Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Baladë për Kosovën

| E shtune, 09.04.2022, 12:30 PM |


Dedë Preqi

BALADË PËR KOSOVËN

Kosovë, e ke durimin e pa fund dhe të çelikosur

Durove plot dushman serbo-sllav e turkoman,

Por TI, një Dardane e moçme dhe fortë si guri

Nuk u dorëzove përballë armikut dhe as rrezikut.

Ç’ke sot Kosova ime, që syri po të përlotët

Kush po të kërcënon e të përgjon hap pas hapi,

Mëvetësinë tënde nuk do e bëjë askush lodër

Të pëlcasin ujqër e dhelpëra  rreth e rrotull…

DEPUTETIT KOKËTUL

Çfarë të thëmi për ty o deputet kokëtul

Kah do që ta sillësh nuk po të ngulët,

E ke zënë me bythë ulësen e tjetrit mendjehollë

Po shihet se ke zbritë nga malet, pa një ditë shkollë.

Kush të beson ty o, kokë tul që ta hudhi votën

Ti vetëm bënë mjegull e fortunë në Parlament,

Se të zë malli për mrizin për gjumin për lisin

Të zë malli për kopenë e lopëve e për dhentë.

Ik, ik sa më parë të përbejë në të madhin zot

Kosova ka të rinjë e të reja të shkolluar plot,

Kalanë e këtij vendi mund ta mbajnë me zemër

Çdo ditë në këtë vend po lind nga një yll dhe emër.