Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: 'Disidenti' partiak i unionit të viçave

| E hene, 04.04.2022, 08:08 PM |


“DISIDENTI” PARTIAK

I UNIONIT TË VIÇAVE

(Monodramë, për Këlyshin e dalldisur

me zgjebe, që ndërsehet tinëz pas shpine).

NGA KALOSH ÇELIKU

Ngjarja zhvillohet në mesin e librave, në Rezidencën e “Disidentit” partiak,

viç i pal?pi me një torbë taxhi përqafe i katundit P?rtejzalli, në Shkup.

Trima pas lufte

Skena: Libra të hedhur andej - këndej nëpër skenë. Një tavolinë pune dhe një karrige. Mbi tavolinë një gjygim me çaj rusi. Një shtrat pranë dritares. Një fotografi e Skënderbeut në mur me përkronaren me dy brirë në kokë. Përkarshi saj, një e Adem Jasharit me mitrolezin me dy këmbë mes maleve… Edhe një tjetër e Jusuf Gërvallës me kitarë… Flamuri kuqezi mbi tavolinë… “Disidenti” partiak, viç i pal?pi me tesha të zeza dhe kërpeshin kuqezi përqafe hynë në dhomë duke e zvarritur një Kukull Femër me pashterkë të kuqe. “Disidentit” partiak t? pal?pi, bythët i kanë kërcyer mbi setre. Në gjoks ka plot dekorata lufte partiake. Rruza për qafe… Tespi kuqezi n? dor?… E ka në dorë edhe një libër me pizi - “kryevepër patriotike”, përkushtuar Hojdodoles…

Ecë, Nusja ime me pashterk? t? kuqe ulu në shtrat, të ikim pak nga Mulliri i Arapit!… Shelgjet që ma zën? frymën… Taxhia, me gjithë torbë më ka mbetur në fyt… Pusho, pak në shtrat! Po, të duash futi edhe një sy gjumë. (E shtri në shtrat, Hojdodolen). Ashtu. (Këmishën e gjatë t? m?ndafshit ia çon pak përpjetë duke ia zbuluar bythët). Mos u zemro për këtë veprim patriotik! E kam për frymëzim artistik, në libra. Ushqim të “Kryeveprave artistike”. (E ngre gjygymin dhe qetë çaj rusi në gotë, mbi tavolinë). E do edhe ti një gotë? Jo, ë?! Ehë… Ehë?… Ehëëë… E di unë, ti e do një shtamë me verë. Nuk je muslimane si unë me tespi kuqezi n? dor?. Pesë vakte nuk i falë në xhami përditë përpara këmbëve të hoxhës Allahut. Edhe ramazan nuk mbanë P?rtejzalli. Edhe haxhic?, nuk ke qenë në Mekë… Fatkeqësi kombëtare… E di unë, të ka infektuar Rebel Rrapi me poezi erotike. Edhe, ndoshta të ka larë me verë, nën Rrap… Kokë e këmbë të ka bërë haram... Ku ta di, unë fakiri?!… Megjithatë, gëzuar! (E cakrron gotën e çajit me bythët e zbuluara të Kukullës Femër. Hojdodole). Vërtetë, jam patriot i madh, po kësaj radhe do të shkruaj pizi dashurie. E kam vendosur t’ia mbyll gojën atij Poetit Rebel Rrapi, që na i shurdhoi vesh?t me atë Miken Di… Verën dhe Rrapin… E sheh tashti se, si shkruhet poezia për miken. Vërtetë, kam shkruar pizi patriotike, po ashtu e deshi koha.

Tashti, kur e fituam luftën, ja i erdhi radha edhe dashurisë… Lirisë… Unë, nuk dola në male me UÇK -ën, po unë kam luftuar qysh në kohën e komunizmit. Moti, unë i kam nxjerrë armët nga brezi për liri… I keni harruar shkrimet e mia në gazet?n e “vëllazërim-bashkimit” kundër Rebel Rrapit, plot patetik? artistike: Shkina… Shkje… Nëna Parti më përkundte në prehër, më jepte gji… Fuqi, si Haxhi Deputetit dhe DpoktorZiui t’u bie kryemëshehtas Sarajeve të Qeverisë në Shtetin e “përbashkët”… Bereqetit të Nënës Parti… Natë e ditë t’ua fërkoj herdhet “vëllezërve”… Shpeshëherë edhe t’u vihem pas në Qeveri, mos u bien udhës duke e kërcyer gardhin…

Unë kam qenë edhe partizan fushe… Mos them, edhe ballist i maleve. Edhe komunist, në Qeveri… Nuk e besoni?!… Jo, ë?!… Ja, shiheni ku e mbaj strukur shokun Tito… Edhe yllin e kuq pesërrembësh partizan!… (E kthen jakën e setres në tjetrën anë. Vërtetë, ku shihen shoku Tito dhe një yll i kuq pesërrembësh). Në sistemin komunist, kam qenë partizan… Në demokraci pas lufte, ballistë. Edhe atë, me shqiponjën e zezë dykrenare në ballë… Flamurin kuqezi në  mitingje… Kuvende të Nënës Parti… Nuk e besoni?! Ja, shiheni në vepër!… (E nxjerrë nga xhepi setres një kësulë me shqiponjën e zezë dykrenare). E ky, këtu kush është me dy brinja, në përkrenare?!… (E tregon shenjën e Skënderbeut në setre). Skënderbeu, ??!… Vetëm se, jo ai i Prishtinës: që, e ka ulur shpatën…. Ose, ai i Shkupit: që e ka futur në brez… Edhe, as ai i Dibrës Madhe pa kal? me shalë, që është nisur më këmbë ta pushtojë Kalanë e Kërçovës… Po, ai i Tiranës, që e ka ngritur shpatën lartë n? dor? për luftë…

Punemadhe, më përgjigjeni… Ku dini ju, çka është patriotizmi… Nëna Parti… Atdheu… Mëmëdheu… Lufta për Liri… Aqmëpak, polemikat e mia me Rebel Rrapin të ndërsyera nga Policia letrare në gazetën e “vëllazërim-bashkimit”. Tërbimi im në Kuvendin e Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar, kur iu turra Rebel Rrapit me Kopenë me zgjebe të japi dorëheqje nga posti i Kryetarit të Shoqatës Shkrimtarëve Shqiptar në shkollën fillore “Liria”, në Shkup… Ministri i informatave të Nënës Parti, kur nxirrte shkumë nga goja… Hojdodolja e Facebook -ut (Trëndafilja), krahëpërkrahu me Këlyshin e Sharrit me nënshkrime falso, Këlyshi tekenefes me një asht në gojë, matanë Vrdarit, dhe atë të Llagut që u dilnin jargë për goje…

Ehë… Ehë?… Eh???... Edhe pak duhet ngritur k?mish?n e m?ndafshit. (Ia zbulon pak më shumë bythën Kukullës Femër Hojdodole. Përsëri, e çon gotën e çajit të rusit). Gëzuar! Tashti do ta shihni se çfarë vargjesh do të dalin nga kjo kokë. Antologjike. Udhërrëfyesi im partiak, DoktorZiu: do ta shti edhe në antologjinë e Tun Batunëve, rrëzë Sharrit Plak. (Ulet në karrike dhe me zë shkruan në kompjuter mbi tavolin?): S’kam kohë të merrem me frikën. Shepjtoj t’i dal vdekjes k?lyshçe. E, t’i futem i tëri në bythë… Kryevepër artistike, ??! Eh, Rebel Rrapi! Rebel Rrapi! Kësaj i thonë poezi, e jo atyre që i shkruan ti nën Rrap. E sheh, pse deri më tashti nuk kam shkruar pizi erotike?

Jo, m? p?rgjigjesh. E di, nuk e sheh. Ja, po të tregoj, o poet ashik, dhe rebel! Gëzuar për shëndetin tënd nën Rrap!… Zonën e lirë… Edhe pse, këto ditë në gazet?n e “Vëllazërim-bashkimit” u botua një shkrim, se ka shterë Shadërvani… Nuk ka ujë… ”Boemi i dikurshëm, që tash në demokraci i kanë ngelur në tru tamam si Rrapit: galat, zogjtë, mizat dhe bullari…” Tre parlamentarët, që e kishin gostitur vendasin e Shkrimtarit me “nga një uiski dopio”, siç i thonë në Shqipëri, e kishin porositur kamarierin: Të piqnin prej mishit më të mirë, dhe sa më shpejtë të hiqte pjatat me qepë, se e kishin qelbur tërë Rrapin për rreth. E, Yllkuqi i Kërçovës, tha me shumë ironi: ky Rrapi më nuk është i atij boemi, po është i yni, Nënës Parti.

” Hi-hii-hiii… I lumt?! (E ngre gotën e çajit të rusit dhe cakrron përsëri me bythët e zbuluara të Kukullës Femër Hojdodole). Gëzuar! Gëzuar, edhe ti, o Yllkuqi i Kërçovës, që më në fund nga Partallmenti i Xhaxhit Kuqezi, zbrite nën Rrap! E lidhe gomarin me samarë nën hije. Kërpeshin kuqezi e vare në një degë… E pret Nënën Parti edhe njëherë të të hip në foltore… Tym e flak? të nxjerrësh nga goja…

Çka, më thua se edhe unë jam vonuar nën Rrap?! Moti është dashur ta varë kalemin në një degë. Mikes Hojdodole t’i shkruaj pizi… Jo. E ke gabim. Nuk kam shkruar si ato të Rebel Rrapit, se: kemi qenë në robëri… Burg… Shkau na shkeli te dera… E tashti pasi erdhi liria, mu zgjidhën duart… Frymëzimi… Kalemi… Erdhi, Muza me ferexhe... E di, Rebel Rrapi do të thotë: n? demokraci iu zgjidh?n edhe brekët… Po, jo! Nuk ia plotësoj atë dëshirë. Unë kam lindur dhe do të vdes patriot kuqezi. Unë kam lexuar pizi patriotike edhe mbi varret e dëshmorëve. Në mesin e tyre kam kërkuar të këndohen këngë patriotike me çifteli… Po, armiqtë e kombit nuk ma plotësuan këtë dëshirën e fundit. Më mundësuan t’i lexoj vetëm pizitë e mia, të bëj përurimin e “kryeveprës patriotike” në një shtëpi kulture. E di se çfarë duartrokitjesh t? zjarrta kam marrë unë nga populli? Nuk e dini. Ju, nuk i dini as edhe dyluftimet që i kam pasur unë me Nënën Parti.

Çka, më pyesni për postet partiake?! Po, edhe poste politke kam pasur në Parti. Kryetar dege n? Katund. Gazetar dhe redaktor kulture në redaksinë e “vëllazërim-bashkimit”. Vend pune në Entin e punësimit. Post partiak, në Agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe. Emërim si anëtar komisioni për botime në Ministrinë e Kulturës për hakmarrje tendecioze partiake ndaj krijuesve shqiptarë. Institucioneve Shqipitare.  Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar. Që, nga dhjetë projekte të aplikuar në konkursin e vitit 2022, e lash pa asnjë projekt. MKTN TAKIME NËN RRAP XXVII, e fshiva nga programi i Ministrisë Kulturës. Edhe, revistën letrare STILI ’97 me një traditë tridhjetë vjeçare me 61 numra në dritë, e futa në burgun partiak politik.

Përinatë, këtë vit u ndërseva me të katërta edhe pas Institucioneve Tradicionale Kulturore Shqiptare, që e mbijetuan sistemin e egër komunist… Po, jo edhe atë Neokomunist. Sot, unë them: të “zbutur” Nekomonist… Po, si jo?! Sot, nuk i ndërsehet shkau, po edhe shqiptari… Nuk jam morr, po plesht… Hoop, kërcej nga Partia Komuniste te Partia Neokomunsite… E kanë vështirë të më shtypin partizanët e Qeveris? “demokratike”… Heroikisht, edhe Nëna Parti po jep shpirt… Lidershipi, në Livadh…

Hi-hi-hiiii… Udhembarë, në Xhehnet!… Zoti ua faltë mëkatet!... Xhehnetin!… Tespitë kuqezi, a i keni ende dorë?! Jo, më përgjigjeni. E kemi UÇK -ën… Qeverin?... “V?llez?rit” e Njerkës... Pesë vakte i falim në xhami. Përgjigjem: Zoti, u ndihmoftë!...

Pse, i keni hapur sytë nga Qielli? Ende, bini me lutje pa mend mbi qilimat e Persisë, dhe jo me këmbë arushe të Shqipërisë?!… Nuk e keni ditur, se: unë për të ardhur këto parti politike në pushtet, kam punuar tinës me “miqtë” në këtë Shtetin e “përbashkët”… Edhe për UÇK -ën kam punuar tinës, nëpër çajtoret e “Bit - Pazarit”… Kok? m? kok? me “v?llez?rit” e Njerkës, te Mulliri i Arapit...

Nuk e dini?! Vërtetë, nuk dola në male me kalemin me  dy tyta të Rebel Rrapit, po me zemër kam qenë në çdo betejë t? p?rgjakshme… Edhe në Tanushë… Edhe në Shipkovicë… Edhe në katundet e Kumanovës… Edhe n? Kalan? e Tetov?s... Nuk më besoni?! Jo, m? duket se m? thot? Rebel Rrapi. E di, përsëri do më thotë e bëni për poste partiake… Vende pune n? Qeveri... Lekë… Pasuri…

Po, dreqi ta haj, kështu më mësoi Baba Parti (Tatkoto)… Nëna Parti. U besoj porosive tyre partiake. Ato e kanë fajin. E para ma hodhi skrrajën në grepin e peshkatarit. Unë isha vetëm peshku, që vetëm për një krimb e hëngra grepin…

Ecë, tashti e noto në Hurdh? të lumenjëve malor dhe fushor. Noton, po si jo, edhe kryem?shehtas rrënjëve të shelgjeve Bregut. Ose, në grep të peshkatarit. Vetëm ku, në prehërin e Nënës Parti të “vëllazërim-bashkimit”… Policis? Letrare… Kulturofagëve, të partive politike… Askushi nuk e çan kokën më për poezi patriotike, përveçse të vdekurit mes varreve. E me çka mund të të ndihmojë Sot: Skënderbeu?!… Ismail Qemali… Isë Boletini… Kalosh Zajazi… Shotë Galica… Bajram Curri… Sulltanë Qafa… Adem Jashari?!… Me asgjë… Nëna Parti është ajo, që ta vë litarin në qafë… E tërheqë shkamin… I paguan këlyshët me zgjebe të të kurdisin linçe intelektuale e fizike… Helmime… Kur t’i teket të bënë poet oborri… Shkrimtar… Kritik letrar… Gazetar… Doktor shkence… Profesor Universiteti…  Redaktor në redaksi… Drejtor… Ministër në Qeveri… E ti vazhdo prapë të shkruash poezi patriotike, përderisa nuk të delë shkuma për goje e për bythe… Megjithatë, unë nuk lejoj q? Nëna  Parti të ma vë litarin në qafë.

Shkaku: nuk jam viç i pal?pi, siç thot? Rebel Rrapi. Qafën ta shtrij vetë te kasapi. U thash? edhe pak më parë, jam plesht, e jo morr… Hooop, kërcej… Morrin e shtypin e jo pleshtin… Këlysh me zgjebe, që u ndërsehem tinëz pas shpine krijuesve rebelë shqiptar. Ecë, Kryevepra ime Hojdodole të bëjmë dashuri!… Ecë!… E hëngrëm livadhin me tërfojë edhe ne patriotët kuqezi… Vdiqëm, në prehërin e partive politike… E di pse? Jo. Hëngrëm fiç… E populli thot?: h?ng?r fiç dhe vdiq... Vendin e kemi mes varreve… Një mut, Nesër: do na vënë te koka, një te këmbët, në vend të gurëve… Rebel Rrapi, ndoshta edhe do na stërpikë Ditën e Shëngjergjit me ujë xherizi… Bythët, do t’na i skuqë me thupër thane, të bëhemi të fortë si thana: me sh?ndet!… Përmjerë te koka mbi varr… Ngrehuni, o burra mejdani!… Turruni në Qeveri!… E fituam luftën… Erdhi liria…

E neve, përsëri na duhen “patriotë melez kuqezi”… Poetë Oborri… Shkrimtarë partiak pa talent me brekët mbi pantollona… Kritikë letrar teknefesë… Gazetarë… Doktorë shkence për Unionin e viçave… Redaktorë trusakatë... Drejtorë gjys?manalfabetë… Ministra të tredhur në Qeveri… Ecë, Kryevepra ime Hojdodole, shtrihu në shtrat!… Ecë!… (E rrëzon me egërsi dhe i sulet si m?zat i tredhur katundi). Çka? Nuk do… Mos u turpëro përpara Skënderbeut… Edhe Adem Jasharit… Ata,  i kanë mbyllur sytë. Edhe, kjo luft? është vepër patriotike… (E pushton). Ashtu. Bukur. Nëse nuk shkohet në Evropë me politikë madhore… Vepra artistike… Kështu shkohet në Evropë… Shteti i “përbashkët”, shpallet republikë demokratike… I dalim zot integritetit të Njerkës… Tashti, hipëm përsipër! (E merr dhe e hip mbi vete Hojdodolen , i shtrirë në skenë). Ashtu. E, hë… E, hëë… E, hëëë… Kërce!… P?rdridhu!... Piskatë!… Oh!… Ooh!… Oooh!… Çmendu!… Nga ajri e nga toka përdore gjithë arsenalin ushtarak!… Helikopterë rusi… Avionë… Raketa… Predha… Demostro focë!… Më fortë!… Më fortë!… Edhe, më fortë!… Rroftë Unioni i viçave!… Rroftë Nëna Parti n? Qeveri!… Hesht! (Nëpërmes të altoparlantit dëgjohet zëri i Hutit)… Hu… Huu… Huuu….

Jo! Nuk është Huti, po Sorraku Qytetit i Tun Batunit… U ngritë edhe ky lugat… Erdhi nga varret me shokë… Mbylle gojën! (Piskatë). Lufta mori fund. I dor?zuam arm?t... Gjashtë muaj nuk ua kemi dëgjuar zërin. U arratisët në Kosovë… Shqipëri… Nëpër botë… Ikët me frikën në shpinë… O Imzot, nga sytë këmbët!… Nuk na duhen trima pas lufte… Jo! Mjaftë, i kemi këlyshët me zgjebe të Nënës Parti Neokomuniste… Hutin e Tun Batunit, që trumbeton “fitore” në mjetet e informacionit para Vitit të Ri. I rrumbullaksoi premtimet… Lirinë, ua solli shqiptarëve me karrocë në vend të Babadimrit… Edhe, u shpërndau dhurata për Vitin e  Ri, shtëpi për shtëpi.

Jo! Jo, nuk e keni ndërmend që të të jepni asgjë, as p?r m?shir?. Kënga juaj ndjell kob… Vdekje… Robëri… Çka, kush je ti Sorraku i Tun Batunit?! Po, kush dreqin je ti, që na këndon natën ende  mbi çati?! Komunisti i arratisur?!… Haxhi Ddeputeti… Doktorziu?… Apo, Këlyshi me zgjebe?!… O Imzot, a ende e paske kabinetin e Baba Qiros (tatkoto)  n? Qeveri?! Ende e bënë politikën e shqiptarëve edhe Sot në Maqedoninë e Veriut, në emër të partive politike shqiptare?!… Ende, një nga një: në kabinetin tënd edhe pas vdekjes, hyjnë e dalin për këshilla politike deputetët e popullit shqiptar… Kryetarët e partive politike… Trusakatët e Unionit të viçave… Ende, mendon, edhe nga varri, se: si shqiptarë “vëllezër të bashkim - vëllazërim-bashkimit”, do të na prish për fitore… Liri... Edhe, pesëdhjetë vjet të tjera me Unionin e viçave…

Hi-hi-hiii… Folë, Skënderbe! Folë! Pse, heshtë?! (I drejtohet fotografisë së Skënderbeut, var? n? mur). Edhe ti ke qenë me ne nëpër mitingje për “fitore”… Fushatë parazgjedhore lokale e parlamentare… E kemi valuar flamurin kuqezi përpara popullit… Edhe Shpatën e Skenderbeut… E kemi vrarë vëllai - vëllanë për pushtet… Po, ti Adem Jashari çka i thua këtij rrospillëku të partive politike shqiptare?! Pse, përsëri do të dalësh në mal, kësaj radhe jo nga serbët, po nga shqiptarët. Nxirre mitralozin me dy k?mb?! Ua shkrep në ballë tradhtarëve t? popullit shqiptar!… Çka?! Edhe ti, më thua t’i duartrokis Nënës Parti?!… Himne t’i kushtoj nëpër kongrese partiake… Tubimeve, t’i shkoj përmbrapa, mos i bien udhës herdhet… Në emër të popullit shqiptar me t? katra k?mb?t t’i sulem Partallmentit të Xhaxhit Kuqezi… Ministrive… Zyrave të ndonjë redaksie, për një vend pune, post politik… Emërim të komisioneve partiake… Kurrë!...

Jo, o burrë! Jo. Tashti e tutje do të shkruaj vetëm poezi erotike. U lodha më me pizi patetike, m? falni patriotike! Shkurt, nuk ua pash hajrin. Unë jam disident… E disidentit i ka hije në Parti politike... Partallment… Ministri… Kabinet… Zyrë redaksie... Ja, arsyeja pse do ta tradhtoj edhe k?t? parti politike. E di, do të thoni, ju: kurva i ndërron burrat. Punemadhe. Nuk ?sht? kurv? gruaja q? shkon burr? m? burr?, po kurv? është patrioti kuqezi, q? shkon parti m? parti politike… Populli thotë: Burri i mirë i mbanë shtatë gra. E Hojdodolja trumbeton të kundërtën: Gruaja e mirë është për një katund…

Hi-hi-hiii… (Qesh). Ja, pse të martohem kam pasur frikë. “Vëllai” u martua, i dhash edhe unë do lekë për dasëm. Pesë vjet ia përgaditëm pajën. Nusen, u morëm vesh, se: do ta kemi përgjysëm. Gruaja, vëllaçko ka shpenzime. E Rebel Rrapi thotë të kundërtën: burri ka shpenzime. Gra, kemi me bollëk. Sot, na mungojnë burrat. Burrat. Një burri i takojnë dhjetë gra. E, un? nuk e kam asnj? grua, as p?r far? n? sht?pi. Partia ma gjeti nj? grua, po iku edhe ajo pas Haxhi Deputetit, në ministri nuse pa koçi. Nuk m? gjen m? tjet?r grua, thot?: nuk je i aft? ti p?r grua.

Ju, nuk e dini edhe si iu përgjigja Nënës Parti, kur më gjeti punë n? Agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe?! Jo, iu përgjigja. Vallë, a nuk është më mirë në vendin tim ta pranoni një tjetër aktivist partiak, p.sh. Këlyshin me zgjebe me një torbë taxhi përqafe. Ai, t? punoj? në vendin tim, e unë n? fund t? muajit rrogën me të ta ndajmë përgjysëm? E, me “v?llain”, rreth hijes së Shelgut në medis t? L?m?s? Edhe këtë nuk e dini?! Mirreshim vesh, q? n? m?ngjes pa asnjëfar? problemi. Vëllaçko, zeje i pari hijen, nëse nuk do t’i përzimë kësulat! Po, me dy enët me groshë, që mi paguente Piktori? Hi-hi-hiii… (Qesh). Edhe këtë nuk e dini?!

O Imzot, po çka dini ju?! Për çdo ditë në restorant i porositja nga dy enë me groshë, që mi paguante Piktori. E kur më pyeste pronari, pse dy enë, kur isha vetëm në tavolinë?! I përgjigjesha: e pres edhe një mike, Hojdodolen. Edhe, dikur kur përfundoja enën e parë me groshë, çka bëja me tjetrën porosi? Jo, nuk e dini. I fërkoja duart. Barkun. E filloja të dytën. Për çdo ditë i rrokullisja nga dy enë me groshë. E ju e dini, sa e gjatë është dita. Po, nata? Eh, natën të këndojnë zorrët në bark për bukë…Vërtetë, ju nuk dini për mua asgjë si patriot katundi. Fatkeqësi kombëtare. Edhe po ta dinit, nuk ju hy në punë. Nuk e dini ku e kaloj ditën… Natën… Cilës partie politike i rrokullisem në brek?… Xhindet ia përzë mbi çati… I qes edhe fall ndonjë cuce… E përmbys filxhanin e kafes me një dëshirë… Nuk besoni?! I Pyetni po të doni, ato Tri Cuca, se: si e kemi ndarë mejdanin.

Në fund, pasi i shikuam filxhanat e tyre të kafes, Tri cucat: vendosëm ta shikojnë edhe edhe filgjanin tim, t? patriotit kuqezi. Më thanë: cila nga ne dëshiron të ta shikoj filxhanin? Pasi i shikova me rend të gjitha, ti i thash njërës, më të bukurës. E mori, dhe bluajti kot fjalë disa minuta. Qeshën me mua si patriot kuqezi. Në fund, më thanë: vëndoje gishtin në mes të filxhanit dhe mendo për nj? d?shir?! E dikur, gishtin fute në gojë! Qeshën edhe më me zë, duke ia mbyllur njëra tjetrës syrin. E mashtruam, than? me gjysëm zëri. U kënaqëm me kët? budalla Llagu. Unë, nuk munda t’i duroj më dot theshethemet e fallxheshave, ua prita: po, unë asgjë nuk kam menduar, oj cuca asgane! Edhe njëherë, u shikuan sy më sy me nj? buz?qeshje xhadie. Përpak, desh plasën nga t? qeshurat dhe me barkun n? dor?, ik?n te N?na Parti…

U bindët tashti m? n? fund, se: unë kam punuar tinës për UÇK -ën. Po. Atëherë, binu duarve shuplakë! Edhe në këtë pushtet e meritoj edhe një post ministri si argat besnik Qeverie! Çka, më thoni t’i dëgjojmë këlyshët me zgjebe të Nënës Parti?! Mirë. Ja, ku i keni me bishtin ndër këmbë, të përjgur… Veshët e prerë…Vetëm, se: unë, nuk e dua postin e ministrit. (Ngrihet dhe e lëshon radion).

(Folsja): Dëgjues të nderuar, mirëdita. Në ditën e sotme nga dora e Hutbës jugosllave u vranë nga pusia Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Patriotë të flaktë të kombit shqiptarë. Nëpër disa qytete u përkujtuan këta dëshmorë me disa manifestime kulturore tradicionale: “FLAKA E JANARIT”. Gazetarja jonë gjatë minutave të ardhshme do të bisedojë me dy shokë që kanë punuar së bashku me Jusuf Gërvallën në një redaksi. Bashkëbiseduesit tanë janë Honxho Bonxho, poet dhe Ebu Fakiri, shkrimtar. (Gazetarja): Zotërinjë të nderuar, mirëdita dhe mirëse erdhët në studio. (Mysafirët: njëzëri) Mirëdita. (Gazetarja): Zoti Ebu Fakir, ju keni punuar së bashku me Jusuf Gërvallën në redaksinë e “vëllazërim-bashkimit”, dhe e keni njohur për së afërmi. Çka do të na thoni diç më tepër për këtë patriot? (Ebu Fakiri): Jufuf Gërvalla ka qenë edhe shok, edhe patriot i madh. Unë me të kam qenë i afërt në punë. Shpesh?herë, bisedonim për çështjen shqiptare dhe letërsinë. Dihet, Jusufi shkruante edhe poezi. Po, edhe këndonte bukur. Gjithmon? me vete e merrte edhe kitarën. Më kujtohet si sot, kur Jusufi e këndonte këngën: O kjo anë e lumit ka bylbyla shumë… (Gazetarja): E ju, zoti Honxho Bonxho si e kujtoni Jusuf Gërvallën? Honxho Bonxho: Ah, (pshertin në vete me patetikë) kur dëgjova për vrasjen e tyre nga dora tradhtare e UDB -ës jugosllave, ja mu këtu në zemër mu këput diçka si tunxhi. E kam qarë atë ditë si fëmijë. Po, si mund t’i harroj ato ditë që i kaluam së bashku në redaksi kokë më kokë. E nisnim bisedën me letërsinë dhe kalonim në politikë. Jusufi ka qenë një patriot edhe më ia madh se Skënderbeu…

Hi-hi-hiii… (Qesh). Bërllok shqiptar… Spiunë, që sa qenë gjallë nuk i kanë lënë rehat, duke i spiunuar në polici. Edhe sot, poashtu nuk i lënë as në varr. (E shuan me inatë radion). O Imzot, frikë të kesh edhe të vdesësh një ditë. Bërlloku i këtij soji, nuk të lë të qetë edhe në varr. Edhe, atë: kush të mbanë fjalime të zjarrta mbi kokë?! Derdhë lotë krokodili… Kurora lulesh të vë mbi varr… Bërlloku… Këlyshët me zgjebe, që më së tepërmi të janë ndërsyer pas shpine. E kanë nxjerrë gjuhën na, dy pëllëmbë përpara Vetshërbimit të kukullave, në “Bit-Pazar” për një asht shpërblim… Torbë taxhi…

Hojdodolja ime, mbuloje bythën! Rrufjanët nuk kanë besë. (Ia lëshon këmishën e gjatë t? m?ndafshit deri në fund të këmbëve). Patriotizmi yt mori fund në këtë Shtëpi Publike. Gjithë kohën më paske tradhtuar me Rebel Rrapin... Rrospitë Meshkuj… Këlyshët me zgjebe… Trusakatët… Patriotët kuqezi… Nuk je ti Mikja ime Hojdodole, po Nëna Parti me bythët në hava… Këmbët t’i kanë ngritur përpjetë në Partallmentin e Xhaxhit Kuqezi… Patriotët dilinxhi i kanë shterë herdhet… Lëmën na e mbushën me kopila… Atdheun… Theje qafën, Rrospi! (E merr Kukullën Femër dhe e tërheq zvarrë nëpër skenë. E hudh jashtë dhe ia përplas me forcë derën. Edhe çelësin ia rrotullon dy herë. Dikur e merr shpatën e Skënderbeut varë në mur dhe e ngre lartë në ajër. I hipë një karrigeje si kal?, e rrotullon shpat?n n? aj?r gjoja se pret koka njerëzish. Dhe, b?rtet? plot t?rbim): O bini burrat e mejdanit, Zot t’i dalim Vatanit!… (Dritat ndizen - shuhen, në skenë. Vet?tim? mbi mbi malin me lisa në Çelvjollc?. Gjarpër, mbi Rrapin, shti rrufeja)...

Fund

Shkup, 02. prill 2022

Dhimitër Ligori