E diele, 04.12.2022, 02:39 AM (GMT)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Vepra e Pjetër Budit dhe Krishtërimi

E marte, 29.03.2022, 06:33 PM


VEPRA E PJETËR BUDIT DHE KRISHTËRIMI

Përsiatje mbi një aspekt të studimit “Pjetër Budi poet dhe prozator” të Anton Nikë Berishës

Nga Timo Mërkuri

I-Ajo që bie në sy në krijimtarinë e Pjetër Budit, trajtuar në studimin e Anton Nikë Berishës “Pjetër Budi poet dhe prozator[1]” është fakti se të tri veprat e tij:“Doktrina e Kërshtenë” (1618), “Rituali roman”(1621) dhe “Pasqyra e të rrëfyemit”(1621) janë përkthime dhe përshtatje tekstesh fetare që përdoreshin në shërbimet kishtare, por duke qenë se këto vepra të tij janë në gjuhën shqipe, kanë një rol të shquar në letërsinë dhe historinë e shkrimit shqip. Ndërkohë shtojca prej 100 faqe prozë, shtrirë në pesë parathëniet dhe pasthëniet e të tre librave të përmendur më sipër si dhe 23 poezitë me rreth 3200 vargje poetike, janë krijime të Pjetër Budit. Këtu vlen të përmendim se shkrimet dhe poezitë e tij, lexoheshin (këndoheshin) në kisha dhe në ceremoni fetare njësojë si të gjithë veprat kishtare.

Bazuar në këto të dhëna, me të drejtë studiuesi Behar Gjoka thotë: “Lajtmotivi shtytës në gjithë veprimtarinë e Budit, është nevoja për të kryer shërbesa fetare[2]” në gjuhën shqipe, ku ne kuptojmë se: kështu ai mund të ishte në rolin e ndriçuesit fetar në gjuhën amtare;vetëm në këtë rol ai mund të dritësonte lirshëm e gjerësisht ndërgjegjen e bashkëkohësve.

Këtë e përforcon fakti se kur Pjetër Budi u rikthye nga Roma në atdhe si peshkop i Sapës dhe i Sardës (20 Korrik 1621), nisi të këmbëngulte që ceremonitë kishtare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe, sepse vërente që klerikët e huaj gjatë shërbimit në famullitë shqiptare, flisnin një gjuhë të pakuptueshme nga populli dhe për pasojë, fjala e Zotit dhe qëllimi i shërbesave zhvlerësohej. Madje disa nga këta klerikë të huaj përçmonin haptas vlerat kombëtare shqiptare, duke cenuar në këtë mënyrë sedrën e malësorëve me qëllim të përçarjes. Është kjo arsyeja pse Pjetër Budi në vitin 1622 organizoi një “besëlidhje” të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Lezhëse Zadrimës, të cilët u betuan dhe nënshkruan një vendim se nuk do të pranonin klerikë të huaj në kishat shqiptare. Sigurisht që ky veprim ishte tej kopetencave dhe të drejtave të tij fetare, (por ishte fjala e parë e një atdhetari), ndoshta ky vendim pati si pasojë vdekjen e tij në dhjetor të 1622 – mbytjen e tij “aksidentale” në lumin Drin.E megjithatë,mbytja e tij e errët […].“nuk mund ta errësojë të vërtetën vetëfolëse se Pjetër Budi, ra dëshmor i një kauze të lartë patriotike, duke pavdekësuar kështu emrin e vet dhe në historinë e tërë Shqipërisë[3]” […].

II-Botimet, përkthimet dhe krijimet e Pjetër Budit me frymë fetare flasin për një klerik të përkushtuar ndaj krishterimit, ndërkohë që krijimtaria e tij ka dhe anën tjetër jo më pak të ndritshme, atë të atdhetarit: […].“ndjenja e Budit për gjuhën shqipe është një shprehje e atdhetarisë së tij[4]”.

Veprat e përkthyera, krijimtaria poetike prej rreth 3200 vargjesh, proza e tij prej njëqind faqesh shtrirë në pesë parathënie dhe pasthënie, të gjitha këto të shkruara në gjuhën shqipe, dëshira e tij e shprehur që librat e tij t’i shpërndante në Shqipëri, na afrojnë te mendimi i Eqerem Çabejt “[…] është vështirë të thuhet se: a qe ndjenja fetare apo dhimbja e vendit dhe e gjuhës që mëshoi më fort në shpirtin e tyre[5]”, duke arritur te përfundimin se Pjetër Budi në veprimtarinë e tij ishte më shumë se prift. Ai ishte nismëtari i parë i vjershërimit shqip, ndërkohë që për shkak të vdekjes (mbytjes) në lumin Drin në dhjetor të vitit 1622 është çmuar si “[…]i pari shkrimtar shqiptar që dha jetën për idetë e veta”. […].[6]

Për këtë vlerësim nuk mungojnë dokumentet vërtetuese “[…] një letër e datuar 15 shtator 1621, të cilën imzot Pjetër Budi ia drejtonte kardinalit Gozzadini në Romë, ku parashtron planetstrategjike për një kryengritje në Ballkan ”kundër otomanëve”, tregon se aktiviteti i tij nuk ishte vetëm ai i një prifti, por edhe i një organizatori kryengritjesh[7]. Në këtë letër ai kërkonte që: të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve në kryengritje, prandaj shkruante “Kur u nisa prej këtyre vendeve fort m’u lutën disa kryetarë fisesh, si dhe ca kryetarë myslimanë, që t'ia shfaqja Papës …këtë dëshirë të tyre e t'u lutesha që të na sigurojnë …ndihmë për t'u çliruar. Grushti që do të marrë Turqia këtu, do të jetë ndihmë dhe për polakët”.Sigurisht që këto fjalë prezantojnë një organizator kryengritjesh[8].

III-Ndërmarrja e Pjetër Budit për veprën krijuese nxitej nga natyra e tij inteligjente dhenjohja e mirë e gjuhëve italisht e latinisht (veç disa gjuhëve ballkanike), qëi mundësonin atij leximin e një literature të gjerë. Theksojmë se, së pari, ai ishte një njohës i thellë i gjuhës shqipe dhe kjo duket te fakti që “[…] ai përdor një gjuhë mjaft të pastër, e cila për fat të mirë do të ruajë veçantitë dialektore që e dallojnë të folmen e krahinës në të cilin ai lindi[9]”[...] dhe pasurinë leksikore të saj ai diti ta shpalosë te tesktet që shkroi apo përktheu. Inteligjenca e tij natyrore, elokuenca e të shprehurit dhe pasuria gjuhësore s’ka kaluar pa u rënë në sy prelatëve të kishës që kanë pasur rastin ta takojnë dhe që për fatin tonë e kanë dokumentuar, si p.sh.: […].“në relacionin e vitit 1610, kryeipeshkvi i Tivarit, Marin Bici e përmend takimin me priftin Pjetër Budin, të cilin e vlerëson si [...]“shumë të zgjuat e me cilësi të mira[10]”[…].

Me këtë inteligjencë e njohuri të tij Pjetër Budi i hyri misionit sa fetar aq dhe atdhetar.

IV-Natyrshëm që lindin shumë pyetje pse Pjetër Budi gjithë krijimtarinë e tij letrare dhe përkthyese e mbështeti në veprën kishtare dhe ia kushtoi krishtërimit? Pyetja duket e drejtë, por realisht është jashtë kontekstit të kohës kur jetoi dhe krijoi Pjetër Budi[11], kohë që i përket mesnatës së errët të dimrit të pushtimit turk. Ishte koha që edhe kënga majekrahu shqipe quhej (nga otomanët) kryengritëse.

-Për disa arsye që dalin nga konteksti i këtij shkrimi, i vetmi institucion legjitim, që nuk ishte produkt i pushtuesit në kohën e tij ishte kisha dhe shërbimet fetare pranë saj.

Duke qenë prift, Pjetër Budi e kishte më të lehtë të krijonte poezi shqipe në vargun tetërrokësh të artit gojor duke i dhënënatyrën fetare si një masë mbrojtëse nga ndëshkimi i pushtuesit,Jo vetëm kaq, por këto poezi lexoheshin (dhe këndoheshin) në kishë dhe në festat fetare. Pushtuesi turk endenuk i kuptonte këto poezi, ai shihte gjatë interpretimit të tyre vetëm gjestin e bërjes së kryqit apo dëgjonte lutjen ndaj Shën Marisë dhe lavdërimet ndaj Zotit e birit të tij. Faktin që këto lutje dhe këngë kishin një zemër qërrihte me “ritmin” e gjuhës shqipe, pushtuesit do t’i duheshin edhe shumë vjet të tjera për ta kuptuar. Pra, themi e duhet të pranojmë se “shkollat”e para kulëvrohej gjuha shqipe ishin kishat dhe mësuesit e parë të saj ishin priftërinjtë, traditë që vazhdoi gjer në kohën tonë.

Për t’u bindur për këtë le të shohim veprimtarinë atdhetare të klerit katolik në trevat veriore dhe të klerit ortodoks në trevat jugore dhe juglindje të vendit, ku qindra emra klerikësh ndrijnë si kostelacione yjesh në qiellin e shqiptarzimës. Realisht kishat ishin“kështjellat” e fundit të shqiptarizmës nëatdheun e pushtuar nga turku[12].

-Thamë më sipër që vjershat dhe shkrimet e Pjetër Budit lexoheshin dhe këndoheshin në kisha dhe në mjedise fetare gjatë festave e ceremonive kishtare, pse duke qenë të frymës sëtraditës gojore ato kuptoheshin, ndjeheshin dhe përvetësoheshin nga masa e gjerë e të pranishmëve, të cilët jo vetëm që i bashkoheshin të kënduarit kolektiv, por edhe i përcillnin ndër njerëz të tjerë, në vende të tjera[13].

Ne përmendëm se ato “këndoheshin në kishë”, duke përdorur kështu mënyrën kishtare të lutjes dhe lavdërimit të Zotit me këngë, jo me recitim apo deklamim, duke u trajtuar në këtë mënyrë njësoj me këngët dhe shkrimet e shenjta. Pra, poezitë e Budit janë këngë kishtare, janë krijuar të këndohen në kishë, në festa kishtare, duke pasur karakterin e lavdeve, psalmeve[14], himneve, konceptim që poeti ua dha qëllimisht: “Konceptimine poezive të veta si këngë ose forma të tjera që përdorën në meshë dhe liturgji, Budi e bëri me qëllim: kënga është përbërës i qenësishëm i meshës, i liturgjisë dhe riteve të tjera fetare të besimit të krishterë”, vë në dukje autori[15] dhe këtë e mbështet me fjalët e Shën Agustinit: “Kush këndon, lutet dy herë[16]”. E thënë më kuptueshëm, të kënduarit e lutjeve të bëjnë pjesë të një kori të madh qiellor (shenjtët dhe engjëjt) dhe tokësor (të besimtarëve kudo ku janë), ndërkohë që kur lutesh, je i vetëm përballë Zotit.

Këtu vlen të themi se njohuritë e autorit të studimit, Berishës, në historinë dhe literaturën e krishterimit janë tepër mbresëlënëse për gjerësinë dhe thellësinë e tyre, ndërkohë që stili dhe leksiku i tij shërben si një prizëm ku përthyhet drita në shtatë ngjyra, madje secila ngjyrë është një botë më vete, që duhet të “eksplorohet” nga lexuesi për ta njohur dhe kuptuar thelbin e studimit.Thënë ndryshe, stili i tij mundëson kalimin para syve të lexuesit të veprës, fenomenit apo epokës që studion si në një skaner, ku anatomia e subjektit duket gjer në imtësi. Ajo që ka rëndësi është se stili itë shkruarit të Anton Nikë Berishës i shpirtëron fjalitë dhe lexuesi ndjen se bashkëbisedon e “debaton” me autorin, deri aty, sa që i duket vetja se është dhe ai bashkautor i shkrimit apo studimit.Unë ju them: e vlen t’i lexosh studimet e këtij autori, sepse në çdo faqe studimi të tij mëson diçka të panjohur më parë.

-Librat e tij (përkthime dhe krijime) Pjetër Budi i botoi në Vatikan, pasi asnjë vend tjetërnuk i jepte siguri dhe mbrojtje për veten e tij, botimin dhe shpërndarjen e tyre. Gjatë kohës së qëndrimit në Vatikan, Pjetër Budi u bënte të ditur gjendjen e popullit shqiptar nën pushtimin turk, duke kërkuar ndihmë dhe ndërhyrje. Mjafton të kujtojmë letrëne datës 15 shtator 1621 drejtuar kardinalit Gozzadini, e cila është e vetmja letër që na ka mbërritur, por jo e vetmja e shkruar dhe dërguar nga Pjetër Budi.

V-Veprat e Pjetër Budit janë: “Doktrina e Kërshtenë” (1618) (Dottrina Christiana), përkthim dhe përshtatje i katekizmit të Shën Robert Belarminit kushtuar Papa Klementit VIII (veç krijimeve poetike në pesëdhjetë e tre faqe), “Rituali roman” (1621) një përmbledhje prej 319 faqe lutjesh dhe kungatash me komente në gjuhën shqipe, i cili është një libër ceremonish fetare, ku përfshihen lutjet dhe rregullat për festat e vitit,i shkruar në latinisht dhe në shqip, si dhe “Pasqyra e të rrëfyemit ”(1621) (Specchio di Confessione) i Emerio de Bonis, një përkthim 401 faqesh , të cilin Budi e vlerësonte si një lloj bashkëbisedimi shpirtëror fetari dobishëm për ata që nuk kuptojnë gjuhë tjetër përveç gjuhës amtare shqipe. Pra, shohim se të tri veprat e Budit në thelb janë përkthime dhe përshtatje të librave të diktrinës së krishterë, të cilët kanë si bazë teorike Biblën.

Në këtë kontekst lind pyetja: a kishte nevojë populli shqiptar për krishterimin në atë kohë kur kishte nisur myslimanizimi i vendit dhe a kishte nevojë krishterimi për klerikët shqiptarë, hapësira e të cilëve sa vente e ngushtohej dhe për besimtarët shqiptarë,numri i të cilëve sa vente e pakësohej?

Pa mëdyshje them se populli shqiptar pikërisht në periudhën e pushtimit turk kishte nevojë më shumë se kurrë për krishterimin si fe, si pikë mbështetje për ekzistencë.Jemi në kohën kur në vendet evropiane, kisha kishte një ndikim absolut në çdo aspekt të jetës së njeriut, të shoqërisë dhe të vetë shteteve.

Shqipëria në këtë kohë kishte nevojë për të ruajtur identitetin e saj kombëtar si etni, si besim, si kulturë, si mënyrë jetese dhe këtë mund t’ia siguronte vetëm krishterimi. Krishtërimi e zhvilloi njeriun dhe vetë shoqërinë njerëzore, ose siç do shkruantePatër Anton Harapi: “Te njeriu vetë kristianizmi ndërtoi idetë, lartësoi ndjenjat dhe sistemoi tërë jetën vetjake. E bëri të mirë shpirtin e njeriut dhe kërkoi prej tij pastërtinë edhe të mendimit e të dëshirës[17]”, aq më tepër që “Edhe atdhetarizmi është një ndër idealet e krishterimit[18]”, i cili vlerësohej si një virtyt i shenjtë, si drejtësia dhe dashuria[19].

Kam thënë se Pjetër Budi në krijimin e poezive të tij fillimisht pati si burim traditën gojore letrare, poezitë e atit, Palitprej Hasi, ndërkohë që burimbazë pati shkrimet e shenjta, përkatësisht Biblën, po dhe vepra fetare të hartuara nga shkrimtarë e dijetarë, prej të cilave i përktheu dhe përshtati.

Mbështetja e Budit në Bibël ishte një veprim i ndërgjegjshëm,së pari nga se për Budin prift, po dhe për çdo besimtar shqiptar, Bibla është thesar mendimi, teologjik, filozofik letrar, dhe historik, ose e thënë ndryshe është dritëqë vjen nga Zoti.

Së dyti Bibla, sidomos libri i Psalmeve, ishte libër nga i cili mësonin shkrim e këndim, apo të studionin. Këtu është rasti të theksojmë se edheshkrimtarët dhe filozofët evropianë i drejtoheshin Biblës si Fjalë e Zotit, madje dhe e mbështetnin konceptin e gjithë krijimtarisë së tyre te Bibla.

Është e kuptueshme që edhe Pjetër Budi ishte rritur dhe edukuar me Fjalën e Zotit, ishte vënë në shërbim të përhapjes së saj ca më tepër që aty kishin rrënjë edheidealet e atdhetarisë.

Duke u bërë tëpranishme fjalën e Zotit nëpërmjet Biblës, Budi zgjonte e forconte te besimtarët ndjenjën e ruajtjes së identitetit kombëtar, ndjenjën e atdhedashurisë, urrejtjes për pushtuesin dhe i shprehte këto si mësime, dëshira dhe porosi të Zotit. Me këtë rast, bashkë me mësimet e Biblës ai shpërndante dhe krijimet e tij poetike, të cilat këndoheshin si gjithë shkrimet e tjera të shenjta.

Krishterimi ishte ndërtuesi i Evropës, pasi në shembullin e kishave e katedraleve, në shembullin e ndërtimit të Vatikanit, u ndërtuan pallatet dhe strukturat shtetërore, u ndërtuan kryeqytetet evropiane. Ndërkohë krishterimi ishte dhe ndërtuesi i vetë Evropës së bashkuar (në krishterim) me synimin për t’u shtrirë në një botë (të krishterë) të bashkuar, sepse pa miratimin e Vatikanit nuk fronëzohej asnjë mbret. Krushqitë mbretërore do t’i miratonte Papa, po ashtu dhe aleancat e luftërat do kishin lejen e tij.

Shqipëria kishte nevojë për krishterimin ashtu si një degë peme ka nevojë për trungun dhe rrënjët, ndërkohë që edhe vetë krishterimi e Vatikani kishin nevojë për të krishterët dhe klerikët shqiptarë. Kjo duket sa te botimi në Vatikan i librave të priftërinjve shqiptarë aq edhe te dërgimi në Shqipëri i misionarëve të ndryshëm fetarë, të cilët bënin një punë të madhe për mbajtjen gjallë të besimit të krishterë te populli shqiptar i martirizuar dhe iterrorizuar. Madje mund të them se në luftën përislamizimin e vendit nga pushtuesit turk, lufta për mbrojtjen e krishterimit dhe përhapjen e Fjalës së Zotit ishte lufta e Evropës së Krishterë që e bënin priftërinjtë dhe populli shqiptar.

Kjo luftë zbërthehet e paraqitet në gjithë “ngjyrat” e spektrit te studimi “Pjetër Budi poet dhe prozator” Luigi Pellegrini Editore Cosenza 2015 i Anton Nikë Berishës, që unë ju grish ta lexoni.

Sarandë, mars 2022

1-  LuigiPellegriniEditore, Cosenza (Itali) 2015.

2-Behar Gjoka, Poetika e Budit. Studimpërveprënpoetike, vep.epërm., f.

10. (Vepra e Anton N. Berishës f. 84).

3-Selman Riza Selman Riza, Pjetër Budi (1566 – 1622). Vepra IV.

Akademia e shkencavedheartevetëKosovës.Prishtinë 2004, f. 331. Po

aty (f. 52)

4-Prof. Dr. KolëAshta, Leksikuhistorikigjuhësshqipe I, vep.epërm., f.

98. (Vepra e Anton N. Berishës (f. 55)

5-Eqerem Çabej, Pjetër Budi.Kumtesadheartikuj, vep.epërm., f. 142)

(Vepra e Anton N. Berishës f. 50)

6-Sabri Hamiti, Vepraletrare 7.Letërsia filobiblike.Letërsiaromantike, vep.

epërm. 2002 f. 123. (V. Cituar f. 77).

7-Zija Xholithotë se “Veprat e shkruara e tëbotuaranëgjuhënshqipedhe

letradërguarkardinalitGocadino, japinnjë ide tëpersonalitetittë

gjithanshëmtëBuditsiteolog, siatdhetar, sishkrimtar, shkurtsinjënga

korifenjtë e kulturëssonëkombëtarenëdydhjetëvjeçarët e parëtë

shekullittë 17-të dhenëtënjëjtënkohësiparalajmëruesiRilindjessonë

kombëtare.“. Sipas Anton NikëBerisha “Pjetër Budi poet dheprozator”

Luigi PellegriniEditore, Cosenza 2015 f.61

8-Injac Zamputi, Shënimembirrethanat e vdekjessëPjetërBudit. 1958:

“Budi kakërkue me mprojtëpopullinshqiptarngakërcënimetqëivinin

ngajashtë, : aiqeluftaraktivpërçlirimin e venditngapushtimiturk, tue

marrëpjesënëorganizimin e përpjekjevenëshkallëtëpërgjithshme

ballkanike”, poaty (f. 50).

9-Vjetarin” e Institutit oriental tëNapolittëvitit 1917” sipas Giuseppe

Schriò, Della lingua albanesi e dellasualetteraturaanche in rapportoalle

coloniealbanesid’Italia. Po aty (f. 47).

10-Po aty. f. 46.

11-(1566 – Dhjetor 1622).

12-Më vonë, me ndërrimin e fesëtëgjithakishatshqiptarenëfshatratqë u

islamizuan u shndërruannëxhami.

13-Henrik Lacaj, Pjetër Budi vjershëtariparëiletërsisësonë. f. 438. Po aty

(f. 70).

14-Anton NikëBerisha, Pjetër Budi poet dheprozator. Luigi Pellegrini

Editore, Cosenza 2015 f. 113.

15- Po aty f. 114.

16-Po aty f. 114.

17-Anton Harapi, Njisimikombtárdheidealikombtár.Zgjodhidhepërgatiti

përshtyp Anton N. Berisha, KuvendifrançeskaniGjakovës, Gjakovë

1977, f. 277.

18-Atë Anton Harapi, poaty, f. 280.

19-Patër Anton Harapi “Vlerëshpirtërore” Shpresa&Faik Konica,

Prishtinë 2003: “Hiqningabota e qytetëruarkontributinqëkadhënë

kristianizminë ide, nëligje e zakone, nëshkencëdhe art, nësistemin e

familjes, nërendinshoqërordhevetjak, nëpërmirësimin moral dhe

material; hiqnitëgjithakëtodhekulturamodernenukmbetetmëajo,

pornjëskeletizbehtë, njëmozaik pa unitet, një send pa kuptim” f. 73.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora