E shtune, 03.12.2022, 06:38 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Ja pse tezat e Schmitt-it nuk qëndrojnë shkencërisht

E merkure, 06.04.2022, 06:33 PM


Ja pse tezat e Schmitt-it nuk qëndrojnë shkencërisht

Nga Gjon Keka

Ja pse tezat që O. J. Schmitt i trajtoi në një intervistë në medien e Kosovës nuk qëndrojnë shkencërisht.

Është e habitshme se ai si „historian“ merret si vulosës i fakteve të historisë së popullit tonë,kur dihet se është po ai i njëjti që mohoi vazhdimësin e gjuhës shqipe nga ilirët.

1. Arbërit ishin të krishterë disa i takonin ritit lindor e disa perëndimor (pra sipas kishave lindore (bizantine) dhe Perëndimore (latine).

2. Gjergj Kastrioti nuk e krijoj shtetin e Arbërit ,ai e ringriti dhe e bashkoi shtetin e Arbërit; Shteti i Arbërit ka ekzistuar edhe para Gjergj Kastriotit.

3. Në shtetin e Gjergj Kastriotit nuk u institucionalizua gjuha arbërore ajo ishte pjesë qumështore e arbërorëve si të atyre në vend ashtu edhe të atyre që shkolloheshin jashtë Arbërisë, thjeshtë ekzistonte gjuha arbërore sepse ishte vazhdimësi e gjuhës pellazgo-ilire.

4. Orientimi i Gjergj Kastriotit nuk ishte vetëm bota perëndimore europiane, por edhe rikthimi i Arbërisë në pozitën e saj kardinale të kombeve europiane, si pjesë e civilizimit të përbashkët, më saktësisht Gjergj Kastrioti ishte pothuajse i vetmi (duke mos harruar edhe Huniadin) që e mbronte botën perëndimore, të tjerët ishin spektator.

5. Shqiptarët i takonin historikisht dy riteve të kishave: asaj lindore dhe perëndimore apo latine.

6. Bizanti ka të bëjë me ndarjen e dy perandorive asaj lindore(Bizantine -romake) dhe perëndimore(romake). Bizant vjenë nga mitologjia ,Byza-s ishte një hero mitologjik që kishte marrë pastaj edhe emrin qyteti Byzant ose më vonë Konstantinopoja sipas emërtimit nga Konstantini i Madh dardan.

Ne duhet ta shkruajmë historinë e popullit tonë me fakte sipas dokumenteve arkivore e bibliotekare si dhe vetë gjurmëve arkeologjike dhe gjeo-etnografike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Çfarë do të thotë të jesh pasardhës i Gjergj Kastriotit në këtë shekull? Gjon Keka: Fitoret kryesore të Gjergj Kastriotit dhe emrat e atyre që i mundi në beteja Gjon Keka: Me rastin e përvjetorit të vdekjes së heroit Idriz Seferi Gjon Keka: Kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti mbante edhe veshje prej armature Gjon Keka: Sikur të mos ishte kthyer Skënderbeu,a do të kishte Arbëri? Gjon Keka: Arbërorët kanë historinë e vet, ata janë nipat e atyre të mëdhenjve që ndriçuan botën Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i Marin Barletit mund të jetë botuar në vitin 1488 Gjon Keka: Figura e Gjergj Kastriotit një nga figurat më të trajtuara Gjon Keka: Shtypi austriak i vitit 1930 mbi ndalesën në Jugosllavi të revistës ''Hylli i Dritës'' të edituar nga Gjergj Fishta Gjon Keka: Çeta e heronjve, në krye me kryeheroin Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Emrin Vojsava nuk e kishte vetëm nëna e Gjergj Kastriotit, por edhe shumë gra fisnike arbërore Gjon Keka: Dardania sipas Strabon, dhe në kohën e sundimit romak Gjon Keka: Gjergj Kastrioti mbante dhoma të thesareve të paçmuara Gjon Keka: Një bust apo statujë edhe për mbretëreshën arbërore Donika Arianiti - Kastrioti Gjon Keka: Emigrimi i Donikës dhe Gjonit, pas vdekjes së Skënderbeut Gjon Keka: Populli arbëror e ka tregu veten dy herë - në Mbrojtjen e Europës dhe të Hebrenjve Më 21 tetor 1912, Konti Berchtold dhe San Giuliano vendosën për formimin e Shqipërisë së pavarur Gjon Keka: Portret i rrallë i kryeheroit Gjergj Kastrioti, në mesin e figurave tjera të historisë botërore Libër i ri i autorit Gjon Keka: Kombi shqiptar dhe fati i tij Gjon Keka: Gjergj Kastrioti mbante një simbol të zemrës të pikturuar me mbishkrim

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora