E enjte, 18.04.2024, 03:38 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Shqiptarët e Brailës dhe kali trojan i komunitetit shqiptar

E hene, 15.12.2008, 10:41 PM


Baki Ymeri
Shqiptarët e Brailës dhe kali trojan i komunitetit shqiptar

“Ndër tregtarët shqiptarë të këtsaj qendre, jetonte njëfarë Naum P. Veqilharxhi, i lindur në Vithkuq të Shqipërisë, në afërsi të Voskopojës. Ai erdhi qysh i ri në Rumani, dhe pasiqë arriti të grumbullojë një pasuri tejet të madhe, u mendua të fillojë një aksion për zgjimin e vetëdijes kombëtare të Shqiptarëve. Për këtë qëllim, vendosi së pari të shpikë një alfabet të posaçëm për gjuhën shqipe”. (Theodor Capidan)

Nga Baki Ymeri (Kryeredaktor i revistës Shqiptari)

Thonë se rrënjët e atdhetarizmit shqiptar të Rumanisë gjenden në Brailë. Pse? Ngase përveç redaksisë së gazetës së parë shqipe të Rumanisë, Drita (Lumina), që delte më 1887, në Brailë kanë funksionuar shoqatat e para mirëbërëse shqiptare (Djalëria shqiptare, etj.), dhe ka ekzistuar atje një komunitet i fuqishëm shqiptar përgjatë periudhës së Rilindjes. Arnautët e Brailës e patën përqafuar tregtinë si bazë elementare për ekzistencë, duke i dhënë impuls edhe kultivimit të shpirtit. Kush mund ta harrojë zonjën Florentina Boci apo prindërit e saj me prejardhje nga Bellkameni (dikurë i Manastirit ndërsa sot i Follorinës)? Ishin prindërit, gjyshi dhe stërgjyshi i Florentinës ata që mbanin lidhje të fuqishme me rilindasit tanë, duke i ofruar mikpritje në gjirin e komunitetit të atjeshëm shqiptar edhe Fan Nolit, me rastin e rrugëtimit të tij nga Rusia për në Amerikë. Kanë kaluar 97 vjet nga ajo kohë (1911).

Gjendemi në 164 vjetorin e botimit të abetares së parë shqipe? Kush ishte autori i saj? Naum Veqilharxhi: shqiptari më i shquar i Brailës, martir i shqiptarizmit, viktimë e patrikanës greke e cila e helmoi pse militonte për afirmimin e shkronjave shqipe. Brailasit janë njerëz të njohur përnga njerëzimi dhe shpirti. Ata e dinë se arti, logjika dhe filozofia janë simbolet e ekzistencës shpirtërore.. I këtillë ishte edhe Naumi i ardhur nga Vithkuqi i Korçës në rrafshultat e plleshme të Baraganit. Sa shqiptarë kanë mbetur sot në qytetin e Naumit? Fare pak: nja 4-5 familje shqiptarësh, dhe po aq filoshqiptarësh. Shquhen ndër to, xoxallarët e Bukureshtit, Tanci dhe Vania Georgescu, Mina Tate me familjen e tij, zonja Boci me djalin e saj, Ekaterina Oprea, etj.  Si e karakterizon Teodor Kapidani (filolog rumun me prejardhje arumune), Naum Veqilharxhin, këtë bir të shtrenjtë të Shqipërisë?

          "Paralelisht me Grekët, ngulitja e Shqiptarëve te ne është fort e vjetër. Megjithate, një lëvizje nacionaliste ndër këta Shqiptarë nuk u tregua veçse më 1840. Shqiptarët e ardhur të kërkojnë fatin përmes tregtisë nuk gjendeshin vetëm në Bukuresht, por fort shumë ishin edhe nëpër qytetet e provincës. Një nga këto qytete ishte edhe Braila. Ndër tregtarët shqiptarë të këtsaj qendre, jetonte njëfarë Naum P. Veqilharxhi, i lindur në Vithkuq të Shqipërisë, në afërsi të Voskopojës. Ai erdhi qysh i ri në Atdhe, dhe pasiqë arriti të grumbullojë një pasuri tejet të madhe, u mendua të fillojë një aksion për zgjimin e vetëdijes kombëtare të Shqiptarëve.  Për këtë qëllim, vendosi së pari të shpikë një alfabet të posaçëm për gjuhën shqipe (...). Me këtë alfabet ai hartoi dy abetare, njërën më të lehtë, tjetrën diç më të rëndë, dhe shkoi në Konstantinopojë t'i botojë. Atje arriti t'i nxjerrë punimet në dritë, por vetëm pas një viti, autori qe vrarë, sipas disave, nga agjentët e kishës greke që nuk e shihnin me sy të mirë zgjimin e Shqiptarëve përmes shkollës në një jetë nacionale, sipas të tjerëve ndërkaq, nga ana e Turqve, nga të njëjtat motive" (Contributia romanilor la renasterea Albaniei, Cluj, 1928, f. 4).

         

Oana Manolescu, deputetje joshqiptare e komunitetit shqiptar
Kali trojan i komunitetit shqiptar

Shqiptarët e Brailës e kanë një pyetje karakteristike që të shtyn të mendosh: Kush kalon nëpër jetë, porsi gomari nëpër retë?, dhe përgjigjen ta japin atypëraty: Ata që s'punojnë. Kjo vlen për ata që gëlltisin buxhetin qeveritar në emër të komunitetit shqiptar, dhe që në vend të komunitetit, punojnë për interesat e veta. Çka ka bërë zonja Oana Manolesku për zonjën Anastasia Georgescu Palamida, shqiptare e sëmurë, bashkëkohanike e Nënë Terezës, ishbanore e Brailës, e bija e ishkryetarit të Komunitetit Ortodoks Shqiptar, Nikolla Xhorxhesku Pallamidës? Asgjë! Asnjë telefonatë, asnjë vizitë, asnjë lei nga pesëdhjetëmiliona lejat që i ngre për çdo muaj, që nga viti 1996,  në emër të komunitetit shqiptar; asnjë pako me ushqim apo ilaçe, kurrfarë përkrahjeje konkrete për bijtë dhe bijat e rilindasve tanë. Vdiq Pandora Kondi si pasojë e skamjes dhe varfërisë dhe vdiq Anastasia Georgescu si pasojë e sëmurjes dhe braktisshmërisë. Edhe sa do ta tolerojë Parlamenti rumun një papërgjegjshmëri, pandjeshmëri dhe padrejtësi të këtillë që i bëhet komunitetit shqiptar. Ku ishte Oana Maolescu me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit në Bukuresht! Pse nuk pat guxim të vijë në Klubin Diplomatik me rastin e kremtimit madhështor që organizoi ambasada shqiptare! E dini se pse! Ngase nuk i do vlerat e Shqipërisë, por lekët e Rumanisë.

Ç’bën Tirana zyrtare! Pse hesht diplomacia shqiptare! Oana Manolescu nuk ësht produkt i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë ngase kjo organizatë e shkarkoi nga anëtarësia kur e pa se rend pas lekut qeveritar, e jo pas komunitetit shqiptar. Ne si shqiptarë shkojmë ne këpucë të këputura, me syza të këputura, me kurorën e këputur të dhëmbëve në xhep, ndërsa ajo si joshqiptare merr votat nga joishqiptarët, boton një gazetë muri pa asnjë shqiptar, fle me paratë e shqiptarëve në hotel, shpërndan ndihma humanitare për joshqiptarë, dhe mashtron botën gjoja se qenka shqiptare. Ku shkojnë paratë e majme që jep Qeveria për komunitetin shqiptar? Mund t’i justifikojë vallë me një gazetë ku kultivon kultin e personalitetit apo me kikirikat me të cilat e qeras një grup këngëtarësh joshqiptarë? Shqiptarët e Bukureshtit, Brailës, Konstancës e gjetiu janë duke u pregaditur për ta ngritur zërin e protestës, që nga Bukureshti e deri në Bruksel.

Aspekt nga sesioni kushtuar Dites se Flamurit ne Bukuresht (2008)

Vania nga Braila me Adriana dhe Sherban Tabaku në mes



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora