E merkure, 07.12.2022, 11:24 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Creskill NJ

E merkure, 30.03.2022, 06:01 PM


Dy shqiptarë të suksesshëm Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Creskill NJ

Nga Keze Kozeta Zylo

Në një ditë të bukur me diell dhe freski që të përkëdhelte fytyrën shkuam pranë Restorantit “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Cresskill NJ të ftuar nga pronarët Peraj dhe Zogiani si media dhe bashkatdhetarë.  Mjediset e restorantit zbukuruar si për ditë feste të shlodhnin sytë dhe të jepnin kënaqësi shpirtërore duke të larguar pak kohë nga rutina e përditshme e punës dhe shpesh e lodhshme.

Restoranti ndodhet në një vend me natyrë shumë të bukur në Cresskill, bashki e krijuar më 8 maj 1894, nga pjesë të Palisades Township.

Që në hyrje të mirëprisnin të zotët e shtëpisë Valbona Peraj një artiste e mirënjohur në Diasporë dhe në Atdhe si dhe Toni Zogiani nje djalë po aq simpatik.  Te dy të japin përshtypjen se janë të lindur për biznes.  Ata kanë mbaruar lëndët e shkencës në inxhinieri dhe në kompjuter, por artin e punës dhe suksesin e dëshirojnë dhe ngulmojnë për ta arritur.  Bukuria e Valbonës është e një arbëroreje të vërtetë ashtu siç dhe e këndon këngen me titull “Jam Arbnore” me tekst të poetit të shquar Agim Doçi. Emocionuese ishte kur këndoi refrenin para kamerave të TV “Alba Life” si: Jam Arbnore jam Arbresha/ Jam Nora e Shote Galica/ N'djep të shpirtit gjithmonë deshta/ të rriten trimat sokolesha…

Ajo dukej madhështore tek porta e pritjes bashkë me partnerin në biznes Toni Zogiani.  Me ngazellehet shpirti kur i shikoj të rinjtë që ecin në udhën e dijes apo në udhen e suksesit të biznesit, ndër këta të rinj janë Valbona me Tonin.  Toni i lindur në Kosovë dhe Valbona arbërorja e Shkodrës i bashkoi puna, dija, biznesi dhe mbi të gjitha Gjuha Shqipe.

Valbonën e kemi prind në Shkollën Shqipe “Alba Life” e cila ka sjellë djalin e vetëm Albon, por ajo është me kontribut të vyer në programet artistike të shkolles që ne e çmojmë shumë.

Tingujt e muzikës ishin shumë frymëzuese, pjesëmarrës të shumtë vallëzonin, pinin nga një gotë verë dhe clironin energji pozitive në këtë ditë të veçantë për pronarët e restorantit.

Shume krenar ndihej i ati i Tonit, z.Fation Zogiani së bashku me fëmijët e tij që punojnë aty dhe studiojnë në universitete.

Fjalën në ceremoninë e prerjes së shiritit e hapi z. Ramon M. Hache përfaqësues në Bordin e Komisionerëve të Qarkut Bergen në New Jersey i zgjedhur në vitin 2020.

Z.Hache foli fjalë miradie për dy biznesmenët shqiptarë dhe ngriti lart vlerat dhe kontributin që ata do të japin për qytetin Cresskill në New Jersey.  Ai tha se qyteti ka një traditë të mire, është mikpritës dhe mbështet njerëzit e suksesshëm.  Të tre mbanin shiritin e kuq të inagurimit.

Në këtë ceremoni mori pjesë ish kryetari i bashkisë Cresskill dhe përfaqësues të tjerë.

Prerja e shiritit u mirëprit me duartrokitje, përqafime dhe urime pafund për të zotët e shtëpisë.  është emocionuese kur shikon të huajtë të cilët duan të dinë sa më shumë për Shqipërinë, për bizneset dhe kulturën tonë të lashtë.

Valbona dhe Toni kishin kohë që donin të bënin inagurimin e restorantit, por ata thanë se pandemia u bë pengesë kryesore dhe bllokoi një botë të tërë duke e izoluar.  Falënderojmë Zotin që erdhi kjo ditë e bukur dhe ne të kemi mundësi të punojmë dhe t’ju shërbejmë njerëzve me kulturë dhe plot mirësi.

Ne jemi krenarë që të ndajmë me mediat, bashkatdhetarët tanë këtë histori suksesi për pronarët shqiptarë Valbona Peraj dhe Toni Zogiani.

Urime dhe suksese për ju!

27 Mars, 2022

Creskill, New Jersey



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit Gjekë Marinaj: Kozeta Zylo, një shkronjë shtesë në alfabetin e diasporës shqiptare në Amerikë Kozeta Zylo: Nëna pranë foshnjës së vdekur Kozeta Zylo: 14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan Kozeta Zylo: Krijohet “Ulqini”, shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Romancë Kozeta Zylo: Ne 117 vjetorin e vrasjes se Papa Kristo Negovanit Kozeta Zylo: Në shtëpinë e shkrimtarit të shquar Walt Whitman Kozeta Zylo: Lamtumirë Agron Isufi Kozeta Zylo: Promovohet libri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë” Kozeta Zylo: Gëzuar ditëlindjen e 106-të në qiell, Dr. Lazër Radi! Kozeta Zylo: Luigj Çekaj si Shenjt i Poezisë Kozeta Zylo: Koncert tradicional i festave të fundvitit nga Shkolla Shqipe "Alba Life" Kozeta Zylo: Lamtumirë Ilia Ylli Luka Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në mjediset universitare të St. Francis College në Brooklyn Kozeta Zylo: Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e lindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit Dhe Ditës Së Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe Kozeta Zylo: Loti im godet pa meshire perdhunuesit serbe ndaj motrave te mia te Kosoves Kozeta Zylo: Mirënjohje për Shkollën Shqipe “Alba Life”

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora