E shtune, 03.12.2022, 04:51 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Çfarë do të thotë të jesh pasardhës i Gjergj Kastriotit në këtë shekull?

E diele, 03.04.2022, 05:00 PM


Çfarë do të thotë të jesh pasardhës i Gjergj Kastriotit në këtë shekull?

Nga Gjon Keka

Në këtë shekull, duhet ta kemi mendjen dhe zemrën e Gjergj Kastriotit, për ta udhëhequr vendin si ai me urtësi, trimëri e vizion, për ta dalluar armikun që fshihet nën lëkurën e qengjit, armikun e hapur dhe të fshehur, mikun e vërtetë, poashtu për ta njohur të kaluarën tonë historike si dhe udhën e të ardhmes sonë.

Të jesh pasardhës i Gjergj Kastriotit në këtë shekull është përgjegjësi e madhe, sepse mbartë një emër të madh i cili la gjurmë të pashlyera në historinë arbërore dhe atë europiane.

Të mbashë veten si pasardhës në këtë kohë sfidash e krize identiteti është të bësh dritë me vepra Kastriotiane dhe t'i tregosh botës se je pasardhës i iliro-arbërorëve, je nip i Gjergj Kastriotit të madh.

Prandaj, me anë të ringjalljes së vlerave arbërore europiane dhe ecja e popullit dhe kombit tonë në udhën që na e trasoi udhëheqësi i urtë, vizionar e strategu Gjergj Kastriot do ta kemi të sigurt të ardhmen tonë si shtet e komb.

Vetëm kështu, do ta zëmë vendin në mesin e kombeve të civilizuar dhe familjen europiane që na e përcaktoi me vulën e tij, mbreti arbëror Gjergj Kastrioti i pavdekshëm.

Çdo udhë tjetër jashtë kësaj, dhe çdo përqafim i ideologjive të pushtuesve shekullor do ta shpie popullin dhe kombin në humnerë e denatyrim.

_________

Jemi bërë më turq se turqit dhe më katolik se papa

Bota e civilizuar që na shpëtoi nga kasaphanja e millosheviqit, një ditë do të lodhet me ne, dhe do të heq dorë nga projekti i saj për ta mbajtë rajonin në paqe e stabilitet. Kjo për faktin se do të zhgënjehet nga ne, duke parë se si ne jemi bërë më arab se arabi e më turk se turki dhe më katolik se papa.

Pasi të heqin dorë bota e civilizuar që na ndihmojë, atëherë dy armiqtë, turqit dhe serbët do të bëhen bashkë sipas projektit të kahmotshëm të tyre.

Shpresoj që kjo të mos ndodhë, por gjërat deri më sot, në atë drejtim kanë shkuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Fitoret kryesore të Gjergj Kastriotit dhe emrat e atyre që i mundi në beteja Gjon Keka: Me rastin e përvjetorit të vdekjes së heroit Idriz Seferi Gjon Keka: Kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti mbante edhe veshje prej armature Gjon Keka: Sikur të mos ishte kthyer Skënderbeu,a do të kishte Arbëri? Gjon Keka: Arbërorët kanë historinë e vet, ata janë nipat e atyre të mëdhenjve që ndriçuan botën Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i Marin Barletit mund të jetë botuar në vitin 1488 Gjon Keka: Figura e Gjergj Kastriotit një nga figurat më të trajtuara Gjon Keka: Shtypi austriak i vitit 1930 mbi ndalesën në Jugosllavi të revistës ''Hylli i Dritës'' të edituar nga Gjergj Fishta Gjon Keka: Çeta e heronjve, në krye me kryeheroin Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Emrin Vojsava nuk e kishte vetëm nëna e Gjergj Kastriotit, por edhe shumë gra fisnike arbërore Gjon Keka: Dardania sipas Strabon, dhe në kohën e sundimit romak Gjon Keka: Gjergj Kastrioti mbante dhoma të thesareve të paçmuara Gjon Keka: Një bust apo statujë edhe për mbretëreshën arbërore Donika Arianiti - Kastrioti Gjon Keka: Emigrimi i Donikës dhe Gjonit, pas vdekjes së Skënderbeut Gjon Keka: Populli arbëror e ka tregu veten dy herë - në Mbrojtjen e Europës dhe të Hebrenjve Më 21 tetor 1912, Konti Berchtold dhe San Giuliano vendosën për formimin e Shqipërisë së pavarur Gjon Keka: Portret i rrallë i kryeheroit Gjergj Kastrioti, në mesin e figurave tjera të historisë botërore Libër i ri i autorit Gjon Keka: Kombi shqiptar dhe fati i tij Gjon Keka: Gjergj Kastrioti mbante një simbol të zemrës të pikturuar me mbishkrim Gjon Keka: Një dorshkrim i rrallë mbi historinë e Gjergj Kastriotit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora