E shtune, 20.04.2024, 08:32 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (IX)

E hene, 15.12.2008, 05:22 PM


Mbrojtësi i patrëmbun i të drejtavet shqiptare në skupçinë të Beogradit, FERHAT DRAGA, i cili, i plagosun, vdiq në malet me borë të Kosovës vjetin 1945.
TAHIR ZAIMI

Lidhja e II° e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës

 

Bruxelles - 1964

E ARDHËSHMJA E KOSOVËS

Sikurse individët ashtu adhe kolektivitetët e njerëzvet dhe kombet, sado në gjendje të mirë e të kënaqëshme qofshin nga pikpamja politike, ekonomike e shoqnore, prap se prap dishrojnë dhe kërkojnë qi kushtët e jetës së tyne ase të brezave t'ardhshëm të përmirsohen dhe t'arrijnë në nji shkallë ma të naltë të mirëqënjes. Popujt e përparuem që kanë mbërrijtë në kulmin e pasunis materjale dhe të fatbardhësis së tyne kombtare po përpiqen me hapë e me krijue horizonte të rië për njerzinë, jo vetem në planëtin t'onë të vjetër, por madje edhe në hapsinat tjera stratosferike. Edhe populli Shqiptar i Kosovës, mbas kaqë vuejtjeve dhe mundimeve nen pushtimin e të huejvet gjatë shekujve, kërkon të drejten e thjeshtë me jetue i lirë në trojet e veta dhe me gëzue nji gjendje jeteset të kënaqëshme, të pakten ashtu siç e kanë kombet tjera fqij. Për t'ia mbërrijtë këtij qellimi aj ka punue e luftue papra kundër pushtuesave të huej. Vetëm gjatë okupasjonit otoman historija turke shënon jo ma pak se 54 kryengritje të Shqiptarve të Kosovës ashtu edhe mbas pushtimit Serbo-Malezez ç'prej luftës ballkanike e këndej përpjekjet e kryengritjet për kët qellim nuk kanë pushue dhe çdo gurë e çdo pllambë toket e kësaj krahine asht njomë e kuqë me gjakë shqiptari. Mbi të gjitha sa u-theksue këtu sipër tash qëndron edhe merita e pjekunis dhe pregatitja në fushen kulturale e në lamije tjera t'aktivitet shtetnuer q'i lypsen nji populli për t'a drejtue e qeverris vetvehten. Në nji kohë, pra, që sistemi i kolonizimit dhe i pushtimit të tokave të hueja asht tue u zhdukë e tue u likvidue fare dhe popujt e Azis e të Afrikës — sado të ngathët dhe të mbetun mbrapa — po fitojnë lirin dhe pamvarrësin e tyne kombtareshtetnore, asht fare e natyrëshme q'edhe populli shqiptarë, i mbetun nën pushtimin e të huejvet, t'a gëzoj lirin dhe t'a fitoj të drejten m'u bashkue me pjesen e lirë t'atdheut. Po shofim dhe po ndjekim me zellë e admirim përpjekjet e shumanëshme të popujvet Europjan për t'arrijtë në nji marrështje bashkpunimi të ngusht në fushen ekonomike, shoqnore, kulturale dhe politike tue u-pajtue e vllaznue midis tyne për të miren dhe intresin e përbashkët. Dita me ditë këto lidhje e përpjekje t'udhëheqsave të popujve t'Europës plakë po shtohen dhe po forcohen gjithnji e ma tepër :

1. Këshilli i Europës me 16 shtete antarë e me qëndër në Strasburg të Francës,
2. Lidhja e Europës Prendimore me pjestar prej 7 shtetësh,
3. Bashkimi për landet e qymyrit dhe të çelikut,
4. Bashkimi ekonomik i tregut të përbashkët m 6 shtete pjestarë me qëndër Bruxelles-in,
5. Euratom dhe bashkimi Europjan i ndrrimeve të lira (=libre echange),
6. Kuvendi i Pakicavet ethnike Europjane etj. etj.

Institute e organizata kulturore e politike janë në kulmin e veprimtaris s'tyne për me realizue bashkimin politik dhe krijimin e shteteve të Bashkueme t'Europës. Pengimi ma i madh i këtij realizimi, siç dihet prej gjithë kuejt, qëndronte n'antagonizmin Franko-Gjerman qe vazhdonte ç'prej qinda vjetësh me lufta të përgjakëshme midis dy popujve të mbëdhaj t'Europës, në saje t'urtis dhe të mirëkuptimit të shtetarve të Bonne-it dhe të Parisit jo vetëm mj'anue, por asht edhe tue u zhdukun farc, për të hapë nji fazë të rë vllaznimi e bashkpunimi të sinqertë dhe për t'i lëshue vend Bashkimit të Shteteve t'Europës që po parashifet tashma se në nji t'ardhme të schpejtë do të bahet nji realitet për fatin e bardhë të popujve to kontinentit të vjetër. Në pëshim të këtyne perspektivavet plot shpresë e optimizëm për avenirin e Europës, si rrjedhje e natyrëshme, na pelqen me besue edhe në nji rregullim të shteteve të Ballkanit qi me vullnet të mirë mund të bahet nji fakt. E kështu mbrenda kuadrit të këtij rregullimi pa tjetër do të zgjidhet edhe problemi i ndërlikuem i pakicavet ethnike bashkë me atë të revendikimeve t'ona, tue u realizue e drejta e bashkimit të popullit Shqiptarë mbrenda kufijve të vet të natyrshëm.

SHOVENIZEM I PASHERUESHEM

Siç e kemi thëksue edhe në faqet e maparëshme të këtij përshkrimi Serbët përgjithësisht, qofshin me tendenca nacjonaliste, qofshin me ngjyrë komuniste, kanë lakmina të teprueme dhe pretendime të padrejta mbi Kosoven thjeshtë Shqiptare. Me gjithse ka kalue nji gjysëm shekulli të sundimit të tyne nuk duen me njoftë faktin historik qi populli Shqiptarë i Kosovës asht autokton dhe virtualisht zot i vendit ; kurse pushtimi serb ç'prej luftës ballkanike e këndej mbështetët vetëm mbi forcen e armve të sanksjonueme nga vendimet e padrejta ndërkombtare. Nji provë e kësaj tendence të gabueme reflektohet edhe sod në shtypin nacjonalist serb n'emigracjon, në boten e lirë. Prandaj në vijim të këtij përshkrimi, shkrue ma tepër me lot e me gjakun e zëmrës, po sjellim tekstin e nji përgjegjeje qi shkruesi i këtyne radhvet i ka pas ba fletorës « SRBIJA » me titullin « Shovenizma serbe dhe Shqiptarësija e Kosovës», përgjegje ecila ka qenë botue në fletoren shqipe « BESA » të Stambollit, në Dhetuer të vjetit 1959, me pseudonimin « Nji irredentist Kosovar ». « Para disa ditve m'ka ra rasa m'e pa numrin 6 (Qershuer 1959) të fletorës SRBIJA, organ i nacjonalistavet-Drazhista serb qi botohet në Chicago t'Amerikës, kushtu 570 vjetorit të luftës së Kosovës qi ka qënë zhvillue midis ushtris së perandoris Otomane me nj'anë, dhe të nji bashkimi fuqish të popujvet ballkanik, të komanduem nga princi Lazer i Serbis, më tjetren, fletorja në fjalë me rasen e këtij evenimenti historik asht mbushë fund e maje me artikuj e vjerrsha të titullueme : «KOSOVA», Nana e Jugosllavëvet, » 570 vjetori i Ditës s'Shejtë », « Përshëndetje SRBIS » dhe « Cilsija e Kosovës » e tjerë artikuj dhe vjerrsha, me të cilat ekzaltohet trimnija e serbvet dhe pretendimet e tyne mbi Kosoven, të cilen ata e quejnë si tokë të tyne të pakontestueshme. Episkopi Dionisije n'artikullin e tij : « Nji përshëndetje Kosovës », ndër të tjera kështu i përskruen kufijt e « Srbis qiellore » (siç !) : Prej Selaniku deri në Budapest, prej Trieshte në Vidim, dhe në nji vend tjetër thotë. se krahinat serbe njifen edhe me kta emna : « Serbija Nemaniqe, Rashka, Serbija e vogël, Serbija e Moravës, Kosova e Dalmacija etj., tue përfshi në jug edhe Peloponezin e Greqis !...

Ku e mbështesin Serbët të drejten mbi Kosoven?

Për sa i përket emnave të herojvet fantazëm Jug Bogdani plak dhe Jugoviçet : Boshko, Vojin etj. që se si shprehet « ANTOLOGIA NARODNIH JUNAÇKIH PESAMA (faqe 616, shtylla e 2-të, rreshti 24), veper e auktorit jugosllav Vojislav Djuriç, botue në Belgrad, vjetin 1954 : Jug Bogdani dhe Jugoviçët : Boshko, Vojin, etj. nuk njifen n'historië. Tue lanë më nj'anë pretendimet absurde dhe dokrrat e shpifjet qesharake të ish Kryeministrit serb Dr. Vlladan Gjorgjevlçit dhe shkrimet tendencioze, në lidhje me problemin e Kosovës, të gjeografit serb Cvijiç etj. trillime të cilat tashma e kanë humbë aktualitetin dhe randësin e nji fushate politikepropagandistike- shoveniste serbe, të bame në shekullin e kaluem dhe në fillirn të këtij, me qellim për me pengue krijimin e nji shteti shqiptar Independent. Bota e sotme nuk mund t'i bluej e t'i besoj ma, si dikurë, kurë ishte e fjetun ase indiferente ndaj fatit të kombit Shqiptarë. Të shofim njiherë se ku e mbështesin ata të drejten m'e zotnue Kosoven dho m'e sundue gjymsen e popullit Shqiptarë që banon në kët krahinë të madhe ? Dihet mirëfillit se shovenistët serb, kunder faktit të gjallë t'auktoncitetit të popullt Shqiptarë të Kosovës, aty kah gjymsa e shekullit të kaluem filluen me krijue disa preteze, mbështetë në legjenda pa bazë historike për të mundun me pasë të drejta mbi kët zonë Shqiptare. Ata thonë se Shqiptarët e Kosovës janë t'ardhun ase të sjellun përdhunisht n'atë vend me ndihmen e Turqvet, të cilët gjoja paskeshin përzanë s'andejmi popullsin serbe që banonte aty para tyne. Shifet qartë se ky pretendim nuk formon provë të saktë e objektive për të mbështetë nji të drejtë historike, mbasi historjanët e pa-anëshem, të vjetër dhe të rij, dishmojnë se Shqiptarët janë autokton në Gadishullin ballkanik, ardhja e të cilve përzihet me mjegullen e kohnave të lashta parahistorike, ndërsa dyndja e Sllavëvet prej Uralvet dihet fare mirë se ka ndodhë aty kah shekulli i gjashtë mbas Krishtit. Asht provue e vertetue prej historjanvet se kjo zonë e Europës së Jugut, në kohna të vjetra, banohej në Veri e në Veriprendim nga llirët, në Lindje nga Thrakasit dhe në Jug prej Grekësh. Kush janë Ilirët, të cilët i paten clhanë edhe Romës s'vjetër disa Perandorë të famshëm shum shekuj perpara se të zbritshin sllavët në Ballkan, na dishmon historija që merret me kët perjudhë. Kurë erdhen Sllavët ndërmjet shekujve 6 e 7 mbas Krishtit në Gadishullin ballkanik sakt qi ky vend nuk ishte i zbrazët, por i banuem ç'prej mija vjetësh në pjesen qëndrore e Prendimore, prej llirvet, pasardhësit e të cilve janë Shqiptarët e sodit. Edhe gjeorafët e vjetër për sa i përket atdhaut t'Ilirvet deshmojnë se ka qënë : nji krahinë e madhe malesh kah Veri- Prendimi i Greqis, kah Lindja e Adriatikut dhe kah Jugu i Danubit. »

Dishmija e shkrimtarve të huej për kufijt'e Shqipnis

Tani të ndëgjojmë pak edhe se ç'thonë shkrimtarët, historjanët, dhe dipllomatët e huej mbi kufijt e Shqipnis : G. v. Hann thot se kufijt natural të Shqipnis — kufijt gjeorafik e thnografik shtrihen nga veri në jug prej Malit të zi e në gji 'Artës, d.m.th. prej Tivari në Prevëze për të gjatë bregut linduer t'Adriatikut, siedhe nga Preveza në Novi-Pazar. Në nji vend të vepres së tij me shum randësi : «Reise von Belgrad nach Salonik », Wien 1868, auktori në fjalë provon se asht rrjedhja e lumit Morava q'i danë kufijt e Shqiptarvet me ata të Sllavëvet, dhe se banorët autokton të këtyne viseve janë Shqiptarët, të cilët zbresin nga Ilirët, Epirotët, Maqedonasit dhe Dardanët e fise tjera të lashtë. Epaminondas Mavromatis (Konsulli Grek në Shkodër rreth vjetve 1876-1881) në studimet e tij q'i ka botue në gazeten « AKROPOLIS D'ATHENES » me 1884 thëkson se Shqipnija ethnografike përfshinë këto pësë krahina :
1. Shqipnija e Jugut qi shtrihet deri në Pargë,
2. Shqipnija e Mesme midis Shkumit e Matit,
3. Shqipnija e Epërme midis lumit të Matit e Malit të Zi,
4. Shqipnija e veri-lindjes, dhe
5. Maqedonnija qendrore.
Gjithashtu edhe shkrimtari françez Renë Pinon, tue ba fjalë për kufijt'e Shqipnis, kështu shkruente në REVUE DES DEUX MONDES : « Prej fushave të Vardarit e m'Adriatik dhe prej Thësalije e n'Mal të Zi zot toket asht Sqiptari, ndaç pse ky hyeni mbrend ma i pari, ndaç pse ndodhi ma i forti. « Për t'a forcue edhe ma tepër thësen mbi kufijt e Shqipnis po sjellim këtu edhe nji pjesë të raportit që Lordi Fitz Maurice, mis i komisjonit të Rumelis në Foreign office dhe delegat i Bretanis së Madhe në komisjonin ndërkombtarë, raport që ka qënë botue edhe në librin e blerët Anglez të vjetit 1880. Që, pra, se ç'thot aj : Me folë të drejten kombit Shqiptarë i perket me u-shtri edhe brenda kufijve të Serbis e të Malit të Zi, e krahina e Kosovës, ç'merr prej Mitrovice e poshtë asht Shqiptare, dhe ka vetem aty-këtu ndonji ishull të vogël serb. « Statistikat bullgare e greke mbi të cilat qeverrinat e Sofjes dhe t'Athenës mbështesin pretendimet e tyne mbi Manastir, Oher e Korçë janë ba me rrëna, sidomos ato të Greqis janë ba pakurrfar mbështetje seriose. Do të shkonte gjatë po të vazhdojshim me të tilla citate t'auktorve dhe t'historjanve të tjerë si : Anglezja Miss Edith Durham, Italjani Antonio Baldacci, Edmond Demolins (Françez), Carlo Tagliavini (Italian), Princ Albert Gjika (Rumen), e Franjezët Emil Han, D'Estournelles de Constant, Justin Godart etj. e t j . kompetent ndër punë e Ballkanit. »

Të drejta historike e juridike

Po t'ishte qenë puna që okupimi periodik i nji vendi me anen e forcës, të formoje të drejta historike e juridike për zotnime koksore, at.chorë do të kishte ndryshue krejtë gjendja e kufijvet dhe karta gjeografiko e botës dhe, si rrjedje e logjikëshme, edhe Serbët votc do t'ishin detyrue me u-a këthye vendin e tyne Turqve, të cilët. kanë pas pushtue e sundue Serbin e të tanë Ballkanin dhe Ungarin deri në portat e Vjenës ; ashtu edhe Italjanët, si pasardhësit e Romakve të vjetër, de t'u ngritshin me kërkue zotnimet e tyne të dikurëshme n'Europë, n'Azië dhe n'Afrikë etj. e madje edhe në Sqiptarve do të na takonte me kërkue Ballkanin me krejtë bregdetin linduer t'Adriatikut deri në Alpe dhe disa vise t'Europës, ku historija dhe gërmimet e rëja archeologjike kanë nxjerrë në dritë tash vonë punimet e hekurit dhe shëjet e qytetnimit ilirjan. Të braktiset md politika shoveniste e imperjalizmit! Shkurt, mbas kaqë peripetive dhe përfundimeve t'idhta që kanë sjellë luftat dhe, sidomos të dy luftat botnore, për në dhe për Serbët, siedhe mbas gjysëm shekulli nën okupasjonin serbo malezez të jugosllavis Monarkiste e komuniste, gja q'i ka kushtue Kosovës mase 200.000 viktima e disa qinda mija të tjerë qi janë shtrengue me lanë vendin e t'parve për t'emigrue në Turkië e vende të tjerë të botës, populli i Kosovës — si nji shkamb i pathyeshëm — ka muejtë me i ba ballë tallazeve të motit dhe invazjone të huej e, sidomos fuqis asimiluese sllave. Aj ka ruejtë me nji forcë shpirtnore të mrekullueshme fizjonominë kombtare dhe gjallnin fizike të nji miljon e ma tepër banorve, ndërsa gjuha shqipe, si në të kaluemen, tingllon e kërthnest dh'e fuqishme. Prandaj asht kot qi tash, kurë popujt ma të ngathët e të mbetun mbrapa t'Azis dhe t'Afrikës po shlirohen nga okupasjonet e huej dhe po fitojnë lirin e pamvarrësin e tyne shtetnore (1) me pretendue me mbatjë skllav nji popull të vjetër Europjan, siç asht populli shqiptar'i Kosovës. Ka ardhë koha tashma qi Belgradi t'a braktise politiken shoveniste imperialistike dhe kesthtu popujn t'anë, Shqiptar'e Serb, si dy fqinj me vuejtje e intresa të përbashkta, t'i mbyllin grindjet shekullore për të hapë nji fazë të rë dhe për të krijue nji atmosferë pajtimi e vllaznimi, siç po bajnë popujt e mbëdhaj t'Europës.

(1) Mbas luftës s'dytë botnore e deri më sod 58 kombe kanë dalë shtete më vedi dhe bajnë pjesë në Organizaten e Kombeve të Bashkueme, krah për krah më kombët e lirë te botës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora