E enjte, 28.03.2024, 02:54 PM (GMT)

Kulturë

Meti Rexhepi: Koka të tërbuara

E diele, 03.04.2022, 12:03 PM


KOKA TË TËRBUARA

Nga Meti Rexhepi

një shkop i përhershëm më sillet mbi kokë

herë duket pa shpirt herë trajtë gjarpri  bie në  gjoks

nuk arrihet dot me dorë

kur nuk godet pendesa e Lindjes  e nget

vetëtimthi kthehet në qerthullin  e vet

të cilën Koka e Kobrës e sogjeton

mbi kokën time s`ka se si të çelë sythe

të gjethojë të blerojë

as fotosintezë as të pigmentojë

klorofilit  i shpifet bojë verbuese

mbase drejt kokës sime të gjallë

pa dhera mëtoi të lëshonte rrënjë

të ngrehte çerdhe të shkërmoqte timin strall

por si nuk thahej e nuk u dogj ai dru i hollë

në stinë akujsh dhe në vapën e valë ai shkop gjemborë

mendjes farës tjetërsoj i rri prore tutor hibridi

trembje përuljesh strukjesh fikje fanarësh përveç të Atij

secilën prekje fortese me lesh të thinjur mjekre

me ndjeshmëri të hollë brirë-antene

në instinktet e prekjeve të atyre të kërmillit

ballores së gjëmës gëzhojë e hapur

kod i parimit mbyllja e piskamës

*

vallë si u thyekan me goditje shkopi

të madhërishmet ligje të fizikës

dhe andej indiferentë  i vështronte Zoti

gjithnjë të më rrijë pezull ai farë paradoksi

ndoshta mos u paralizua graviteti

të mos e kapë të mos e thyejë

duarve të padukshme të mos u rrëshqasë

ai simbol ndëshkimi në të parin zjarr

në të parën vatër ku oxhaqet tymojnë

porse smirëzinjtë si smirëzinj

prenë të tjerë shkopinj të rinj

nga pylli në pyll degë lisash shkallojnë

secilën plojë secila tragjedi

vulë legjitimimi e ngufatë  përmbi

sa ngushtë në këtë kënd globi

s`do mend universi shtrihet në pakufi

grykave të ngushta të malit

më shtyjnë mjekër-zdralet e tymit të temjanit

dhëmbët nofullat e gjithë goja gravitetit t`i jetë thyer

dhe të marrin fluturimin t`i kenë lëshuar birat minjtë

Zot i Madhërishëm Zot i Gjithëmëshirshëm

pirgjeve të thikave lutjet nuk i përmbysen majat

kësaj sfere epileptike që na mbajti afër veti

më ikën më treten prarimit shenjtëri qelqi

*

të fluturojnë gjësendet pa krah dhe bukuria

të flirtojë pleksje sinonimesh

gjireve të thithshme t`u helmatiset shija

pa rrënjë nën dhèra pa çati nën rè

ku je ku je ku je

ti moj

Pjellori e Urtisë a mund t`i përpish të zezat e pritshme

thyej  butonin e një kataklizmi

gjithë moria e unëve të zjarrit mbi të bukurën kokë

merre lutjen të mos tërbohet mendja o Zot

andej qerthujve sferave gjak-prishura

shkundma madhështinë e dehur t`ua shkulë gozhdët e ndryshkura

paqes së shtrirë nën çizme fytesh

zgripesh për rrokullisje tej diellishtës

*

kokat e tërbuara  me duar  të gjata

mbajnë në tru shkopinj të zinj dhe sëpata

Gjilan, shkurt 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora