E premte, 29.03.2024, 01:39 PM (GMT)

Mendime

Sejdi Peka: Hapja e dosjeve dhe amoraliteti i të majtës ish-komuniste

E hene, 15.12.2008, 12:36 PM


Hapja e dosjeve dhe amoraliteti i të majtës ish-komuniste

Nga Sejdi Peka

Pas një maratone të gjatë, më në fund Komisioni i Ligjeve miratoi me shumicën e votave të mazhorancës së djathtë ligjin për “hapjen e dosjeve”. Për opinionin e gjerë largimi i deputetëve të majtë nga salla, duke mos qenë dakord me projektin, vertetoi edhe njëherë tjetër se e majta ish-komuniste, e konvertuar në Partinë Socialiste, përsëri ka shumë probleme që nuk mundet të shkëputet nga e kaluara e saj kriminale e komunizmit. Partia Socialiste, si trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Partisë së Punës (komuniste), jo vetëm që nuk i ka kërkuar falje publike popullit shqiptar, por vazhdon të jetojë në simbiozë me të kaluarën e vet kriminale. Në përpjekjet si të Strucit për të fshehur të kaluarën e saj me krime kundër popullit, e majta ish-komuniste, çdo ditë e më tepër po ekspozohet si një forcë politike pa të ardhme. Por duhet kuptuar se sa më shumë kohë të kalojë që e majta të jetë e mbërthyer në këtë rreth vicioz pa rrugëdalje, aq më tepër rruga e vështirë drejt demokracisë do të jetë më e vonuar për Shqipërinë. Nga ana tjetër, edhe ndonjë deputet i ndonjë partie të djathtë që nuk ishte dakord me ligjin, tregoi se edhe në të djathtën kanë depërtuar ish-bashkëpunëtor të zellshëm të ish-Sigurimit dhe duke e patur “mizën nën kësulë”, u djeg. Por sidoqoftë më mirë vonë se kurrë. Partia Demokratike me këtë veprim hodhi një hap të domosdoshëm e të rendësishëm në rrugën e reformave dhe të Demokracisë. Nga presioni i vazhduar i së majtës në Parlament, rezoluta e Asamblesë Parlamentare të KE e 25 Janarit 2006 për dënimin e krimeve të komunizmit, jo vetëm që nuk arriti të implementohet, por u bënë përpjekje që të injorohet. Ne ish të përndjekurit politikë të Shqipërisë, që kemi vuajtur mizorinë e krimeve të diktaturës, që në ditët e para të fitores së PD me 22 Mars 1992, kemi kërkuar hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit komunist si një domosdoshmëri jetike për funksionimin e demokracisë. Dhe kjo për dy arsye kryesore;e para se në këtë mënyrë do të dënoheshin publikisht krimet e komunizmit dhe e dyta duke pastruar administratën shtetërore dhe institucionet nga bashkëpunëtorët dhe kriminelët e ish-Sigurimit, Shqipëria do të ecte shumë shpejt dhe pa pengesa drejt Europës.
Se sa shumë bashkëpunëtorë dhe kriminelë në detyrë ka patur diktatura komuniste flet vetë fakti i britmave histerike të disa kalemxhinjve ish-komunistë dhe sigurimsa, që kanë mbushur faqet e gazetave duke mbrojtur gjykatësit, prokurorët dhe hetuesit e diktaturës. Duke u kapur degë në degë si majmunët, këta kalemxhinj po përpiqen ta paraqesin ligjin si “hakmarrje për Gërdecin dhe rrugën Durrës-Morinë”. Por në të vertetë çfarë ka bërë prokuroria në kohën pas fatkeqsisë së Gërdecit? Asgjë, vetëm ka lëshuar tollumbace politike bazuar në thëniet apo shpifjet pa fre të gazetave të majta të ndikuara nga Edi Rama. Prokuroria dhe hetuesia kanë qenë pjesë e struktures kriminale të ish-sigurimit komunist dhe kanë zbatuar me përpikmëri platformën e sigurimit të shtetit. Këta njerëz që kanë punuar në këto organe kane montuar me qindra e mijera gjyqe politike, kane dënuar me burgime dhe pushkatime qindra e mijera njerëz që konsideroheshin si kundërshtarë të diktaturës dhe diktatorit. Bile në 20 vitet e fundit, u hoqen edhe skuadrat e pushkatimit, cka solli qe ekzekutimet bëheshin nga prokurorët, duke i qëlluar viktimat me pistoletë në kokë. Jane absurde qurravitjet kriminale që justifikohen me gjoja “se ata paskan zbatuar ligjet e kohës”.
Duke parë projekt-ligjin me vëmendje, si njeri i vuajtur i diktaturës komuniste,mendja më shkon të jem skeptik se shume gjëra nuk po bëhen në kërkesat që i kërkohen një vendi që ka aspiruar përjetësisht për demokraci. Është gjithashtu handicap i madh që të mbeten në nivelet e ndryshme të administrates shtetërore, të institucioneve, ish-sigurimsat e regjimit komunist. Nuk mundet në kohën kur me qindra e mijra njerëz të rinj të shkolluar nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë dhe të tjerë janë të pa punë dhe të detyruar të marrin rrugët e mërgimit, ish-sigurimsat e diktaturës komuniste të kapërdisen këmbëkryq në administratën shtetërore. Hapja selektive e dosjeve mund tëë rezultojë një gabim i rendë në rrugën e vështirë të demokracisë, prandaj u bëj një thirrje të gjithë deputetëve të mazhorancës së djathtë në vendimin që do të marrin në Parlament.



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora