E zuri nënë vete viktima e tij. Duke e ditur që nuk kishte shpëtim, në vend që t`ua dorëzonte atyre, e mbështeti tytën e saj në tëmth. Hodhi sytë nga gropa që ishte bosh, dhe me siguri mendoi! “Në atë gropë që hapa për Aranitin, do të më hedhin mua si ndonjë qen”. E pa pritur për ata. Ishte tepër vonë. Por mund edhe të fantazohet, se Zafiri pa familje, vetëm me një nënë të plakur, nuk kishte kush të dënohej me veprimin që do te kryente,  ka menduar t’i vriste të dy, por në pistoletë kishte vendosur vetëm një fishek. Tani me atë do të dënonte vetveten. Dëgjoi nga shumë gojë që e paralajmëruan. “Mos”. “Mos e bëj”. Por nga krahu i majtë plumbi nxorri jashtë kafkës dhe një pjesë të trurit. Ju thyen gjugjët dhe ra si bie një dem kur i fusin thikën mbrapa kokës. Si fajtor ju kthye fytyra nga ana e viktimës…

Gardiani e kishte parashikuar gjakun e Aranitit, por nuk i shkonte kurrë nëpër mend, që pranë tij do të binte edhe gjaku i kryeprokurorit. Ditën e nesërme kishte shumë për t’i treguar Dallandyshes…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora