E enjte, 28.03.2024, 10:49 PM (GMT)

Mendime » Fetahu

Adil Fetahu: Serbia n'tetik

E hene, 28.03.2022, 07:40 PM


SERBIA N’TETIK

Nga Adil FETAHU

“Ka ardhur koha që Republika e Serbisë haptas të shikohet ashtu si është: Aleat i ngushtë i Rusisë dhe Kinës të cilën e udhëheqë pushteti gjysëmautoritar, i cili proaktivisht synon zgjërimin territorial në bazë të ideologjisë irredentiste në Ballkanin Perëndimor”.

Kështu thotë në analizën e tij Riçard Kremer, bashkëpunëtor i “Foreign Policy Research Institut”, nga Fondacioni Kombëtar Amerikan për Demokratizim.

Në dokumentin me titull: “Serbiaon the Edge”, autori thotë se Serbia e sotme paraqet kërcënim për sigurinë rajonale dhe euroatlantike, dhe vazhdon:

“Nën Partinë Pëçrparimtare Serbe (SNS) të kryetarit Aleksandër Vuçiqit, Qeveria e Serisë me shpejtësi po e forcon ushtrinë e vet, duke mbështetur haptas provokuesit nacionalistë të vendeve fqinje, duke forcuar lidhjet e Beogradit me Moskën dhe duke konsoliduar partneritetin me Republikën Popullore të Kinës. Pjesë përbërëe e këtyre përpjekjeve për të aktualizuar ideologjinë e “Serbinë së Madhe”,  janë kreu i Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Ruse, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me kolegët e tyre politik. Pa një kthesë të ndjeshme kah Perëndimi në orientimin e vet, Sërbia do të vazhdojë rrugën autoritare të harmonizuar me kundërshtarët e Amerikës.  Sërbia aktuale paraqet dilemë për kreatorët e strategjisë dhe të politikës amerikane dhe europiane.

Sërbinë  demokratike dhe me orientim të përnjëmendët  kah integrimet euroatlantike e  kërkojnë edhe Brukseli edhe Vashingtoni. Por, me dekada pas shpërbërjëss së dhunshme të Jugoslavisë dhe intervenimit të Organizatës së Paktit Veriatlantik (NATO-s) 1999, shumica e serbëve e refuzojnë bashkëpunimin me NATO-n dhe janë indiferentë ndaj Europës. Prandaj, ShBA-të dhe aleatët e tyre demokratik në Europë janë më pak të aftë për të shfrytëzuar anëtarësimin e saj potencial, si karrotë për integrime euroatlantike. Marrëdhëniet me Serbinë i ndërlikon përqafimi i hapur i Aleksandër Vuçiqit me Pekinn dhe Moskën. Varësia gjithënjë më e thellë e Serbisë nga ato fuqi, rrezikon sigurinë e ShBA-ve dhe të Europës, në më shumë fronte.

Përkrahja e vazhdueshme e pushtetit të Vuçiqit që u jep  narrativave nacionaliste dhe atyre të cilët përhapin ato narrativa subversive po shkakton forcimin e përçarjeve në Bosnje-Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Forcimi ushtarak i Serbisë është shumë brengosës; Beogradi jep përgjigje me shpjegime lakonike. Mbështetja gjithnjë e më e madhe e Serbisë si blerëse dhe vend tranziti i naftës dhe gazit rus, prej Gaspromit, gjigantit energjetik të shtetit të Rusisë, e vënë në pozitë konflikti me  Brukselin e Vashingtonin dhe me disa kryeqytete të Europës qendrore dhe Lindore. Bashkëpunimi ekonomik, teknologjik dhe gjithnjë e më tepër edhe ushtarak i Beogradit me Pekinin po përshpejtohet dhe Partia Komuniste e Kinës po përforcohet më tutje në Europën Juglindore. Përgjithësisht, përafrimi gjithnjë më i madh i Serbisë fuqive autoritare dhe forcave atidemokratike në rajon, shprehet në pikëpamjen e saj joliberale në botë dhe në narrativin mbi kombin viktimë.

Kreatorët e poliitikave perëndimore me ngulm po i çasen pushtetit në Beograd, të bindur se me stimulime përkatëse Serbia do të fillojë të udhëheqë politikë të matur, do të demokratizohet dhe gradualisht do të integrohet në institucionet euroatlantike. Kjo çasje është e gabuar. KJo e zvogëlon, madje ndoshta edhe e përjashton nevojën që populli serb të ballafaqohet me të kaluarën e vet.

Sikur Gjermania e pasluftës, me Vili Brantin, Serbia ka nevojë për udhëhqës të guximshëm dhe të sinçert, që të pranojë mëkatet e kaluara dhe ta drejtojë kombin përpara. Për shembëll, dikush që sikur Branti, të përkulet në gjunj dhe të nxitë debatin e sinçert midis popullit serb për krimet e kryera gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Çdogjë që mund të jetë katalizator, pranim i përgjithshëm i krimeve kundër njerëzimit nga e kaluara, është imperative nëse Serbia dëshiron që kurdoherë të bëhet shoqëri demokratike dhe e hapur. Pa këtë, Serbët do të mbetën joproporcionalisht të nënshtruar forcave irredentiste të vendit, të fryer nga forcat e  jashtme dashakeqe, të cilat dëshirojnë ta mbajnë Ballkanin Perëndimor sa më larg nga bashkësia euroatlantike.

Me llogaritje të tilla nacionale, vendimmarrësit perëndimor duhet të përvetësojnë një çasje më pragmatike në marrëdhëniet me qeverinë e Beogradit, e cila e refuzon partneritetin e vërtetë transatlantik.

Për sa kohë që liderët e Serbisë konsiderojnë se nacionalizmi panserb është i pranueshëm në diskursin politik, ato vlera të vërteta demokratike dhe institucionet të cilat kultivohën në bashkësinë euoratlantike do të mbetën të parealizueshme. Në pajtim me këtë, ShBA-të dhe aleatët e saj europianë duhet të nxisin Serbinë që të fokushet në vetvete, e jo në fqinjët e saj. Në këtë kuptim, kreatorët politik të perëndimit nuk duhet të presin përparim në bisedimet mbi statusin e Kosovës dhe të Serbisë. Ky është bërë një dialog bosh, i cili vetëm po e mbanë Kosovën të përjashtuar nga institucionet ndërkombëtare dhe avantazheve tjera të shtetit të njohur. Njëfar çasje e reviduar, poashtu, duhet të ndërpresë sforcimin e procesit joefikas të integrimit në BE, si mjet parësor për transformimin demokratik të Serbisë.

Në Ballkanin Perëndimor përsëri po duken shenja të krizës.

Në Bosnje-Hercegovinë, anëtari i Kryesisë Millorad Dodik dhe Kuvendi i Republikës Serbe në Banjallukë po bashkëpunojnë në përpjekjet e tyre pa presedan për shkëputjen nga B-H; janë duke u bërë përgatitjet për dhunën e mundshme. Në fqinjësi, në Mal të Zi, shoqëria malazeze politikisht është e ndame më tepër se kurrë në historinë e vet më të re. Nëse i kujtojmë orvatjet për rrëzimin e pushetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Podgoricë në vitin 2016, ekziston potenciali për dhunë politike reciproke. Në Maqedoninë e Veriut, përspektiva e mjegullt europiane i ka dobësuar socialdemocratët properëndimor, në raport me forcat euroskeptike proruse.

Burimet themelore të jostabilitetit rrjedhin nga Serbia e Aleksandër Vuçiqit. Pushteti i partisë së tij PPS (SNS), po i ndihmn politikisht, financiarisht dhe kulturalisht grupet aktive ultranacionaliste në vendet fqinje. Pushteti i SNS-s vepron në tandem me Kishën Ortodokse Serbe (KOS/SPC), e cila në kontinuitet është kundërshtare e integrimeve euroatlantike, e tolerancës fetare dhe e njohjës së shtetësisë së Kosovës.  Pjesë përbërëse e makinacioneve të pushtetit të Serbisë dhe të kishës është simbioza dhe mbështetja që marrin na kryetari i Federatës Ruse, Vlladimir Putini. Kështu ekziston triumvirati Beogradi-Moska-KOS, me plane të përbashkëta dhe të veçanta. Ato bashkarisht dekada me radhë në mënyrë strategjike kanë nxitur mesazhe fanatike-irredentiste përmes ekspoziturave dhe akterëve lokalë antiperëndimor. Ndikimi dhe propaganda e tyre kanë arritur të pengojnë përkrahjën e opinionit më të gjërë publik për integrimet europiane, anëtarësimi në NATO dhe demokracinë liberale.

PPS po e vënë nën kontrollë televizionin kabllovik të rajonit dhe kështu po e mbyll hapësirën mediale të Serbisë. Tradicionalisht mediat serbe gjithnjë e më tepër transmetojnë tregimin dhe narrativin çfarë e lejon pushteti. Reporterët pa kufi vitet e fundit raportojnë për rënien gjithnjë e më të madhe të lirisë së shtypit në Serbi, ngase gazetarët e pavarur punojnë nën presion të pushtetit. Gazetarët dhe mediat hulumtuese u janë ekspozuar kërcënimeve fizike, e herë-herë edhe vdekjes, si ato që i referohen televizionit N1.

Operateri kabllovik i hapësirës së gjërë të Serbisë, Telekomi i Serbisë, po tenton të krijojë monopol mbi tregun e vendit, duke u përpjekur njëkohësisht të dominojë në rrjetën kabllovike të Ballkanit Perëndimor. Në korrik të vitit 2021, shoqëria Telekomi i Serbisëpër pay-tv Arena Sport ka blerë të drejtën e transmetimit të Premier Ligës angleze, me çmim gjashtëfish më të shtrejtë se kontrata momentale për atë të drejtë, dhe këtë e ka bërë me kapitalin nga shitja  e fletëobligacioneve të korporatave shtetërore Bankës Popullore të Serbisë. Kanali Arena-Sport i Telekomit të Serbisë i transmeton ndeshjet kryesore të ligave të Europës Perëndimore në hapësirën e gjërë të ish-Jugosllavisë. Me kontrollin e transmetimit të ligave më popullore dhe më të shikuara në Ballkanin Perëndimor, ku njerëzit janë të trentë pas futbollit, Telekomi i Serbisë do  të dominojë në tregun e provajderit të  pay-TV-së. Ky potez është një nga aktivitetet më të gjëra për të groposë pjesëmarrjën në tregun medial të cilin e mbanë United-Group, stacioni i të cilit N1 jep lajme dhe analiza të vërteta të pavarura. Nëse televizionet e tilla mbyllën, atëherë pushteti i Beogradit do t’I kontrollojë mesazhet politike që jepen në kanalet informative të pay-Tv të me orientim kah pushteti. Zhvillimi i tillë i ngjarjeve iu hapë rrugën manifestimeve të “fuqisë së butë”, me një retorikë toksike ideologjike.

Elita e klasës politike serbe nxitë ndjenjat kombëtare përmes retorikës së ideologjisë panserbe. Rubikonin e asaj retorike e kaloi ministri i punëve të brendshme, Aleksandar Vullin, në vitin 2021, kur bëri apel për konsolidimin e “botës serbe”. Ai pa fije turpi deklaroi: është detyrë e kësaj gjenerate të politikanëve që t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë. Këtë deklaratë e bëri në korrik të vitit 2021, kur në Beograd shënohej “Dita e bashkimit serb”. Me lejën e Vuçiqit, në parakalimin e atij manifestimi Millorad Dodiku deklaroi: “Vendi ynë nuk është Bosnje-Hercegovina, por Serbia”.

Ngritjën e PPS në pushtetin e Beogradit e ka përcjellur kthimi i qetë i mentalitetit politik nga koha e S.Millosheviqit. Derisa politika autoritare dhe ekspansioniste e Millosheviqit ishte e hapur, Vuçiqi po bënë retorikë gjoja properëndimore, ndërsa në planin e brendshëm po lufton për të vu kontrollin total, kurse për opinionin e jashtëm paraqitet si garantues i besueshëm i sigurisë rajonale. Duke baraspeshuar në mënyrë pedante qëndrimin diplomatik, Vuçiqi i shmanget retorikës nacionaliste në interaksionet me zyrtarët e BE, ndërsa në mënyrë të qetë i mbanë dhe avancon qëllimet nacionaliste. Kjo çasje e fshehur, e mbështjellur me mbulesë gjoja demokratike, ia heqë vëmendjen Perëndimit, duke lejuar që Beogradi të koncentrohet në planin e ngjalljes së “Serbisë së Madhe”. Pa marrë parasysh se është fjala për Millosheviqin, Vuçiqin apo ndonjë tjetër pas tyre, kjo ambicje imperialiste qëndron si inspirim dhe katalizator kryesor për populistët serbë.

Vizioni themelor për “Serbinë e Madhe” qëndron në partneritetin intim midis Beogradit dhe Moskës, kurse ambicjet gjeopolitike serbomadhe kërkojnë mbështetjën e fuqishme të popullit. Realizimi i këtyre ambicjeve kërkon përhapjen e mesazheve të cilat janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe institucionet të cilat i përfaqësojnë dhe kultivojnë ShBA-të dhe aleatët e saj europianë. Retorika standarde e Sputnjikut në Serbi dhe i mediave të ngjashme, është e përqëndruar në ‘projektin politik për Kosovën’, rikujtimin për bombadimet e NATO-s 1999, përmbajtjet anti-LGBT dhe gjoja qëllimet e pandershme të Perëndimit për Ballkanin Perëndimor. Këto narrativa përcillen me propagandaë, dezinformata dhe teori konspirative gjithnjë e më të përhapura, dhe të gjitha këto përhapen në nivel të vendit dhe në nivel rajonal, përmes mediave tradicionale, rrjeteve sociale dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Në sferat shoqërore dhe politike të Serbisë janë të përzier rusët në mënyrë holistike.  Duke vepruar në dimensione më të gjëra se në partitë politike, Kremlini iu ndihmon nacionalistëve të cilët kanë ndikim në formimin e opinionit publik. Faktor kyç për këtë çasje është KOS. Kremlini ndikon që Kisha Ortodokse Ruse të krijon bashkëpunim dhe ta mbështetë KOS, ashtu si dhe kur më së miri iu përgjigjet planeve të Kremlini për Serbinë dhe për Ballkanin Perëndimor.

Në mars të vitit 2020, në fillim të pandemisë së Covid-19, Vuçiqi tërhoqi vëmendjen me deklaratë arrogante duke mohuar ndihmën ekonomike të cilën BE i ka dhënë qe disa dekada. Në një paraqitje enthusiaste sekretarit të përgjithshëm të RP të Kinës, Si Xhiping, Vuçiqi tha: Solidariteti europian nuk ekziston. Kjo ishte përrallë vetëm në letër. Presim dhe shpresat më të mëdha i kemi në të vetmet që mund të na ndihmojnë në këtë situatë të rëndë – e ajo është Republika e Kinës. Gjithçka kemi kërkuar prej Kinës. Laritja e paturpshme e Vuçiqit ndaj Pekinit, i ka shërbyer mirë atij dhe partisë së tij SNS (PPS). Duke kombinuar projektet infrastrukturore të cilat i financon Kina dhe investimet e hueja direkte, Serbia mund të lavdërohet për nivelin më të lartë të angazhimit të Kinës në Ballkanin Perëndimor, me9,7 miliardë euro (11 miliardë dollarë); 4,3 miliardë eura (4,87 miliardë dollarë) më shumë se Hungaria e Victor Orbanit. Me 11 miliardë dollarë financime, është kjo shumë e rëndësishme duke marrë parasysh se brutoprodhimi i Serbisë është 53 milionë dollarë.

Në vitin 2021 Kina i ka lejuar Beogradit kredi në shumën sa 12% i brutoprodhimit të Serbisë. Investime të rëndësishme të Kinës janë blerja e Herkuranës në Smederevë nga Grupi HBIS dhe blerja e Shkritores së bakrit të Basenit Xehëtar në Bor, nga Zidini.

Përveç industries së rëndë, Kina synon ta bëjë Serbinë nyje vendimtare në “rrugën digjitale të mëndafshtë” të paraparë për Europë. Mjet primar për këtë investim është Huwei, i cili po ndërton në Serbi rrjetin 5G, që siguron teknologjinë për mbikqyrje dhe ndihmon në zhvillimin e qendrave të të dhënave në pronësi të shtetit. Me këto investime do të krijohet “Qyteti i mençur”, që ka për qëllim mbledhjen, deponimin dhe menaxhimin e të dhënave. “Qyteti i sigurtë”, në të cilin Hauwei bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Brendshme për kontrollimin e kriminalitetit, duke instaluar 1100 kamera për mbikqyrje, me softverin për identifikimin e personave, dhe ngritjen e qendrës rajonale për inovacione dhe zhvillim në Beograd.

Prioritetet kyçe të investimeve kineze janë sektori I telekomunikacioneve dhe hapësira e gjërë e internetit në Serbi. Duke bashkëpunuar ngusht me Telekomin e Serbisë, Huawey ka krijuar partneritet  me operaterin shtetëror të shërbimeve të telekomunikacionit dhe internetit, me një marrëveshje joobliguese nga viti 2016, me një shumë 150 miliardë eura. Për këtë shkak qeveria e Vuçiqit refuzoi t’i çaset inisiativës së Trampit për rrjetin e pastër 5G, duke treguar kështu qartë se kah anon Beogradi. Për t’i bërë një shërbim kthyes, Serbia e përkrahë Kinën në forumet ndërkombëtare politike, duke i ofruar Pekinit bazat fillestare për intervenime politike, ekonomike dhe teknologjike në Europë. Kina dhe Serbia pajtohen në refuzimin e pavarësisë së  Tajvanit dhe të Kosovës. Kjo empati autoritare rëndom vërehet dhe shprehet në forume të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, ku Sërbia voton “pro” linjës kineze.

Të izolohet, apo t’i ofrohet karrotë më e madhe?

Duhet konstatuar se Serbia është kërcënim “difuz”. Kjo është një çasje fluide, që mundëson fleksibilitet ose eskalim të masave eventuale. Në komunikimin me akterët perëndimorë, Vuçiqi shfaqë orientime të shumëfishtata të ndikimwcw nacionaliste me të cilat gjoja se lufton, dhe me këtë i kufizon mundësitë e veta.  Kjo i mundëson të krijojë “kufijë” gjeopolitik, por edhe i mundon qytetarët e Serbisë. Mossuksesi primar deri më tash ka qenë bindja se Vuçiqi vetë do të kthehej për shkak të favoreve që ka marrë nga Perëndimi dhe durimi i madh që kanë treguar Brukseli dhe të tjerët. Mjerisht, laritja ndaj Kinës, edhe përkundër ndihmës modeste që ka marrë prej saj në fillim të pandemicsë së kovidit, ka dëshmua të kundërtën.

Në situatën e resurseve të kufizuara dhe tensioneve të brendshme të trupit zgjedhor, ndihma e jashtme financiare dhe politike nga hapësira europiane nuk duhet t’i jepet si çek bjanko. Rusia dhe Kina, të cilat zbatojnë intervenime të ndryshme në Serbi, këtë e bëjnë sipas parimit: “unë ty, ti mua”, që është pranuar qartë. Edhe bashkësia euroatlantike duhet ta zbatojnë parimin e njëjtë të veprimit, për sa kohë që elitat serbe të dëshmohen që e kanë kuptuar se nacionalizmi virulent serbomadh duhet të dorëzohet nëse duan të arrijnë anëtarësimin në BE. Brukseli dhe Vashingtoni po ia kumtojnë këtë porosi, por me gjysëmzëri. Përkundër mbështetjës financiare nga BE dhe ShBA-të një kohë të gjatë në zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e institucioneve demokratike, në bilbordet e Beogradit shihet fytyra e Si Xhipingut! Europa liberal-demokratike nuk po përpiqet për të përvetësuar “zemrën dhe shpirtin” e serbëve. Shpresa se elitat e Beogradit do të jenë të kënaqura me sinjalet pozitive të BE-së dhe NATO-s, po zbehën gjithnjë e më tepër.

Duke pasur parasysh dominimin e Vuçiqit në skenën politike, lojën e tij në shumë fusha të skenës ndërkombëtare dhe ambivalencën e disa shteteve anëtare të BE-së lidhur me zgjërimin, Brukseli dhe Vashingtoni nuk duhet të befasohen për atë se Serbia pak do jetë mirënjohëse për këtë investim. Këtë po e vërejnë qytetarët e Serbisë dhe pushteti i Vuçiqit, se nuk po kanë ndonjë kushtëzim serioz. Diplomacia e nyancuar nuk është zgjidhje. Serbët duhet ta kuptojnë qartë se janë të mirëseardhur në bashkësinë europiane, me kushtet të cilat i respektojnë të gjithë në këtë familje. Perëndimi do të mbetet në pozitë të pavolitshme në qoftë se vazhdon me idealizmin i cili konfrontohet rëndë me politikën e fortë që është bërë e rregull në rajon.

Resurset perëndimore po shpenzohen kot me çasjen e pasuksesshme të provuar në rajon. Ashtu sikur që këto resurse po pakësohen, Perëndimi duhet t’i shfrytëzojë ato më mirë. Vuçiqi ofron pak kundrejt investimeve që po i jepen. Gjykimi dhe izolimi i plotë i Serbisë së Vuçiqit, ndonëse është i arsyeshëm, mund të shkaktojë ndryshimin ndaj qëndrimit të cilin e dëshiron Perëndimi. Tash për tash, për arsye populiste, Vuçiqi e ka me përparësi ideologjinë serbomadhe, e cila nuk është kompatibile me shoqëritë e hapura demokratike. A është ky vërtetë ithtarë i njëmendët i kësaj ideologjie, nuk mund të dihet. Përkushtimi i Vuçiqit për “Serbinë e Madhe” do të mund të dobësohej, duke marrë parasysh realitetin dhe nxitjet.  Bashkësia euroatlantike do duhej t’ia tregojë dhe mundësojë këtë të dytën, duke u thirrur në të parën.

Sa i përket të parës, autokratët ambiciozë rëndomë kanë tendencën që konsiderojnë, apo sëpaku preferojnë se shtetet e tyre kanë ndikim dukshëm më të madh në marrëdhënjet në botë, se sa që kanë në të ëvrtetë. Kjo po  iu mundëson Vuçiqit Orbanit dhe Erdoganit – deri para pak kohe edhe Llukashenkos, t’i mbivlerësojnë adutet e tyre negocuese. Serbia edhe më tutje në masë të madhe mbështetet në tregëtinë  dhe ndihmën e BE-së, krahas asaj të Amerikës e cila nuk ekziston pa i përmbushur obligimet e caktuara. Në qoftë se Beogradi nuk i kthehet mjaft qartë dhe me respektim e përkushtim të mjaftueshëm ndihmës dhe përkrahjes shumëvjeçare të demokracisë së Europës dhe ShBA-ve, partnerët perëndimor duhet që këtë ndihmë politike, financiare dhe ushtarake t’ia heqin gradualisht dhe proporcionalisht. Aq më tepër, nëse Serbia vazhdon që me veprimet e veta të tregohet se nuk e çmon këtë ndihmë. Perëndimi duhet ta shpërndajë ndihmën e vet Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. Ndihma duhet të kushtëzohet me institucionalizimin e sundimit të së drejtës, e cila mund të shfrytëzohet më mirë për mbështetjen e kushteve më të volitshme të zhvillimit ekonomik, demokracisë dhe tregut të lirë të vendeve të përmendura”,- thuhet në analizën e Riçard Kramerit, bashkëpunëtor i “Foreign Policy Research Institut”, të Fondacionit Kombëtar Amerikan për Demokraci, të cilën e transmetoi TV N1 e Beogradit, më 24 mars, në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Janë interesante edhe komentet e shumta (370) nën tekstin e analizës, por ato nuk mund të përfshihen në këtë shkrim, për shkak të hapësirës që zënë.

Mund të thuhet se analiza është reale për gjendjen në pushtetin dhe shoqërinë rusofile të Serbisë, por nuk ka thënë asgjë të re që nuk e kemi ditur, përveçse autori ka dilema për të ardhmën e Serbisë. Por, ai me gjasë nuk e di se këtë politikë Serbia e ka zbatuar qe një shekull dhe Europa në vend se ta sanksionojë, tërë kohën e ka përkëdhelur. Serbia është “Kali i Trojës Ruse” në Europë. Këtë po e dëshmon edhe tash, në kohën e agresionit rus në Ukrainë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Adil Fetahu: A do t'i publikojë Maqedonia e Veriut rezultatet e regjistrimit të popullsisë? Adil Fetahu: Kur kërkohej plebishiti për bashkimin e trojeve shqiptare Adil Fetahu: Nga historiku i Fakultetit Juridik të Prishtinës Adil Fetahu: Rade Radovanoviq - Lufta e parë serbo-botërore Adil Fetahu: Si ia humbën serbët identitetin shqiptar Jani Kondos, çliruesit të Beogradit? Adil Fetahu: Nerrativ real për politikën gjenocidale serbe kundër shqiptarëve Adil Fetahu: Fishta ishte dhe mbeti i paarritshëm në letërsinë shqipe Adil Fetahu: Duke lexuar satirat e At Gjergj Fishtës - 'Taralloqja e Ballkanit' Adil Fetahu: Pse dhe si u nda Mali i Zi nga Serbia Adil Fetahu: 'Libri i kaltër' tentativë për tkurrjën e autonomisë së krahinave Adil Fetahu: Letërshkëmbimi i At Gjergj Fishtës Adil Fetahu: 'Regnum'' - broshurë e propagandës ruso-serbe kundër Kosovës Adil Fetahu: Kfori ta rikthejë Zonën e Sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë Adil Fetahu: Serbizimi i Universitetit të Prishtinës (1990-1998) Adil Fetahu: Diskutimi i Aleksandar Rankoviqit për ngjarjet në Tivar, 1945 Adil Fetahu: Një shkrim korrekt (nga një autor serb) për Masakrën e Tivarit Adil Fetahu: Libër i veçantë, për një grua të veçantë Adil Fetahu: Kronologjia e rrënimit formal- juridik dhe real-praktik të autonomisë së Kosovës Adil Fetahu: Në 60-vjetorin e Maturës në Normalen e Prishtinës Adil Fetahu: Historia dhe legjendat për Mbretëreshën ilire, Teuta

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora