E enjte, 25.04.2024, 08:47 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Arratisja e pasardhësit Zef Serembe në Shkup

E shtune, 09.04.2022, 07:02 PM


ARRATISJA E PASARDHËSIT ZEF SEREMBE NË SHKUP

NGA KALOSH ÇELIKU

Herët në mëngjes, me Ditë të mbarë në Lagjen “Serova” nr. 59 (Shtëpinë e Gruas Besnike), mes Shkupit, që ma dogjën rrugaçët politik “muslimanë kuqezi” ose, politikanët pa brekë, në shtetin e “përbashkët” të Njerkës. Krah për krahu me “vëllezërit” e Xhadisë, kopila nateditë pas dere për së dyti herë me radhë në Shkup, që i lindi Njerka e Babait në “Shtëpinë Publike”. Ose, mjekrat turko-arabe me pantollona të shkurtura mbi nyjet e këmbëve, në xhami. Përmëtepër, i bëmë edhe Shtet të “përbashkët” me shumicë shqiptare.

Shkak, që i përzura me shqelma “artistik” të gjitha Miket e mia besnike. Muzat e poezisë erotike. Xhindet, që gjithë jetën nateditë më hudhën dorë më dorë mbi çati të shtëpive, dhe majë lisave. “Miqtë” e mi të Penës. Hojdodolja. Po, jo: Edhe, Tri Engjujt Gra: Njëra që më printe para, dhe Dy të tjerat që më mbanin përkrahu në Luftën me Penë maleve për Liri.

Veten ua besova Tri Zanave të  Maleve, Mrizeve të At Gjergj Fishtës. E arratisa “Kandarin” e Çajupit mes librave kokë më kokë me Dr. Gaçin dhe motrën e tij Arushën e Egër, e cila nateditë ia lante me lotë Vëllait plagët në shtratë me Xhadinë. Dëshmor, që ra heroikisht në Luftë me “Kandarin” e Çajupit në dorë, fushave e maleve shqiptare Verë e Dimër me borë.

Rakia e rrushit dhe Dy shtamat me verë Di, m’u bënë Miket më besnike për Ditën e Nesërme. Krah për krahu me rakinë e Dëllinjave dhe të “Përronit Thanës”, në Vendlindje. Nateditë, i rrokullisja në Netët poetike të Atdheut, mes librave: Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe nëpër botë. Pamëshirë, i rrëzoja në shtrat me begatinë Natyrore, na: “përhava” para syve të Hënës, matanë yjeve në Qiell. Ndonjëri, nga “miqtë” e mi përpiqeshte edhe t’i vjedhi, përdori si “frymëzime” në shkrimet e tia publicisike patetike partiake. Xhadinë, që deri më Sot, nuk e gjeti një burrë me tirqi e xhamadan. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë. Sahatin me qystek. Kryengritësin e ?ajupit.  Nagëntin”, në brez me gjithë fishekë. Dhe, një në gojë.

Miket e mia kurtizane si xheloze të pashoqe të tavolinës nën Rrap, dhe shtratit, ndoshta atë natë edhe ma kanë marrë inatin. E kanë humbur kot kohën duke pritur një rrokullisje të çmendur në shtrat mes librave dhe shtamave me verë. Agim me Diell Çelëvjollce në dritare mes maleve duke zbritur këmbë në Qytetin e qyqeve. Fluturim në Qiell, mes yjeve.

Nusja me pashterkë të kuqe dhe xhindet e saj të pamëshirshëm argatë partiak, dhe shërbetorë besnik të Xhadisë. Edhe, Sot: në vendlindje ma kishte gjetur ditën për hakmarrje. Pasmesnate, u përpoq me Dudumin përsëri dhunshëm të më shti në Shtëpinë Publike, hudhë dorë më dorë me xhindet majë shelgjeve, lisave dhe çative të shtëpive, Dje, në Katund. Sot, në Shkup.

Një ibriku të shkruar lara-lara me Dy çepa raki rrushi. Dhe, Dy shtamave me verë të bardhë “Delvina” të Zonjës Di, në Shkup. Rakinë e Dëllinjave te “Përroni i Thanës”, nën hijet e Dardhave Gorrice, ku i milja mesdite me kusi dhentë rrunza, dhe ia dorëzoja Nanës në Katund. Jo, larg si ngjarje fëmijërore të asaj kohe Natyrore, nga: “?ifliku i Xha Derallës”. Po, jo: edhe. nga sistemi komunist, që na ndiqte hap pas hapi si familje që nga bangat shkollore, përshkak të Stërgjyshit dhe Babait. Rrugën, e Xha Derallës për në Baba Tomorr, plakut me një mjekër të bardhë gati deri në fund të këmbëve, që i shartonte Dardhat Gorrice: me dardha shqiptare.

Përçudi, mes maleve të Drenovës, përkarshi malit ?elvjollca, mezi e shpëtova Veten disi nga Nusja me pashterkë të kuqe. Xhadia, që nateditë më rrihte pamëshirë. E ringjalla, edhe Hënoren nga vetëvrasja “artistike”, nuk e vrava atë natë, në shtrat, po: mes librave.

Kokë më kok, mes poezive sipas parashikuesve të Policisë Letrare në këtë Libër për Nesër. Nuk e vrava me dy vargje (plumba) në kokë. Librin, më të ri me poezi erotike: Burri Grave (2021). E, as Hënoren, në shtrat. Pabesinë, e vrava me dy vargje të Rilindasëve Shqiptar mu në lule të ballit mes maleve me Penë. Nusen e tyre pashterkëkuqe. Vetëmse, nuk arrita ta shpëtojë Mikun e Penës në dorë të xhindeve. Nuses me pashterkë të kuqe.

Pasdite, dola nën hije tek Rrapi, në “Bit-Pazar”. Hënorja veç më kishte vënë pusi me Dy shtama verë përpara mbi tavolinë. E lakova rrugën, pasi e pash i pari, dhe u nisa drejtë saj si një Ujk i uritur Mali me vite pas Pandemie (“armikut të padukshëm”), që zbret nga malet dhiareve në fushë, kur do t’i sulet tinëz nga pasferra rrëzë Çukës në shpinë viktimës “artistike”. Rrunza, e dalldisur nën hije në breg të Lumit, siç duket me vite po ma turbullonte ujin. Edhe pse, Ajo pinte ujë mbi mua si Ujkeshë Mali, rrjedhën e Lumit. Rehat, pa frikë nën urë të lumit. Guxim mora dhe e ngacmova me fjalë poetike idilike, mu si te rrëfimi Abetetares: “Ujku dhe qingji”.

-Ujkeshë, pse ma turbullon ujin nën Rrap?!

-Hi-hii-hiii, qeshi Ujkesha. E para, unë nuk jam Ujkeshë, por Rrunzë Mali. -U përgjigjë pa frikë Hënorja. E dyta: Ty ujin ta turbullojnë ato delet e nënkryeme të Kopesë Xhadisë Malit. Sot për sot, sipas Patriotit të vonuar (mikut): Azreti Aliut fushës. E treta: nën Rrap, nuk ka lumë e as urë me dërrasa lisi.

-E, kujt i ke vënë pusi sot, nën Rrap?!

-Pasardhësit të Zef Serembes.

-Hi-hii-hiii… Qesha… Moti kohë ka vdekur, nuk jeton më në Qytetin e qyqeve…

-Jo! Ende, është gjallë. Dje e takova këmbëkryq në Bibliotekën Universitare me romanin: Qytetin e qyqeve me Kryengritësin në dorë, te “Parku i Grave”… Liri...

-Hënore, mos u çmend! Pasardhësi i Zef Serembes, moti kohë ka ikur nga ky Qytet i qyqeve. Mëkot, e pret nën Rrap dhe e kërkon rrugëve nëpër “Bit-Pazar”.

-Nuk e besoj, Ai ende është gjallë. E kërkon të Dashurën e tij që ia kanë përzënë me dhunë në Turqi. Ndonjëri, trumbeton nëpër “Bit-Pazar”, se: ia kanë përzënë në Iran duke ia veshur me ferexhenë e zezë krahëve mes luleve, në Parajsë.

-Hënore, ky nuk është Stambolli i Turqisë e as Teherani me ferexhezeza, por Shkupi Historik nën Kalanë Dardane me shekuj i shqiptarëve…

-E di, por atij Sot: i duket si Stambolli e Teherani me gjithë këto xhami e flamuj turko-arab natedit në në minare. Kësula lecka të zeza në kokë. Dhe, ferexhezeza krahëve. Vëllazërit nga Kosova, herë pas here vijnë dhe e marrin në shtëpi, por ai përsëri ikë nga Kosova dhe vjen pas të Dashurës. Shkupi, sot: i duket si Stambolli…

-Shkupi, nuk është Stamboll, Hënore! E, as Qyteti i qyqeve. Po. Qytetit historik i Kryngritësve shqiptar të Dervish Carës me krahun e djathtë të luftës, Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën Historike të Katllanovës (1884). Edhe, me Çlirimin e Dytë të Bajram Currit, Hasan Prishtinës me Isë Boletin (1912).

-Ndoshta. Ama, unë jam e sigurtë se dje kam ndejtur kokë më kokë me Pasardhësin e Zef Serembes nën Rrap, në Shkup.

-Jerm, po flet Hënore. Pasardhësi i Zef Serembes nuk jeton më në Qytetin e qyqeve, po mes varreve i mbuluar me lule në Katund. Ose, ndonjë park qyteti të Shkupit. Kutadi, në Kosovë. Ditën e nesërme, pas atij takimi historik shqiptar, fluturoi në  Qiell. Parajsë (Xhehnet).

-E ke gabim, zoti Shkrimtar. Pasardhësi i Zef Serembes, është i pavdekshëm. Ende jeton në “Bit-Pazar” të Shkupit shqiptar me shtëpi e pa nënshtetësi “maqedonase” tek Biblioteka Universitare, përkarshi Hasan Prishtinës. Këmbëkryq tek romani i mikut tij besnik Shkrimtar nën Rrap: Qyteti i qyqeve (1997).

Hënoren, e shpëtova: Dje dhe Sot nga vetëvrasja “artistike”, por jo edhe Nesër nga sëmundja e saj patologjike si Mike karrieriste - artistike e dalldisur pas Dexhallit me trumbeta nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit. Ikë, me atë sëmundjen e saj të pashërueshme artistike të “vëlldezërve” Njerkës, edhe sot e kësaj Dite këmbekrye si Mike  besnike  në varr.

Kutadi, Unë: Ndodhë e ringjallë, përsëri Nesër si Mike artististike, po jo edhe si xhadi politike, në Libër. Ose, PasNesër… Edhe, atë me pashterkë të kuqe. Vetëm, si Mike besnike e Pasardhësit të Zef Serembes, në Shkup…

Ditën e Nesërne, Vdiq, edhe Hënorja mbi Varrin e Baba Shehut në Baba Tomor, që: Ditën mbyllej në Tyrben me libra të Rilindasëve Shqiptar, e Natën para syve të Hënës bridhte me dajre në dorë mbi avlia, majë lisave, edhe mbi çati të shtëpive. Hënorja, përpiqej ta mbajë veten gjallë mes librave. Mëkot, e varrosi veten në “Bit-Pazar”, në Shkup.

Hënoren, papritmas një ditë e gjetën të Ringjallur rrufjanët e Xhadisë, në Bibliotekën Kombëtare Universitare, Kopshtin “artistik” mes librave me lule nën Rrap, dhe miqëve poetë, duke ia kënduar Cucat me dajre e pashterka të kuqe këngën e mirënjohur popullore: Djalin ma ka zënë rakia/ për dy kokrra qershia/ shoqe moj, si ta çoj te shpia



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora