E merkure, 24.04.2024, 11:14 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Feja!

E marte, 05.04.2022, 09:19 PM


Blerim Latifi:

Feja konsiderohet nga njerëzit e thjeshtë si e vërtetë, nga të mençurit si iluzion dhe nga sundimtarët si e dobishme, thotë një urti e lashtë romake. Saktësia e kësaj urtie është provuar me mijëra herë e vazhdon edhe sot të provohet. Njerëzit e thjeshtë nuk janë mendimtarë, sepse as nuk kanë kohë e as mundësi të jenë të tillë, kështu që ata mjaftohen me të besuarit në tregime të mira për fatin e tyre. Duhet të kuptohet nevoja e tyre për besim! Sidomos në kohët e krizave ekzistenciale nëpër të cilat kalojnë shoqëritë.

Të mençurit, të cilat e kanë kohën e nevojshme për refleksione logjike, e kuptojnë se shumëçka në këto tregime të bukura nuk i qëndron dot arsyetimit logjik. Prandaj ata mbajnë gjithmonë një distancë kritike me to. Ndërkaq, politikanët fenë e shohin gjithmonë si një instrument të dobishëm për t’i manipuluar ndjenjat e njerëzve të thjeshtë në llogari të pushtetit të tyre, gjëja e vetme që realisht u intereson. Por, kur bie rasti që politikanët të jenë shumë injorantë, atëherë ndodhë një përdorim tjetër: grupet fetare i përdorin ata për qëllimet e tyre. Këtu qëndron edhe arsyeja pse grupet me agjenda fetare gjithmonë investojnë në politikanë të këtij lloji.

_________

Mbi 6000 shqiptarë në Luginë të Preshevës nuk kanë mundur të votojnë në zgjedhjet e djeshme (03-04-22) në Serbi. Adresat e tyre janë pasivizuar dhe fshi nga administrata shtetërore serbe. Kështu spastrimi etnik në Luginë të Preshevës po vazhdon në mënyrë të heshtur, graduale dhe të pandalshme. Akti i fundit i dramës së Toplicës, të nisur me 1876, po luhet tani para syve tanë dhe ne nuk jemi të zotë të bëjmë asgjë, përveçse të bëjmë ndonjë deklaratë, e cila në fund të ditës përfundon në koshin e lajmeve të vjetra. Tirana zyrtare edhe më keq: asnjë deklaratë nuk është në gjendje ta lëshojë. Arsyeja është e qartë: bontoni i Ballkanit të Hapur nuk ia lejon. Kështu, fataliteti i historisë shqiptare që e ka emrin Tkurrje Territoriale, po vazhdon.

_________

Prej mijëra vitesh përsëritet i njëjti ligj: kur një agresor e ndjen se po e humbet luftën, ai bëhet edhe më mizor dhe më barbar në krimet e tij. Këto janë pamjet e rrugëve të qytetit Buça në Ukrainë: gjithandej civilë të masakruar nga pushtuesit rusë, para tërheqjes. Krejt njëjtë si në Kosovë: kur pushtuesit serbë po e ndjenin humbjen e luftës, filluan barbaritë e tyre më të mëdha, në Izbicë, Mejë, Suharekë, Gjakovë, Rezallë, Verboc, gjithandej fshatrave e qyteteve të Kosovës.Donin ta mbysnin në gjak gjithë Kosovën para kapitullimit.

Këto pamje mizore nga Buça na e qartësojnë edhe më shumë arsyen pse kriminelët serbë të luftës e adhurojnë Putinin. Është vëllazëria krimogjene ajo që i bën bashkë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Krimi i organizuar në fushën e konsumit në Kosovë Blerim Latifi: Qysh përsëritet historia Blerim Latifi: Historia 78 vjeçare e një populli të opiumizuar nga politikanët e tij Blerim Latifi: Doni ta dini se si kanë qenë vezirët dhe pashallarët shqiptarë në Perandorinë Osmane? Blerim Latifi: Rrethi i të çmendurve Blerim Latifi: E di një histori trishtuese nga baba im Blerim Latifi: Bashkimi Europian rritej ekonomikisht e politikisht, ndërsa ushtritë shiheshin me përçmim! Blerim Latifi: A e dëgjuat atë hoxhën që mallkonte rezistencën e Ukrainës dhe i thurte elozhe agresionit rus? Blerim Latifi: Rezistenca e fortë e ukrainasve, na e kujton një fakt themelor të luftërave për liri Blerim Latifi: Sot nuk është një ditë e randë veç për Ukrainën Blerim Latifi: Ekziston një lloj skizofrenie kulturore në historinë e Rusisë Blerim Latifi: Gjeniu gjerman që nxori shqipen nga pluhuri i harresës Blerim Latifi: Milan Shuflaj - Thuajuni zotërinjve tuaj të largohen nga Kosova Blerim Latifi: Liria e Kosovës ka qenë e do të mbetet kuq e zi Blerim Latifi: Ne mbijetuam, triumfuam mbi të keqen, mbi gjenocidin Blerim Latifi: Lufta e Dytë Botërore ishte qërim hesapesh midis fuqive të mëdha Blerim Latifi: Përvjetori i fillimit të Konferencës së Rambujesë Blerim Latifi: Ligji i lashtë i Lekës kishte bërë mrekulli në mes të ferrit nazist Blerim Latifi: Putini po ndjek të njëjtën rrugë si Hitleri Blerim Latifi: Edhe njëherë për Rugovën dhe vendin e lënë bosh prej tij

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora