E shtune, 13.08.2022, 11:24 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Krekosjet janë kulturë e mjerë politike

E enjte, 24.03.2022, 09:27 PM


Ndue Ukaj:

Një kryeministër që lavdërohet në çdo paraqitje publike për rezultate të mëdha, arritje të jashtëzakonshme e parulla tjera të këtij lloji, ai veç rezultate dhe vepra të vërteta nuk ka.  Ai fshihet prapa propagandës si armë e fuqishme e pushteteve demagogjike.

Kjo mendësi është e njohur: spektaklet dhe propagandën di t'i bëjë ma së miri.

Pra, krekosjet janë kulturë e mjerë politike e atyre që justifikohen për punët që s' i kanë bërë ose që s' dinë t'i bëjnë.

Nuk ka vend në Europë ku kryeministrat lavdërohen sa në vendin tonë dhe e vërteta është se ne jemi më keq se kudo në kontinent dhe gjasat për këndellje as që duken në horizont.

Vlerat politike të një klase politike lidhen me punët e vërteta që ata bëjnë në kohën reale kur ushtrojnë pushtet dhe jo me dokrra e të kaluara, çfarëdo qofshin ato.

Udhëheqësit që bëjnë punë të vërteta dhe që janë të vërtetë, nuk bëjnë ekskursione politike në histori dhe as nuk krekosen për të kaluarën, as për punët e përditshme, sepse ata e dinë se punët e vërteta e çajnë çdo errësirë informacioni dhe propagande.

Si duket mendësia virtuale është rrënjosë aq shumë në mendësinë e qeverisë sonë dhe ata vlerat politike dhe punët e vërteta i matin me like në rrjetet sociale.

Kjo logjikë i eksiton turmat dhe tufën e militantëve, të cilat si zakonisht në histori, të dielën të presin me lule e të premten të gjuajnë me gurë, por vendit i sjell mjerim.

E vërteta është se Kosova sot ka qeverinë më të izoluar në kontinent dhe kjo është skajshmërisht e rrezikshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora