E marte, 23.04.2024, 01:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Kledi Kadiu dhe jeta e tij midis sfidave dhe kërcimit

E merkure, 07.09.2005, 12:39 AM


Balerini 31-vjeçar që po çmend Italinë

Ai banonte vetëm pak hapa larg Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Sa herë ndalonte atje për të vështruar posterat dhe manifestet që reklamonin evenimentet e mëdha, lexonte emrat e protagonistëve dhe çdo ditë e më shumë shpresonte të bëhej njëri prej tyre. Ai jo vetëm që arriti të bëhej njëri prej tyre, por tejkaloi skenat shqiptare dhe mbërriti deri në ato italiane. Kledi Kadiu, i përballur që i vogël me vështirësitë ekonomike, arriti që të regjistrohej në shkollën e dansit në moshën 10-vjeçare, ku studioi dhe punoi për tetë vjet radhazi dhe hodhi bazat e kërcimit, gjë që arriti të dilte në pah edhe kur u shfaq në Itali. Një eveniment që na e sjell në kujtesë balerinin Kadiu, është pikërisht kërcimi i tij në spektaklin “12 vallëzime për një të shtunë”. Por me siguri askujt nuk ja kishte marrë mendja se ai djalë do të bëhej një seks simbol në Itali, duke u adhuruar nga mijëra vajza.


Rrugëtimi drejt Italisë
Nga Shqipëria u largua kur ishte 17 vjeç, midis të shumtëve që u nisën nga Porti i Durrësit të shtypur si sardele, në anijet që niseshin drejt Italisë. Por nuk arriti të depërtonte thellësisht në tokën italiane dhe u rikthye në Shqipëri. Vazhdoi studimet intensive në Tiranë, për të riprovuar sërish fatin e tij në vendin fqinj. Kësaj radhe fati e ndihmoi, por ai ka shprehur gjithnjë që ishte Maria de Flipi ajo që e ndihmoi të hynte në botën e spektaklit, nëpërmjet emisionit “Buona Domenica”.
Shtypi italian është i çmendur pas tij, ashtu sikurse edhe paparacët që vrapojnë t’i marrin ndonjë foto. Është një ndër personazhet më të kërkuar në Itali dhe me gjithë impenjimet vazhdon të shfaqet kudo dhe mos të neglizhojë asnjë ftesë që i bëjnë. Gjithashtu ai zë vendet e para të klasifikimeve në revistat italiane për mashkullin e viti. Ai arriti të pushonte kopertinën e revistës prestigjioze të kalendarit “Max” në vitin 2003. Ishin pikërisht 12 poza që e kthyen në një seks simbol dhe tashmë për herë të parë të bërtiturat dhe thirrjet e vajzave italiane i kushtoheshin një shqiptari. Kledi Kadiu arriti kulmin veçanërisht në Shqipëri, kur nisi xhirimet një film posaçërisht për të. “Passo a due”, një film autobiografik, që tregonte jetën e tij dhe sfidat e përballura në tokën e huaj. Megjithëse vazhdon të punojë 24 orë në ditë për kërcimin, është idhulli i të gjitha vajzave dhe imazhi i shumë revistave, mund të thuhet se ky është vetëm fillimi.
Kontributi për Shqipërinë

Për një kohë shumë të shkurtër ai u bë një nga imazhet më të dashura në Itali dhe një ikonë e stacionit Mediaset, ku mban stafetën e balerinit të parë prej shumë vitesh tashmë, në disa nga emisionet më prestigjioze televizive. Ishte pikërisht ai që i mësoi prezantueses Maria de Filipi kërcimin, duke ngritur kështu emrin e shqiptarëve në një dimension tjetër. Ai ka deklaruar shpesh se është krenar që jep dhe kontribuon për një imazh pozitiv të vendit të tij. Për këtë arsye, presidenti Alfred Moisiu i ka dhënë titullin “Ambasador i Kombit” balerinëve shqiptarë më në zë, Kledi Kadiut dhe Ilir Shaqirit.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora